LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione tek ‘Margarita Tutulani’, policia kërkon të nxjerrë jashtë banorët, qytetarët: Kemi fituar betejën në gjyq, njëri është me kancer

·         Banorët e pallatit numër 15 në rrugën “Magrarita Tutulani” janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit që janë paraqitur para godinës sot, për t’i nxjerrë jasht në mënyrë që IKMT-ja ta shembë atë. Banorët shprehen për mediat se çështjen e kanë fituar në gjyq dhe se Gjykata Administrative u ka dhënë të drejtë në përballjen me bashkinë Tiranë. ·         Ekspertët e Bashkisë kanë dalë në përfundimin se pallati është i dëmtuar në shkallën DS5, pas rënies së tërmetit tragjik të vitit 2019 dhe se duhet shembur, por gjykata vendosi pro banorëve dhe doli në përfundimin se godina nuk ishte e dëmtuar në shkallën që duhej shembur. ·         Një prej banorëve të pallatit dergjet në shtrat pasi është i sëmurë nga kanceri, por efektivët nuk kanë lënë të kalojë as auto-ambulanca. Shumë prej banorëve shprehen se atyre u ka shkuar një person që është identifikuar si Pali Salepi dhe pretendon se është pronar i tokës.  Një prej grave tha se Salepi i kishte ofruar 5 mln lekë për ta nxjerrë nga banesa, ndërsa një tjetër kërcënoi se do të digjej brenda.   ·         Pallati rezulton i ndërtuar që prej periudhës së regjimit italian në Shqipëri, në vitin 1941. Në vitin 1980, banorët u futën në këtë godinë me një kontratë ku paguanin një kuotë qiraje mujore, por një VKM në vitin 2013 e kaloi në pronë të shtetit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shembjet tek 'Petro Nini Luarasi', banorja: Gjithë bota feston, ne jemi këtu me polici

Tensione tek ‘Margarita Tutulani’, policia kërkon të
Banorët

TIRANË- Banorët e pallatit që do të prishet në rrugën "Margarita Tutulani" kanë kundërshtuar vendimin e Bashkisë Tiranë. Në një prononcim për mediat, banorët u dëgjuan të thonë se çështjen e kanë dërguar në gjyq dhe e kanë fituar. Një nga banorët tha se pallati është tjetërsuar, pasi ka qenë pallati 7 në rrugën Ymer Kurti, ndërsa tani është me numrin 15 në rrugën margarita Tutulani.

Pjesë nga prononcimi i banorëve:

Ne kemi në gjyq dhe e kemi fituar çështjen. Ky pallat nuk është për shembje nga tërmeti, ky e mban dhe një kat jtetër sipër. Unë kam që në vitin 1980 që jetoj këtu. Kam hyrë me autorizim shteti, kemi vijuar gjyqet në Shqipëri. Na thonë që do të shembet dhe do ta marrë pronari, pronarët nuk kanë ardhur kurrë. Pallati jonë është tjetërsuar, kemi qenë pallati 7 në rrugën Ymer Kurti, jemi bërë rruga Margarita Tutulani, pallati 15. Gjithë bota feston, ne jemi këtu me polici.

3 VITE ME PARE

Shembjet tek 'Petro Nini Luarasi", banorja: Bredhin dyerve poshtë e përpjetë për të fituar pronën tonë, kush është pronari?

Tensione tek ‘Margarita Tutulani’, policia kërkon të
Banorët dhe policia

TIRANË- Banorët e pallatit që është planifikuar të shembet tek rruga "Margarita Tutulani", kërkojnë të dinë se kujt do t'i kalojë pronae tyre. Ata shprehen për mediat se nuk dinë ende si do të zgjidhet çështja e tyre, pasi asnjë pronar nuk u ka shkuar që t'i pyesë e të prezantohet me ta. 

Pjesë nga prononcimi i banorëve:

Bredhin dyerve poshtë e përpjetë për të fituar pronën tonë, nuk dimë se çfarë do të ndërtohet në pronën tonë. Refuzon sepse ai është burrë plak, nuk ka ku shkon. Nuk e dimë si do të zgjidhet, ku do të shkojë ai burrë plak, ai është i vetëm, nuk ka njeri në shtëpi. Vetëm unë prgjigjem për të. Nuk ka ai tashi mendje që të vijë të japë intervista, ai është i sëmurë, ka kaluar një kalvar vuajtjesh. Djali i iku në moshë të re, gruaja po ashtu, ai ka ngelur i vetëm.

3 VITE ME PARE

Shembja tek "Petro Nini Luarasi"/ Banorja: Do i vë flakën shtëpisë e do digjem dhe vetë brenda, ku ta fus kokën

Tensione tek ‘Margarita Tutulani’, policia kërkon të
Policia dhe banorët

TIRANË- Një banore e pallatit në rrugën "Margarita Tutulani" ka kërcënuar se do të digjet brenda shtëpisë dhe se do tu vërë flakën orendive gjithashtu. Në një prononcim për mediat, banorja u shpreh se një person i është prezantuar si pronari dhe i ka ofruar 5 milionë lekë në këmbim të lirimit të shtëpisë. Me ato para, ajo thotë se nuk mund të blejë dot asgjë. 

"Ka një Zot lart, duhet të dinë që ka një zot. Ta dinë, ato prona i marrshin tek varri, të na mbrojë shteti, ku është shteti. Që në ’80 kemi këtu, ku është mbrojtja, le ta marrë moj nëse është pronar. Më jep more një garsoniere të fus kokën. E blej dot shtëpinë unë me 200 mijë lekë që maee pension. Fërkojnë barkun njerëzit kur na shohin, ka ardhur njëri këtu që pretendon se është pronar. Më than a 5 milionë dhe dil jashtë, a është shteti prezent këtu? Çfarë mendojnë këta, se janë dy jevgj këtu dhe tre budallaçka këtu dhe na nxjerrin jashtë. Ne kemi fuqi, kemi si nuk kemi. Unë do tu vë zjarrin gjërave e do digjem dhe vetë brenda. Ku të shkoj, më jepni zgjidhje, ku të shkoj. Më jep një dhomë një kuzhinë, një aneks dhe të shkoj e të fle dhe unë,"- tha banorja ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Shembja e shtëpive pranë 'Petro Nini Luarasi', banorët përplasen me policinë, qytetari: Gjykata na dha të drejtë, as rusi s'i trajton kështu njerëzit në Ukrainë

Tensione tek ‘Margarita Tutulani’, policia kërkon të
Policia dhe banorët

TIRANË- Banorët e banesave pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" po përplasen me forcat e policisë. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave në rrugën "Margarita Tutulani". Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit.

Bashkia ka nxjerrë një vendim se ky pallat është i pabanueshëm për shkak të tërmetit të rënë në vitin 2019 dhe duhet të prishet. Por banorët nuk janë aspak dakord me këtë vendim. Ata pretendojnë se Bashkia nuk u njeh dokumentacionet mbi pronësinë dhe se nuk kanë asnhë informacion mbi atë që i pret nëse dalin nga shtëpitë.

“Ne kemi dokumentet që në vitin ’45. Kjo është tokë e italianit, kanë qenë të italianit këto. Ne kërkojmë që të mbarojë gjyqi. Një vit më parë e nxorrën DS5, pallati ishte mirë. Ishte në parametra më të mira se një pallat i sapo ndërtuar. E rrëzoi bashkinë dhe institutin që kishte bërë ekspertizën. Na kanë thënë dilni jashtë, edhe rusi në Ukrainë nuk i trajton njerëzit kështu. Jemi shumë të idninjuar. Të dy djemtë m’i kanë marrë në polici sot. Dilni jahstë thonë, vetëm kaq, pa asnjë argument,”- thotë një nga banorët.

shembja e pallatit tek margarita tutulani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet