LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione në Theth/ Përplasje mes IKMT-së dhe deputetëve të Opozitës, turisti: Na nxorën jashtë, pasaportën e kam nën rrënoja

• Përplasjet në Theth po vijojnë edhe ditën e sotme. • Ditën e sotme ka nisur përplasje të reja mes banorëve dhe punonjësve të IKMT-së të policisë. • Në fshatin turistik kanë mbërritur edhe disa përfaqësues të opozitës në Shkodër, Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia. • Këta të fundit kanë patur përplasje verbale me drejtorin e ri të policisë Shkodër Gentian Berberi pasi pretendojnë se ai iu është drejtuar me fjalët "ju tërheq edhe ju zvarrë". • Një debat ka ndodhur dhe me një turist shqiptaro-britanik, i cili ndodhej në Theth në momentin që fadromat kanë prishur shtëpinë që rrinte. • Duke folur për mediat, turisti ka treguar se punonjësit e IKMT-së dhe efektivët kanë ardhur dhe i kanë zgjuar nga gjumi duke bërtitur. • Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. • Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ Efektivët tërheqin zvarrë banorin me aftësi ndryshe në Theth, banorët e tjerë i dalin në mbrojtje

Tensione në Theth/ Përplasje mes IKMT-së dhe deputetëve
Pamjet

THETH- Banori i Thethit me aftësi ndryshe Bekim Koçeku është përballur me një situatë dhunë ndaj tij ditën e sotme. Në videon e siguruar nga Dosja.al, shihen disa efektivë policie janë bërë bashkë dhe kanë tentuar që të tërheqin zvarrë Bekimin, edhe pse ai ndodhet i shtrirë në tokë, për shkak të aftësive të kufizuara. 

 

Pasi nuk ia dalin dot ta tërheqin, një efektiv ulet poshtë dhe tenton që ta marrë me dhunë Koçekun nga zona. Në këto momente, kanë ardhur banorët e tjerë dhe kanë ndërhyrë në mënyrë që dhuna ndaj Koçekut mos të vazhdonte më. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Përfaqësuesit e Opozitës përplasen me Policinë në Theth: Legen, servil i bindur

Tensione në Theth/ Përplasje mes IKMT-së dhe deputetëve
Pamjet

THETH- Një përplasje ka ndodhur mesditën e sotme mes përfaqësuesve të Opozitës dhe policinë në Theth. Mësohet se deputeti demokrat Luçiano Boçi është përplasur me Policinë, pasi këta të fundit kanë tentuar ta prekin. 

"Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m.... E mendove mirë që më preke? O trim hajde një minutë. Legen! Je edhe i persekutuar ti. Drejtor policie ti, servil i bindur. Ça është ai drejtor policie, drejtor ai? Ai është legen, hajde këtu. O trim hajde këtu se e ke për detyrë. Ça vjen si cub ti. Bën trimin me njerëz të thjeshtë ti. Hajde se do ta shohësh, ke mbrojtjen e shtetit ti”, thotë Boçi.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Ku të shkojë më keq"/ Banori në Theth përlotet pranë përkujtimores së të motrës: Më ka ndihmuar

Tensione në Theth/ Përplasje mes IKMT-së dhe deputetëve
Bekim Koçeku

THETH- Banori me aftësi të kufizuara në Theth Bekim Koçeku ka vijuar dhe ditën e sotme protestën e tij, përballë fadromave të IKMT-së, që duan të pishin shtëpitë që ai ka ndërtuar me ndihmën e motrës së tij. Në një moment prekës, Koçeku ka shkuar me karrocën me rrota, pranë përkujtimores së të motrës dhe ka treguar se ka qenë ajo që e ndihmoi për t'i ngritur shtëpizat për turistët në Theth. 

“Përkujtim i motrës time, ka sakrifica, gjak dhe gjithçka për mua. Më ka ndihmuar mua dhe me thanë ndërto ndërto pa beton e pa gjë. Ka mbledhur ndihma dhe fonde, ka shitur edhe gjakun për të më ndihmuar me ndërtuar. Akoma se ka bërë vitin, 5-6 muaj. Ku të shkojë më keq,“ tha ai.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Turisti shqiptaro-britanik: Po flija kur erdhën duke bërtitur dilni jashtë, sendet e mia janë ende nën rrënoja

Tensione në Theth/ Përplasje mes IKMT-së dhe deputetëve
Kujtimi

THETHNjë turist shqiptaro-britanik, i cili ndodhej në Theth në momentin që fadromat kanë prishur shtëpinë që rrinte, ka treguar përvojen e tij. Duke folur për mediat, turisti ka treguar se punonjësit e IKMT-së dhe efektivët kanë ardhur dhe i kanë zgjuar nga gjumi duke bërtitur.

Ndërkohë që shtoi se sendet e tij janë endë nën rrënoja, pasi nuk kishte mundësi ti merrte nga aty. Në fund ai shtoi se do i drejtohej ambasadës britanike për të këtë përvojë të keqe që kishte përjetuar dhe për faktin që nuk ka marrë dot dokumentat. 

“Përshëndetje! Emri im është Kujtim. Jam këtu përreth 3 javë, dhe kam rezervuar edhe për një muaj tjetër. Po flija atje, dhe ata erdhën papritur duke bërtitur: ‘Dilni jashtë, dilni jashtë’. U thashë: ‘Çfarë po ndodh?’ Më thanë: ‘Kjo do të shembet’. I thashë: ‘Pse? Keni ndonjë dokument apo diçka?’ ‘Jo’, më thanë, ‘thjesht do të shembet’. Askush nuk më dha ndonjë arsye, nuk më shpjeguan asgjë. U thashë: ‘Dakord, vetëm prisni sepse kam çdo gjë personale aty brenda’. Askush nuk më lejoi as të merrja gjërat e mia. Pasaporta ime ndodhet atje, gjithçka është atje, poshtë rrënojave. Nuk e di si do të vazhdojë. Do të shkoj nga këtu drejt e te Ambasada Britanike, kam filmuar çdo gjë. Mendoj që do ta zgjidh vetë këtë problem, nëse më lejohet ta marr vetë pasaportën atje, nën rrënoja. Të gjithë duan të vijnë këtu, nuk është se bëhet fjalë vetëm për mua. Unë jetoj në Angli, udhëtoj kudo. Shkoj në Egjipt, kudo që shkoj, të gjithë flasin për Shqipërinë, për Thethin, që të vijnë ta vizitojnë, është një vend i bukur. E shikoni këtë njeri, të cilit policia i shembi ndërtesën? Janë njerëz shumë të mirë. Në vend që t’i sulmojë (policinë), ai u jep ujë atyre. Kjo do të thotë që ky vend po investohet shumë në çdo turist që vjen këtu”, tha turisti.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, tension mes policisë dhe përfsqësuesve të opozitës, turisti përplaset me efektivët: Në godinë ndodhet pasaporta e valixhja ime

Tensione në Theth/ Përplasje mes IKMT-së dhe deputetëve
Foto nga Thethi

THETH- Situatë e tensionuar raportohet nga Thethi edhe pasditen e sotme teksa vijon aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje. Mësohet se në fshatin turistik ditën e sotme kanë mbërritur edhe disa përfaqësues të opozitës në Shkodër Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia.

Bëhet me dije se këta të fundit kanë patur përplasje verbale me drejtorin e ri të policisë Shkodër Gentian Berberi pasi pretendojnë se ai iu është drejtuar me fjalët "ju tërheq edhe ju zvarrë".

Gjithashtu raportohet se një turist britanik i cili është përplasur me efektivët pasi thotë se brenda ndërtesës që po shembej ndodhej pasaporta e tij dhe valixhja. Ai tha se kishte 1 muaj që qëndronte në godinën në Theth, nuk është lejuar nga policia edhe pse të njëjtën gjë për të kërkuan edhe opozitarët e pranishëm.

Pjesë nga debati:

TURISTI:Jam shtetas britanik, aty ndodhen valixhja ime, pasaporta ime, gjithçka e imja është atje. Kam jetuar këtu për 1 muaj, kam rezervuar për 2 muaj.

SPAHIA: Do pasaportën, i ka brenda, edhe valixhet tek ndërtesa.

POLICIA: T’i kishte marrë me kohë. Ai e ka mendjen të filmojë.

proteste ne theth

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet