LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ RENEA futet me forcë në banesë, arrestohet Edmond Naska, fqinji: Nuk e dinim se ishte i rrezikshëm

• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen nr.15 në qytetin e Korçës. • 71-vjeçari, Edmond Naska ka qëlluar tre herë me kallashnikov nga ballkoni i banesës, që ndodhet në kat të parë. • Ai ka kërcënuar se do të hapë zjarr sërish, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po negocion për dorëzimin e tij, deri në mbërritjen e forcave të RENEA-s. • Këta të fundit pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë rrethuar banesë, kanë shkulur kangjellat e ballkonit dhe janë futur brenda. • Më pas Naska është vetëdorëzuar. • Sipas informacioneve zyrtare policore, Naska është me probleme të shëndetit mendor. • Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. • Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur pasi banorët e pallatit janë evakuuar nga policia menjëherë. • Një nga fqinjët e tij ka treguar për mediat momentin kur dëgjuan të shtënat nga Edmond Naska, ku shprehet se bashkë me gruan dhe djalin janë larguar menjëherë nga banesa. • Ai tregon se jetojnë prej 3 vitesh në të njëjtin pallat, por se nuk e dinin se ishte i rrezikshëm. • Fqinji i tij u shpreh se Naska bëhej agresiv dhe zihej me njerëzit që parkonin poshtë ballkonit të tij.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

RENEA shkul kangjellat dhe futet brenda banesës, arrestohet Edmond Naska në Korçë

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ RENEA futet
pamje nga aksioni

KORÇË- Forcat e RENEA-s kanë shkulur kangjellat dhe janë futur me forcë brenda banesë së Edmond Naskës, i cili është vënë tashmë në pranga. 

71-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, i cili jeton i vetëm, qëlloi 3 herë me kallashnikov nga ballkoni i banesës së tij, ndërsa refuzonte që të dorëzohet në polici.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë

RENEA neutralizon dhe vë në pranga 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 16, ku shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij, ju bëjmë me dije se:

Me mbërritjen e njësive speciale RENEA, është krijuar perimetri i afërt i sigurisë, si dhe është negociuar me 71-vjeçarin, për t’u dorëzuar. Pas negociatave, 71-vjeçari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

2 VITE ME PARE

RENEA nis negociatat për dorëzim, flet fqinji i 71-vjeçarit në Korçë: Ikëm nga pallati sa dëgjuam të shtënat, zihej me ata që parkonin te ballkoni i tij

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ RENEA futet
fqinji

KORÇË- Forcat e RENEA-s kanë mbërritur në lagjen nr.15 në Korç dhe kanë nisur negociatat për dorëzim me 71-vjeçarin e mbyllur që terrorizoi mëherë zonë nga të shtënat me kallashnikov.

Një nga fqinjët e tij ka treguar për mediat momentin kur dëgjuan të shtënat nga Edmond Naska, ku shprehet se bashkë me gruan dhe djalin janë larguar menjëherë nga banesa. Ai tregon se jetojnë prej 3 vitesh në të njëjtin pallat, por se nuk e dinin se ishte i rrezikshëm. Fqinji i tij u shpreh se Naska bëhej agresiv dhe zihej me njerëzit që parkonin poshtë ballkonit të tij. 

“Ngjarja ndodhi rreth orës 10, 10 e çerek. U dëgjuan disa të shtëna. Mora nusen dhe djalin se u trembën dhe ikëm nga shtëpia. Banojmë në të njëjtin pallat. E dija tip të qetë, nuk dilte se rrinte mbyllur. Jetoj prej 3 vitesh në këtë pallat. S’e dinim që ishte kaq i rrezikshëm, duhej të ndodhte kjo gjë. Shpresojmë që të mbyllet gjithçka mirë, që të kthehemi në shtëpi se kemi frikë. Dukej tip i qetë. Veç kur ndodhi sot ngjarja që shtiu me armë. Nuk mund të kthehemi në shtëpi. Jemi të tronditur. Kur parkonin makinat para ballkonit të tij bëhej agresiv, zihej. Me armë gjuajti në ajër ai.”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Autori me probleme të shëndetit mendor, policia jep detaje për ngjarjen në Korçë: Shërbimet e RENEA-s do ndërhyjnë për neutralizimin e tij

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ RENEA futet
vendngjarja

KORÇË- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat e raportuar paraditen e sotme në lagjen nr.15 në Korçë. 71-vjeçari, Edmond Naska ka qëlluar tre herë me kallashnikov nga ballkoni i banesës, që ndodhet në kat të parë.

Ai ka kërcënuar se do të hapë zjarr sërish, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po negocion për dorëzimin e tij. Sipas policisë, Naska është me probleme të shëndetit mendor. Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje priten të mbërrijnë forcat e RENEA-s që do të ndërhyjnë për neutralizimin e tij. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

NJOFTMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:20, në lagjen nr. 16, dyshohet se shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme mendore, ka qëlluar me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij (në katin e parë të një pallati).

Shërbimet e Policisë vendore kanë ndërhyrë mënjëherë duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.

Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të lënduar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e Repartit Special RENEA, për të ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit E. N., i cili ka mbyllur derën e banesës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, me masa sigurie për jetën e tyre, po mbajnë të rrethuar banesën.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e banorëve.

2 VITE ME PARE

Të shtënat në Korçë/ Nisi të qëllonte në rrugë, autori mbyllet në banesë, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ RENEA futet
vendngjarja

KORÇË- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat në lagjen nr.15 në qytetin e Korçës. Autori, një 60-vjeçar  ende i paidentifikuar, ka nisur të qëllojë fillimisht në rrugë dhe më pas është mbyllur në banesën. 

Ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me shkakun e të shtënave. Policia ka rrethuar zonën dhe pritet që 60-vjeçari, i cili qëlloi me armë të dorëzohet.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohen të plagosur. 

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, nuk raportohen të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ RENEA futet
vendngjarja

KORÇË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më herët në Korçë në lagjen 15 të qytetit.

Sipas informacioneve të deritanishme një person ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa nuk raportohet persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ku pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme.

 

 

te shtena ne korce

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet