LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin Rexhës, Policia: 10 mijë euro kush jep informacion

•Vritet Arian Gosa. •Qyteti i Kavajës është tronditur ditën e sotme, pasi Habib Rexha ka vrarë vëllanë e Edmond Gosës, Arian Gosa. •Gosa ndodhej i ulur në një lokal me babain e tij në momentin që Rexha i ka shkuar pranë dhe e ka qëlluar me pistoletë në kokë. •Më pas autori është larguar me këmbë nga vendngjarja. • Rexha e ka vrarë Gosën për shkak të hakmarrjes, pasi dy muaj më parë vëllezërit e tyre vranë njëri-tjetrin në një sherr banal. Rexha është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia ofron 10 mijë euro shpërbim për këdo që jep informacione për arrestimin e tij.

12 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Kavajë, autori e vëzhgoi viktimën me këtë makinë, i maskuar ai parkoi pranë lokalit dhe e qëlloi me plumb në ballë

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Pamje nga vendngjarja

KAVAJE- Automjeti që shihni në këtë foto, tip Volksëagen me ngjyrë gri, është makina që autori i vrasjes së Arjan Gosës, Habib Rexha përdori për të kryer krimin. Burime për Dosja, bëjnë me dije se ai e vëzhgoi për ditë me radhë viktimën dhe se në kohën ngjarjes ai ishte i vetëm.

Rexha parkoi makinën disa metra larg lokalit dhe shkoi në këmbë drejt tavolinës ku Gosa ndodhej me babain dhe e qëlloi me një plumb në ballë. Ai është ende në arrati dhe dyshohet se është fshehur në veri të vendit. Arma e krimit e përdorur në këtë ngjarje dyshohet se është pistoletë. Nga ana tjetër, anëtarë të dy familjeve kanë deklaruar se nuk ka pretendime për hakmarrje pasi ngjarja është e mbyllur.

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin

Gjithashtu mësohet se nga pamjet filmike shihet se autori ka zbritur nga makina i maskuar dhe më pas pasi ka kryer vrasjen ai ka hequr maskën për t’u larguar në drejtim të paditur.

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrau Arian Gosën, Policia: Shpërbim 10 mijë euro për këdo që jep informacion te vlefshëm për kapjen e 31-vjeçarit

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Habib Rexha

KAVAJË- Autori i vrasjes së Arian Gosës pasditen e sotme në Kavajë është Habib Rexha, i vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë së bashku me Edmond Gosën. Policia ka publikuar foton e Rexhës dhe ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë për kapjen e tij. Policia ka vënë në dispozicion një numër për çdo person që ka dijeni.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Mori hak për vrasjen e vëllait të tij, kush është Habib Rexha, i riu që ekzekutoi Arian Gosën sot

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Habib Rexha

KAVAJË- Personi që shihni në foto është Habib Rexha, 31-vjeçari që vrau sot në sy të babait të tij Arian Gosën në Kavajë. Rexha me një pistoletë shkoi në lokalin ku Ariani po pinte kafe me babain e tij dhe e qëlloi me pistoletë në kokë. 

Më pas Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë. Arsyeja se përse Rexha vrau Gosën është hakmarrja, pasi dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe të dy mbetën të vrarë. Ata u zonë për një konflikt me motive të dobta, se përse kishin parë njëri-tjetrin.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Vrasja në Kavajë, Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim vëllai i Altin Rexhës

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Vendi i ngjarjes

KAVAJË- Policia ka identifikuar autorit e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë. Mësohet se autori i vrasjes së tij është një i ri i quajtur Habib Rexha, i vëllai i Altin Rexhës. 

31-vjeçari qëlloi me pistoletë Gosën, në kokë teksa po pinte kafe me babain e tij. Më pasi ai u largua nga vendngjarja në këmbë. Shkaku i vrasjës së Gosës është për shkak të hakmarrjes, pasi dy muaj më parë vëllai i tij Edmond Gosa vrau Altin Rexhën, por mbeti dhe vet i vrarë nga kjo ngjarje.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Gosës, çfarë dihet deri më tani, dy pistat që po heton policia

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Policia

KAVAJË- Detaje kanë dalë nga vrasja e Arian Gosës pasditën e sotme në Kavajë. Mësohet se shkaku i vrasjes është hakmarrja, ndërkohë që policia po heton dy pista deri më tani. 

Pista e parë që po hetohet ka të bëjë me sherrin që tani i vëllai i Arianit, Edmond Gosa dy muaj më parë, ku dhe mbeti i vrarë bashkë me Altin Rexhën. Pista e dytë ka të bëj me një ngjarje të nodhur 11 vite më parë, ku Ariani së bashku me Vëllanë e tij Armend (Edmond) Gosa qëlluan me kazmë Gentjan Gjuzin, duke e vrarë. Kjo është dhe arsyeja pse vëllai i Arianit ndërroi emrin nga Armand Gosa në Edmond.

3 VITE ME PARE

U vra sot në sy të babait/ Kush është Arian Gosa, problematiku në Kavajë, në vitin 2012 masakroi me thikë një 41-vjeçar

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Momenti i vrasjes

KAVAJË- Arian Gosa, i cili u ekzekutua pasditën e sotme në Kavajë me pistoletë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai u qëllua në kokë, teksa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.

Por kush është Arian Gosa? 

Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në kavajë. Edmondi u konfliktua me Altin Rexhën, pasi ky i fundit e kishte parë atë. Më pas Gosa e quajti Rexhën malok dhe se nuk ka punë në Kavajë. Kjo solli një përleshje të tyre, ku njëri me thikë dhe tjetri me armë, arritën që të vrisnin njëri-tjetrin.

Por Arian dhe Armand Gosa nuk ishte hera e parë që përfshihej në një ngjarje kriminale. Para 11 viteve në qytetin e Kavajës,  në vitin 2012 të dy vëllezërit masakruan me thika një të ri. Viktima Gentjan Gjuzi në atë kohë humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Ja çfarë shkruante Prokuroria?

Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Këtë të fundit e kanë kanë trasportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjeksor të specializuar në Spitalin Qëndror Ushtarak Tiranë, ku është shtruar menjëherë në reanimacion, ku ka qëndruar i shtruar. Sipas kallëzimit të shtetasit Julian Karriqi, vëllezërit Arian dhe Armand Gosa janë konfrontuar më pas edhe me të duke e goditur dhe janë larguar nga vëndngjarja, duke lënë aty edhe njërën nga thikat, të thyer.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Gosës, policia merr në pyetje dëshmitarët, vazhdon krehja e zonës

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Policia

KAVAJË- Kërkimet për të gjetur dhe kapur autorin e vrasjës së Arian Gosës pasditen e sotme në Kavajë po vazhdojnë. Policia ka ngritur postoblloqe kudo, ndërkohë që efektivët po kryejnë krehjen e zonës.

Po ashtu po merren në pyetje të gjithë dëshmitarët në vendngjarje apo dhe personat që mund të kenë dijeni për rastin. Po ashtu janë kërkuar dhe disa banesa, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë që çon në identifikimin e autorit.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Gosës me plumb, viktimës i ekzekutuan dy muaj më parë dhe vëllanë

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Edmond Gosa

KAVAJË- Arian Gosa ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Kavajë. Mësohet se një person me pistoletë e ka qëlluar në kokë, teksa viktima po pinte kafe me babain e tij në një lokal. 

Por Gosa nuk është emër i panjohur për policisë. Kjo pasi rreth dy muaj më parë, më 29 mars, atij i vranë vëllanë në qendër të Kavajës, Edmond Gosa. Edmondi u vra pasi u konfliktua me Altin Rexhën, sherr që i la të dy të vdekur.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Po pinte kafe me të atin, momenti kur u vra Arian Gosa

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Vrasja

KAVAJË- Fotoja e mësipërme është nga momenti i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë. Mësohet se Gosa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal, kur në këtë moment dikush ka ardhur dhe e ka qëlluar me pistoletë në kokë. 

Pasi e ekzekutoi, autori u largua nga vendngjarja në këmbë. Policia ka ngritur disa postoblloqe për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

3 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Kavajë, Policia: Gosa është qëlluar me pistoletë, dyshohet për hakmarrje

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Policia

KAVAJË- Policia ka dhënë informacione mbi vrasjen pasditen e sotme në Kavajë. Mësohet se viktimë ka mbetur Arian Gosa, i cili është qëlluar me pistoletë. Po ashtu bëhet me dije se sipas policisë shkaku i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorit. 

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje

3 VITE ME PARE

EMRI/ Të shtënat në Kavajë, zbulohet identiteti i viktimës

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Policia

KAVAJË- Identiteti i personit që ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Kavajë është zbuluar. Bëhet fjalë për vëllain e Edmond Gosës, Arian Gosa.

Ariani ka qenë i ulur në lokal me një person tjetër dhe në këtë moment, dikush është afruar dhe e ka qëlluar.

3 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Kavajë, 1 person i vrarë

Tronditet Kavaja, ekzekutohet Arian Gosa, autori vëllai i Altin
Policia

KAVAJË- Të shtëna me armë ka ndodhur pasditën e sotme në një lokal në Kavajë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur një person i vrarë. 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor. Trupi i pajetë i person është marrë dhe po bëhet ekspertiza e nevojshme. 

vritet arian gosa

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje