Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kombëtarja shqiptare shfaqet e jashtëzakonshme në këtë raund të kualifikueseve të botërorit 2026. • Në Nish në një stadium të vogël sic ishte Dubočica, kuqezinjtë iu imponuan Serbisë duke e mposhtur 1-0 në një ndeshje ku nuk munguan provokimet e zakonshme të atyre tifozëve serbë që kishin mundur të siguronin një biletë për këtë përballje delikate por me peshë të madhe emocionale. • Ishte një ndeshje që e vendosi Rey Manaj që shleu në mënyrën më të mirë të mundshme gabimin e bërë në Tiranë duke na dhënë 3 pikë me shumë peshë që na afron akoma më shumë me fazën e Play Off-it. • Sfifda nisi me ekzekutimin e himneve ku nuk mund të mungonte gjesti i shëmtuar i të fërshëllyerit të himnit të Shqipërisë me lojtarët tanë që e kënduan atë me shumë forcë. • Më pas nisi loja me Kombëtaren shqiptare që shkelmoi e para topin, por ishte Serbia që filloi të kontrollojë lojën teksa në minutat e para e zhvendosi skuadrën tonë në gjysmëfushën e saj. • Pas këtyre momenteve të vështira, në minutën e 11 kombëtarja iu afrua zonës serbe dhe tentoi me Manaj gjuajtja e të cilit përfundoi mbi tramversën e portës së Petrovic. • Ndërkaq as këtë radhë nuk kanë munguar thirrjet Kosova është Serbi, diçka që bie ndesh me rregullat e FIFA dhe UEFA. • Në minutën e 21 u regjistrua shansi më i mirë për kuqezinjtë. • Asllani ekzekutoi me zgjuarsi një goditje dënimi dhe një prej mbrojtësve serbë për pak sa nuk shënoi autogol. • Në minutën e 26 ishte skuadra serbe që pati një mundësi me Vlahovic, por Strakosha e priti topin e gjuajtur prej tij në dy kohë. • Në minutën e 30 fati ishte me kombëtaren kur Vlahovic duke parë edhe një përgjumje në mbrojtje tentoi në portën e strakoshës, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. • Në minutën e 35 pati drithërima në portën e strakoshës, por kuqezinjtë arritën të largonin rrezikun. • Në minutën e 40 pas një aksioni të gjatë Asllani tentoi por gjuajtja e tij përfundoi mbi portën, ndërkohë që në tribuna u dëgjua sërish kori i papranueshëm 'Kosova është Serbi'. • Në minutat shtesë erdhi edhe ndëshkimi për Serbinë, Rey Manaj me një gol fantastik duke i dhënë avantazhin 1-0 kombëtares sonë, një gol të cilin e festoi duke bërë shqiponjën me duar dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë. • Në pjesën e dytë, Samarxhic tentoi por topi përfundoi në duart e strakoshës, në krahun tjetër, në minutën e 52 Hysaj pasoi te Manaj, por ky i fundit nuk u koordinua si duhet. • Në minutën e 60 broja nuk shfrytëzoi sic duhet një sulm të bukur personal, ndërsa në krahiun 1 minutë më vonë tjetër Vlahovic gaboi në tentativën e tij dhe rezultati mbeti 1-0 për kombëtaren. • Në fazën e fundit të ndeshjes Serbia ishte më këmbëngulëse por kuqezinjtë ditën të rezistonin. • Në sekondat e fundit bajrami kishte shansin t’i jepte goditjen e knockoutit Serbise por u ndal nga petrovic. • Në fund ndeshja u mbuyll me rezultatin 1-0 me kombëtaren shqiptare që mori një fitore të jashtëzakonshme duke cuar në dëlir tifozët e të gjitha trojeve shqiptare.
27 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur fitoren historike të Shqipërisë kundër Serbisë në shtëpinë e këtyre të fundit teksa ka postuar foton e mbrëmjes. Ishte Rei Manaj, i cili shënoi golin e fitores, të cilin e festoi me simbolin e shqiponjës dykrenare duke tronditur serbët.
“Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime! Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026”, shkruan Kurti./Dosja.al
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar djemtë e kombëtares shqiptare për fitoren ndaj Serbisë. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani uron djemtë kuqezi që na bënë krenar me fitoren.
"Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë", shkruan Vjosa Osmani.

SERBI- Pamjet e mëposhtme janë në momentet e fundit të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Siç shihet dhe në sekondat e fundit, trajneri i kombëtares Sylvinho ka qenë nën tension të madh.
Për këtë ai i ka kërkuar ekipit që ka pas të s'mbapset nga vendi i stolave në fushë. Ndërkohë që vetëm disa sekonda më vonë, ekipi bashkë me brazilianin kanë shpërthyer në festë, duke zyrtarizuar fitoren./Dosja.al
TIRANA- Fitorja e Shqipërisë në Serbi ka sjell festë kudo në Tiranë. Shqiptarët të mbledhur të sheshi Skënderbej por edhe në rrugët e qytetit kanë shpërthyer në festë. Siç shihet dhe nga videot, tifozët shqiptarë kanë nisur të festojnë me flamuj kuqezi, me flakadanë e fishekzjarre në rrugët kryesore të kryeqytetit.

SERBI- Shqipëri heroike në Leskovac. Kuqezinjtë kanë mposhtur Serbinë me një paraqitje dinjitoze dhe janë gjithnjë e më pranë “play off”-it të Kupës së Botës.
Goli i vetëm i kësaj “finaleje” erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, goli i avantazhit për ekipin e drejtuar nga Silvinjo erdhi me një gjuajtje predhë të Rei Manajt nga jashtë zonës.
Pas fitores, një festë e çmendur “shpërtheu” edhe në dhomat e zhveshjes, aty ku u bashkua dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka./Dosja.al

TIRANE - Mbyllet ndeshja Serbi - Shqipëri. Goli i jashtëzakonshëm nga sulmuesi Rey Manaj na jep fitoren. Nuk ka vonuar reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Përmes rrjeteve sociale, Rama ka postuar videon e golit, ndërsa e shoqëron me duartrokitje. Shanset për të arritur play-offi-in historik për në “Botërorin 2026” tashmë janë vërtetë të mëdhaja.
B.T (Dosja.al)
TIRANA- Teska Shqipëria po feston fitoren ndaj serbëve me rezultatin1-0 në 'shtëpinë' e tyre, nuk ka vonuar reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Përmes rrjeteve sociale, Rama ka postuar foton e Rei Manajt teksa bën simbolin e shqiponjës me duar pasi shkundi rrjetën serbe, dhe një foto të qindra tifozëve në Sheshin Italia që ndjekin Live ndeshjen. “Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkruan Rama krahas fotove të bashkangjitura me njëra-tjetrën. Shanset për të arritur play-offi-in historik për në “Botërorin 2026” tashmë janë vërtetë të mëdhaja.
TIRANË- Kombëtarja kuqezi ka mundur që të mbajnë vendin e dytë në 'grupin K' të vlefshme për botërorin. Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë, pas 3 pikëshit që fituan ditën e sotme.
Tashmë kombëtares u kanë mbetur vetëm dy ndeshje për tu luajtur, që të dyja në Tiranë. Ndeshja e parë është kundër Andorrës më 13 nëntor dhe pas tre ditësh me Anglinë./Dosja.al
TIRANË- Fitorja e Shqipërisë në Serbi ka sjell festë kudo në Tiranë. Shqiptarët të mbledhur të sheshi Skënderbej kanë shpërthyer në festë.
Siç shihet dhe nga videot, tifozët shqiptarë kanë nisur të këndojnë dhe të vallëzojnë nën ritmet e këngëve patriotike shqiptare.
/Dosja.al

SERBI- Shqipëria ka mbyllur më sukses ndeshjen kundër Serbisë ditën e sotme. Ka qenë goli i Rej Manjt në fund të pjesës së parë të ndeshjes.
Ndërkohë që pjesa e dytë e ndeshjes ka kaluar pa gola. Me fitoren e kësaj ndeshje, Shqipëria ka marrë 3 pikë të plota, duke e çuar 11 totalin e pikëve. /Dosja.al

SERBI- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur Rej Manaj shënon golin për Shqipërinë në Serbi. Në fund të pjesës së parë, Manaj ka arritur objektivin e tij, duke kaluar portierin serb.
Në këto momente ka shpërthyer festa mes lojëtarëve shqiptarë në Serbi./Dosja.al
SERBI- Teksa tensionet e ndeshjes Serbi- Shqipëri ende vazhdojnë, provokimet e serbëve ne stadiumit e Leskovacit kanë qenë të shumta. Ndër thirrjeve "Kosova është Serbi", nuk kanë munguar as flamujt e pankartat nga tifozët. Ajo çfarë ra më shumë në sy ishte një banderolë me hartën e Kosovës dhe flamurin serb në mes./ Dosja.al
SERBI- Rei Manaj ka shënuar sot një gol historik në Serbi në ndeshjen me Shqipërinë. Kombëtarja e Shqipërisë gjeti avantazhin në fundin e pjesës së parë, pikërisht nga ky futbollist. Por gëzimi i tij nuk ka zgjatur edhe për shumë kohë pasi pas realizimit të golit, Manaj festoi me simbolin e shqiponjës me duar, por u ndëshkua me karton të të verdhë nga arbitri.
Manaj duket se po shlyen gabimin e Tiranës, ku humbi penalltinë po ndaj Serbisë, në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”./ Dosja.al
TIRANA- Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Serbisë, falë një goli të Rey Manajt në fund të pjesës së parë. Sulmuesi kuqezi ka realizuar pas një aksioni të bukur, duke çuar peshë tifozët shqiptarë në çdo cep të vendit. Edhe pse ndeshja po luhet larg Tiranës, kryeqyteti është përfshirë nga një atmosferë e zjarrtë. Siç shihet në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, qytetarët kanë shpërthyer në gëzim dhe festë sapo topi përfundoi në rrjetë.
Rrugët, lokalet dhe sheshet janë mbushur me flamuj kuqezi, këngë dhe brohoritje për kombëtaren. Entuziazmi i tifozëve tregon se mbështetja për ekipin e Sylvinhos mbetet e jashtëzakonshme, pavarësisht distancës nga stadiumi ku po zhvillohet ndeshja./ Dosja.al
SERBI- Tifozët serbë janë 'xhindur' pas golit të Rej Manajt në fund të pjesës së parë në Serbi. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, tifozët kanë nisur me ofendime ndaj kombëtares shqiptare.
Ndërkohë që në fushë kanë zbritur efektivët serbë, për të mos lejuar tensione apo zënka./Dosja.al

TIRANË- Në sheshin Skënderbej ka nisur festa. Pas golit të Rej Manajt kundër Serbisë në fund të pjesës së parë, tifozët shqiptarë kanë shpërthyer në festë.
Siç shihet dhe në videon e mësipërme, tifozët kanë nisur festën. /Dosja.al
SERBI- Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol në minutat e fundit. Ishte Rei Manaj ai që ka tundur rrjetën në Serbi. Ishin minutat shtesë në fundin e pjesës së parë, kur kuqezinjtë e Silvinjos kaluan në avantazh./ Dosja.al
SERBI- Rej Manaj çon kombëtaren kuqezi në avantazh në Serbi. Në fund, të pjesës së parë, në një aksion, sulmuesi shqiptar ka mundur të finalizojë.
Tashmë na mjafton që të ruajmë këtë rezultat deri në fund të ndeshjes./Dosja.al
SERBI- Ndeshja me Serbinë po zhvillohet me tensione të shumta. Kjo për shkak se tifozët serbë janë duke fishkëllyer dhe duke fyer futbollistët shqiptarë.
Edhe pse janë të ndalat nga UEFFA, serbët filluan duke fyer dhe me fjalët: Kosova është Serbi.
Serbia mund të rrezikojë të humbasë tifozët për dy vite nëse vijojnë me kore politike dhe raciste./Dosja.al

