Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme pranë qendrës tregtare ETC në Fier. • Menjëherë pas sinjalizimeve, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. • Ngjarja, sipas informacioneve paraprake, ka nisur brenda një lokali ku një konflikt i çastit mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. • Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. • Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.
3 artikuj për këtë temë.
FIER- Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pak më parë në Fier, ku u dëgjuan të shtëna me armë pranë një qendre tregtare. Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen "8 Shkurti", dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Dosja.al
FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit pas disa të shtëna me armë zjarri pranë qendrës tregtare ETC. Sipas burimeve për mediat, ngjarja ka nisur brenda një lokali, ku një konflikt i çastit mes disa personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën për të kontrolluar situatën.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shkaqet e incidentit, identitetin e të përfshirëve apo nëse ka të lënduar. Policia po vijon hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë ngjarjen./ Dosja.al
FIER- Mbrëmjen e kësaj të premteje, në Fier u raportuan të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, dy persona dyshohet se janë përfshirë në një konflikt që ka eskaluar deri në përdorimin e armëve.
Burime për mediat bëjnë me dije se nga të shtënat nuk ka persona të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Forcat e rendit po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të përfshirët./ Dosja.al