Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një ditë para vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Prishtinë, homologu i tij Albin Kurti në një konferencë për shtyp i ka vënë kusht. • Në fjalën e tij, Kurti kujtoi mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua vetëm disa orë para se të niste në qytetin e Gjakovës dhe njoftoi se i ka kërkuar zhvillimin e takimit Ramës, në të kundërt nëse kryeministri i Shqipërisë nuk pranon, Kurti shtoi se as ai nuk do të ulet në tryezë me kreun e qeverisë shqiptare. •Rama nuk e ka komentuar vendimin e Kurtit dhe tha se do të flasë nesër gjatë vizitës në Prishtinë.• Ramën do e takojë presidentja Vjosa Osmani në orën 16:00. •Një reagim ka ardhur edhe nga opozita, ku nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka thënë se është turp që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. •Më tej gjatë konferencës për shtyp, Kurti ka treguar se çfarë ka diskutuar dje me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. • Kryeministri i Kosovës është shprehur pro zgjedhjeve në veri, por kërkon nga ndërkombëtarët që serbët mos bojkotojnë zgjedhjet, ashtu si ndodhi në 23 prill. • Gjithashtu Kurti njoftoi se me Lajçakun kanë diskutuar për dy temat -deskalimin e situatës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve, ku sipas Kurtit ekziston një marrëveshje e cila nuk po zbatohet dhe prandaj nuk ka zgjidhje të situatës. •Nga ana tjetër i dërguari i BE-së pas takimit me Kurtin dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara në tre pikat që janë paraqitur (de-përshkallëzimi, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimi në normalizim). Gjithashtu Lajçak u shpreh se përveç masave ndaj Kosovës, BE ka gati sanksionet edhe ndaj Serbisë.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga pala shqiptare. Ndërsa shton se tashmë po pret firmosjen edhe nga pala e Kosovës. Sipas Ramës, pas këtij veprimi ka “shpresë" për të zhvilluar një takim me homologun e tij, Albin Kurti pas "kushteve" që i vendosi ditën e djeshme për një takim së bashku.
Sipas kreut të qeverisë me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë në fuqi menjëherë.
"Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite,"-shkruan Rama në rrjetet e tij sociale.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka konfirmuar për mediat vendase se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot. “Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.
Dje, Albin Kurti refuzoi takimin me kreun e qeverisë shqiptare duke u shprehur se nuk ka asnjë interes për bashkëbisedim nëse nuk zhvillohet mbledhja e qeverive, e cila u anulua në qershor për shkak të situatës në veri. Dje, Rama konfirmoi një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe me opozitën në Kosovë, ndërsa sot duket se ka bërë lëvizjen e fundit për t'u pritur edhe nga Kurti. Kreu i qeverisë shqiptare do të nisë turin ballkanik në lidhje me procesin e Berlinit dhe të ardhmen e “Open Balkan”.
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama do të pritet ditën e nesërme në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani. Kjo u bë e ditur nga zyra e shtypit e presidentes, ku tregohet edhe ora e takimit.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Osmanit.
Ky takim po zhvillohet pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh më herët se nuk do ta takojë kryeministrin Rama gjatë vizitës në Kosovë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.
'Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm. Në mënyrë që këto marrëveshjet e dakorduara të mos mbeten në sirtar unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen dy ditë në Prishtinë ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan liderë si kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur e vazhdon ta mbështesë procesin e Berlinit. Është për mua e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Për takime personale ne të dy kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo në takime të tjera'- tha Kurti.
TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi takimin me kryeministrin Edi Rama, por pavarësisht kësaj, Rama do shkojë nesër në Prishtinë.
Rama do të do të jetë nesër në mëngjes prezent në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit, vizitën në Prishtinë. Pavarësisht refuzimit të kryeministrit Albin Kurti, Rama do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani dhe takimi do të ndodhë në orën 16:00.
Të premten, Rama do të fluturojë për në Bosnjë Hercegovinë, dhe më pas në Mal të Zi. Në të dy këto shtete do të takohet me kryeminstrat. Më pas ai do të udhëtojë drejt Beogradit, ku do të takohet me Aleksandër Vuçiç.
Ditën e sotme, në një konferencë, kryeministri i Kosovës Alvin Kurti i vuri kushte Ramës për të zhvilluar një takim së bashku. Ai përmendi mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua vetëm disa orë para se të niste në qytetin e Gjakovës, kështu që shtoi se i kishte kërkuar zhvillimin e takimit. Në të kundërt, nëse Rama nuk pranon, Kurti shtoi se as ai nuk do të ulet në tryezë me kreun e qeverisë shqiptare.
/Dosja.al
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se “kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur”, pasi Edi Rama pritet të vijë nesër në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të takohet me Ramën pa mbledhje të dy qeverive, por Abdixhiku thotë se vetëm fakti se diskutohet pritja ose jo e tij, flet për “gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova”.
“Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”, -tha Abidhxiku.

KOSOVË- Opozita ka kritikuar krymeinistrin e Kosovës Albin Kurtin, pasi refuzoi takimin me Edi Ramën. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka thënë se është turp që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas saj Kurti duhet të lejë pas hatërmbetjet, pasi qeverisja e Kosovës nuk është lojë fëmijësh.