SERBI- Ndeshja Shqipëri-Serbi ka nisur. Pasi janë dëgjuar të dy të himnet, është goditur topi i parë.
Ndeshja e sotme po luhet për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit./Dosja.al
TIRANA- Në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë në Leskovac, në sfidën e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Ndërkohë, në Sheshin “Italia”, përballë stadiumit “Air Albania”, janë mbledhur mijëra tifozë kuqezi për të ndjekur ndeshjen në ekranet gjigante të vendosura posaçërisht për këtë rast.
Atmosfera në kryeqytet është festive dhe plot emocion, teksa shqiptarët në të gjithë vendin janë mbledhur në sheshet kryesore të qyteteve, për të përjetuar së bashku përballjen historike me rivalët ballkanikë./ Dosja.al
SERBI- Në orën 20:45, Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë, në sfidën kualifikuese të Botërorit 2026, që zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes, ku shihet se kuqezinjtë do të luajnë me fanellën e bardhë, ndërsa Serbia, si skuadër vendase, do të zbresë në fushë me veshjen e kuqe tradicionale.
Para kësaj ndeshjeje, ekipi i Sylvinhos renditet në vendin e dytë të Grupit K, ndërsa Serbia e Stojkoviç ndodhet në vendin e tretë, duke e bërë këtë duel vendimtar për garën e “play off”-it./ Dosja.al
SERBI- Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Serbinë, në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, me fillim në orën 20:45. Në fotot e para nga stadiumi, bie në sy se tribunat janë ende bosh, ndryshe nga atmosfera e zjarrtë që shoqëroi ndeshjen e zhvilluar më herët në “Air Albania”. Megjithatë, ngjyrat kuqezi dominojnë ambientin dhe në dekorin e stadiumit./ Dosja.al


SERBI- Ekipi Kombëtar i Shqipërisë ka mbërritur në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, ku sonte do të zhvillohet ndeshja vendimtare ndaj Serbisë për “Play off”-in e Botërorit 2026.
Në pamjet e siguruara, shihet momenti kur skuadra kuqezi mbërrin në stadium, e rrethuar nga forca të shumta policore dhe njësi speciale, që kanë garantuar sigurinë e delegacionit shqiptar gjatë udhëtimit nga hoteli në Nish deri në qytetin e Leskovcit./ Dosja.al
SERBI- E shtuna rezervon ndeshjen e “zjarrtë” mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky që mund të thotë shumë për misionin botëror. Në pamje shihet që jashtë hotelit ku është grumbulluar Kombëtarja, ndodhen forcat e policisë, xhandarmeri dhe forca speciale, të cilat do të shoqërojnë ekipin nga qyteti i Nish për në stadiumin e Leskovcit./ Dosja.al
SERBI- Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho ka zgjedhur të mbajë të pandryshuar rreshtimin bazë 4-3-3 për ndeshjen e sotme, duke bërë vetëm një ndryshim në repartin ofensiv.
Në portë do të startojë Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj. Në mesfushë luajnë Kristjan Asllani, Keidi Bare (ose Laçi) dhe Arbër Shehu, që do të kenë detyrën të mbajnë ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe ndërtimit të lojës.
Surpriza e vetme vjen në krahun e majtë të sulmit, ku Myrto Uzuni zë vendin e Nedim Bajramit dhe Taulant Hoxhës, ndërsa në krahun e djathtë do të veprojë Armando Broja. Në majë të sulmit do të jetë sërish Rey Manaj, që pritet të udhëheqë ofensivën kuqezi./ Dosja.al
SERBI- Në mbrëmjen e sotme, në qytetin Leskovac, do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, një përballje që ka tërhequr vëmendjen e madhe të opinionit publik në rajon. Autoritetet serbe kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e sfidës, ndërsa vetë presidenti Aleksandar Vuçiç ka marrë në dorë koordinimin e situatës.
Sipas mediave serbe, Vuçiç ka telefonuar personalisht pronarin e hotelit ku është akomoduar kombëtarja shqiptare, për t’u siguruar se çdo gjë po shkon në rregull dhe se delegacioni kuqezi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Një detaj interesant nga qëndrimi i përfaqësueses shqiptare është se shefi i kuzhinës së hotelit është kosovar nga Prizreni, gjë që ka sjellë atmosferë miqësore në stafin pritës.
Sfida Serbi–Shqipëri do të nisë në orën 20:45, nën masa të rrepta sigurie brenda dhe jashtë stadiumit të Leskovacit./ Dosja.al