6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Derbi i shumëpritur ‘Tirana-Partizani’ nisi me tensione dhe ende po vijon në mënyrë të tillë në stadiumin ‘Air Albania’. • Tifozët kanë hedhur në fushë flakadanë dhe fishekzjarre. Për pasojë u plagosën dy portierët e të dy skuadrave, Bekim Rexhepi i Partizanit dhe Visar Bekaj i Tiranës. Ata po marrin ndihmën mjekësore nga stafi mjekësor i ekipeve. • Tymi ka mbuluar fushën dhe deri më tani ndeshja është ndërprerë dy herë. Deri më tani, Partizani ka kaluar në avantazh përballë Tiranës.
2 artikuj për këtë temë.

TIRANE - Derbi i kryeqytetit vishet i kuq, falë fitores 2-0 të Partizanit ndaj Tiranës, duke u ngjitur në krye të renditjes, edhe pse janë në kuotën e 40 pikëve së bashku me bardheblutë. Kjo për shkak të epërsisë në ndeshjet me kryeqytetasit, skuadra e 'Demave' kap kreun.
Në një ndeshje me shumë ndërprerje për hedhje materialesh piro-teknike në fushë, ku që në fillim u dëmtuan të dy portierët, më pas hedhja e vazhueshme e kapsollave dhe tymueseve e detyroi arbitrin Xhaja të ndalonte përkohësisht takimin.
Kjo e bëri lojën efektive të derbit mjaft të ulët, megjithatë nuk e ndaloi dot Partizanin të merrte një fitore të vyer sa për aspektin sportive, ashtu edhe për moralin.
Në minutën e 20-të, pas një harkimi të Hadroj, nigeriani 23-vjeçar Christian Mba, i harruar nga mbrojtja bardheblu, e dërgon topin në rrjetë dhe u dhuron avantazhin “Demave”.
Në minutën e 41-të, një ndërhyrje e Hadroj ndaj Patric, bëri që arbitri Xhaja të sinjalizonte për penallti për Tiranën, megjithatë pas verifikimit të rastit në VAR, ajo u anulua
Në pjesën e dytë Partizanit në minutën e 63-të fitoi një penallti, por Bekaj priti goditjen nga pika e bardhë që u ekzekutua nga Telushi.
"Të kuqtë” dominuan edhe për pjesën e mbetur të takimit dhe Cara i sapo future në fushë, në topin e parë që prek, përfiton nga mosmarrëveshja e Beiratçes me portieri Bekaj, duke i rrëmbyer topin për të çuar shifrat në 2-0.
Me këto shifra u mbyll ky derbi pas 96 minutash dhe Partizani vijon të ketë ecuri pozitive në derbet ndaj Tiranës, me skuadrën e Colellas me fitoren e dytë rradhazi të ndeshjes më të madhe të futbollit shqiptar.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Kur na ndajnë edhe 2 orë nga derbi Partizani-Tirana e cila starton në orën 19:00, në stadiumin Air Albania priten rreth 15 mijë tifozë nga të dyja ekipet, pasi nga apaciteti maksimal i stadiumit rreth 22.000 vendesh vetëm 16 mijë bileta kanë dale në shitje duke vendosur edhe një hapsirë sigurie mes ty grupiemeve të tifozerive
Dy skuadrat pritet të luajnë me skema sulmuese 3-4-3.
Një fitore e Partizanit do të zbukuronte kampionatin pasi do të barazonte me pikë Tiranën e cila ka 40 pikë vetëm 3 më shumë se Partizani.
Bardheblutë shihen si favoritë, ndërsa këtë sezon dy ekipet kanë nga një fitore.
B.T (Dosja.al)