LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Vëllai i drejtorit të Bashkisë plagos kushëririn e kryebashkiakut pas një konflikti fizik, autori vetëdorëzohet në polici (EMRAT)

• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në në fshatin Bicaj të Kukësit ku si pasojë mbeti i plagosur një person. I plagosuri është identifikuar si Elvis Halilaj, ndërsa autori është Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit të shërbimeve në Bashkinë e Kukësit. • Gjithashtu bëhet me dije se Elvis Halilaj është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. • I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ngjarja ka nisur nga një konflikt për motive të dobëta ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht Muçmatën. • Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. • Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar Sebastian Muçmata dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. • Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. • Autori 25-vjeçar disa orë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici ku ka dorëzuar edhe armën e krimit.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja me armë zjarri në Kukës, vetëdorëzohet në polici autori bashkë me armën e krimit

Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Vëllai i
vendngjarja

KUKËS- Autori i plagosjes së sotme në Kukës, Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit tip pistoletë. 25-vjeçari plagosi me armë zjarri, Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Sebastian Muçmata raportohet se është vëllai i Zenel Muçmatës, që mban postin e drejtorit të shërbimeve në bashkinë Kukës.

Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur pas dyshja janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht autorin, Sebastian Muçmata. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij.

Ai është ndjekur me makinë nga autori dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. 29-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Vëllai i
arma e krimit
1 VITE ME PARE

Plagosja e 29-vjeçarit në Kukës, shoqërohen disa persona, autori ende në kërkim

Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Vëllai i
Pamje nga vendi i ngjajres

KUKËS- Disa persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit. 29-vjeçari i plagosur është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmatës, Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se pas konfliktit Halilaj ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar dhe kur Halilaj ka qenë pranë banesës ai e ka qëlluar. 

Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. Ai ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Plagosja në Kukës/ Dyshja u konfliktuan fizikisht, autori i dyshuar e ndoqi me makinë dhe e plagosi 29-vjeçarin pranë banesës! FOTO nga vendngjarja

Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Vëllai i
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bicaj në Kukës, ndërsa janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen. 

I plagosur ka mbetur 29-vjeçari Elvis Halilaj, i cili është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Ndërkohë autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është Sebastian Muçmata vëllai i Zenel Muçmatës që është Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.

Ngjarja ka nisur nga një konflikt për motive të dobëta ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar Sebastian Muçmata dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. 

Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. Ai ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Detaje nga plagosja në Kukës, Drejtori i Bashkisë qëlloi kushëririn e kryebashkiakut (EMRAT)

Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Vëllai i
foto ilustruese

KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit ku mbeti i plagosur një person. Bëhet me dije se i plagosuri është identifikuar si Elvis Halilaj, ndërsa autori i dyshuar si Sebastian Muçmata vëllai i Zenel Muçmatës, i cili mban postin e drejtorit në Bashkinë e Kukësit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Halili është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një 29-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri në Kukës/ Vëllai i
Foto ilustruese

KUKËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kukës nga ku raportohet se ka dyshime për një person të plagosur. Paraprakisht mësohet se i plagosuri është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Prizrenit, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit. Policia njofton se 29-vjeçari me inicialet E. H., është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një person tjetër, i cili është identifikuar, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

NJOFTIMI:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

elvis halilaj zenel muçmata

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet