LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen 2 persona, të rinjt nisen drejt Traumës! Autorët e dyshuar, vëllezërit me precedentë penalë

• Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. • Bëhet me dije se Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarr. • Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit Lama dhe Hoxhaj janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. • Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit. • Në njoftimin e policisë thuhet se po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. • Gjithashtu mësohet se janë identifikuar edhe dy autorët. • Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim nga policia. Bëhet me dije se dy autorër janë emra të njohur për policinë. • Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. • Ai gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. • Ndërsa Erjon Canaj, 35 vjec, në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë. • Një pistoletë e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën dy të rinj. • Sipas informacioneve, arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve. • Ndërkohë, Policia po heton lidhur me plagosjen ndërsa bashkë me FNSH-në po kryejnë kontrolle të shumta në qytet. • Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit/ëve, të cilën e ka marrë me vete.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Sarandë/ Në çantën e njërit prejt të lënduarve gjendet një armë zjarri, në vendngjarje 4 gëzhoja

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen 2
Foto nga vendi i ngjarjes

SARANDA- Një pistoletë e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën dy të rinj. Sipas informacioneve, arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve. Ndërkohë, Policia po heton lidhur me plagosjen ndërsa bashkë me FNSH-në po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit/ëve, të cilën e ka marrë me vete. Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur mbasditen e sotme nga të shtënat me armë zjarr në Sarandë. Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

Lidhur me ngjarjen në kërkim janë tashmë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42-vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35-vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.

1 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, identifikohen autorë! 2 vëllezërit EMRA të njohur për policinë, njëri i dënuar për vrasje në Athinë

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen 2
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e në Sarandë. Bëhet me dije se dy autorër janë emra të njohur për policinë. 

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Ai gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.

Konkretisht, në prill 2005 ai ka ekzekutuar në Athinë 51-vjeçarin Pushkin Kuspa, për arsye hakmarrje. Më 31 janar 2008 në tentativë për t’u kapur, shkëmbeu zjarr me policinë greke, por u arrestua në fund të shkurtit 2008. Gjithashtu ai rezulton edhe me precedentë edhe për grabitje me armë në Greqi.

Ndërkohë sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar me 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra. Pas daljes nga burgu, në maj 2019 u tentua të ndalohej nga policia greke në rrugën “Patisia” në Athinë teksa drejtonte një mjet “Smart”. Ai u largua duke i dhënë gaz mjetit deri sa u përplas dhe u ndoq dhe u arrestua bashkë më një shqiptar tjetër. Policia i gjeti 1 pistoletë, 1 thikë dhe 5 gram kokainë. Mjeti, i cili mbante targa false, rezultoi i vjedhur në 11 tetor 2018 në Notia Proastia, Greqi nga lojtari i reality shoë “Survivor” në Greqi, Kosta Kokkinaki.

Nga ana tjetër Erjon Canaj, 35-vjeç, në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

 

1 VITE ME PARE

Plagosja me amrë zjarri në Sarandë, dy të rinjt me lëndime në bark dhe në gjendje të rëndë për jetën

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen 2
Foto nga vendi i ngjarjes

SARANDA- Ernest Lama 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32-vjeç, dy të plagosurit në qytetin e Sarandës sot kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit. Sipas informacioneve, të rinjt ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. 

Atyre u është dhënë ndihma e parë në spitalin e qytetit, por rreziku nuk ka kaluar dhe mjekët kërkuan dërgimin e tyre për në spitalin e Traumës në Tiranës. Gjithashtu bëhet me dije se të plagosurit do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, identifikohen dy të plagosurit

 EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen 2

pamje nga vendngjarja

SARANDË- Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur mbasditen e sotme nga të shtënat me armë zjarr në Sarandë. Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit Lama dhe Hoxhaj janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. 

 

1 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Sarandë, të plagosurit nisen drejt spitalit të Traumës në Tiranë

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen 2
Foto ilustruese

TIRANA- Dy personat e plagosur sot nga të shtënat me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Në njoftimin e policisë thuhet se po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dyshime për dy të plagosur

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen 2
Foto ilustruese

SARANDA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, nga kjo ngjarje të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se në spital janë paraqitur po dy persona të cilët kanë marrë ndihmën e parë pas plagëve të shkaktuara. Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit.

te shtena me arme zjarri ne sarande

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet