LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova qëllon për vdekje bashkëshortin dhe më pas veten, arsyet e krimit mister (EMRAT)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. • Çifti i shqiptarëve nga Kosova, të identifikuar si Sabrina dhe Pajtim Krasniqi janë gjetur të pajetë në ballkonin e apartamentit të tyre. • Policia amerikane ka njoftuar se 27-vjeçarja ka qëlluar disa herë me armë zjarri bashkëshortin e saj, 34 vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten. • Ende nuk dihen arsyet që sollën tragjedinë e ndodhur mesnatën e 27 nëntorit. • Një regjistrim i siguruar nga policia, i të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin "ShotSpotter" kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura pas një pauze të shkurtër nga një e gjashtë. • Ndërkohë sipas mediave në SHBA, të dhënat e pronave të qarkut Broward treguan se apartamenti luksoz në katin e 45-të, ku ndodhi vrasja ishte i marrë me qira. • Lidhur me ngjarjen, ka reaguar edhe motra e Pajtimit. • Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze, akuzon po ashtu Sabrinën se i ka vrarë të vëllanë.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Çifti shqiptar u gjetën të vdekur në apartamentin luksoz/ Zbardhen detaje, gruaja qëlloi disa herë me armë zjarri bashkëshortin dhe më pas veten

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova
banesa

SHBA- Janë zbardhur detaje të lidhur me vdekjen e Pajtim dhe Sabrina Krasniqit, çiftit shqiptar nga Kosova që u gjetën të pajetë në një apartament në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia amerikane tha sot se 27-vjeçarja ka qëlluar me armë zjarri disa herë bashkëshortin e saj, 34 vjeç, dhe më pas veten.

"Përmes hetimeve është konstatuar se Sabrina Krasniqi ka qëlluar për vdekje disa herë bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre të përbashkët", tha policia në njoftimin për media amerikane. Por ende nuk dihen arsyet që sollën tragjedinë. 

Një regjistrim i siguruar nga policia, i të shtënave me armë zjarri që shkaktoi alarmin ShotSpotter kapi pesë të shtëna radhazi, të ndjekura pas një pauze të shkurtër nga një e gjashtë. Të dhënat e pronave të qarkut Broward treguan se apartamenti luksoz në katin e 45-te ishte i marrë me qira.

Lidhur me tragjedinë e ndodhur më 27 nëntor, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit. Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze, akuzonte Sabrinën se i ka qëlluar për vdekje me armë zjarrin të vëllanë.

1 VITE ME PARE

FOTO+EMRAT/ Tragjedi në familjen shqiptare, çifti i bashkëshortëve nga Kosova gjenden të vdekur në banesën e tyre në SHBA

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova
viktima dhe vendngjarja

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një çift shqiptar nga Kosova janë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e 27 nëntorit në ballkonin e banesës së tyre. Çifti janë identifikuar si Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, të cilët u gjetën të vrarë në apartamentin e tyre në katin e 45-të.

Lidhur me tragjedinë e ndodhur, ka reaguar edhe vetë motra e Pajtimit, Albana përmes një postimi në Facebook të shkruar në gjuhën angleze. Motra e viktimës ka akuzuar gruan e Pajtimit se e ka qëlluar të vëllanë me 5 plumba. 

“ Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij. Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’ia merrte jetën vëllait tim, kur ajo e qëlloi me 5 plumba në krahërorin e tij. Personit të cilin i besonte kaq shumë, personin të cilin e zgjodhi të kalonte jetën edhe ia mori. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllëzërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë, Pajtim”, shkruan ajo.

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA/ 27-vjeçarja nga Kosova
postimi i motres

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në mesnatë, ku dyshohet se janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, dhe më pas janë gjetur të vdekur burrë e grua. Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të vrasjes së dyfishtë.

sabrina krasniqi pajtim krasniqi vrasje ne shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet