LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy autorët shkuan për të vjedhur por u diktuan nga banorët, pas debatit me to qëlluan në ajër, shpallen në kërkim dy të rinjtë (EMRAT)

• Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. • Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash. • Autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim. • Policia ka shpallur në kërkim Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanens (Palanaj). • Sipas informacioneve zyrtare policore ata dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve. • Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj të cilët po lëviznin në të njëjtin automjet janë qëlluar me armë nga dy persona që po lëviznin me motor. • Në dëshminë e tyre në komisariat ata kanë treguar se ngjarja e ka zanafillën në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. • Sipas tyre dy persona të maskuar me motor kanë qëlluar me armë zjarri kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë. • Pas këtyre të shtënave ata janë larguar për tu rikthyer sërish pas disa orësh. • Në momentin e kthimit tre anëtarët e familjes Kurtaj, kanë provuar t'i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dyshja që ishin duke lëvizur me motor kanë vazhduar rrugën. • Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy autorët kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. • Për rreth 10 minuta dy autorët kanë qëlluar në tokë dhjetëra plumba me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre, dhe jo në drejtim të automjetit. • Ata hapën zjarr duke qëlluar me rreth 100 plumba. • Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty. • Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Të shtënat në Malësinë e Madhe, zbardhen emrat e autorëve të shpallur në kërkim

Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy autorët shkuan
Pamje nga vendi i ngjajres

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash.

Policia ka shpallur në kërkim Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanens (Palanaj). Rivaldo Planaj është nipi i Bardhok Planajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 4 Prill 2021 në Shkodër. Të shpallurit në ërkim kanë qëlluar me rreth 100 plumba. Sipas informacioneve zyrtare policore dy persona dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve.

Dy të shpallurit në kërkim janë diktuar nga tre banorët Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj, me të cilët autorët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

1 VITE ME PARE

Zbardhet ngjarja në Malësinë e Madhe/ Dy autorët shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, pas debatit me to qëlluan në ajër

Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy autorët shkuan
foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe ku fshati Gruemirë u terrorizua nga të shtënat me armë zjarri. 

Sipas informacioneve zyrtare policore dy persona dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve. Dy të shpallurit në kërkim 22 dhe 27 vjeç janë diktuar nga tre banorët Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj, me të cilët autorët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri.

Vijon puna intensive për kapjen e tyre

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

1 VITE ME PARE

Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy persona me motor qëlluan me armë drejt banesës së familjes Kurtaj, çfarë dihet për ngjarjen që terrorizoi fshatin

Të shtënat në Malësinë e Madhe/ Dy autorët shkuan
foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash. Sipas raportimeve të News24 Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj të cilët po lëviznin në të njëjtin automjet janë qëlluar me armë nga dy persona të paidentifikuar që po lëviznin me motor. 

Në dëshminë e tyre në komisariat të sipërpërmendurit kanë treguar se ngjarja e ka zanafillën në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. Sipas tyre dy persona të maskuar me motor kanë qëlluar me armë zjarri kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë. Pas këtyre të shtënave ata janë larguar për tu rikthyer sërish pas disa orësh.  Në momentin e kthimit tre anëtarët e familjes Kurtaj, kanë provuar t'i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dyshja që ishin duke lëvizur me motor kanë vazhduar rrugën.

Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy shtetasit që po ecnin me motor kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. Për rreth 10 minuta dy autorët kanë qëlluar në tokë dhjetëra plumba me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre, dhe jo në drejtim të automjetit

Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty. Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur. Në deklaratën e tyre në policinë e Malësi e Madhe, Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj janë shprehur se nuk e dinë se kush mund të jenë këta persona. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e autorëve që qëlluan me armë zjarri. 

të shtënat në malësinë e madhe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet