Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi raportoi ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë mbi situatën në Veri të Kosovës. • Kjo seancë ishte kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët gjatë komisionit, parashtruan disa çështje. •Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi që ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria Shqiptare t'i dalin në mbrojtje Kosovës. Salianji u shpreh se në rast se do ketë agresion, do duhet të ngrejmë armët. •Gjatë mbledhjes deputeti ka pyetur ministrin e Mbrojtjes lidhur me një rastin e majorit Ermal Dinoshi që u kap me fermë kanabisi. •Salianji e pyeti ministrin nëse ky rast i është dërguar Prokurorisë apo jo. •Po ashtu, deputetët e tjerë të PD-së, Flamur Noka dhe Ferdinant Xhaferraj kërkuan veprim të institucioneve shqiptare dhe të merren masa ndaj Serbisë. •Noka tha se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë deklaratë kundër Aleksandër Vuçiç, por ka shfaqur hapur ‘dashurinë’ për presidentin serb duke i futur thikë pas shpine Kosovës.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaron se kryeministri Edi Rama i ka futur thikën pas shpine Kosovës. Gjatë komisionit të sotëm të Sigurisë, Noka u shpreh se Rama ka shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e hapur duke anashkaluar Kosovën e duke shfaqur një dashuri patetike për Vuciç.
“Ajo që na shqetëson është fakti se në këtë situatë përballë këtyre zhvillimeve qeveria përgjithësisht ka luajtur rolin e strucit dhe në shumë raste të tjera. Kryeministri i Shqipërisë ka bërë atë që ishte jashtë çdo perceptimi ta bëjë një kryeministër i Shqipërisë. Ka deklaruar, shfaqur hapur dashurinë për Ballkanin e hapur duke anashkaluar Kosovën, duke i futur thikë pas shpine Kosovës dhe duke shfaqur një dashuri deri në dashuri patetike për Vuciçin dhe për qeverinë e Serbisë. Këto gjëra në kohë moderne, quhen tradhti kombëtare. Në këtë kohë, në këtë mënyrë, ndodh tradhtia kombëtare. Deklaron kryeministri i Serbisë që do dërgoj 1 mijë trupa në territor shqiptar dhe kryeministri fut kokën si struci dhe s’bën asnjë deklaratë kundër Vuçiç. Prisja nga ministri që të tregonte pak senisibiltet të shtuar dhe jo të fliste në mënyrë kaq mekanike dhe pa asnjë emocion sikurse po fliste për Pakistanin. Duke qenë se është e gjitha rilindje, rilindja ka vëlla serbin dhe komshi kosovarin. Ky është realiteti.'- tha Noka.
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Siugurisë i ka uruar mirëseardhjen në ggrupin e Partisë Socialiste deputetit Agron Çela që la Partinë e Lirisë për selië rozë. Kjo deklaratë e bërë në Kuvend ditën e sotme, ka sjellë dhe polemika mes socialistëve e demokratëve. Ai që reagoi ishte deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj, i cili tha se kjo gjë tregon gjendjen në të cilën ndodhet maxhoranca.
Pjesë nga replikat:
Nasip Naço: Para se tju jap fjalën zoti ministër, doja t’i uroja mirëseardhjen zotit Çela në PS, ndihma dhe kontributi tuaj….
Flet Ferdinand Xhaferri, por nuk kuptohet
Nasip Naço: Edhe kur erdhi zoti Gështenja erdhi në grupin tuaj unë thashë të njëjtën gjë. Faleminderit
Ferdinand Xhaferri: Shiko ku keni arritur, i uron mirëseardhjen në grupin e PS, nuk e kuptoj fare, s’e kuptoj jo.
TIRANË- Komisioni i Sigurisë Kombëtare u shoqërua sot me debate në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës. Deputeti demokrat, Ervin Salianji kërkon nga ministria e Mbrojtjes që t'i dalë në krah Kosovës dhe ta ndihmojë me trupat ushtarake. Në një moment, Salianji shpërtheu duke thënë se në rast se është e nevojshme, Shqipëria do ngrejë dhe armët për t'i dalë në mbrojtje Kosovës.
DISKUTIMET:
Ervin Salianji: Është një situatë që mund të ketë tensione, mund të kalojë në eskalime. Ky nuk është problemi jonë, ju duhet të respektoni rregulloren. Jeni në ditë të hallit, është mirë Rama po ju, ju jeni në hall. Nuk kemi se çfarë ju bëjmë, këtu ka një çështje serioze. Nuk është çështje e mbyllur, është një situatë kur presidenti i Serbisë del dhe thotë ne do të vendosim në dispozicion njësi speciale, për një operacion special ushtarak, me të nëjtat terma që përdor Putin, Shqipëria është e para që duhet të jetë e shqetësuar. Padiskutim që Shqipëria është e para që duhet të jetë e shqetësuar, nuk mund të rrimë mënjanë.
Mos i bëni presion Serbisë është deklaratë e kryeministrit kjo. Jemi në këtë situatë dhe unë mendoj se ju duhet të tërhiqeni nga një deklaratë qe thatë. Ju thatë se ne nuk ngrejmë armët, nuk po kërkon njeri ti ngrejmë armët, kjo deklaratë duhet korrigjuar, Shqipëria nëse preken kufinjtë e një vendi padiskutim kudo që të jetë Shqipëria duhet të jetë e gatshme, të bëjë gjithcka, se aty ka operacione ku dhe ne marrim pjesë. Thatë që ne nuk ngrejmë armët, ndërkohë që Vuçiç bën agresion për luftë. Ne jemi të gatshëm dhe për armët, nuk jemi vend agresor. Thatë ne nuk ngrejmë armët. Korrigjojeni, nëse nuk është e vërtetë ta dëgjojnë nga ju. Ne jemi të gatshëm të ngrejmë armët nëse ka agresion.
A mund të na thoni se cilat janë veprat që ka bërë qeveria e Shqipërisë për Kosovën? Shqipëria po e fut Serbinë në projektin 'Ballkani i Hapur', aty ku nuk është Kosova. E kemi detyrim ne që ta mbrojmë.
Nuk mundet që të kalohet kjo duke qeshur e duke thënë që nuk i ngrejmë armët, i ngrejmë që ç'ke me atë pune. Duhet qartësuar, nuk është deklaratë e lehtë, ministri thotë nuk i ngrejmë armët, po ça do ngrejmë, gjethet?
Niko Peleshi: Nëse doni të dini se çfarë është bërë për Kosovën, heqim kostumet dhe flasim.
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji, i është drejtuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, duke e pyetur lidhur me një rast të një majori të dënuar në Holandë për lëndë narkotike, teksa e pyet nëse kanë dijeni dhe nëse e kanë çuar në Prokurori. Kjo pyetje, iu bë gjatë komisionit të sotëm të sigurisë, i cili u mblodh për situatën në veri të Kosovës.
Peleshi u shpreh se këto janë fenomene që ndodhin, po se e rëndësishme është se çfarë qëndrimi mban ministria në këto raste.
BISEDA:
Ervin Salianji: Nga periudha që ka ndodhur deri më sot nuk keni qenë në komision, një person me gradën major ka përdorur shtëpinë që e paguante ministria e Mbrojtjes, për ta kthyer në fermë kanabisi në Holandë. Është dënuar për këtë arsye nga autoritetet holandeze. Policia ushtarake apo ministria e Mbrojtjes, e keni referuar në prokurori këtë rast? Nëse po, kur dhe a keni ndonjë dokument? Është e paprecedentë se këto e dëmtojnë imazhin e ushtrisë në mënyrë të parikuperueshme.
Niko Peleshi: Janë fenomene që ndodhin. Forca e Armatosur ka rreth 10 mijë personel ushtarak dhe civil dhe që patjetër mund të ketë edhe fenomene të tilla. E rëndësishme është çfarë qëndrimi mbajmë ne në këto raste. E kemi pezulluar majorin, është kthyer në Shqipëri. Kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me organet e drejtësisë në vendin ku ka ndodhur kjo vepër. Presim përfundimin e procesit aty dhe më pas në varësi të përfundimit të procesit do të procedojmë. Është referuar në vendin ku ka ndodhur. Ne jemi në komunikim. Sapo të përfundojë procesi atje, do ti referohet dokumentacioni prokurorisë. Ne nuk mund të bëjmë dy procese paralele.
Nasip Naço: Nuk mund të procedohet në dy vende. Na çuditët tani.
Ervin Salianji: Në vend që të çuditemi ne, çuditeni ju. Një major që e kthen shtëpinë në fermë kanabisi.
Niko Peleshi: Ne jemi të gjithë në një pozicion, si ju ashtu edhe ne e dënojmë. Kemi të njëjtin qëndrim.
Ervin Salianji: Ministri thotë fenomen që ndodh që majori merret me kanabis. Unë them si kanë reaguar autoritetet shqiptare se atje e kanë kapur autoritetet e shtetit holandez. Nuk është fenomen që ndodh ky, është fenomen që nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Nasip Naço: Nuk ka si reagon se nuk e lë juristi.
TIRANË- Në komisionin e Sigurisë u diskutua për situatën në veri të Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj u shpeh i keqardhur nga sjellja e Qeverisë shqiptare ndaj Kosovës. Nga ana tjetër, ministri Peleshi u shpreh se Shqipëria nuk po përkëdhel Serbinë e se është e para që reagon ndaj agresioneve dhe tensioneve.
BISEDA:
Ferdinant Xhaferraj: I keqardhur për frymën që ka implementuar Edi Rama në qeverinë shqiptare e në raport me Vuçiç. Gjatë fjalës thatë nuk dua të ma përsipër të trajtoj çështje të sigurisë së Kosovës. Vazhduat që i shohim me vëmendje si derivate të situatës globale. Kemi kërkuar ministrin e mbrojtjes dhe të jesh i sigurt që nëse në republikën demokratike të Kongos do ftonte ministrin po këto gjëra do thonte. E kuptoni ku ka degraduar qeveria shqiptare me çështjen e Kosovës. Akoma nuk është dënuar nga qeveria shqiptare dhe ju sot nuk e dënuar aktin e agresionit. Kërcënon qartazi që do dërgoj 1 mijë forca në Kosovë. Si mund ta shpjegoni kundërvënien që kanë në politikën e sanksioneve të NATO-sa”, Xhaferraj.
Niko Peleshi: S’ka përkëdhelje të Serbisë. Qeveria shqiptare është gjithmonë e para që reagon, por tonat janë ato të NATO-s dhe interesit që kemi për shqiptarët. Nuk i hedhim benzinë zjarrit por s’do të thotë që s’mbajmë qëndrime të forta sa herë që duhet.
TIRANË- Ditën e sotme, u zhvillua një seancë dëgjimore me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së për Sigurinë Kombëtare mbi situatën në Veri të Kosovës. Peleshi u shpreh se Shqipëria i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet që po ndodhin në veri. Sipas Peleshit, kanë shtuar prezencën në KFOR sepse vetëm kështu mund të garantohet integriteti territorial i Kosovës.
“Nuk dua të marr përsipër që të trajtoj çështje të rendit dhe sigurisë të republikës së Kosovës. Tensionet në kufi sepse nuk është në misionin e ministrisë së mbrojtjes dhe FA. Do përgjigjem sesi kjo situatë afekton ruajtjen e integritetit territorial dhe sot të vendit tonë, pjesëmarrja në misione në kuadrin e NATO-s si edhe mbrojta civile.
Tensionet i shohim si rrjedhojë e situatës së përgjithshme të sigurisë globale që është goditur nga lufta. Këto janë shqetësimet tona, do vazhdojnë të mbeten sesi ky agresion mund të sjellë valët edhe në rajonin tonë, rajon i brishtë me disa pika të nxehta për çështje të pazgjidhura siç është ajo e njohjes të Kosovës nga Serbia. Kemi edhe Bosnjën, që për shkak të Republikës Srpska, krijohen situata tensioni. Për shkak të presionit të reciprocitet nga Kosova. Me afrimin e afatit, eskalon situata me vendosjen e barrikadave. Ne i kemi ndjekur me shqetësim lëvizjet e FA të Serbisë, që në tetor të viti të kaluar, 6 dhe 17 kanë kryer në afërsi të kufirit të Kosovës stërvitje kombëtare. Stërvitjes i paraprirë një thirrjes për rezervistët. Përkoi me afatin përfundimtar për vendosjen e afatit për targat.
Kosova nuk është thjesht një shtet tjetër për ne, është vend i shqiptarëve. Ata janë vëllezërit tanë. Edhe pse jemi pjesë e NATO-s, nuk qëndrojmë nga qëndrimi i tyre, sillemi si aleat i NATO-s, por ajo që bëjmë më tepër për Kosovën është që në radhë të parë është në top axhendën e të gjitha takimeve, forumeve, samiteve. Lobojmë për integrimin e saj në strukturat euroatlantike, strukturat rajonale. Ne vazhdojmë insistimin tonë, që të futet politika e hapur e ANTO-s, politika që ne inkuraojmë. Pjesëmarrja e shtuar në KFOR, garancia për ruajtjen e sovranitetit të Kosovës. 89 trupa. Kemi shtuar një togë se ku janë të dislokuar. Kemi shtuar prezencën sepse vetëm kështu mendojmë se garantohet integritetit i Kosovës”, tha Peleshi.