LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon gazetarët, pezullohet. Nis hetimi

•Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit është pezulluar nga detyra. • Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve. •Kjo masë vjen vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluvë të këtij qyteti. • Në shkrimin e bërë në 'Instagram', ajo i quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë 'do përfundoni nën rrota'. •Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ ndaj saj, për shkak të daljeve publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm 'Prada', që e mban në qafë. • Reagimi i Kostanit në Instagram nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Më ndal veç plumbi"! Pendohet efektivja Kostani, fshin nga instagrami 'diss'-in që i bëri Nanos pas pezullimit

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Anisa Kostani

TIRANË- Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit që iu kundërpërgjigj me 'diss' Policisë së Shtetit për pezullimin nga detyra, është penduar dhe e ka fshirë videon. Vetëm një orë pasi publikoi videon në Instastory, ku në sfond dëgjohej kënga e reperit Unikkatil 'U çova pi vorri', Kostani e ka hequr këtë postim. Në video ajo shihej që edhe pse po drejtonte mjetin, mbante celularin në duar e filmonte, gjë që tregon një tjetër shkelje nga ana e efektives.

Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit është pezulluar nga detyra. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve.

Kjo masë vjen vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti. Në shkrimin e bërë në 'Instagram', ajo i quan gazetarët të degjeneruar dhe i kërcënon duke u thënë 'do përfundoni nën rrota'.

VIDEOJA QË FSHIU ANISA KOSTANI:

3 VITE ME PARE

U pezullua, Kostani i përgjigjet vendimit të Gledis Nanos me këngën e Unikkatil: Jam shqipja që e ndal veç plumbi

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Anisa Kostani

TIRANË- Nënkomisarja e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani ka reaguar vetëm pak orë pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e pezulloi nga detyra. Në një video që ka publikuar në Instagram, Kostani shihet duke udhëtuar me makinë. Në sfond dëgjohet kënga e reperit Unikkatil, “U qova pi vorri”.

“Un jom ma i mallkumi ma i paparashikumi, ai shqipja i pergjakshem qe mun e nal veq plumi, gjinja tash po vesin kush ke ti? Un jom viktori, un nashta deka per do vjet po tash u qova pi vorri hey,”- dëgjohet të thotë këngëtari, fjalë përmes të cilave Kostani duke se i përgjigjet vendimit të marrë ndaj saj.


Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit është pezulluar nga detyra. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve. Kjo masë vjen vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluvë të këtij qyteti. Në shkrimin e bërë në 'Instagram', ajo i quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë 'do përfundoni nën rrota'.

3 VITE ME PARE

Ofendoi e kërcënoi gazetarët, pezullohet nga puna efektivja e Elbasanit Anisa Kostani

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Anisa Kostani

ELBASAN- Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ ndaj Anisa Kostanit. AMP thotë se Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.

Policja e Elbasanit 'shpërtheu' ditën e djeshme ndaj mediave për kritikat e ngritura në lidhje me punën e Policisë për vrasjen e Madrit Ulqinakut, të riut që u ekzekuua dy ditë më parë. Në postime në rrjetet sociale, Kostani i quante gazetarët 'të dëgjeneruar' që shkollën e kanë marrë me 'profesorë 'Don Juanë' dhe i ka kërcënuar duke shtuar 'do përfundoni nën rrotat e makinës'.

3 VITE ME PARE

'Kujdes mos digjeni në ferr...'/ Reagimi i Polices, AMP: Ka nisur hetimi ndaj saj, tërhoqi vëmendjen me gjarprin

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Anisa Kostani

ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar për ABC në lidhje me Nënkomisaren e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila shpërtheu ditën e djeshme në rrjetet sociale me komente ofenduese ndaj gazetarëve. APM ka bërë të ditur se ka filluar procedurën e hetimit të thelluar administrativ ndaj Anisa Kostanit. AMP thotë se Kostani ka qenë gjithashtu nën hetim për daljet e saj publike në media, ku ka tërhequr vëmendjen e publikut në intervistat e saj me gjarprin e famshëm, që e mban në qafë.

Policja e Elbasanit shpërtheu ditën e djeshme ndaj mediave për atë që kanë publikuar në lidhje me punën e Policisë për vrasjen e Madrit Ulqinakut. Ajo doli në krah të kolegëve duke thënë se kanë kryer gjithmonë punë të mirë e të denjë. Ajo hodhi akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

3 VITE ME PARE

Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e paligjshme?

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Anisa Kostani

TIRANË- Policja e njohur nga Elbasani, Anisa Kostani ka marrë përsipër të mbrojë punën e Policisë së Shtetit në rrjetet sociale. Pasi u bë e njohur në këto rrjete për pamjen e saj dhe për ekspozimin e gjarprit si kafshë shtëpiake, Kostani, e revoltuar këtë herë, ka dalë kundër medias dhe pro punës që po bëhet nga kolegët e saj për zbardhjen e krimeve që po ndodhin në vend, më specifikisht, asaj të vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan. 

Ditën e djeshme, policja akuzoi përmes një postimi të bërë në 'INSTASTORY', në aplikacionin 'Instagram' mediat se po nxijnë punën e Policisë së Elbasanit e se këta të fundit po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ajo shkon më tej duke hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon

Fotot e mëparshme të saj me gjarprin qarkulluan në rrjet e po ashtu dhe kjo deklaratë. Po çfarë thotë rregullorja e Policisë së Shtetit për përdorimin e rrjeteve sociale për punonjësit e policisë.

Do marrim më konkretisht dy raste, të cilat e cilësojnë të paligjshme komentet dhe veprimet e kryera nga policja Kostani. 

Neni 115. 2. Punonjësi i policisë sigurohet që sjellja dhe fjalori i përdorur nga ana e tij, të mos perceptohen si abuzive, ofenduese, ngacmuese, tallëse apo viktimizuese për kolegët dhe publikun.

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon

Neni 116. 2. Punonjësi i policisë nuk shpreh asnjë qëndrim politik mbi çështje me karakter sensitiv për publikun, që janë duke u trajtuar nga ana e Policisë së Shtetit.

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon

Tashmë mbetet vetëm reagimi i institucioneve përgjegjëse për thyerjen e rregullores së kryer nga Policja Kostani.

3 VITE ME PARE

“Gazetarë të degjeneruar", Artan Hoxha ironizon nënkomisaren e Elbasanit: Nepërka paska dalë nga kafazi

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetarët Artan Hoxha dhe Aldo Mustafa kanë reaguar në lidhje me sulmin që nënkomisarja e Elbasanit Anisa Kostani u bëri mediave në lidhje me vrasjet e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme. Me anë të një postimi në Instagram, Kostani ka sulomuar gazetarët, që sipas saj vetëm sa hedhin poshtë punën e Policisë së Shtetit. 

Gazetari Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar postimin e saj duke shkruar se nepërka e vedhë e saj ka dalë nga kafazi për të pickuar gjithë gazetarët e Elbasanit.

Postimi i Hoxhës:

Aldi Hilmi Kozaria gjej vrime ku te futesh!!!
Sapo me njoftuan se neperka e verdhe e asaj bjondes, paska dale nga kafazi dhe do helmoje gjithe gazetaret e Elbasanit

 

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Postimi

 

Ndërsa gazetari Aldo Mustafa ka vënë në dukje shkeljet që ka bërë nënkomisarja duke përdorur rrjetet sociale. Ndërkohë që ka ngritur pyetje në lidhje me jetesën që ajo reklamon në rrjetet sociale.

Postimi i Mustafës:

"Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”. Janë fjalët e Umberto Eco-s dhe janë pikërisht për njerëz si Anisa Kostani. Të më ndjejnë feministat dhe feministet, por kur kam pyetur për një xhiro me jaht, më kanë thënë shifra për të cilat duhet të mblidheshim nja 10 veta të shoqërisë time, që të mblidhnim lekët për një xhiro (ose më ka rastisur mua ajo vlerë, ose unë dhe shoqëria ime jemi pabuksa, presim të na iluminoni nëse ka ndonjë vlerë të përballueshme për rrogëtarët!). Tani kjo a nuk duhet hetuar pak nga Policia e Shtetit se këtu, në këtë foto, nuk besoj se është në krye të detyrës dhe nuk na bën dot për budallenj sesi ka bërë atë që ka bërë, por më e bukura sulmon gazetarët, sepse 0 krim gjendet vetëm në parajsë! Ore si nuk del dikush t’i thyej turinjtë njerëzve të tillë se këto nëna pjellin kriminelë! Pra kjo del ofendon dhe ul gazetaret duke treguar që e kanë marrë shkollën me profesorë “Don Zhuan”, kjo në këto foto, që jo për paragjykim, por kur je “shefe” në policinë e shtetit, ka disa norma etike të cilat duhen rishikuar.

 

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Postimi

Nënkomisarja e Policisë në Elbasan Anisa Kostani ka bërë një postim fyes ndaj gazetarëve në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar. Ky postim erdhi pas atentatit të mbrëmshëm në Elbasan ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku. Gjatë një postimi në Instagram Kostani ka shkruar se gazetarët i kanë marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”.

3 VITE ME PARE

“O gazetarë të degjeneruar", Policja e famshme me gjarpër në shtëpi sulmon shtypin: Zero vrasje ka vetëm në parajsë

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon
Anisa Kostani

TIRANË- Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme në rrjetet sociale dhe media për gjaprin që mbante si kafshë shtëpiake dhe fotot provokuese ka reaguar ashpër ditën e sotme për ngjarjen në Elbasan. 

Ajo ka akuzuar mediat se po nxijnë punën e Policisë së Elbasanit. Reagimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të shënuar natën e mbrëmshme ku mbeti i vrarë në mes të qytetit 33-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Përmes një instastory, policja thekson se policia e Elbasanit është në krye të detyrës dhe se janë duke bërë një punë të shkëlqyer. Ajo shkon më tej duke hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

“Të dëgjeneruar”, efektivja ofendon e kërcënon

Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend mbrëmjen e djeshme. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritit i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

 

anisa kostani

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës