LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së së vulës, miratohet rezoluta. Bojkotohet nga mbështetësit e Bardhit

• Thellohet kriza brenda Partisë Demokratike asaj të vulës. • Ditën e sotme Partia Demokratike mbajti mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por pa mbështetësit e kryedemokratit Sali Berisha dhe të kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhit. • Sipas të dhënave të sjella nga PD-ja në mbledhje morën pjesë 197 anëtarë nga 329 që janë në total. • Në mbledhje morën pjesë vetëm 7 deputetë demokratë 'të vulës', të cilët janë: Merita Baku; Eralda Tase Bano; Kreshnik Çollaku; Seladin Jakupllari; Flutra Açka; Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu. • Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar i hedhur në një rezolutë vetëm zgjedhja fillimisht e kryetarit të ri dhe organeve drejtuese të partisë mundëson ringritjen e PD. • Në mbledhjen e sotme gjithashtu janë propozuar dhe dy komisionet për mbarvajtjen e zgjedhjeve në PD. • Në Komisionin Zgjedhor kryetar është propozuar Jemin Gjata, ndërkohë që në Komisionin e Apelimit kryetare është propozuar Flutura Açka. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha dje se mbledhja e Këshillit Kombëtar është e ilegjitime dhe në kundërshtim me Statutin. • Ndërsa deri më tani ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga kryedemokrati Sali Berisha. E vetmja gjë që ka bërë ka qenë shtirja e dorës për bsahkëpunim dhe bashkimin e 2 PD-vë, por pa Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, Lulzim Basha depoziton kërkesën për garuar në 29 korrik

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të PD. Burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD që do të merret me organizimin e zgjedhjeve kanë konfirmuar këtë lajm për mediat.

Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.

Zgjedhjet për kryetar të PD do të mbahen me 29 Korrik, ndërsa pritet që tashmë të nisë dhe fushata brenda partisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit nis 1 orë me vonesë, Gjana: Falë lutjeve ndaj Zotit e demokratëve, e plotësuam kuorumin

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
Jemin Gjata

TIRANË- Edhe pse mbledhja e Këshillit të Partisë Demokratike nisi 1 orë me vonës, Jemin Gjata bëri një koment të pazakontë. Ai tha se pas shumë lutjesh dhe me ndihmën e demokratëve u mblodh Këshilli.

“Asnjë prej nesh nuk është përcaktuar nga Edi Rama kur u zgjodhëm, kemi kaluar një periudhë të vështirë, ta themi për ata që u ndanë më parë ose këto ditë nga pjesa legale e PD.

Ne kemi qenë këtu dhe jemi këtu. Më vjen mirë që nuk patëm nevojë, që të shtynim mbledhjen, por e plotësuam kuorumin, pavarësisht se e lamë në orën 12, ditë pune. Pas shumë lutjesh ndaj Zotit dhe demokratëve arritën ta mblidhnim. Jemi institucione të dalë nga kuvendi i 17 korrikut 2021, jemi legalë jo të vulës, gabim kanë bërë ata që e kanë përdorur.”- thotë Gjana.

3 VITE ME PARE

'Falsitet antistatutor'/ Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar, grupi i PD: Nuk ishte legjitime

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
Partia Demokratike

TIRANË- Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Gazment Bardhi, kanë kritikuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur ditën e sotme. Në një reagim publik, ata janë shprehur se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte anti-statutore dhe pa kuorumin e nevojshëm. Ata thanë se do të ndërmarrin iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike.

DEKLARATË PËR SHTYP

Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me shqetësim kemi ndjekur aktet e njëanshme të ndjekura nga një pjesë e Kryesisë së Partisë, të cilat kanë kulmuar sot me një falsitet antistatutor, duke konsideruar një takim pakuorum, si mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD. Pasi kemi marrë kopje të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe konfirmimin zyrtar të organeve përgjegjëse statutore, konstatojmë se Këshilli Kombëtar i PD ka aktualisht në detyrë 453 anëtarë nga 478 anëtarë gjithsej të dalë nga Kuvendi Kombëtar i PD datë 17 Korrik 2022.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka patur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD. Duke e konsideruar antistatutor rezultatin e takimit të sotëm, për të shmangur një tjetër ngërç në PD, për të ndalur përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike, si dhe për të garantuar forcimin e Partisë Demokratike, deklarojmë se: Duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD.

DEPUTETËT DHE ANËTARËT E KËSHILLIT KOMBËTAR:

LEFTER GËSHTENJA

RAMADAN LIKAJ

BLEDION NALLBATI

DASHNOR SULA

HELIDON BUSHATI

XHELAL MZIU

SAIMIR KORRESHI

3 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i PD për zgjedhjen e kryetarit, Açka: Nuk e kemi luksin që të largohet asnjë anëtar i partisë

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
Flutura Acka

TIRANË- Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka theksoi se do të garantohet një proces transparent që do i japë kësaj force politike një kryetar dinjitoz. Ajo tha se deri më tani janë zgjedhur 8 anëtarët të Komisionit Zgjedhor. Po ashtu, ajo paralajmëroi se ky këshill do të marrë vendime të tjera të rëndësishme. 

“Zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit Zgjedhor. Procesi të mos ndalet por të vazhdojnë, të gjitha strukturat do të garantojnë proces transparent. Do i japë PD një kryetar dinjitoz. Është një këshill në funksion dhe do të marrë vendime të tjera të rëndësishme”, tha ajo.

E pyetur për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se “sekretari i përgjithshëm kërkoi vetë të mblidhet këshilli kombëtar. Si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhen emrat e propozuar Këshillit për Komision Zgjedhor

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
Keshilli Kombetar

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të vulës po vijon mbledhjen për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit zgjedhor që do të çojë demokratët drejt zgjedhjeve të reja për kryetar. Gjatë mbledhjes së sotme, kryetar është vendosyr Jemin Gjata, ndërsa anëtarët janë Indrit Sefa, Enriketa Papa, Gazment Koduzi, Xhemal Bushati, Aurora Domni dhe Myzafer Elezi.

Njoftimi:

Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të propozuar janë:

–              Jemin Gjana, Kryetar

–              Indrit Sefa, Anëtar

–              Enriketa Papa, Anëtar

–              Gazment Koduzi, Anëtar

–              Xhemal Bushati, Anëtar

–              Aurora Domni, Anëtar

–              Myzafer Elezi, Anëtar

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, pamje të anëtarëve që morën pjesë

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës. Siç shihet në fotot e mëposhtme 7 deputetët që kanë marrë pjesë janë ulur në rreshtat e parë. 

Ndërkohë që sipas fotove, deputetja Flutura Açka nuk ka votuar në vendimet që u morën sot. 

3 VITE ME PARE

PD publikon rezolutën: Riorganizimi përmes zgjedhjeve, të dëgjohet zëri i demokratëve përmes votës

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të vulës është mbledhur ditën e sotme për organizimin e kësaj partie. Mësohet se në mbledhjen e sotme, është vendosur në Këshill se riorganizimi i PD-së bëhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme duke nisur më zgjedhjen e kryetarit dhe më pas të të gjithë organeve drejtuese të tjera. Po ashtu theksohet se duhet që të organizohen të gjithë anëtarët dhe drejtuesit demokratë në mënyrë që tu shërbejnë demokratëve dhe dhe PD-së.

Njoftimi:

Këshilli Kombëtar- i Partisë Demokratike, i mbledhur sot, në 20 qershor 2023, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore,
- Diskutoi mbi situatën në Partinë Demokratike duke vërejtur me shqetësim zhvillimet politike dhe përpjekjet për të anashkaluar dhe tejkaluar konsultimin, diskutimin dhe vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar veçanërisht pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, 2023.
- Këshilli Kombëtar vlerëson se në këto momente përcaktuese për të ardhmen dhe ekzistencën e Partisë Demokratike është përgjegjësi e gjithsecilit, që nga anëtari më i thjeshtë e deri në organet drejtuese dhe përfaqësuese të saj, të veprojnë me pjekurinë, maturinë dhe vullnetin e duhur në shërbim të ngritjes, forcimit dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në alternativë vlerash e parimesh që duhet të rezonojë me nevojat e shoqërisë shqiptare.
- Këshilli Kombëtar duke analizuar dhe reflektuar mbi ngjarjet dhe zhvillimet politike, mbi vendimmarrjet e munguara ose të vonuara nga organet drejtuese të Partisë Demokratike në harkun 15 muajve të fundit, konkludon se vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike, aksionit të saj politik dhe përgatitjen për përballjen e ardhshme elektorale.
- Këshilli Kombëtar vëren se demokratët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre përmes votës, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike si një parti që ruan vlerat dhe parimet euroatlantike me akte, jo me fjalë, një parti në bashkëpunim dhe alenacë të plotë me partnerët strategjikë, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.
- Këshilli Kombëtar për sa më sipër, në mbështetje të vendimmarjeve të Kryesisë së Partisë Demokratike ju bën thirrje të gjithë anëtarëve, drejtuesve dhe përfaqësuesve demokratë të angazhohen vendosmërisht duke i shërbyer të ardhmes së Partisë Demokratike dhe projektimit të saj si e vetmja forcë që mund të sjellë ndryshim.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga PD/ Emërohen anëtarët e Komisionit të Apelimit

 

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
PD

TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar nga Partia Demokratike e vulës ka emëruar sot anëtarët për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës. Mësohet se sot u emëruan si anëtarë Artan Murrizi, Marinela Ziu, Edlira Devolli dhe Rezart Kthupi. Ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni është Flutura Açka. 

Njoftimi:

Në mbështetje të 45, dhe 54, pika 1 të Statutit të PDSH-së, për të garantuar funksionimin e strukturave të parashikuara në Statutin e Partisë Demokratike, Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, si i vetmi organ statutor që ka tagrin e shqyrtimit të ankimeve ndaj akteve të organeve drejtuese të Partisë, dhe interpretimin final të dispozitave statutore

VENDOSI:

1. Emërimin e anëtarëve për vendet vakante në Komisionin e Apelimit, Intergritetit dhe Etikës si vijon:
- Artan Murrizi, Anëtar
- Marinela Ziu, Anëtar
- Edlira Devolli, Anëtar
- Rezart Kthupi, Anëtar
2. Përbërja e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës i është:
- Flutura Açka, Kryetar
- Artan Murrizi, Anëtar
- Marinela Ziu, Anëtar
- Edlira Devolli, Anëtar
- Rezart Kthupi, Anëtar
3. Ky Komsionin fillon punën menjëherë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

3 VITE ME PARE

Gara për kryetarin e ri të PD-së/ "Vula" mbledh vetëm 7 deputetë në takim, Bardhi dhe 17 mbështetësit e tij mungojnë

Nis procedura për kryetarin e ri/ Mblidhet Këshilli Kombëtar i
PD

TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri në 29 korrik. Në rend të ditës pika kryesore e mbledhjes është ajo për ngritjen e Komisionit Zgjedhor në parti që do të organizojë zgjedhjet në PD për garën e kryetarit të ri të kësaj force poltike.

Deputetët të cilët kanë marrë pjesë në mbledhje janë:

1.Merita Baku

2. Eralda Tase Bano

3.Kreshnik Çollaku

4.Seladin Jakupllari

5.Flutra Açka

6.Enkelejd Alibeaj

7.Arbi Agalliu

Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për kreun e ri të PD-së. 

zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë