LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet ndaj Kurtit e Bashës, Talo Çela lëviz në Tiranë, Policia: Mos i publikoni

• 'Rrjedhin' dokumente sekretë nga Policia e Shtetit. Hakerat iranianë kanë nxjerrë në dritë të gjitha e-mailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Nga kompjuteri i zyrës së kryepolicit, e-mailet tashmë janë në faqet e të gjitha mediave. E-mailet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Por nuk ishin të vetmit. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. • Atenti ndaj Bashës është bërë publik si lajm edhe më herët, kur u kërkua që të rritej siguria për kryedemokratin e asaj kohe, por detaje, paralajmërimet dhe atentatori u mësuan sot. Personat që ishin kontraktuar për vrasjen janë identifikuar si: Fatmir Gurgurrovci, banues në Kosovë; Arben Ymeri, banues në Kosovë dhe Afrim Morina, i datëlindjes 20.12.1959, banues në Maqedoni, me detyre punonjës i Policisë. • E-mailet kanë zbuluar edhe faktin që një prej më të shumëkërkuarve në Shqipëri, Talo Çela, qarkullon lirshëm në Tiranë. Madje Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion se Talo Çela ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj (sot i zhdukur pa gjurmë) e u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. • Një prej e-maileve të bëra publike, ka të bëjë me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë. • Dokumetet e rrjedhura pas sulmit nga hakerat iranianë kanë zbuluar edhe një sherr të ndodhur në në zyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika dhe shefit të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, Haxhi Bala. Ish-kryepolici Nano informonte dhe ambasadën e SHBA-ve për një shtetas çek të dyshimtë. • Mes e-maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shteti, Gledis Nano bie në sy një informacion nga DEA e Athinës, e cila e ka njoftuar PSH për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori. E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021 dhe shkruan për një kompani me seli në Durrës, ZICO SHA., në pronësi të Trifon Muratajt. • Në një nga email-et që i janë dërguar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mësohet se Prokuroria dhe gjykata kanë dhënë urdhër për kontroll në banesat e 15 shtetasve, mes tyre dhe në shtëpinë e djalit të ish-deputetit, shtetasit Andi Duka. Aty kërkoheshin gjurmë për ‘bossin’ e shumëkërkuar turk, Faruk Ozer. Angazhimi i Nanos në 2 satelitët, vihet re gjithashtu në e-maile. Gjithsesi, Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim përmes të cilit kërkon ndalimin e publikimit të këtyre të dhënave.

24 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Urdhëri i Prokurorisë për të dhënat e hakeruara, Berisha: Akt policesk, përpjekje e Ramës për të rikthyer censurën

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të urdhërit të Prokurorisë për të ndaluar mediat që të nxjerrin informacionet e hakëruara nga iranianët. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dënon me ashpersi këtë vendim, duke e quajtur akt antikushtetues dhe policesk, të Edi Ramës. Po ashtu Berisha e quan këtë një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri

Postimi i PLotë:

Stop censurës së shtetit monist! Të dashur miq, pas shpartallimit të plotë, në një agresion të vërtetë nga hakcerët iranian të të gjithë infrastrukturës dixhitale dhe nxjerrës në treg të të gjithë të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe të dhënave zyrtare sekrete të shtetit të kashtës së Edi Ramës, prokuroria e partisë, me urdhër policesk, urdhëron mediat të mos publikojnë të dhënat e publikuara për mbarë botën. Dënoj me ashpersinë më të madhe këtë akt antikushtetues, policesk, të Edi Ramës, si një përpjekje të shëmtuar për të rikthyer censurën në Shqipëri. Shpreh mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për mediat dhe ju bëj thirrje të refuzojnë me guxim çdo përpjekje të regjimit, për të vendosur censurën që karakterizon regjimet moniste si ky i Edi Ramës.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

3 VITE ME PARE

U cënua apo jo siguria kombëtare? Prokuroria 'rrëzon' Ramën për e-mailet e Gledis Nanos

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte mjaft i sigurtë kur tha se hakerat iranianë nuk kishin arritur të depërtonin në informacionet e klasifikuara e se për rrjedhojë, sipas tij, siguria kombëtare nuk ishte cënuar. Paraditen e të shtunës, kreu i qeverisë zgjodhi të bënte një bashkëbisedim me gazetarët dhe në një momentu ndal tek sulmet kibernetike.

“Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Praktikisht sistemet janë kthyer në punë. Kjo luftë vazhdon, ne jemi në kushtet kur duhemi të përballemi me sulme të mundshme dhe për të rritur në një nivel tjetër mbrojtjen tonë kibernetike,”- tha Rama ndër të tjera.

Në fakt, kjo deklaratë është rrëzuar poishtë nga vetë Prokuroria. Disa orë pasi të gjitha mediat ‘gëlonin’ me publikimet e e-maleve ‘top sekret’ të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Prokuroria lëshoi një paralajmërim.

Përmes Policisë së Shtetit, në një njoftim zyrtar, Prokuroria kërkoi ndalimin e menjëhershëm të publikimit të çdo të dhëne të dalë pas sulmit të hakerave iraninë. Madje paralajmëroi edhe përballjen me ligjin të gazetarëve që nuk do t’i bindeshin këtij ‘urdhri’. Përtej faktit që as Prokuroria nuk e ndalon dot një gjë të tillë, pasi fuqinë ekzekutive e ka Gjykata, organi i akuzës hodhi poshtë deklaratat e Ramës.

“Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”. Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi. Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës,”- thuhej në njoftim.

Fakti që Prokuroria kërkonte ndalimin e publikimit të të dhënave, tregon se këto e-maile ishin vërtet ‘top sekret’ e siguria ishte cënuar.

3 VITE ME PARE

Sulmet kibernetike, Meta kërkon përgjegjësin: Kam kërkuar që të merren masa kur isha President

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka reaguar pas rrjedhjeve të të dhënave nga sulmet kibernetike në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës si dhe pas agresionit ka kërkuar që të merreshin masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Po ashtu Meta ka ngritur pyetjen nëse mban dikush përgjegjësi në qeveri pas rrjedhjeve të sekreteve në vend. 

Postimi i Metës:

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem. Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

3 VITE ME PARE

Neni 191/ Pse Prokuroria nuk u ndalon dot mediave të publikojnë e-mailet 'TOP SEKRET' të Gledis Nanos

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Prokuroria

TIRANË- Prokuroria nuk ka tagër që të urdhërojë ndalimin e publikimit të dokumenteve të ndryshme, gjë që bie ndesh me njoftimin e dalë sot nga Policia e Shtetit, pas 'rrjedhjes' së e-maileve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, si pasojë e sulmeve nga hakerat iranianë. Si organ akuze që është, Prokuroria mund të dërgojë një kerkesë pranë Gjykatës dhe vetëm me urdhër të Gjykatës mund të ndalohet publikimi i të dhënave, që mund të konsiderohen sensitive. Këtë gjë e thotë mjaft qartë edhe neni 191, Kodit i Procedurës Penale, kryesisht pika ‘a’.

“Gjykata, në rastin e procedimeve për vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit, me kërkesë të prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, urdhëron mbajtësin ose kontrolluesin të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara në një sistem kompjuterik apo në një mjet tjetër memorizimi,”- thuhet në këtë pikë të nenit të procedurës penale.

Neni 191 Marrja e dokumenteve

1. Lejohet marrja e dokumenteve që përfaqësojnë fakte, persona ose sende nëpërmjet fotografimit, filmimit, fonografimit ose çdo mjeti tjetër.

2. Kur origjinali i një dokumenti është prishur, ka humbur ose është zhdukur, mund të merret kopja.

3. Dokumentet që përbëjnë provë materiale duhet të merren cilidoqoftë personi që i ka krijuar ose që i mban.

Neni 191/a Detyrimi për paraqitjen e të dhënave kompjuterike (Shtuar me ligjin nr.10 054, datë 29.12.2008)

1. Gjykata, në rastin e procedimeve për vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit, me kërkesë të prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, urdhëron mbajtësin ose kontrolluesin të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara në një sistem kompjuterik apo në një mjet tjetër memorizimi.

2. Gjykata, në këto procedime, urdhëron edhe dhënësin e shërbimit për dorëzimin e çdo informacioni për abonentët e pajtuar, për shërbimet e ofruara nga dhënësi.

3. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund t’u vijë një dëm i rëndë hetimeve, prokurori vendos, me akt të motivuar, detyrimin për paraqitjen e të dhënave kompjuterike, të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni dhe njofton menjëherë gjykatën. Gjykata vlerëson vendimin e prokurorit brenda 48 orëve nga njoftimi.

Çfarë njoftoi sot Policia e Shtetit:

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit kërkoi që mediat, audiovizive audiovizive, të shkruara e online që të mos publikojnë asnjë të dhënë apo e-mail që ka 'rrjedhur' nga databaza sekrete si pasojë e sulmeve iraniane. Duke cituar Prokuorinë, Policia e Shtetit shkruante se në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë e do të ndiqen penalisht. Në njoftim theksohej se Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

3 VITE ME PARE

Ekspertët e IT: Hakerat iranianë kanë vjedhur informacione sensitive, sulmi mund të thellohet

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Eksperte IT

TIRANË- Gledis Nano, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sot ka qenë kryefjala e hakerave iranianë. Grupi Home Land Justice ka publikuar komunikimet sekrete të Nanos me partnerët ndërkombëtare për çështje delikate. Publikimi i këtyre të dhënave sipas ekspertëve të IT-së, kalon kufirin e cenimit të të dhënave personale, kësaj here vendoset në rrezik siguria kombëtare.

“Sulmi ka ndodhur si në rastin e AKSH-IT nëpërmjet Melserverit exchange, që është shërbim i Microsoft-it dhe më pas ka marrë akses në infrastruturat e tjera, e gjitha kjo ka ndodhur sepse të gjithë infrastrukturat kanë qenë në të njëjtin domain. Në rastin e sistemit TIMS duke qenë se është një sistem i mbyllur dhe teknikisht është shumë e vështirë për të marrë informacione. Sulmi ka tentuar që të thyej sistemi tonë të mbrojtjes, duke rrëzuar kodet duke depërtuar në brendësi të tij, duke mbledhur informacion dhe më pas duke i përdorur ato”, thotë ekspertja e IT-së, Esmeralda Kazia.

Në 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS. Në atë kohë, reagimi i kreut të qeverisë, Edi Rama erdhi nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku sipas tij hakerat e cilësuar si hajdutë, kishin hyrë në serverat qeveritar shqiptarë, por që nuk kishin vjedhur asgjë:

“Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”.

Publikimi i emaile-ve sekrete, shenjave të gishtërinjve të qytetarëve shqiptarë, dhe historiku i llogarisë bankare të Gledis Nanos, tregoi të kundërtën.

“Dihet që zakonisht të dhënat në të tilla raste të dhënat publikohen në momentin që ti nuk ke më nevojë për to. Pra ato e humbasin vlerën kur publikohen”, shpjegon Erion Demiri.

“Kjo është një dëshmi për të treguar  që ne realisht i disponojmë këto të dhëna, sepse në sistemin TIMS arrin që të ruhen  të dhënat e qytetarëve ashtu sikurse në rast se dikush ndërron emër, mbiemër, pamjen. Të gjitha këto ndryshime arrijnë të pasqyrohen në pasaportën e mëparshme dhe janë pjesë e TIMS-it”, thotë Kazia.

Por a do të ndalet ushtria kibernetike e Iranit? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep ekspertja e IT-së, Esmeralda Kazia:

“Mund të kemi përshkallëzime të sulmit”.

Marrë nga TOPChannel

3 VITE ME PARE

Satelitët s’u ngritën kurrë! Si e angazhoi Policinë e Shtetit Gledis Nano, e-maili: Kërkoni pamje nga hapësira

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Edi Rama dhe satelitët

TIRANË- Policia e Shtetit ka listuar shërbimet që do të përfitoheshin nga nisma e kryeministrit Edi Rama për të dërguar në orbitë dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”. Satelitët nuk janë ngritur, por Policia e Shtetit, në e-mailet që kanë ‘rrjedhur’ sot, pas sulmeve nga hakerat iranianë, drejtuesve të institucioneve që të kërkonin shërbime foto dhe video nga statelitët.

Në e-mailin e funksionares së Policisë u kërkohej “Në zbatim të Urdhërit të  Përbashkët – GPN TIK, ditën e premte është zhvilluar takimi i pare Teknik, për përcaktimin e termave të referencës, me qëllim zhvillimin e procedurës për marrjen e shërbimit prej 2 satelitëve, me qëllim monitorimi. Informacioni i përftuar do të kërkohet në format imazhi apo vidio.  Në këto momente kërkohet nga çdo institucion, përcaktimin e shërbimit që mendon të marrë, në përputhje të detyrave funksionale, psh në rastin e PSH: monitorimi i kufirit, zonat me presence të lëndëve narkotike, monitorim grumbullimesh masive etj.

Për sa më sipër, lutem caktimin e një personi përgjegjës, nga strukturat që ju drejtoni, për dhënien e informacionit të kërkuar. Ky informacion  do të përcillet zyrtarisht brenda orarit zyrtar të ditës së nesërme”, thekson emaili e publikuar në rrjet nga funksionarja e Policisë.

Ndërkohë që në listën e e-maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që u publikua sot, janë listuar dhe “Nevojat e Policisë së Shtetit për shërbim satelitor”, theksohet se do ketë luftë ndaj kriminalitetit, për ndjekjen e ngjarjeve kriminale, luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, po ashtu dhe ndërtimeve pa leje etj.

PJESË NGA E-MAILI:

Në zbatim të detyrimeve të Urdhrit të Përbashkët – GPN TIK për zhvillimin e procedurës për marrjen e shërbimit prej 2 satelitëve me qëllim monitorimi, më poshtë do të gjeni shërbimet që PSH mund të përfitoj, në përputhje me fushën e veprimit dhe përgjegjësisë ligjore:

Rendi dhe Siguria

– Ndjekja dhe monitorimi i aktiviteteve masive dhe tubimeve me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

– Analizë e ngjarjeve kriminale, sidomos të atyre të ndodhura në ambiente të hapura. Kjo jo vetëm me interes për identifikimin e autorëve të krimit por edhe rrethanave të ndodhjes së tij, automjetet dhe mjeteve të krimit, rrugët/drejtimet e largimit të automjeteve të autorëve të ngjarjes, etj.

–  Monitorim me qëllim lokalizim të vendndodhjes së turistëve dhe shtetasve në rastet e kërkesës për ndihmë (siç mund të jenë rastet e turistëve/shtetasve të izoluar në terrene të thyera malore, apo në det të hapur, etj).

– Monitorim i ndërtimeve pa leje në territor.

– Monitorim  të rasteve të  ndotjes së mjedisit, shfrytëzimit te inerteve të lumenjve, apo hedhjes së mbeturinave/inerteve pa kriter, etj.

– Monitorim të shfrytëzimit/prerjes së paligjshme të pyjeve, gjueti të paligjshme etj.

– Monitorim të stuatave për rastet e emergjencave civile si; përmbytjet, tërmetet, zjarret, rënie të borës që shoqërohet me bllokim të akseve rrugore, etj.

-Monitorim i situatave lidhur me liqenet artificiale, rezevuaret e ujit, digave të hidrocentraleve etj.

Policia Kriminale

– Monitorimi i rasteve të kontrabandës, jashtë zonës doganore, në kufirin e gjelbërt, në zonat me rrisk si psh liqeni i Shkodrës, Butrinti Sarandë, Qaf Morinë , Morinë Shishtavec, Blladë, Pogradec, Qaf Thanë , Tre Urat, Kapshticë etj.

– Monitorimi i krimeve ambientale, prerja e pyjeve; djegja e pyjeve; shkatërrimi i shtratit të lumenjëve; shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e  mbrojtura si psh në Valbonë, Theth, Malin e Tomorrit etj;, ndotja e mjedisit në të gjithë komponentet e tij, peshkimi / gjuetia  e paligjshme.

– Monitorim dhe evidentim i pasurive të paluajtshme: objekte, toka, etj. në territorin e RSH, duke mundësuar pamje me cilësi të lartë, si edhe krahasim i dinamikës së ndryshimeve të pasurisë në periudha të ndryshme kohore;

– Monitorim i lëvizjes së njerëzve, që përbëjnë interes në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga policia.

– Monitorimin e territorit për Kultivim të Bimëve Narkotike, informacioni që do të përfitohet të jetë në format imazh apo video, dhe të siguroj të dhëna lidhur me koordinatën për vendodhjen e saktë të vendit të fotografuar. Ky informacion duhet të jetë i analizueshëm, me qëllim identifikimin e të dhënave:

O Qarkun përkatës ku ndodhet vendi i fotografuar

o  Sipërfaqja në m2 i vendit të fotografuar ku janë konstatuar të kultivuara bimët narkotike

Policia Kufitare

Shqipëria është një vend evropian, mesdhetar dhe ballkanik me lidhje me të gjithë botën përmes porteve në detin Adriatik e Jon dhe aeroportin e Tiranës. Shqipëria, gjithashtu, ka zona të caktuara ujore në detet Adriatik e Jon dhe në Liqenin e Shkodrës, Pogradecit dhe Prespës.

Politikisht Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE, gjeografikisht ndodhet midis Republikës së Greqisë, shtetit anëtar të BE-së, vendeve që kanë statusin e vendeve kandidate të BE (Mali i Zi, Maqedonia) dhe Kosovës, vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, gjë e cila i vendos, autoritetet e shtetit shqiptar, para detyrimit për të miratuar standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë kufitare, për shkak të marrjes së përgjegjësisë relativisht të shpejtë për kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Migracioni, si një proces i vazhdueshëm i lëvizjes së njerëzve, është në qendër të interesit politik jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën, pasi Bashkimi Evropian po përballet me presione të vazhdueshme domethënëse të migracionit. Shqipëria është një vend i Evropës Juglindore dhe Mesdheut dhe ndodhet në kryqëzimin midis Evropës Lindore dhe Perëndimore dhe pjesëve jugore dhe veriore të kontinentit. Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, është një lidhje natyrore përmes së cilës kalojnë flukse të caktuara migracioni dhe trafiku. Zhvillimi ekonomik, nevojat e tregut të punës dhe veçanërisht lidhjet e transportit që përshkojnë territorin e Shqipërisë dhe kanë kontribuar në flukset e shumta të migracionit.

Duke marrë parasysh pozicionin gjeopolitik, specifikat e kufijve të gjelbër dhe blu, si dhe analizën e rreziqeve, aspektet kryesore të sigurisë së kufijve kanë të  bëjnë me:

Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë shtrihet mbi tokë, det, liqene dhe lumenj dhe gjatësia e tij është rreth 1094 km (nëse i shtohet dhe vija bregdetare, gjatësia është 1250 km), si më poshtë:

Kufi tokësor 627 km;

Kufi detar 362 km (perfshirë vijën bregdetare, 472 km);

Kufi liqenor 73 km;

Kufi lumor 78 km.

Sipas shteteve gjatësia e kufirit është si më poshtë:

Me Malin e Zi: gjatësia e kufirit është 220 km, nga tëcilat, 126 km tokësor; 22 km detar, 38 km liqenor, 24 km lumor dhe 8 km perrenj;

Me Kosovën: gjatësia e kufirit eshte 123 km, nga te cilat, 117 km tokesor, 1 km liqenor dhe 5 km përrenj;

Me Maqedoninë: gjatësia e kufirit eshte 186 km, nga te cilat, 137 km tokësor, 28 km liqenor, 12 km lumor dhe 9 km përrenj;

Me Greqinë: gjatësia e kufirit është 349 km, nga të cilat, 247 km tokësor, 78 km detar, 7 km liqenor, 9 km lumor dhe 8 km përrenj.

Kufiri shtetëror i detit territorial me zonën fqinje (det ndërkombëtar) është 262 km.

Hapësira e detit territorial ku RSH zhvillon autoritet të plotë për zbatimin e ligjit është 5041 km.

Në terrritorin e Republikës së Shqipërisë operojnë gjithsej 31 Pika të Kalimit Kufitar të cilat sipas kategorive janë:

1 PKK ajrore (PKK Aeroporti Rinas);

8 PKK detare (PKK Porti Durrës, PKK Porti Vlorë, PKK Porti Sarandë, PKK Porti Shëngjin, PKK Porti Himarë, PKK Porto Romano për transport karburantesh, PKK Petrolifera, PKK Limion);

1 PKK Liqenore (PKK Moli i Qytetit Pogradec, me Maqedoninë e Veriut, Sezonale Verore);

1 PKK Hekurudhore (PKK Bajzë, shërbim i përbashkët me Policinë Malazeze në Tuz);

20 PKK Tokësore (PKK Qafë Botë, PKK Rips, PKK Kakavijë, PKK Tre Urat, PKK Sopik, PKK Kapshticë, PKK Qafë Thanë, PKK Tushemisht, PKK Gorricë, PKK Bllatë, PKK Trebisht, PPKK Morinë, PPKK Qafë Morinë, PPKK Qafë Prush, PPKK Shishtavec, PPKK Orgjost, PPKK Borje, PPKK Çerem, PKK Hani i Hotit, PPKK Muriqan, PKK Bashkim, PPKK Grabon (Aktualisht jo funksionale, por në përfundim të procesit për hapje).

Pikat e Kalit Kufitarar sipas shtetit kufitar janë si më poshtë:

5 PKK me Malin e Zi (nga këto 1 hekurudhore, 3 Pika të Përbashkëta të Kalimit Kufitar);

7 PPKK me Kosovën (7 Pika të Përbashkëta të Kalimit Kufitar);

5 PKK me Maqedoninë e Veriut (nga këto 1 liqenore);

9 PKK me Greqinë (nga këto 3 detare);

5 PKK me Italinë (5 detare).

Kompleksiteti i administrimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë përcaktohet nga specifikat e tij: kufiri i gjatë shtetëror në lidhje me sipërfaqen e përgjithshme të territorit të shtetit; një numër i madh i pikave të kalimit kufitar; numër i shumtë i rrugëve që kryqëzojnë vijën e kufirit; kufiri shtetëror që rrjedh përgjatë lumenjve për shkak të niveleve të ulëta të ujit është i përshtatshëm për kalime të paligjshme; vargjet malore e bëjnë të vështirë kontrollin e kufirit të gjelbër dhe si e tillë lehtëson kalimin e flukseve migratore, por edhe krimin ndërkufitar të të gjitha llojeve”, thuhet në shkresën e Policisë së Shtetit.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Alarmi për sulm me bombë ndaj ambasadës shqiptare/ Autoritetet greke: Shumë zhurmë për asgjë!

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Ambasada Shqiptare ne Athine

GREQI- Autoritetet greke kanë reaguar në lidhje me alarmin për vendosjen e një bombe në ambasadën shqiptare në Athinë në prill të vitit të kaluar. Top Channel shkruan se autoritetet greke thanë se nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese pranë kësaj ambasade. 

Personat e përfshirë në ngjarjen e përmendur nga ish-drejtori i Policisë së Shtetit shqiptar, janë intervistuar nga autoritetet greke dhe kanë mohuar çdo mundësi për sulm terrorist.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha. Një prej e-maileve të bëra publike, ka të bëjë me një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë. Në këtë informacion Drejtoria e policisë së Shtetit dhe njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryqytetin grek.

3 VITE ME PARE

Tjetër e-mail SEKRET! Policia mësyu në banesën e djalit të ish-deputetit shqiptar, kërkonte ‘bosin' turk të kriptomonedhave

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Faruk Ozer

TIRANË- Shtëpia e Andi Dukës, djalit të një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë është kontrolluar nga Policia e Shtetit pasi dyshohej se mund të kishte dijeni mbi vendndodhjen e shtetasit turk të shumëkërkuar, bosit të kriptovalutave, Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua në Himarë këtë verë.

Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të shkuar, kur babai i të riut ishte deputet (këtë vit nuk është më) dhe ëhstë zbuluar nga një e-mail, pjesë e të dhënave sekrete që kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të hakerave iranianë.

Në një nga email-et që i janë dërguar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mësohet se kërkesa është bërë nga Prokuroria dhe gjykata ka dhënë urdhër për kontroll në banesat e 15 shtetasve, mes tyre dhe në shtëpinë e djalit të deputetit, shtetasit Andi Duka.

Emri i Dukës ka dalë në këtë histori, sipas email-it sekret drejtuar Gledis Nanos, pas marrjes në pyetje të një personi me inicialet A.C, i cili akuzohet se më datë 20.04.2021 ka pritur në Rinas shtetasin turk dhe më pas janë larguar bashkë.

“Pas kërkesës së prokurorit me vendim Nr.1092 datë 20.10.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lëshoi vendimin për kryerjen e kontrollit të banesave dhe vendeve për 15 persona,”- shkruhet dër të tjera në e-mail.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Policia e Shtetit thirrje mediave: Mos publikoni databazat me të dhënat sekrete, do përgjigjeni para ligjit

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Policia e Shtetit

TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje mediave audiovizive, të shkruara e online që të mos publikojnë asnjë të dhënë apo e-mail që ka 'rrjedhur' nga databaza sekrete si pasojë e sulmeve iraniane. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit shkruan se në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë e do të ndiqen penalisht. Në njoftim theksohet se Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:

Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.

Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Zbardhet e-maili/ DEA informoi Nanon: Kjo është kompania që po sjell kokainë nga Ekuadori, droga përpunohet në një magazinë

 

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
DEA

 

TIRANË- Të tjera e-maile vijojnë të zbardhen pas rrjedhjes së dosjeve sekrete të Policisë së Shtetit, pas sulmit nga hakerat iraninë. Mes e-maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shteti, Gledis Nano bie në sy një informacion nga DEA e Athinës, e cila e ka njoftuar PSH për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori. E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021 dhe shkruan për një kompani me seli në Durrës, ZICO SHA.  

DEA informon Tiranën zyrtare se më 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Droga, sipas informacioneve ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit që kishte destinacion Durresin e se kompania marrëse ishte ZICO SHA. Arben Qimja dhe Trifon Murataj përmenden si emra të përfshirë në trafikun e kokainës.

“Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.”- thuhet në e-mail.

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Emaili

Pjesë nga e-maili:

Informacioni i mëtejshëm nga Zyra e DEA: “Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me  ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA.

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Emaili

Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri. Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Emaili

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Çeku vuri në lëvizje institucionet, zbardhet e-maili i Nanos drejt Ambasadës së SHBA-ve: Lëvizi me mjetin e zi

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Ish-Drejtori i Policisë, Gledis Nano dhe ambasadorja Yuri Kim

TIRANË- Ish-Drejtori i Policisë, Gledis Nano i përcillte informacion ambasadës amerikane mbi një shtetas çek të dyshuar si spiun. ‘Rredhja’ e dosjeve sekrete ka nxjerrë në pah dhe një e-mail që Nano i kishte dërguar mbasadës së SHBA-ve për një shtetas çek. Në e-mailin e publikuar nga grupi i hakerave "Homeland Justice” që kishte qenë pranë zonës ku u realizua stërvitja ushtarake e NATO-s, “Defender 2021”. I dyshuari ishte shtetasi çek Filip Carek dhe Nano vë në dijeni ambasadën mbi lëvizjet e tij. Në e-mail, Nano tregon se çeku lëvizte me një makinë të marrë me qira, tip Seat Arona, me targa AA513UM, me ngjyrë të zezë.

EMAIL I PLOTË:

Lënda: Informacion shtesë mbi verifikimin e automjetit me targë AA513UM.

AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS ZYRËS PËR ÇËSHTJET RAJONALE (RAO)
Tiranë

Në vijim të bashkëpunimit tonë lidhur me aktivitete që mund të cënojnë sigurinë dhe mbarëvajtjes e stërvitjes së NATO, “Defender 2021”, më lejoni t’ju informoj lidhur me verifikimet e kryera për përdoruesin e automjetit me targë AA513UM gjatë datave 01 – 11 Maj 2021, dhe konkretisht: 1. Sipas verifikimit në kompaninë e automjeteve me qera “Albanian Car Rental”, rezulton se: Në datën 01 maj 2021 ora 10.00 pranë kompanisë “Albanian Car Rental”, (në Rinas) automjeti tip Seat Arona, me targa AA513UM, me ngjyrë të zezë është marrë me qera nga shtetasi i huaj Çek Filip Carek, i datëlindjes 16 janar 1999, i cili e ka dorëzuar këtë makinën (përsëri në Rinas) në datën 11 maj 2021 ora 10.00. Pranë kësaj kompanie ai ka paraqitur një patente çeke nr. 990116/1611 dhe kartë identiteti çeke me nr. 212452611. Në praktikën e dokumenteve (të kompanisë Albanian Car Rental) rezulton se shtetasi Filip Carek ka deklaruar numrin e telefonit +420728684507, adresë emaili [email protected] si dhe adresë banimi Cizova 20/39831. Pagesa e faturës së automjetit është bërë me kartë krediti (të dhënat e të cilës gjenden në praktikën bashkëlidhur). Sipas materialit të marrë nga GPS ky shtetas ka udhëtuar në disa qytete të vendit nga veriu në jug. Në datë 05 maj 2021 ora 23.53 deri në datë 07 maj 2021 ora 13.05 sipas GPS të automjetit rezulton se ka qenë në rrethin e Beratit (fshati Velabisht dhe Bogovë).

2. Sipas verifikimit në sistemin TIMS rezulton se: Shtetasi i huaj Filip Carek, i datëlindjes 16 janar 1999, ka hyrë në Republikën e Shqipërisë në datë 01 Maj 2021 përmes pikës së kalimit kufitar Aeroporti “Nënë Tereza”, Rinas dhe ka dalë në datën 11 Maj 2021 po përmes kësaj pike kalimi kufitar, duke përdorur dokumentin e identifikimit çek me nr.212452611 lëshuar në datë 18 nëntor 2020 e vlefshme deri më datë 18 nëntor 2030. (Bashkëlidhur gjeni printimin nga TIMS). Bashkëlidhur gjeni dokumentacion shoqërues të marrë nga kompania “Albania Car Rental” bashkë me printime të GPS për lëvizjet e automjetit me targë AA513UM për datat 01 – 11 Maj 2021. Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit vlerëson bashkëpunimin me Ju në luftën kundër terrorizmit dhe mbetemi të gatshëm në çdo kohë për bashkëpunim dhe koordinim të mëtejshëm. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin! D R E J T O R I. Drejtues i Parë Gledis NANO.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

‘Rrjedhja’ e dosjeve sektete, ish-kryeministri Mustafa: Edhe ndaj meje është planifikuar atentat, drejtësia e di

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa

KOSOVË- Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish Isa Mustafa, ka thënë se edhe ndaj tij është planifikuar një atentat. Pas ‘rrjedhjes’ së dosjeve sekrete të Policisë së Shtetit që zbuluan se është planifikuar vrasja e kryeministrit Albin Kurti, ish-kryedemokratit Lulzim Basha e disa të tjerëve, Mustafa tha se edhe ai është sulmuar.

Ish-kryeministri i Kosovës përmendi disa raste kur ai ishte sulmuar me bomba molotovi dhe me gurë nga militantët e Vetëvendosjes.

“Ka pasur edhe veprime për atentat siç është gjuajtja e shtëpisë time me bomba molotov nga VV, tentimi të gjuhet makina ime zyrtare nga militantët e VV-së me iriq të hekurt, gjuajtja me gurë e makinës time, por duke e qëlluar makinën e përcjelljes policore në një natë në kthim nga Suhareka. Të gjitha këto i dinë organet e drejtësisë,”- tha Mustafa.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

3 VITE ME PARE

“Plehrë, zhduku nga zyra”/ Rrjedhja e e-maileve zbulon sherrin në zyrën e Panganikës, Bala iu ‘ankua’ Nanos

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Ish-drejtori i Policisë Gledis Nano

TIRANË- Dokumetet e rrjedhura pas sulmit nga hakerat iranianë kanë zbuluar edhe një sherr të ndodhur në në zyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika dhe shefit të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, Haxhi Bala. Në mesazhet elektronike sekrete drejtuar ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Bala i shpjegon ish-kryepolicit se është ofenduar dhe përzënë nga zyra nga Lorenc Panganika. Haxhi Bala tregon se se Panganika e kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar të paraqitej në zyrën e tij, por kur ka shkuar aty është përballur ashpër me të. Sipas Balës, pavarësisht se ai i ishte drejtuar në një formë të qetë dhe u ishte përgjigje të gjitha pyetjeve të tij, Panganika e kishte ofenduar, e kishte quajtur ‘plehrë’ dhe e kishte përzënë nga zyra.

E-maili i Haxhi Balës kundrejt Gledis Nanos:

Pershendetje Zoti Drejtor, Ju informoj se sot me date 22.12.2021, me ka ndodhur ajo qe nuk me ka ndodhur nga data 03.07.1990, qe kam filluar pune. Ne orën 12:24, me telefonon Titullari i njësisë Zoti Lorenc PANGANIKA, ne lidhje me disa praktika te dërguara për nënshkrim. Ngjitem lart ne zyra e Titullarit, dhe po e sqaroja për praktikat e dërguara, konkretisht, për praktiken me objekt: Trajtimin me ushqim te te ndaluarve dhe arrestuarve deri ne sqarimin e pozitës se tyre, për shkak se kontrata përfundon me date 31.12.2021. Gjate sqarimit, pyetje-përgjigje te karakterit sqarues, me shume mosbesues se sa shterues, duke i marre me radhe termat e përdorur, referenca ligjore, kush merr pjese ne procedure, hidhet ne sistem apo jo, etj, normale deri këtu. Pas përsëritjes disa here te pyetjeve, Drejtori Vendor i  Policisë, Zoti PANGANIKA, me kërkoi një informacion për te njëjti problem, qe e sqarova, duke i sjelle ne vëmendje se: Praktika (Memo, Informacion, Relacion, Justifikime për përzgjedhjen e procedurës, shkresa) ja ku janë dhe ja ve ne dispozicion: ju kam bere me dije; i ke nënshkruar dhe keni lënë detyra,  dhe paralelisht duke e mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë.

Zoti Drejtor, ndërkohë nga ky qëndrim, duke menduar se kisha dy jave qe punoja intensivisht për këtë procedure, sepse rrezikojnë te mbeten pa trajtim me ushqim personat e ndaluar dhe arrestuar deri ne sqarimin e pozitës se tyre; duke mbajtur komunikime intensive me:

Agjencinë e Blerjeve te Përqendruara, ne Ministrinë e Brendshme,

Agjencinë e Prokurimit Publik,

Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, ne DPPSH, dhe pas këtij angazhimi disa ditor, ne funksion te përmbushjes se detyrës, sot, me date 22.12.2021, ne Sistemin e Prokurimeve te Elektronike, u botua publikimi i procedurës se përzgjedhur (e them me shume sinqeritet u gëzova, pasi mendova dolëm nga ngërçi), dhe ndërkohë paralelisht kam mbajtur te informuar ne kohe reale Titullarin e njësisë, dhe pasi e sqarova për gjithçka, vazhdova: Drejtor po me lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet qe mbuloj  dhe drejtoj.

Vazhdova: Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj te bej kërkesë dhe te iki.  Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje: Dokumentet qe kishim dy jave qe punonim, mi hodhi fytyrës; vijoji duke me quajtur plehre; dil jashtë nga zyra; mos ta shoh surratin; kjo, ne zyrën e shtetit, për punën e shtetit, me punonjësin e shtetit.

I thashë: Ruaj qetësinë dhe mos fyej, sepse po i kthen personale. Dola nga zyra dhe zbrita ne zyre, thjesht për te mos agravuar situata me shume. Nuk e kam provokuar (fatkeqësisht nuk kisha prezent te tjerë), përkundrazi kam qene i qete, shume institucional, duke respektuar rregullat e etikes dhe komunikimit, duke i thënë: Aktualisht jam shume, shume keq emocionalisht dhe i fyer, ndërkohë nuk me behet te hap as zyrën dhe as te komunikoj me vartësit. Unë e di qe Ai është Drejtor, mund te këtë dhe suport, por, nuk mund ta lejoj qe sot ndaj meje te përdoret ky zhargon, i denje as për një  njeri te rëndomtë.

Zoti Drejtor, unë e kuptoj, ka 2 muaj qe mban këtë qëndrim, nuk vazhdon me kështu, por me emëro diku tjetër përkohësisht, pasi e kam pamundur te vazhdoj. Kaq sa për informacion, sepse mundet qe edhe Titullari i njësisë, mund te beje te njëjtën gjë. Duke Ju falënderuar dhe kërkuar mirëkuptim për çdo shqetësim. Shefi i Sektorit Ekonomik Haxhi BALA.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Plani për ta vrarë u zbulua sot, deputeti Haliti: Për mua kjo është e zakonshme, që nga viti 1985

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti

KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka folur pas dokumentit të publikuar nga hakerët, në të cilin thuhet se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e kryeministrit Albin Kurti, Ismet Haxhës dhe atij vetë. Halili thotë se ka pasur lajmërime për këtë ngjarje, por shton se kjo nuk është e vetmja herë që ai është tentuar të vritet. Ai ka thënë se gjëra të tilla, si atentatet, kanë qenë mjaft të zakonshme për të që nga viti 1985.

“Unë kam pas paralajmërime, më kanë lajmëru edhe policia. U kanë një kohë kur më kanë ruajt, unë i kam këto të përhershme që nga viti 85, i kam kështu të rregullta. Më kanë tregu që është diçka por skam pas (mbrojtje). Ndoshta në distancë e që se kam ditë. Rreth 3 vjet më herët më kanë ruajt 6 muaj kam pas mbrojtje të afërt të policisë, shtëpi, punë, rrugë kudo që kam lëvizë,”- tha Haliti.

I pyetur nëse është informuar rreth arsyes së mundshme rreth vrasjes së tij, ai tha “nuk e di, ata e dinë”.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Plani për vrasjen e tij, qeveria e Kosovës e konfirmon! Ja si qëndron e vërteta

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Albin Kurti

KOSOVË- Zyra për Informim e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimin e sotëm se në vitin 2021 ishte planifikuar vrasja e Kurtit. Zyra e kryeministrit Kurti konfirmon për Gazetën Express se për atentatin e planifikuar ndaj tij, kryeministri Kurti ishte informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Më tej, në përgjigjen e ZKM-së për Gazetën Express thuhet se institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së, transmeton Gazeta Express.

Sipas ZKM-së, “rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”.

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano. Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

PASAPORTA- Hakerat zbulojnë identitetin e rusit të dëbuar një vit më parë

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Georgi Budavov

VLORË- Hakerat kanë publikuar shkresën e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, ku është firmosur dhe vulosur dëbimi i një shtetasi rus. Ngjarja ka ndodhur më 10 maj të vitit 2021.

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet

Georgi Budavov është rus i dëbuar nga autoritetet shqiptare pas dyshimeve për spiunazh.

“Nuk plotëson kushtet e nevojshme për qëndrim në Shqipëri”, thuhet në shkresë.

3 VITE ME PARE

Mori urdhër për të vrarë Bashën! Ymeri me një veshkë, ia dhuroi shokut të luftës në 2015-ën

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Lulzim Basha

TIRANË- Hakerat kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Shqipëri dhe Kosovë. Në Shqipëri, kanë marrë informacione nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano. Një prej informacioneve të siguruara nga ato, bën fjalë për një atentat që kanë dashur t'i bëjnë Lulzim Bashës. 

Personat që ishin kontraktuar për vrasjen janë identifikuar si: Fatmir Gurgurrovci, banues në Kosovë; Arben Ymeri, banues në Kosovë dhe Afrim Morina, i datëlindjes 20.12.1959, banues në Maqedoni, me detyre punonjës i Policisë. Megjithatë pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua. 

Mirëpo një fakt interesant rrjedh nga dokumentet.

Arben Ymeri është me një veshkë sepse rreth vitit 2005, i ka dhuruar një veshkë shokut të tij të luftës Mehdi Gashi nga Prishtina.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Rrjedhin të dhënat! Publikohet lista me personat e shpallur në kërkim në Vlorë dhe Tiranë

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Hacker

TIRANË- Rrjedhje tjetër informacioni sekret! Faqja e hakerave “Homeland justice” ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës dhe Tiranës. Në lista shfaqen emrat dhe të dhënat e personave në kërkim, një databazë kjo e policisë në dy qarqet e vendit. Dosja.al e disponon listën me emra, po për arsye sigurie nuk e bën të ditur.

Ndërkohë, hacekrat kanë bërë publike të dhënat nga e-mail i ish drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano, i cili informonte për një sulm në ambasadën e Shqipërisë në Athinë. Po ashtu, është zbuluar se në 2017 ishte planifikuar që t'i bëhej atentati Lulzim Bashës dhe Albin Kurtit.

3 VITE ME PARE

'Kujdes se të vrasin'/ ZBULOHET "SHKAKU", Talo Çela erdhi për kafe, tek hoteli e priste Ervin Mata

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Ervin Mata dhe Talo Çela

TIRANË- Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion për të shumëkërkuarin Talo Çela. Në e-mailet e ish-kryepolicit, të 'rrjedhura' nga databaza sekrete e Policisë së Shtetit, pas sulmit nga hakerat rusë, rezulton se ne datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga e Dibrës, konkretisht tek hotel "Victoria", të cilës iu vendos tritol disa ditë më parë.

Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë. Ata kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë në makinë me një femër dhe një femijë. Kurse më datën 5 ka qënë vetëm.

Sipas informacionit, Talo Çela ka marrë kontakt me Ervin Matën. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që: Le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im.

Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë. Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.

3 VITE ME PARE

Rrjedhin e-maile të tjera, Gledis Nano informoi për sulmin me eksploziv ndaj Ambasadës Shqiptare në Athinë

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Ambasada Shqiptare ne Athine

TIRANË- Ditën e sotme janë bërë publike nga hakerat, e-mailet personale të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. 

A2cnn informon se një prej e-maileve të bëra publike, ka të bëjë me një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë. Në këtë informacion Drejtoria e policisë së Shtetit dhe njësia e antiterrorit i dërgon një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryqytetin grek.

Në dokument shfaqen emrat e 4 personave që sipas të dhënave po organizonin sulmin me lëndë eksplozive në prill të vitit 2021. Në dokument thuhet se në datë 25 prill 2021, shtetasit Llambi Angjeli, Totila Beba, Edvin Miho dhe Thanas Trasha kanë planifikuar një sulm me lëndë shpërthyese.

Më herët ditën e sotme u bënë publike dokumenta të tjera sekrete, ndër to të dhënat biometrike,  të gjitha hyrje-daljet nga vendi të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit Gledis Nanos dhe e-maile sekrete të ish-drejtorit për çështje të “nxehta”.

3 VITE ME PARE

“Do vrasin Lulzim Bashën”/ Dalin faktet: Si u alarmua Policia, ishte 'kontaktuar' një ish-ushtar i UÇK

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Lulzim Basha

TIRANË- Tre persona u vunë nën hetim në vitin 2017, pasi u akuzuan se do të përgatisnin një sulm për të ekzekutuar në atë kohë liderin e opozitës Lulzim Basha. Madje në prill të 2017, Lulzim Basha filloi t’i druhej një atentati ndërsa për të u caktua një shtim i efektivëve të Gardës që merrej me ruajtjen fizike të kreut të opozitës Lulzim Basha. Shtimi i befasishëm i eskortës së kreut të opozitës hodhi dyshime mbi faktin nëse kishim të bënim me një kërcënim ndaj Lulzim Bashës. E konkretisht kështu rezultoi, pasi hetimet u shtrin në vendin tonë, ndërsa në shënjestër të hetuesve ishin tre persona.

E gjitha nisi në intervistën e dhënë nga ana e të ndjerit Bujar Nishani në emisionin “Arena”, në stacionin televiziv Ora News, të datës 13.04.2017, i pyetur nga gazetari nëse ka dijeni për një kërcënim të mundshëm ndaj asokohe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Siguria e aktorëve kryesor politik sidomos në situata shumë të tensionuara politike që mund të eskalojnë në tensione sociale, është një element shumë serioz. E dyta, asnjëherë nuk duhet të neglizhojmë faktin që nuk kemi vetëm miq, por ka dhe mjaft aktor të cilët punojnë dhe synojnë dhe investohen për të destabilizuar Shqipërinë, për të destabilizuar rajonin”.

Personat që ishin kontraktuar për vrasjen janë identifikuar si: Fatmir Gurgurrovci, banues në Kosovë; Arben Ymeri, banues në Kosovë dhe Afrim Morina, i datëlindjes 20.12.1959, banues në Maqedoni, me detyre punonjës i Policisë. Megjithatë pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua.

Arben Ymeri është ndaluar gjatë një vizitë të tij për në Shqipëri dhe është marrë në pyetje nga Interpoli, ndërsa me vete mbante 29 numra telefoni. Në 2019, ai ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe. Nga kqyrjet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

Më tej në raport: Në vitin 1997 Arbeni ka qenë në shkollën e mesme “Gjin Guzulli”, dega elektroenergjitë, të cilën e ka lenë pa mbaruar për shkak të luftës në Kosovë. Mbas shkëputjes nga shkolla Arbeni i është bashkuar UÇK-së në zonën e Rahovecit e Malishevës. Në luftë ka marr pjesë si ushtar i thjeshtë, dhe për shkak të moshës nuk është angazhuar shumë në luftime. Një muaj përpara se të mbaronte lufta është shkëputur prej saj pasi është njoftuar se vëllai i quajtur Amir e kishin arrestuar Serbët dhe e kishin çuar në Bllacë, e cila ndodhet në një zonë midis kufirit të Kosovës dhe Maqedonisë. Arbeni ka qenë i dënuar, i akuzuar nga Policia e Kosovës për “Vepra Terroriste”. 

Nga të gjitha veprimet hetimore të kryera për ketë procedim nuk janë gjetur prova dhe fakte që të vërtetojnë lidhjet midis personave të dyshuar si dhe të kenë kryer veprime të cilat mund te realizonin kryerjen e këtyre veprave penale. Por të dyshuarit nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën që kanë filluar hetimet, gjithashtu duhet theksuar se kanë qenë shumë kohë më përpara dhe shumë kohë më pas këtyre hetimeve. Duke qenë nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Plan për vrasjen e Albin Kurtit, kush është i dyshuari, ekspert në përdorimin e snajperit

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Albin Kurti

TIRANË- Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet. Objektivi tjetër është Xhavit Haliti, anëtar i PDK-së dhe ish-deputet, i cili do të vritet muaj pas Haxhës, për ta bërë të duket si hakmarrje për vrasjen e Haxhës.

Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Republikës së Kosova. Me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohet dhe PDK dhe AAK do të dobësohen të marrë udhëheqjen politike në vend dhe Shërbimi i Sigurisë së Kosovës do të shpërbëhet. Sipas informacioneve, të tre atentatet do të ndodhin brenda 4 muajve. Atentati ndaj Ismet Haxhës ishte planifikuar të kryhet me pushkë gjuetie, ndërsa tjetri me snajper ose pushkë.

I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedentë penalë për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u deklarua i kërkuar në vitin 2016, pas kontrollit në shtëpinë e tij iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator 2021, për të urdhri i kërkimit anulohet, por konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Republikës së Kosova. Me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohet dhe PDK dhe AAK do të dobësohen të marrë udhëheqjen politike në vend dhe Shërbimi i Sigurisë së Kosovës do të shpërbëhet. Sipas informacioneve, të tre atentatet do të ndodhin brenda 4 muajve.

Për të parandaluar ngjarjen, njësiti Antiterror i PK-së ka ndërmarrë këto veprime: -kontrolluan të dhënat ekzistuese të PK-së por nuk gjetën asgjë për këtë person; verifikuan sistemin e menaxhimit të kufirit dhe konstatuan se Prek Kodra ka shumë hyrje-dalje brenda dhe jashtë Kosovës. Regjistrimi i tij i fundit është më 03 Nëntor 2021, që është një dalje nga Kosova përmes pikës kufitare të Vërmicës, etj. Njësiti i Kundër Terrorizmit të PK-së ka identifikuar 17 persona që mund të kenë lidhje me këtë person dhe ndërmarrjen e veprimeve shtesë në terren. Por ende nuk është kapur. 

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

3 VITE ME PARE

Dokumenti sekret: Talo Çela lëviz në Tiranë, u takua në hotel me personazhin e njohur. Kë do të vriste?

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Talo Çela

Talo Çela vijon të mbetet një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri pas një morie atentatesh që policia dyshon se ai është organizator apo autor i tyre. Për herë të fundit, Talo Çela dyshohet se është parë në publik në maj të këtij viti ku gjatë një atentati mbeti i plagosur Nuredin Dumani.

Pas këtij atentati, Dumani tregoi gjithçka duke zbërthyer vrasjet dhe krimet e tjera që kishte bërë vetë apo bashkë me Talo Çelën.

Policia ka qenë në ndjekje të përhershme të Çelës edhe pse nuk ka mundur ta kapë dot. Sipas një dokumenti të klasifikuar të siguruar nga abcnews.al, Talo Çela është parë të lëvizë në fund të gushtit të vitit të shkuar në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tiranë ku edhe ka qëndruar aty.

Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë një herë të lëvizë me një grua në makinë, si edhe radhën tjetër është ulur në një hotel në të zonë me tre persona të tjerë.

Një informator i policisë e ka konstatuar Çelën të qendrojë në praninë e një personazhi të njohur të krimit në vend, i përfshirë në një konflikt të hapur me një tjetër grup kriminal që operon në zonën e Tiranës Laçit dhe Lezhës.

Policia dyshonte në atë kohë se ky takim ishte bërë me qëllimin që personazhi i njohur i krimit të porosiste Talon Çelën për të vrarë kundërshtarin më të madh të tijin në atë kohë, i cili lëvizte lirshëm nëpër Tiranë edhe pse kërkohej nga policia si edhe armiqtë e tij.

Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar. Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur./abcnews.al

3 VITE ME PARE

Hakerat nuk ndalen! Publikohet skeda elektronike e TIMS-it të Gledis Nanos, ish-kryepolici udhëtoi në Dubai në mars

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet
Gledis Nano dhe TIMS

TIRANE- "Homeland Justice" ka vazhduar me publikimin e të dhënave sensitive që ka mundur të marrë gjatë sulmit kibernetik në sistemet elektronike të vendit. Kësaj here, radhën e ka patur ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Hakerat kanë publikuar të dhënat personale të Nanos përfshirë edhe numrat personalë të tij dhe të trungut familjar, listën e udhëtimeve dhe pagesat në sigurimet shoqërore. Nga vëzhgimi rezulton se lëvizjet e Nanos jashtë vendit kanë qenë të kufizuara me vetëm 2 udhëtime jashtë vendit gjatë kohës që ka drejtuar Policinë e Shtetit. Më 22 nëntor 2021, Nano ka qenë në Stamboll ndërsa më 13 mars të 2022, ish-drejtori i Policisë ka qenë në Dubai me një udhëtim pa shofer dhe të paraportuar zyrtarisht në media. 

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet

Përkundrejt asaj që pretendon kryeministri Edi Rama se hakerat nuk kanë mundur të marrin informacione të klasifikuara, e kundërta duket se është e vërtetë. Në postimin e tyre, "Homeland Justice" pretendojnë se disponojnë edhe listën e emaileve të Nanos në lidhje me një sulm të pretenduar terrorist në Durrës. 

Hakerat zbërthejnë e-mailet e Gledis Nanos, si u parandaluan atentatet

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë

policia e shtetit dosjet sekrete te policise

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën