All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Tajfuni vdekjeprurës Doksuri mbyt Pekinin! Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë, një STUHI e dytë i afrohet Kinës

• Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Pekin pasi tajfuni Doksuri, një nga stuhitë më të forta në vite, solli shi të rrëmbyeshëm në të gjithë Kinën. • Të paktë 11 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e përmbytjeve në Pekin. •Reshjet e forta shkaktuan mbylljen e përkohshme të disa hekurudhave dhe autostradave në kryeqytet, ndërsa shkollat ​​gjithashtu mbetën të mbyllura dhe njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda. •Ndërkohë teksa "Doksuri" zvogëlohet, autoritetet po përgatiten për "Khanun" që vjen, tajfuni i gjashtë që parashikohet të godasë Kinën këtë vit.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

ALARMI për tajfunin Khanun! Anulohen qindra fluturime në Japoni

Tajfuni vdekjeprurës Doksuri mbyt Pekinin! Mijëra njerëz largohen
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

JAPONI- Tajfuni Kanun i është afruar sot ishullit Okinawa në Japoninë jugore, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, ndërsa mijëra banorëve u është kërkuar të evakuohen.

Më shumë se 500 fluturime janë anuluar, ndërsa shërbimet rajonale të trageteve dhe autobusëve u pezulluan përpara tajfunit, raportojnë mediat e huaja.

"Japan Airlines" dhe "All Nippon Airways" thanë se më shumë se 74,000 pasagjerë në total do të preken nga anulimet e fluturimeve të martën dhe të mërkurën.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Çifti në Tajlandë vijon me dasmën pavarësisht përmbytjeve nga tajfuni

Tajfuni vdekjeprurës Doksuri mbyt Pekinin! Mijëra njerëz largohen
pamje nga vendngjarja

TAJLANDË- Tajfuni Doksuri ka sjellë shira të rrëmbyeshëm në rajon duke shkaktuar përmbytje në shumë pjesë të provincës Bulacan, por shirat nuk e kanë ndaluar çiftin të vazhdojnë ceremoninë e kurorëzimit.

Në videon e publikuat, nusja shkon drejt altarit duke ecur përmes dyshemesë së përmbytur të kishës. Në të njëjtën situatë gjenden edhe të ftuarit dhe familjarët, disa prej të cilëve kanë veshur edhe çizme.

2 VITE ME PARE

Japoni/ Tajfuni Kanun po afrohet, qindra mijëra evakuohen nga ishulli Okinawa

Tajfuni vdekjeprurës Doksuri mbyt Pekinin! Mijëra njerëz largohen
Foto ilustruese

JAPONI- Tajfuni Kanun po i afrohej ishullit Okinawa, në Japoninë jugore sot, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, ndërsa qindra mijëra banorëve u është kërkuar të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në strehimore. Autoritetet në disa qytete në ishull lëshuan urdhra jevakuimi pasi tajfuni, i cili po godet Oqeanin Paqësor me erëra deri në 100 milje në orë, pritet të arrijë në Okinawa në mbrëmje.

Sot në orën 10:00,  tajfuni i fuqishëm u lokalizua 240 kilometra në juglindje të Naha, kryeqyteti i ishullit, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.

Autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve më të rrezikuar që të kërkojnë strehim në vende më të sigurta se shtëpitë e tyre.

"Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpitë e tyre sepse janë prej çimentoje,"- tha një zyrtar lokal Okinawan.

"Por ne u kërkojmë atyre që jetojnë vetëm ose në shtëpi prej druri, në zona të ulëta, të kërkojnë strehim përpara se tajfuni të përkeqësohet," shtoi ai.

Ndërkohë, më shumë se 500 fluturime për dhe nga ishulli Okinawa janë anuluar, ndërsa shërbimet e trageteve dhe autobusëve janë pezulluar.

Japan Airlines dhe All Nippon Airways (ANA) njoftuan se gjithsej më shumë se 74,000 pasagjerë do të preken nga anulimet e fluturimeve sot dhe nesër, të mërkurën.

2 VITE ME PARE

STUHIA Doksuri në Kinë! 11 persona humbin jetën dhe 25 të tjerë janë të zhdukur

Tajfuni vdekjeprurës Doksuri mbyt Pekinin! Mijëra njerëz largohen
foto ilustruese

KINË- Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 27 janë zhdukur mes përmbytjeve në malet përreth kryeqytetit Pekin, raportojnë mediat e huaja.

Reshjet e dendura të shiut kanë shtyrë autoritetet të mbyllin stacionet e trenave dhe të evakuojnë njerëzit në komunitetet e cenueshme në palestrat e shkollave, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV të martën. Shtëpitë janë përmbytur, rrugët janë copëtuar dhe makinat janë grumbulluar në pirgje.

Helikopterët ushtarakë janë vendosur për të ofruar furnizime për pasagjerët në trenat e bllokuar pasi stuhitë gjunjëzuan kryeqytetin kinez. Stuhia Doksuri, një ish-super tajfun, ka goditur Kinën në një drejtim verior që nga e premtja, duke hyrë në provincën jugore të Fujian pasi kishte përfshirë Filipinet.

tajfunet ne kine kine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet