Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Partia Socialiste kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë që të vendosë masë disiplinore me përjashtim 10 ditor nga Kuvendi për deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. •PS kërkon që të merret ky vendim për shkak se deputetët në gjendje të dehur bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit për buxhetin e vitit 2023. • Leskaj deklaroi për mediat se i vetmi person i dehur në sallë, madje i dehur nga droga ishte vetë kryeministri Edi Rama ndaj kërkon përjashtimin e tij. •Paloka, u shpreh se nuk ishin të dehur por të revoltuar me atë se çfarë po ndodhte. Ai u shpreh se e gjitha ishte një histori e sajuar nga kryeministri Rama. Paloka kërkon që t'i bëhet testi, për të zbuluar nëse ishte i pirë• E gjitha nisi në momentin që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023. Seanca u ndërpre për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej. •Gjatë kësaj kohe, dy deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u konfliktuan me kryeministrin Rama. •Garda e Republikës rrethoi foltoren e Kuvendit ndërsa Rama i kërkoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës që t'i përjashtojë.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka mohoi edhe një herë që të ketë qënë në gjendje të dehur në Kuvend. I ftuar ditën e sotme në 'Abcnews', Paloka tregoi se iu drejtua kryeministrit Edi Rama me të njëjtat fraza që ai përdori një ditë më parë në seancë plenare.
“I thashë je bedel, je i pafe, i pa atdhe, je gjel plehu në Surel, i thashë je miza në b*thën e kalit…Me Ramën, nuk e di a ka më fjalë që mund t’i thuhen për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Nuk e kishim planifikuar.”
Reagimi i Palokës vjen pas vendimit të dorëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar atë dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ai akuzohet nga Partia Socialiste, se ishte i alkoolizuar në seancë, përdori fjalë fyese dhe kreu veprime të pahijshme. Të gjitha këto, sipas PS-së, u kryen në momentin që do votohej buxheti i vitit 2023. Kryeministri Edi Rama, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përjashtimin e dy deputetëve.
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka komentoi pretendimet e socialistëve se deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj shkuan të dehur në Kuvend. I ftuar në emisionin “Frontline” në Neës24, Flamur Noka hodhi poshtë akuzat ndaj kolegëve të tij, duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama se ishte në siklet dhe donte zhvendosje të vëmendjes.
"Sot kukullat e Edi Ramës nuk ngurruan për të përjashtuar dy deputetë të opozitës. Asnjëri nuk ka qenë i dehur, por ata nuk ishin dje. Gjatë ditës kur erdhën Rama nuk ishte. Ata sot kishin mundësi ti kërkonin llogari për fyerjet e sharjet. I kërkuan llogari Sulltanit të Surrelit dhe u shpallën armiq, ndërsa sulltani i Surrelit shan poshtëron dhe nuk marrin masa,"-tha Noka në fjalën e tij.
Reagimi i Nokës vjen pas vendimit të dorëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar Edi Palokën dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ata akuzohen nga Partia Socialiste, se kishin hyrë të alkoolizuar në seancë. Të dy deputetët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se ishin të gatshëm të bënin testet e nevojshme për të hedhur poshtë aludimet ndaj tyre.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se përdor lëndë narkotike. I ftuar në 'abcnews', ai u shpreh se të gjithë janë në dijeni se Rama pi kokainë para se të futet në seancat që janë të rëndësishme. Po ashtu, ai shtoi se ka persona që dinë se kush ia siguron lëndën narkotike.
'Në cdo seancë të rëndësishme, ai nuk hyn në sallë pa i fut disa rrjeshta kokainë. Le të më hedhë në gjyq nëse do. Njerëzit që i kanë ndejtur afër e dinë dhe e kanë thënë. E kanë parë në zyrë, e dinë të gjithë që Rama pi kokainë e dinë dhe kush ia sjell. '- tha Paloka.
Kjo deklaratë vjen pas kërkesës që disa deputetë të Partisë Socialiste bënë kundrejt Palokës dhe deputetit të PD-së, Bujar Leskajt, për përjashtim. Sipas tyre, këto dy deputetë, kishin konsumuar alkool kur erdhën në Kuvend, përdorën fjalë banale dhe kryen veprime të turpshme.
SHBA- Demokrati Tony DeLuca, 85-vjeç, ndërroi jetë më 9 tetor nga limfoma, e atëherë ishte shumë vonë për ndryshimin e fletëvotimeve. Ndaj edhe ishte në listë, edhe pse i vdekur. DeLuca, i cili shërbeu në legjislaturën e shtetit për 39 vjet, mblodhi më shumë se 85% të votave në qarkun e tij Allegheny County.
“Ndërsa jemi tepër të pikëlluar nga humbja e Përfaqësuesit Tony DeLuca, ne jemi krenarë që shohim se votuesit vazhdojnë të tregojnë besimin e tyre tek ai dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave demokratike duke e rizgjedhur atë pas vdekjes," - shkruan demokratët e Dhomës së Pensilvanisë në një postim në Tëitter.
Një reporter lokal tha se votuesit në distriktin e DeLuca-s votuan për të, në mëneyrë që të shmangnin zgjedhjen e kandidatit të partisë së tretë Livingston. DeLuca përfaqësoi distriktin e 32-të të Pensilvanisë në periferi të Pittsburgh për 20 vjet, por duket se ka lënë mbresa tek komuniteti i tij, aq sa kanë vendosur që ta rizgjedhin edhe pas vdekjes./NYPost
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i quan akuzat e ngritura ndaj tij 'histori' me të dehur të krijuar nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social, Paloka kërkon që t'i bëhet testi për të zbuluar nëse ishte apo jo i dehur në seancë. Po ashtu, ai shton se kryeministri Edi Rama shkon në seancë i droguar e për këtë duhet që dhe ai të kryejë testin e drogës.
REAGIMI:
E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance . Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe : -Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.
Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.
Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.
Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…
Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!
Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ? Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!
Reagimi i Palokës vjen pas vendimit të dorëzimit të kërkesës së Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar atë dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare. Ai akuzohet nga Partia Socialiste, se ishte i alkoolizuar në seancë, përdori fjalë fyese dhe kreu veprime të pahijshme. Të gjitha këto, sipas PS-së, u kryen në momentin që do votohej buxheti i vitit 2023. Kryeministri Edi Rama, kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përjashtimin e dy deputetëve.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për ta përjashtuar 10 ditë nga seancat plenare. Për 'abcnews', ai u shpreh se ai dhe Leskaj nuk kanë qënë të dehur por të revoltuar. Më tej, ai ka shpjeguar se në momentin që ka parë kryeministrin Edi Rama, i ka kujtuar se kush ka qënë dhe kush është.
“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën qëkur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, shprehet Paloka.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i akuzuar nga Kuvendi i Shqipërisë se ishte në sallë i alkoolizuar, ka treguar versionin e tij për atë ç'ka ndodhi në seancë plenare. I pyetur nga 'Euronews Albania', se nëse ishte i dehur në seancë, ai tha:
“I vetmi i dehur nga malli (droga), ishte kryeministri i vendit Edi Rama”.
Ditën e sotme, Kuvendi mori vendimin për të përjashtuar me 10 ditë deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskajn. Sipas Kuvendit, dy deputetët erdhën në seancë të alkoolizuar, përdorën fjalë banale dhe kryen veprime të pahijshme.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që të bëhej përjashtimi i deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj nga Kuvendi. Në momentin e fundit, të seancës maratonë, teksa do votoheshin projektbuxhetet, Paloka shihet se është ende në këmbë e më pas niset drejt vendit të tij.
Në këto momente, garda rrethon foltoren, ndërsa Rama i jep direktiva Nikollës.
“A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”,- i thotë Rama-Nikollës.
“Një sekondë”- i përgjigjet kryetarja e Kuvendit e cila e mori këtë vendim pas përfundimit të seancës.
Sipas asaj që njoftoi Kuvendi, dy deputetët kishin konsumuar alkool, përdorën fjalor banal si dhe kryen veprime të pahijshme.
Panorama sjell videon e plotë:
TIRANË- Partia Socialiste kërkon marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka. Sipas dokumentit të dorëzuar në sekretari, deputetët e mazhorancës kërkojnë përjashtimin e deputetëve demokrat për 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe nga Kuvendi.

Deputeti Leskaj mohoi për mediat se ishte i dehur në sallë, duke u shprehur se i vetmi që ishte në këtë gjendje madje konsumues i drogës, ishte kryeministri Edi Rama. Paloka nga ana tjetër, ka mohuar se ishin të dehur.
NJOFTIMI I KUVENDIT:
Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit.