LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten në liqen 4 anëtarët e fisit Zogu, nxirren trupat e pajetë

•Tragjedi në familjen Zogu nga fshati Cingar i Poshtëm në Gramsh. •Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. •4 anëtarët e familjes Zogu u futën në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më që aty. •Ishin forcat palombare të RENEA-s, të cilët pothuajse brenda 90 minutave, nxorrën nga uji trupat e pajetë të 4 viktimave.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Babai me 2 djemtë e nipi u mbytën në liqenin e Banjës/ Banorët me lot në sy: Të rrethohet liqeni, duhen roje, s’ka institucione!

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten në liqen 4 anëtarët e fisit Zogu,
tragjedia ne Gramsh

GRAMSH- Të tronditur nga tragjedia në Gramsh, banorët në një prononcim për mediat kanë kërkuar që të rrethohet liqeni, e po kështu është nevoja imediate që të ketë roje. Banorët shprehen të shetësuar për rrezikun që mund t’u vijë nga liqeni. Ata kërkojnë që liqeni, në pjesë të caktuara të rrethohet, si dhe të vendosen tabelat përkatëse që instruktojnë njerëzit të mos lahen, pasi rrezikojnë të mbyten.

“Jemi aq shumë të rrezikuar sa s’ka, sidomos për fëmijët e vegjël. Nuk as roje, asnjë gjë, është katastrofë. Ne na kanë lënë pas dore, jemi të mbaruar, po u përplase dole nga makina dhe re në liqen, je i mbytur”, u shpreh një prej banorëve për “EuroNews”.

Një tjetër banor shprehet se institucionet duhet që të marrin masa. “Jemi shumë të tronditur, 4 varre në një shtëpi. Është shumë i rrezikshëm, se duhet të bënin rrethime të liqenit. Tabela jo, roje jo, s’ka asnjë gjë aty. Këtu s’ka institucione”, tha qytetari.

Arben Zogu, 46-vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19-vjeç dhe Estin e vogël 14-vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç u mbytën pasditen e 21 korrikut 2023. Ata kishin shkuar për tu larë.

2 VITE ME PARE

U futën për t’u larë në liqenin e Banjës, por s'dolën të gjallë! Këta janë 4 personat që u mbytën në Gramsh

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten në liqen 4 anëtarët e fisit Zogu,
Viktimat

TIRANË- Personat në foto janë viktimat të cilët mbrëmjen e kaluar u mbytën në liqenin e Banjës në Gramsh. Bëhet fjalë për Arben Zogu 46 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipin, Melsi Zogu, 20 vjeç.

Ata ishin futur për t’u larë në liqen, por nuk dolën të gjallë më prej tij. Katër anëtarët e familjes Zogu u nxorën të pajetë nga palombarët pas 90 minutash kërkime. Sipas shefit të zjarrfikëses, por edhe banorëve të zonës, dyshohet se personat kanë mbytur njëri tjetrin në tentativë për të shpëtuar.

Banorët thonë se në liqen ka gropa të mëdhaja dhe nëse nuk di not rrezikon jetën./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Tragjedia me 4 viktima në Gramsh/ Bashkia merr vendimin për përballimin e shpenzimeve të funeralit për familjen Zogu

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten në liqen 4 anëtarët e fisit Zogu,
Motori dhe sendet e viktimave

GRAMSH- Shqipëria është tronditur nga tragjedia që ka kapluar familjen Zogu në Gramsh, së cilët i ndërruan jetë 4 familjarë duke u mbytur në Liqenin e Banjës. Kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi ka ngushëlluar familjen Zogu, duke njoftuar se bashkia ka marrë vendim që të mbulojë shpenzimet e funeralit për familjen Zogu dhe premton një mbështetje në vazhdimësi.

Kryebashkiaku i Gramshit Besian Ajazi:

Tronditës lajmi tragjik për mbytjen në liqenin e Banjës të katër bashkëqytetarëve tanë. A.Z 46 vjeç, R.Z 19 vjeç, E.Z 14 vjeç, babai me dy fëmijët dhe kushëriri i tyre M.Z 20 vjeç kishin shkuar për tu larë në liqen, në fshatin Drizë por nuk mundën të dilnin dot dhe të ktheheshin në shtëpi si zakonisht.

Nuk gjej dot fjalët për të shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi që pushtoi dy familjet Zogu, familje të thjeshta, të respektuara dhe të dashura në komunitetin ku jetojnë. Lutem që familjarët dhe të afërmit të gjejnë forcën në zot për të përballuar këtë dhimbje të madhe Lutem që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqen e amshuar

*Bashkia Gramsh në mbështetje të dy familjeve, për të zbutur sadopak këtë dhimbje të madhe, ka marrë vendimin për përballimin e shpenzimeve të funeralit për katër bashkëqytetarët tanë ndërsa do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Gramsh, kreu i zjarrfikëses: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin në përpjekje për të ndihmuar

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten në liqen 4 anëtarët e fisit Zogu,
Shefi i zjarrefikeses

GRAMSH- Tragjike ishte fati i 4 anëtarëve të fisit Zogu, të cilët u mbytën në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Shefi i zjarrëfikëses tregoi se të 4 personat nuk dinin not, e se në përpjekje për të shpëtuar njëri-tjetrin, u mbytën.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë… Faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.

4 jetë u shuan në mënyrë tragjike pasditen e djeshme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç.

Ata ishin larguar rreth orës 15:00 nga shtëpia për t’u larë në liqen, por fatkeqësisht humbën jetën të katërt./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ngjarja tragjike me 4 viktima në Gramsh, babai i të riut që u mbyt: Mora makinën dhe erdha me vra, u futa deri diku...

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten në liqen 4 anëtarët e fisit Zogu,
Babai i viktimes

GRAMSH-Tragjik rezultoi fati i 4 personave dje në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi i tij, të cilët hynë për t’u larë në liqen dhe nuk dolën më nga hidrocentrali i Banjës. Babai i 20-vjeçarit Melsi Zogu tregoi për mediat se të 4 viktimat kishin shkuar në liqen për t’u larë, por pasi ata nuk iu ishin përgjigjur telefonit, babai ishte nisur drejt vendngjarjes.

“U detyrova që të merrja një makinë dhe erdha me vrap. U futa deri diku, por nuk gjeta gjë. Djalin kam. Ata ikën për t’u larë. Babai me dy fëmijët e tjerë janë kushërinjtë tanë. I kanë me motor e telefona këtu. U nisën në orën 3 dhe i morëm në orën 17:00 në telefon. Kanë ardhur këtu janë larë. Nuk dimë më gjë më tej.”, tha babai i 20-vjeçarit.

Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur RENEA nxjerr trupat e pajetë nga liqeni i Bënjës, familjarët shpërthejnë në lot

Tragjedi në Gramsh/ Mbyten në liqen 4 anëtarët e fisit Zogu,
Familjari

GRAMSH- Këto janë momentet kur nxirren të pajetë trupat e 4 personave që mbytur në liqenin e Bënjës. Forcat e RENEA-s nxorrën trupat e babait me dy djemtë dhe të nipit 20-vjeçar.

Familjarët kanë shpërthyer në lot e të qara pasi kanë identifikuar viktimat në tragjedinë e ndodhur në Gramsh.


Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë. Ishin forcat palombare të RENEA-s, të cilët pothuajse brenda 90 minutave, nxorrën nga uji trupat e pajetë të 4 viktimave. Trupi i parë që u nxorr nga uji ishte ai i 46-vjeçarit Arben Zogu e më pas u nxorrën edhe trupat e tre djemve./Dosja.al

tragjedi ne gramsh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet