Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Pas një vrasje të rëndë pak ditë më parë, qytetarët e Kosovës janë tronditur përsëri. •Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një lokal në qytetin e Klinës, ku si pasojë ka humbur jetën Anton Prela. I dyshuari Tush Frroku, është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.
3 artikuj për këtë temë.
KOSOVE- Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet ku në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njofton se një person është plagosur, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, dhe policia është në kërkim të tij”, ka thënë ai.
I dyshuari për vrasjen në Kosovë është shtetasi Tush Frroku, ku për motive ende të panjohura ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, Anton Prela.
KOSOVË- I dyshuari për vrasjen e ndodhur në Kosovë pasditen e sotme është shtetasi Tush Frroku, ku për motive akoma të panjohura ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, Anton Prela.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.
KOSOVË- Një person ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës. I plagosuri nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve, dhe ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për GazetaExpress se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhej në njoftimin e policisë.