“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”,- ka shkruar Çitaku në Facebook.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të mërkurë vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë, por pyetje nga mediat iu bë në fakt për takimin me "kusht" që i kërkoi homologu i tij nga Kosova, ALbin Kurti. Gjatë deklaratës për media, Rama u pyet dhe në lidhje me refuzimin e kryeministrit Kurti për të patur një takim gjatë turit ballkanik që nis ditën e nesërme nga Prishtina.
Por kreu i qeverisë tha se ishte i fokusuar vetëm në vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë, ndërsa për çështjen e Kurtit do të fliste nesër nga Prishtina.
"Jam këtu vetëm për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes në Prishtinë do të flas kur është koha për të folur që është nesër për Prishtinë,”- tha Rama. Ndërkohë që në mediat pranë qeverisë, qarkullon informacioni i pakonfirmuar zyrtarisht se nesër Rama do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar as nga ana e saj.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka deklaruar se pas tensioneve në Veri dhe pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila dje tha se po kontrabandohen armë nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po shkarkohen nëpër kishat ortodokse.
Kurti tha se nuk do të japë informacion paraprak por brenda javës pasi të jenë mbledhur të dhëna, duhet të zbulohet kjo çështje.
"Kemi informacion se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim. Unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it. Dhe pas këtyre takimeve edhe me organet tona të sigurisë, do të mund ta japim fjalën përfundimtare. Jemi duke grumbulluar të dhëna dhe informacione. Nuk është mirë që unë të jap informacion për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë”, tha Kurti.
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot ka folur për takimin e djeshëm që ka pasë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
“I kam siguruar jo vetëm Lajcakut, por edhe të dielën pasdite Borrellit që Qeveria kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. Ne duam polici për zbatim ligji dhe për siguri publike që s’e përjashton askënd. Policët që janë nëpër ndërtesat në Veri nuk janë duke zhvilluar operacione sepse në komunikatën që e ka lëshuar Borrell nga Moldavia kur po mbahej samiti i Komunitetit Politik Europian, Borrell tha se ka operacione në afërsi të ndërtesave komunale. Unë ia konfirmova që nuk ka patur dhe nuk ka”,-tha Kurti.
Ndërkohë, Kurti tha se s’duhet harruar se ka marrëveshje dhe se nuk ka zgjidhje sepse s’po zbatohet ajo. Kryeministri ka theksuar se është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen dhe ta zbatojë atë.
"Sa i përket normalizimit – unë po e vë gjithmonë theksin te fakti se kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe le të mos harrojmë që kemi marrëveshje. Sepse shumëçka që trumpetohet sot në mediat vendore, ato në Serbi dhe ato ndërkombëtare e ka krijuar përshtypjen thua se s’kemi zgjidhje se s’kemi marrëveshje. Në fakt, nuk kemi zgjidhje sepse s’kemi zbatim të marrëveshjes dhe këtu Kosova nuk ka kurrfarë faji, për shkak se ne jemi treguar të gatshëm edhe ta nënshkruajmë marrëveshjen dhe më pastaj që ta zbatojmë me shpejtësi”,-theksoi Kurti.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Alnin Kurti ka thënë se është dakort për mbajtie të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet.
Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje, raporton Gazetaexpress.
“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se që është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më e vështirë”, -tha Kurti.
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vënë kushte homologut shqiptar, Edi Rama, i cili do të shkojë nesër për një vizitë zyrtare në Kosovës. Në një konferencë për shtyp, ku ka treguar se çfarë ka diskutuar dje me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, e gjithashtu u ndal edhe tek vizita e Ramës. Në fjalën e tij, Kurti përmendi mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua vetëm disa orë para se të niste në qytetin e Gjakovës, kështu që shtoi se i kishte kërkuar zhvillimin e takimit. Në të kundërt, nëse Rama nuk pranon, Kurti shtoi se as ai nuk do të ulet në tryezë me kreun e qeverisë shqiptare.
"I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij, Albin Kurti.
Vizita e Ramës në Kosovë, vjen në kuadër të një turi që kreu i shtetit shqiptar e ka ndërmarrë vetë për të "prezantuar" Procesin e Berlinit, pasi po ashtu vetë njoftoi përfundimin e nismës "Ballkani i Hapur". Edhe pse jo të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor ishin pjesë e nismës që mbante firmën e Ramës, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sërish kreu i qeverisë i ka përfshirë në turin e tij që do nisë nesër.
Megjithatë vendimi i pak javëve më parë mund t'i kushtojë takimin me Kurtin. Më 13 qershor, Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të agravimit të Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Kryeministri Rama njoftoi se shkak u bë refuzimi i Albin Kurtiti për të mbajtur një takim më të ngushtë për të diskutuar situatën në veri. Kreu i qeverisë tha se aleatët kanë përgatitur masa shumë të rënda për Kosovën, por ai u ka kërkuar që t’i shtyjnë me shpresën se mund të negociojë me Kurtin për të depërshkallëzuar situatën. Madje dhe prezantoi se kishte ideuar edhe një draft, pa dijeninë e Kurtit dhe të Vuçiç, për të rregulluar çështjen e tensioneve mes tyre. Draftin zbuloi se ia kishte nisur presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Disa ditë më pas, Kurti e ironizoi duke pyetur publikisht nëse kishte kërkuar edhe asocacionin e komunave shqiptare në Serbi. Që nga përplasjet e fundit, kryeministri Edi Rama është parë i afërt me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën shkoi edhe në Mal të Zi.