LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur, mes tyre 20-vjeçarja shqiptare, 85 të plagosur, arrestohet komandanti i stacionit hekurudhor

• Tragjedi në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 43 të vdekur dhe 85 të plagosur. • Ngjarja ka ndodhur gjatë natës që lamë pas, në afërsi të Larisas, rreth orës 23:32. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet. • Paraprakisht raportohet se treni me udhëtarë është futur në korsinë e gabuar pasi një kabëll elektrik i ka prerë rrugën duke shkaktuar masë në një prej vagonave. Udhëtimi ka vijuar i qetë, pa e ditur se pas pak minutash, do të përplaseshin me një tren komercial. • Deri më tani, si fajtor kryesor për tragjedinë në fjalë është vënë në pranga komandanti i stacionit hekurudhor të Larisës. Pas tragjedisë së ndodhur, ka pasur reagime të shumta nga Shqipëria dhe e gjithë bota që shprehin ngushëllime të shumta kundrejt familjarëve në Greqi. • Në trenin ku ndodheshin udhëtarët, mësohet se kanë qenë dhe tetë shqiptarë, të cilët i kanë mbijetuar aksidentit dhe ndodhen shëndoshë e mirë. Deri më tani Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se 5 shqiptarë janë në mesin e të plagosurve, të cilet ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një 20-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë.

48 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shkon në 43 numri i viktimave në Greqi

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Foto ilustruese

GREQI- Numri i të vdekurve nga tragjedia në Tempi ka shkuar tashmë në 43. Lajmin e dha Roubini Leontari, kreu i Shërbimit Ligjor të Larisës. Ai theksoi se ekspertiza mjeko-ligjore ka përfunduar në 43 trupa, shumica e të cilëve ishin të rinj (20-30 vjeç) dhe në gjendje shumë të keqe. Nga të dhënat e zjarrfikësve rezulton se janë 19 persona të zhdukur. Janë ata që nuk përfshihen në 43 të vdekurit, 72 të plagosurit dhe 222 që nuk kanë pasur nevojë për trajtim në dy trena me gjithsej 356 pasagjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet.

3 VITE ME PARE

Humbën jetën tragjikisht në udhëtimin me tren në Greqi, identifikohen përmes ADN-së binjaket dhe kushërira e tyre

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Binjaket dhe Kushërira

GREQI- Dy motrat binjake Thomi dhe Chrysa Plakia dhe kushërira e tyre e parë Anastasia që humbën jetën në aksidentin hekurudhor në Greqi janë identifikuar përmes ADN-së. 20-vjeçaret kishin kohë që studionin në Selanik dhe tre ditët e karnavaleve vendosën t'i kalonin me familjen në vendlindje. 

Prindërit e tyre Nikos dhe Dimitris Plakias, pronarë të tavernës së njohur "Gardenia" në Kastraki, sapo morën lajmin për aksidentin shkuan menjëherë në Larisa ku fatkeqësisht pas orëve të pafundme agonie iu desh të siguronin materialin e ADN-së për që vërteton se të tre trupat i përkasin vajzave të reja.

Dy vëllezërit janë të njohur edhe në botën e sportit të Thesalisë, pasi Nikos ka qenë prej disa vitesh drejtuesi dhe “dhjetëshja” e skuadrës së “Vrachos” dhe Dimitris ka qenë pjesëtar i të njëjtit ekip.

3 VITE ME PARE

Mitsotakis: Komiteti ndërpartiak do të shqyrtojë shkaqet e tragjedisë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Krykios Mitsotakis

GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë një deklaratë të jashtëzakonshme pas kthimit të tij nga skena e tragjedisë në Tempi. Mitsotakis foli për dhimbjen e familjarëve të viktimave dhe të zhdukurve. Ai tha se tragjedia e sotme do të mbetet e gdhendur në kujtesën kolektive të qytetarëve, duke theksuar se dhjetëra bashkëqytetarë kanë humbur jetën, shumica fëmijë të vegjël. Ai iu referua edhe dorëheqjes së Kostas Karamanlis dhe bëri të ditur zëvendësimin e tij deri në zgjedhje nga Giorgos Gerapetritis, ndërsa njoftoi se kanë dhënë dorëheqje edhe krerët e OSE dhe ERGOSE.

Deklarata e detajuar e Mitsotakis për tragjedinë në Tempi

Sapo jam kthyer nga skena e një tragjedie që do të mbetet përgjithmonë e gdhendur në kujtesën tonë kolektive. Aty humbën jetën dhjetëra bashkëqytetarë tanë, shumica fëmijë të vegjël, në një aksident të tmerrshëm treni të paprecedentë në vendin tonë.

Falenderoj nga zemra gratë dhe burrat e aparatit shtetëror që u mobilizuan që në momentin e parë. Zjarrfikësit dhe shpëtimtarët, oficerët e EKAV-it, Policisë, Pushtetit Vendor, si dhe mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë dhe psikologët në spitalet tona. Ata bënë dhe po bëjnë më të mirën në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme.

Kam takuar familjarët e viktimave dhe të zhdukurve në spitalin e Larisës. Në dhimbjen e tyre të patregueshme, me një tepricë dinjiteti, më pyetën “pse”. Dhe ata më thanë "kurrë më". Ne u detyrohemi atyre një përgjigje të sinqertë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis, duke marrë përgjegjësinë objektive politike, ka paraqitur menjëherë dorëheqjen. Po ashtu edhe krerët e OSE-së dhe ERGOSE-s. Qëndrimi i tij e nderon, pasi gjithçka tregon se drama i detyrohet, fatkeqësisht, kryesisht gabimit tragjik njerëzor.

Ministër kalimtar, deri në zgjedhjet kombëtare, emërohet Ministri i Shtetit, Giorgos Gerapetritis, nga i cili tashmë kam kërkuar që të procedohet me shpejtësi me ngritjen e një Komiteti Ekspertësh të pavarur dhe ndërpartiak, i cili do të shqyrtojë plotësisht shkaqet e aksidentit. . Por do të shikojë edhe vonesat shumëvjeçare në zbatimin e projekteve hekurudhore.

Në të njëjtën kohë, Drejtësia do të bëjë punën e saj. Do të caktohen përgjegjësitë. Ndërsa shteti do të qëndrojë pranë familjeve të viktimave. Ne do të vajtojmë fëmijët tanë, vëllezërit e motrat, miqtë tanë. Ne do të mbetemi të bashkuar edhe në këtë tragjedi. Dhe, atëherë, ne do të përkulim kokën dhe do të shtrëngojmë dhëmbët. Do të punojmë që kjo “kurrë më” që kam dëgjuar në Larisa të mos mbetet fjalë boshe.

Te premtoj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Theu xhamat dhe shpëtoi moshatarët e tij/ Veprimi HEROIK i 20- vjeçarit në Greqi: Doja t'i shpëtoja

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
20- vjeçari i mbijetuar nga aksidenti në Greqi

GREQI- Në mes të tragjedisë dhe peizazhit të zhgënjimit, dallohen ato histori që shkaktojnë emocione dhe na kujtojnë se sado dramatike të jenë momentet, ka copa shprese. Ndërsa numri tragjik rritet dhe ankthi për të bllokuarit nën tren intensifikohet, një postim në Facebook i një mjeku në Spitalin Universitar të Larisës, Eris Tziastoudis, jep një tjetër pamje të tragjedisë në Tempi. Sipas këshilltarit administrativ të Shoqatës së Mjekëve të Larisës, një student 20-vjeçar ka rënë në sy me veprimin e tij heroik, pasi ka mundur të thyejë vetë xhamin dhe të shpëtojë të paktën dhjetë të rinj, djem dhe vajza. Arsyeja për studentin Andreas Alikaniotis, i cili doli thuajse i padëmtuar nga karroca e dytë duke rrezikuar jetën, tha se donte të shpëtonte njerëzit. Dhe ia doli. 

POSTIMI I ERIS TZIASTOUDIS: 

Megjithëse qielli sot u mbush me engjëj, ne kemi fatin që kemi mes nesh një engjëll tokësor, studentin 20-vjeçar Andreas Alikaniotis, i cili doli pothuajse i padëmtuar nga karroca e dytë. Ai është një hero sepse në rrezik të jetës, me zjarrin e madh pranë tij, ai nuk e braktisi vagonin, por ia doli të thyente vetë xhamin dhe shpëtoi të paktën dhjetë fëmijë të tjerë, djem e vajza. Në ditën e zezë të sotme, Andrea na tregoi se brezi i ri i grekëve ka dashamirësi, parime dhe moral! Urime Andrea ime e bukur, urime prinderve qe te rriten!!! »

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përplasja e trenave/ Ambasadorja shqiptare në Greqi: 2 prej shqiptarëve të plagosur, në gjendje të rëndë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Luela Hajdaraga

TIRANË- Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga u shpreh ditën e sotme se nuk rezulton të ketë shqiptarë në mesin e viktimave, nga përplasja e dy trenave, ngjarje e ndodhur orët e vona të së martës në Larisa. Por, mbasadorja tha se 38 viktima janë ende të pa identifikuara.

“Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat”.

Sa i përket të plagosurve shqiptarë, ambasadorja Hajdaraga tha se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion. Në orët në vazhdim do të kemi dhe të dhëna të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre në këto orë të natës, por edhe gjatë mëngjesit të nesërm”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Nga errësirë totale, ndezi drita! Ky është MOMENTI i përplasjes së dy trenave në Greqi

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Momenti i përplasjes

GREQI- Një kamera sigurie ka kapur momentin tronditës kur treni i pasagjerëve dhe mallrave u përplasën duke sjellë dhjetra të vrarë dhe të plagosur. Sipas asaj që shihet në video, treni komercial që lëvizte për në Larisa dhe treni i pasagjerëve ishinnë të njëjtën linjë, duke lëvizur me shpejtësi 166 km/h dhe nuk mund të shmangin përplasjen.

SHIKONI VIDEON:

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

KAOS në Greqi pas tragjedisë hekurudhore/ Qytetarët e revoltuar, protestojnë me pankarta, tymë dhe bojë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Protesta në Greqi

GREQI- Atmosfera ka qenë e tensionuar edhe në qendër të Patrës pas tragjedisë hekurudhore në Tempi. Në sheshin 'Tre Aleatët' u mblodhën anëtarë të organizatave të majta. Ata marshuan gjatë rrugës në këtë zonë duke mbajtur pankarta nëpër duar. 

Marshimi është pasuar nga disa momente tensioni, pasi protestuesit kanë gjuatur me gurë dhe bojë ndaj forcave të policisë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Tragjedia me trenat në Greqi, thirrja e një nëne jashtë spitalit të Larisës: Ku është vajza ime? (PAMJE RRËQETHËSE)

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Momenti kur nëna qan

GREQI- Pamje rrëqethëse janë shkrepur jashtë spitalit të Përgjithshëm të Larisës, ku mbërrijnë familjarët e pasagjerëve të trenit për t'u informuar për fatin e njerëzve të tyre. Sipas mediave greke, një nënë që u thirr për të identifikuar vajzën e saj përmes një testi të ADN-së, e jashtë spitalit bërtiti: Ku është vajza ime?

Shikoni VIDEON:

Ndërkohë vinçat tentojnë të ngrenë pjesët e trenit, të gjithë shpresojnë se numri i të vdekurve nuk do shtohet e se nuk do të gjenden më trupa. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kabëlli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përplasje treni në Larisa, zi për makinistin 35-vjeçar që mbeti i vrarë në Tempi, miqtë: O Zot, pse na zgjove?

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Spyros Voulgaris

GREQI- Zbulohet edhe fotoja e 35-vjeçari Spyros Voulgaris, makinist treni. Personi në foto ishte shofer në Hellenic Train, por si pasagjer, pasi do të shkonte në Selanik për të marrë një tren komercial dhe për ta drejtuar atë të nesërmen për në Athinë.

Njerëzit e tij, miqtë dhe bashkëfshatarët e tij nuk mund ta besojnë se nuk e kanë më në mesin e tyre dhe kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

"Pse na zgjove o zot...? Me fat që kemi pirë kafen dhe pijen tënde të fundit bashkë... Mënyra se si u largove... Me tren... Udhëtim të mbarë Leventi im...,"-shkruan një prej miqëve të tij.

POSTIMI I PLOTË:

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Nëna e shqetësuar kërkon për fëmijën, rrëfimet rrëqethëse të të mbijetuarëve: Ishte një makth 10 sekonda! Njerëzit po bërtisnin

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
I mbijetuari nga aksidenti në Greqi

GREQI- Dëshmi rrëqethëse vijnë nga Greqia, aty ku sot rreth 40 persona mes të cilëve shumë studentë e të rinj humbën jetën tragjikisht, si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Larisa. Ndërsa mbi 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e cila ka tronditur gjithë opinionin publik dhe ka shkaktuar reagime nga gjithë vendet e Evropës është raportuar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare. Siç bëjnë me dije, një nënë e dëshpëruar dhe e shqetësuar ka humbur gjurmët e fëmijës së saj pas aksidentit të frikshëm. Ajo u tha gazetarëve se po e telefononte por nuk po i përgjigjej dhe se nuk po merrte informacion nga askush. Sipas mediave greke, shumica e pasagjerëve në trenin e pasagjerëve që u përplas me trenin e mallrave ishin studentë.

I mbijetuari, Panagiotis Stafilas, i cili ishte në njërin prej trenave, tregoi përvojën e tij të tmerrshme.

Më ka ndodhur të isha në karrocën 5, ndërsa në biletën time shkruhej vagoni 2. Në momentin e aksidentit, unë isha në gjumë, disa sekonda para përplasjes diçka më shqetësoi. Dhe befas kuptoj që ne frenojmë dhe se fytyra e një pasagjeri është e përgjakur".

Kur u pyet nëse kishte frenim, pasagjeri shpjegoi se ishte frenim i stimuluar dhe se nuk kishte ulje graduale të shpejtësisë. Përsa i përket daljes nga treni, Stafilas tregoi se fillimisht tentoi të thyente xhamat por nuk ia doli, më pas ai dhe pasagjerët e tjerë arritën të hapnin dyert.

'Vagoni i parë dhe i dytë u shkri dhe u ndez një zjarr i madh', tha ai.

Rreth orës 04:00 përfundoi transporti i rreth 200 personave të shpëtuar drejt Selanikut me pesë autobusë. Shumica prej tyre zbritën të tronditur shkallët e autobusit dhe takuan të afërmit të tyre duke shpërthyer në lot. 

Ishin disa sekonda që dukeshin si një shekull”, thotë një nga të mbijetuarit e parë që mbërriti.

Më kanë marrë flokët flakë, mami, nuk e di si kam dalë”, i tha një i ri nënës së tij, e cila po e priste. 

Mendova se do të vdisja”, tha një i ri që hipte pas makinave të përparme që ishin përfshirë nga flakët. 

"Pastaj njerëzit filluan të bërtisnin brenda, vajzat qanin. Fatmirësisht, dera e pasme u hap dhe të gjithë dolëm jashtë", përshkroi një tjetër pasagjer që u shpëtua.

Disa të tjerë nuk ishin me fat dhe, siç tregojnë ata, duhej të thyenin dritaren e vagonit me një valixhe për të dalë. Kur kanë dalë kanë parë kaos, njerëz në panik dhe makinat e përparme të përfshira nga flakët.

Duke zbritur nga autobusi, e reja ra në krahët e nënës së saj, e cila e priste prej orësh. Siç tha ajo, një koleg e ndihmoi të arratisej. Një tjetër i mbijetuar ka thënë se treni nuk është nisur në orarin zyrtar dhe udhëtimi është shtyrë. 

"Fillimisht na thanë se do të vonohej 20 minuta, pastaj një orë. Na thanë se kishte një ngatërrim në oraret. Dëgjoj dy punonjës në tren që thonë 'ku është ai shefi?' dhe në një minutë një zhurmë", thotë një pasagjer.

"Me ne ishte një grua me një fëmijë. Pranë nesh digjej një zjarr. Gjetëm një vrimë dhe arritëm të dilnim. Ishin një makth 10 sekonda, në zjarr. Nuk shihje dot përreth nga tymi, u bë panik. Dëgjuam një zhurmë, karroca filloi të rrotullohej dhe më pas përfundoi anash dhe ne dolëm", tha një tjetër pasagjer.

Një pasagjer që ishte në vagonët e fundit të trenit dëgjoi në radio frazën: “Po shkojmë kudo që të shkojë”.

"Kur dëgjuam shoferin duke folur me konduktorin dhe duke thënë 'do të shkojmë kudo që të shkojë', e kuptuam se diçka nuk shkonte. U vonuam për shkak të trafikut të rënduar në shina, ata thanë se ne Do të vonoheshim 15 minuta, sepse është një hekurudhë me një shirit. Ndoshta duhet ta kishim vonuar më shumë nisjen”, tregoi ai. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

MOMENTET E TMERRIT- Studenti që përjetoi makthin tregon dramën që kaloi: 5 minuta para aksidentit isha në vagonin e parë, ja si shpëtova

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Foto ilustruese

GREQI- Një student 20-vjeçar, i cili studon në Shkollën e Inxhinierisë së Mjedisit në Selanik, tregoi përjetimin e tij gjatë makthit absolut të përplasjes së dy trenave në Tempi. Pantelis N., jo vetëm që po udhëtonte me trenin fatal për në Selanik, por ishte pasagjer në vagonin e tretë, por vetëm 5 minuta para aksidentit ishte në vagonin e parë ku ndodhet mensa teksa ka shkuar atje për të blerë një çokollatë.

"Madje fola pak me arkëtarin, u përshëndetëm dhe u largova,”-tregoi ai.

20-vjeçari është kthyer në karrocën e tretë dhe ka shkuar në sediljen për fat nuk ka qenë i ulur pranë tij asnjë pasagjer tjetër. Kjo në thelb i shpëtoi jetën ose së paku siguroi që ai të mos pësonte lëndime të rënda, pasi në momentin e përplasjes ai ishte shtrirë, i veshur me xhaketë, kapuç dhe kufje dhe duke qenë se ishte në një pozicion të tillë që i zbuti impaktin e përplasjes.

“Aty ku isha i shtrirë në sedilje, befas filloi rrëmuja. Shoferi futi frenat dhe po dilnin shkëndija. Pas disa sekondash ndjemë se treni po largohej nga shinat! Unë rashë. Treni u tërhoq dhe papritmas pati një zhurmë. Aty treni ndaloi. Po dilte tym! Mund të shihja vetëm gri. Pashë njerëz të plagosur duke qarë. Unë isha me fat sepse isha ulur në anën e majtë,”- tregoi ai.

Studenti 20-vjeçar përshkruan momentin kur ai dhe pasagjerët e tjerë kërkonin një dalje për të dalë nga karroca.

“Dyert nuk hapeshin! Gjeta një dritare me xham të thyer. Ishte thyer plotësisht. I thirra të tjerët që të ikin nga këtu. Por lartësia ishte e madhe. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Ne u hodhëm jashtë për të shpëtuar veten. Gjatë daljes pashë një grua të gjymtuar."

20-vjeçari nga Chaniotis përshkruan momentet e ankthit të pasagjerëve për të komunikuar me njerëzit e tyre. Ata madje shkëmbyen telefona celularë pasi disave u kishin humbur telefonat ose nuk kishin bateri. Ai vetë ndihet me fat që doli i gjallë me vetëm mavijosje në këmbë dhe gërvishtje në fytyrë. Megjithatë, kjo ngjarje do të mbetet e gdhendur në kujtesën e tij përgjithmonë, si një skenar fantastiko-shkencor, që fatkeqësisht për të ishte realitet.

3 VITE ME PARE

Përplasja e trenit në Larisa/ Detaji TRONDITËS, trupat u karbonizuan në temperaturën 1300°C

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Foto ilustruese

GREQI- Detaje të rënda janë zbuluar nga tragjedia në Greqi, ku 40 persona ndërruan jetë si pasojë e përplasjes së dy trenave. Përfaqësuesi i Zyrës së Shtypit të Zjarrfikësve foli për 72 pacientë të shtruar në spital, ndërsa theksoi se detyra e identifikimit është shumë e vështirë pasi temperaturat shumë të larta, mbi 1300 gradë Celsius dhe trupat e viktimave janë karbonizuar. Megjithatë shtoi se do të vazhdojnë me procesin e identifikimit që do të bëhet me ADN. 

Ndërsa për orë të tëra, vinçat po përpiqen të heqin dhe transportojnë mbeturinat nga vagonët për të shkuar tek të zhdukurit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Përplasja e trenit në Larisa/ "Ishte koha e gabuar", mjeshtri i stacionit pranoi gabimin fatal, rrezikon burg përjetë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Foto ilustruese

GREQI- Drejtuesi i stacionit të Larisës nesër në mëngjes do të dalë para Prokurorisë për t'u përballur me akuza të rënda, ndërsa dyshohet se ka pranuar gabimin e tij fatal dhe ia ka atribuar “kohës së gabuar”. 

Duke kërkuar falje në fazën e hetimeve paraprake mësohet se ai e ka pranuar gabimin e tij fatal dhe do përballen me veprën penale të prishjes së sigurisë së transportit që ka rezultuar me vdekjen e dhjetrave personave, e cila në bazë të për një ndryshim të fundit të Kodit Penal (neni 291) parashikon dënim nga 10 vjet burgim deri në përjetësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Scholz shpreh ngushëllimet e tij: Ne vajtojmë me miqtë tanë grekë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Olaf Scholz

GREQI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me aksidentin tragjik të shënuar pak orë pas mesnatës së sotme në Larisa të Greqisë, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar rreth 40 persona të vdekur dhe mbi 80 të tjerë të plagosur. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Scholz jep një mesazh për familjet e viktimave. 

"Ne vajtojmë me miqtë tanë grekë dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. I urojmë miqve tanë grekë forcë në këto kohë të vështira" shkroi kancelari Olaf Scholz në Tëitter.

Zëvendësministri i Strehimit, Zhvillimit Urban dhe Ndërtesave Seren Bartol, i cili është edhe përfaqësues i kancelares në Asamblenë Heleno-Gjermane, ka shprehur gjithashtu ngushëllimet e tij për tragjedinë e trenit në një postim në Tëitter.

Jam i tronditur nga ngjarjet e tmerrshme. Mendimet e mia janë me të vdekurit, familjet e tyre, të plagosurit dhe popullin grek, të cilit i shpreh ngushëllimet tona më të thella”, thotë zoti Bartol në mesazhin e tij dhe e shoqëron postimin e tij me një foto të flamurit grek në gjysmështizë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Të gjithë, jashtë! SHPEJT-SHPEJT'/ Pak sekonda para përplasjes fatale, dalin PAMJET nga treni, pasagjerët përpiqen të hidhen nga vagoni

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Aksidenti në Greqi

GREQI- Një video e re disa sekondëshe është publikuar nga mediat greke orët e fundit. Pamjet vijnë pak para përplasjes fatale të trenave në Larisa ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosen mbi 80 të tjerë. Në video një prej pasagjerëve dëgjohet të lajmërojë të tjerët të largohen nga vagonët, për të shpëtuar. 

Të gjithë jashtë! Po dalim të gjithë, shpejt, shpejt, ka zjarr!”, dëgjohet, ndërsa pasagjerët më të ftohtë të mundshëm i pyesin pasagjerët e tjerë “a jeni mirë?”, tha ai duke u përpjekur të gjejë një rrugë shpëtimi nga vagonët. 

Në videon e realizuar nga një pasagjer i vagonit të katërt, shihen xhamat e thyer, si dhe flakët nga zjarri që përfshiu pjesën e përparme të trenit.

3 VITE ME PARE

Pak minuta para tragjedisë/ ZBULOHET sinjali i stacionistit: Kaloni nga drita e kuqe e daljes

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Sinjali para aksidentit

GREQI- Nëntë fjalë, aq sa urdhri i dhënë nga mjeshtri i stacionit të Larisës për drejtuesin e trenit të pasagjerëve 'Intercity 62', duket se kanë qenë vendimtare në aksidentin fatal të trenave ndodhur pak pas mesnatës. Mediat greke kanë zbuluar sinjalin që rezultoi fatal për kursin e trenit dhe çoi në vdekjen e të paktën 40 personave.

"LAR - 62 - Kaloni nga drita e kuqe e daljes deri në hyrje të Nei Porit", ishte urdhri i stacionit të Larisës për makinistin e trenit 62 pasi Nei Pori është stacioni i radhës pas atij të Larisës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Ministri i Infrastrukturës jep dorëheqjen: E ndjeva si detyrë, si një shenjë minimale respekti për kujtimin e viktimave

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Kostas

GREQI- Kostas Karamanlis njoftoi dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, pas aksidentit tragjik të shënuar mëngjesin e sotëm në Larisa të Greqisë. Në një deklaratë për shtyp ai u shpreh se dorëheqja e tij ishte diçka që ai e ndjente si detyrë, si një shenjë respekti për kujtimin viktimave. 

“Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Në këto 3.5 vite kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta përmirësuar këtë realitet. Fatkeqësisht, këto përpjekje nuk ishin të mjaftueshme për të parandaluar një aksident të tillë. Dhe kjo është shumë e rëndë për të gjithë ne dhe për mua personalisht. Kur ndodh diçka kaq tragjike, nuk është e mundur të vazhdohet sikur të mos kishte ndodhur. Unë kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë t'i besojnë sistemit politik. Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit. Është ajo që e ndjej për detyrë të bëj si një shenjë minimale respekti për kujtimin e njerëzve që u larguan kaq padrejtësisht dhe duke marrë përgjegjësinë për gabimet e përjetshme të shtetit dhe sistemit politik grek. Nga thellësia e zemrës, edhe një herë shpreh dhimbjen dhe mbështetjen time për familjet e viktimave”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia me 40 të vdekur në Greqi/ Papa Françesku: Lutem për të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tronditëse

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Papa Françesku

GREQI- Papa Françesku ka shprehur dhimbjen për aksidentin fatal të shënuar pak, pas mesnatës në Larisa të Greqisë. Kardinali Ministri i Punëve të Jashtme Pietro Parolin tha në një deklaratë për shtyp se Papa ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet që janë të pikëlluar për të dashurit e tyre. 

Duke i besuar shpirtrat e të ndjerëve në mëshirën e dashur të Zotit të plotfuqishëm, Papa shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjet që janë në pikëllim për të dashurit e tyre. Të lënduarve, punonjësve të shërbimit emergjent dhe të gjithë atyre që ofrojnë ndihmë, Shkëlqesia e Tij u dërgon bekimin e tij për angazhimin dhe solidaritetin e tyre”, tha ai. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Kaos në ambientet e spitalit, të afërmit e viktimave në pritje të identifikimit të tyre

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Spitali në Larisa

GREQI- Të afërmit e viktimave dhe të plagosurve nga përplasja fatale e dy trenave në Larisa janë mbledhur pranë Spitalit të përgjithshëm për të mësuar për fatin e më të dashurve të tyre, pas aksidentit tragjik. Çdo prind apo i afërm që dëgjon emrin e personit të vet, e informon se në cilin spital e kanë çuar. Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk dëgjojnë thirrjet e fëmijës së tyre dhe hyjnë në procesin e pakëndshëm të dhënies së çdo informacioni që mund të jetë i dobishëm, si ngjyra e flokëve, por edhe lloji i rrobave dhe këpucëve që mund të ketë veshur në udhëtimin fatal. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Flamujt në Bruksel ulen në gjysmështizë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Flamujt ne gjysmështizë

BRUKSEL- Më 28 shkurt 2023, një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në Thesali të Greqisë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave dhe plagosjen e rreth 85 të tjerëve. Për të bërë homazhe për viktimat, flamujt e BE-së dhe Greqisë janë gjysmështirë përpara ndërtesës së Parlamentit Evropian në Bruksel.

Zëvendëspresidenti grek i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha se flamujt në të gjitha ndërtesat e BE-së do të jenë në gjysmështizë në kujtim të viktimave të tragjedisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTO-EMRI/ Një tjetër shqiptar i zhdukur në tragjedinë e Greqisë, mister fati i 23-vjeçarit

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Denis Ruçi

GREQI- Denis Ruçi, 23 vjeç nga Tirana është një nga shqiptarët e zhdukur në tragjedinë e ndodhur në Greqi. Mësohet se Ruçi ndodhej në një nga vagonat e trenit që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut, në momentin që ndodhi tragjedia. Familja e Ruçit nuk ka marrë asnjë informacion për djali që nga koha që ka ndodhur aksidenti. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, dëshmitarët: Gjak dhe zjarr kudo, nxorëm aq njerëz sa mundëm

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat

GREQI- Një pasagjer në trenin e udhëtarëve në Greqi tregoi për mediat traumën e përjetuar pas përplasjes me një tren mallrash. Ai deklaroi se fillimisht përplasja iu duk i tërmet dhe se u alarmuan që të gjithë.

“Isha në vagonin 6 dhe u duk si tërmet. Kështu e ndjemë. Në vagonin tim ishte një grua e cila ishte çarë në vetull, por asgjë serioze. Pastaj, me disa persona të tjerë, u përpoqëm që të nxirrnim jashtë shumicën e pasagjerëve, më së shumti gra dhe të moshuar,” tha ai.

I riu tha se e kishte pushtuar ankthi dhe as nuk mund të përshkruante atë që kishte përjetuar.

Çfarë mund t’ju them, gjak, më ka pushtuar ankthi, nuk mundem as të flas. Gjërat ishin tragjike. Vagoni 2 u përplas, aty ku ndodhet kafeneja, ku edhe duhet të ketë më shumë viktima, por nuk mund t’i afroheshe. Ishte në zjarr, plot me flakë. U mundova të futem nën disa mbetje, por nuk mund të merrje frymë, nuk mund të futeshe dot,” tregoi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, përplasja fatale mes trenave i merr jetën 20-vjeçares shqiptare

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat

GREQI- Një shqiptare ka humbur jetën në Greqi, në tragjedinë që ndodhi para mesnate, pas përplasjes së dy tenave. Raportohet se bëhet fjalë për një vajzë 20-vjeçar, familja e së cilës jetonte prej vitesh në Larisa.

Po ashtu, nga përplasja kanë mbetur 8 shqiptarë të lënduar. Ata janë: Paco Elisea, Plasa Vanesa, Almeta Erisa, Franklin Desan, Alma Γίτσα, Drithi Roberto, Liuri Anisa dhe Dhimitër Zonga.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, MEJP: 5 të plagosur janë shqiptarë, nuk ka informacione për viktima

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Tragjedia ne Greqi

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashme ka konfirmuar se 5 persona të plagosur në përplasjen e trenave në Greqi janë shqiptarë. Me në të një njoftimi për mediat, MEJP bën me dije se shqiptarët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe se po trajtohen në kushte spitalore. Po ashtu sipas informacioneve, deri më tani nuk ka asnjë shqiptar në mesin e viktimave.    

Njoftimi i MEJP-së:

Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Këta janë 8 shqiptarët që ndodheshin në trenin fatkeq në Larisa, gjendja e tyre është...

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Pamje nga aksidenti

GREQI- Janë zbuluar emrat e 8 shqiptarëve që ndodheshin në trenin e pasagjerëve që u përplas me trenin e mallrave në tunelin afër Tempa në Larisa të Greqisë. Top Channel raportoi se ata janë 8 shqiptarë të identifikuar si: Paco Elisea, Plasa Vanesa, Almeta Erisa, Franklin Desan, Alma Γίτσα, Drithi Roberto, Liuri Anisa dhe Dhimitër Zonga. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe për fat të mirë nuk janë lënduar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kyriakos Mitsotakis nga vendi i tragjedisë: Do t'i zbulojmë shkaqet, do të bëjmë gjithçka që të mos përsëritet

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Kyriakos Mitsotakis

GREQI-  Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar nga vendi i tragjedisë në Greqi se ata do të bëjnë çmos që të zbulojnë shkaqet e ngjarjes. Protothema shkruan se sipas deklaratës së Mitsotakis, do të bëjnë gjithçka që munden që kjo gjë mos të përsëritet më. 

“Është një tragjedi e patregueshme, mendimet tona janë me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit, të identifikojmë të vdekurit. Një gjë që mund të garantoj është se do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos përsëritet”, tha kryeministri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE nga tragjedia/ Mes viktimave janë 2 motra binjake dhe kushëriri i tyre, ishin duke festuar karnavalet

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat në Greqi

GREQI- Tre persona që janë në mesin e 40 viktimave të shkaktuara nga përplasja e dy trenave në Greqi, janë familjarë me njëri-tjetrin. Mediat greke shkruajnë se dy prej tyre janë motra binjake, ndërsa i treti është djali i xhaxhait të tyre. Të tre kishin qenë për karnavalet në Athinë dhe po ktheheshin me tren në Selanik, kur dhe ndodhi aksidenti tregjik.

Identitetet e tyre nuk dihen ende. Zëdhënësi i Zjarrfikësve, Giannis Artopioos thotë se numri i viktimave mund të rritet dhe se nën rrënbojat e trenave ka të paktën edhe 20 të vdekur të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestohet stacionisti i Larisës në Greqi, mediat: Fajtori kryesor i tragjedisë që shkaktoi 38 viktima

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat në Greqi

GREQI- Komandanti i stacionit të Larisës është vënë në pranga pak orë pas tragjedisë së ndodhur në Greqi, ku u përplasën dy trena dhe shkaktuan të paktën 40 viktima. Mediat greke shkruajnë se ai akuzohet se është fajtori kryesor për ngjarjen e ndodhur në Tempi. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, ministri me lot në sy: Po bëjmë çmos të shpëtojmë sa më shumë njerëz, kjo është një ditë e trishtë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Ministri Kostas Karamanlis

GREQI- Ministri i Transporteve në Greqi është shfaqur i përlotur para kamerave teksa fliste për tragjedinë e ndodhur pas përplasjes së dy trenave. Kostas Karamanlis u shpreh për mediat se autoritetet po bëjnë ç’është e mundur që të shpëtojnë sa më shumë njerëz.

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos fshirë asgjë nën qilim. Është një ditë e trishtuar. Të gjithë ne që kemi qenë këtu shprehim dhimbje dhe pikëllim, skenat janë tronditëse. Mendimet e të gjithëve janë me viktimat dhe familjet e tyre. Është një operacion shumë i vështirë kërkim-shpëtimi. Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave. Do të hetojmë me seriozitetin dhe transparencën më të madhe shkaqet e kësaj ngjarje tragjike. Çfarëdo që të themi tani do të jetë e parakohshme dhe në thelb në këtë mënyrë ne përdhosim njerëzit që po humbasim. Le të qëndrojmë të gjithë të qetë dhe t'i përmbahemi asaj. Do të bëjmë gjithçka që të mos fshijmë asgjë nën tapet,”- tha ministri ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Çavusoglu ngushëllon homologun grek për tragjedinë hekurudhore, Dendias: Faleminderit për solidaritetin

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu

GREQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu i shprehu homologut grek Nikos Dendias ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi. Dendias falënderoi Cavusoglu për solidaritetin në këtë moment të vështirë.

Dendias falënderoi homologun e tij për solidaritetin e tij në këtë moment të vështirë”, tha Ministria e Jashtme greke në Twitter.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Duhet test ADN", mjekja e spitalit në Larisa flet për identifikimin e viktimave: 7 trupa janë karbonizuar totalisht

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Rubin Leontari

GREQI- Rubin Leontari, shefja e Shërbimit Mjekësor në Larisa ka folur për jetët e humbura nga përplasja tragjike e dy trenave në afërsi të tunelit të Tempe në Selanik. Në një deklaratë për mediat ajo tha se transferimi i trupave po vazhdon dhe identifikimi ende nuk është bërë. Për disa nga trupat, për identifikimin e tyre nevojitet testi i ADN-së.

"Transferimi i trupave po vazhdon. 7 trupa janë karbonizuar totalisht. Procesi i identifikimit ende nuk ka filluar. Ky është një proces që kërkon kohë. Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së ne mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre”, tha ajo.

Deri më tani, janë konfirmuar 38 viktima nga përplasja fatale. Shumica e viktimave janë të rinj. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, Kosova mesazhe ngushëllimi: Zemrat tona janë me ju

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Greqi ku një tren është aksidentuar duke lënë të vdekur 38 njerëz. Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se populli grek është në lutjet e tyre.

“Është zemërthyer të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Kosova qëndron me Greqinë gjatë kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu mesazhe ngushëllimi ka dhënë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shkruar se zemrat e tyre janë me popullin grek.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës. Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 38 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Larisa/ Perëndimi mesazhe ngushëllimi Greqisë: Jemi me ju, shërim të shpejtë të plagosurve

 
TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Lideret evropian

GREQI- Tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi ka lënë të gjithë botën të shokuar dhe trishtuar. Greqia ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi nga eurodeputetë si dhe krerë të organizatave botërore. 

Kreu i PPE-së, Manfred Weber në mesazhin e tij për aksidentin e trenit në Tempi u ka dërguar ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave.

“I pikëlluar thellësisht nga aksidenti i tmerrshëm i trenit në Greqi. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me popullin grek në këtë kohë pikëllimi” shkruan ëeber.

Kreu i Këshillit Evropian Charles Michel, po ashtu është shprehur i tronditur nga lajmi në mesazhin e tij të ngushëllimit.

“Mendimet e mia janë me popullin e Greqisë këtë mëngjes. Të tronditur nga lajmet dhe pamjet e përplasjes së dy trenave në Tempe. Ngushëllime familjeve të viktimave. Guxim dhe forcë ekipeve të shpëtimit që vazhdojnë punën e tyre të vështirë”, shkruan Michel.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkruan se mendimet e tyre janë me popullin grek pas kësaj tragjedie të madhe. 

“E trishtuar thellësisht nga përplasja e tmerrshme e trenit pranë Larisës në Greqi. Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjitha viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Mirënjohëse për të gjithë shpëtimtarët dhe stafin mjekësor në vendngjarje. Mendimet tona janë me popullin e Greqisë pas kësaj ngjarje tragjike”, shkruan Metsola.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. 

Mendimet e mia janë me njerëzit e Greqisë pas aksidentit të tmerrshëm të trenit që mori kaq shumë jetë mbrëmë pranë Larisës. E gjithë Europa është në zi me ju. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit," shkruan Von der Leyen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Momenti kur nxirren trupat e pajetë të udhëtarëve nga rrënojat e trenave në Greqi

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Operacioni

GREQI- Disa pamje të publikuara nga mediat greke tregojnë momentet kur forcat e kërkim shpëtimit të stacionuara pranë tunelit të Tempe në Larisa nxjerrin trupat e pajetë të disa prej viktimave nga përplasja e dy trenave. Trupat e tyre nxirren nga rrënojat dhe mbështillen në qese të zeza. Bashkë me trupat e kërkim shpëtimit, në terren janë edhe disa qen të trajnuar për operacionet e shpëtimit. 

Pamjet: 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Aksidenti tragjik në Greqi, konfirmohet një shqiptar mes të plagosurve

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat në Greqi

GREQI- Një shqiptar ka qenë në trenin e mbushun me 350 udhëtarë që u përplas me një tren që transportonte mallra. Shqiptari, ende i paidentifikuar ndodhet në spitalin e Larisas ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Tragjedia ndodhi pak para mesnate. Treni që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut në momentin që ndodhi aksidenti tragjik.

Deri më tani raportohet se janë shënuar 36 viktima dhe 85 të plagosur. Grupet e shpëtimit janë duke kërkuar ende dhe pritet që numri i viktimave të rritet. 

 

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Përmasat e një tragjedie! Dalin imazhet e reja nga përplasja e dy trenave në Larisa

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Pamje me dron

GREQI- Numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë vazhdon të rritet. Shumica nga 36 viktimat e deritanishme janë studentë dhe të rinj që kishin zgjedhur linjën e trenit Athinë-Selanik për të udhëtuar. Disa imazhe të reja tregojnë përmasat e tragjedisë në afërsi të tunelit të Tempe, ku ndodhi edhe përplasja me trenin e mallrave që rezultoi fatale. 

Pamjet:

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia me trenat në Greqi, Ministria e Jashtme: Nuk ka informacion për shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Foto ilustruese

TIRANE-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar apo viktima në tragjedinë ku u përplasën dy trena në Larisa. Në një komunikim për mediat, Zyra e Shtypit në MPEJ deklaron se ky është informacioni që vjen nga ambasada dhe Konsullata në Selanik. 

“Në cilësinë e Këshilltares për Median, ju bëj me dije se Ministrja është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadën tonë në Athinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Selanik lidhur me aksidentin. Deri më tani nuk ka ende informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave apo të të plagosurve, ndërkohë që përfaqësues të Konsullatës në Selanik janë në vendngjarje”, thuhet në reagim.

Reagimi vjen disa orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablloje elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi, Meta: Ngushëllime familjarëve dhe shërim të shpejtë të të mbijetuarve

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar i hidhëruar pas tragjedisë së ndodhur në Greqi që ka shënuar të paktën 36 të vdekur. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ngushëllon familjet dhe u uron shërim të shpejtë të mbijetuarve që ndodhen në spitale.

Postimi:

Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!  Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve! Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek!

Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Aksidenti ka sjellë bilancin tragjik dhe deri më tani numërohen 36 të vdekur. 85 të plagosur ndodhen në spitalin e Larisës. Kërkimet për trupat vijojnë dhe pritet që numri i viktimave të rritet./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Nxorrëm vetëm të vdekur", anëtari i ekipit të shpëtimit në Greqi flet për kërkimin: Nga vagonët e parë dolën 2-3 trupa të karbonizuar

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,

GREQI- Një tren pasagjerësh i linjës Athinë-Selanik doli nga shinat në afërsi të tunelit të Tempe duke u përplasur me një tren mallrash që ishte duke udhëtuar në linjën Selanik-Larisa. Përplasja fatale iu ka marrë jetën deri më tani 36 personave, shumica prej tyre studentë. Një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit tregoi për mediat greke se situata është kaotike dhe se nga vagonët e parë kanë nxjerrë vetëm trupa të pajetë.

 “Tek tre vagonët e parë nuk u afruam dot pasi kishte rënë zjarr. Situata ishte tragjike pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona të vdekur dhe në vagonët, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë. Të plagosurit i nxorëm në fillim dhe më pas nxorëm vetëm të vdekurit. Ka shumë viktima. Kishte të rinj, 80% ishin të rinj, nën 30-vjeç. Shumica e të vdekurve që gjetëm ishin të rinj. Trupat e viktimave po identifikon nga familjarët në spitalin e Larisës. Nga dy vagonët e parë dolën 2-3 të karbonizuar. Është e vështirë që t’i identifikosh.”-tha ai. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kabëlli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia me 36 të vdekur, Greqia shpall tre ditë zie kombëtare

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat e aksidentuar

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik të ndodhur pak para mesnate në Tempe. Vendimi hyn në fuqi nga sot, që data shënon 1 mars deri më 3 mars 2023. Të gjithë flamujt do të vendosen gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore. Festat publike janë pezulluar të gjitha. 

Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Aksidenti ka sjellë bilancin tragjik dhe deri më tani numërohen 36 të vdekur. 85 të plagosur ndodhen në spitalin e Larisës. Kërkimet për trupat vijojnë dhe pritet që numri i viktimave të rritet./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Tragjedia me trenat në Greqi, Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur, ngushëllime familjeve të viktimave

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar popullin grek pas tragjedisë me përplasjen e dy trenave gjatë natës në Larisa. Në një postim në Twitter, Rama thotë se "ndjen dhimbjen e fqinjëve" dhe se bashkohet në lutjet për familjet e viktimave.

Edi Rama: Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave.

Reagimi vjen disa orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 36 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rëndohet bilanci i aksidentit në Greqi, shkon në 36 numri i viktimave

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat

GREQI- Është rënduar bilanci i viktimave në Greqi. Mësohet se si pasojë e përplasje së dy trenave,m numri i të vdekurve ka shkuar në 36. Ngjarja ndodhur pak para mesnatës në Larisa. Treni me 350 udhëtarë që po udhëtonte nga Athina në drejtim të Selanikut është përplasur me një tjetër tren. Aksidenti ka sjellë bilancin tragjik. 85 të plagosur ndodhen në spitalin e Larisës.

3 VITE ME PARE

Po ktheheshin nga karnavalet, detaje nga tragjedia në Greqi, shumica e viktimave ishin studentë, kaos në spitalin e Larisës

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat

GREQI- Shumica e personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi janë studentë. Mediat greke shkruajnë se ata kanë qenë duke u kthyer nga karnavalet që ishin në Athinë në drejtim të Selanikut.

Por, rruga iu pre në mes, pasi treni ku ndodheshin 350 udhëtarë u përplas me një tjetër tren që transportonte mallra, duke sjellë bilancin tragjik. Deri më tani, numërohen të paktën 32 të vdekur dhe 85 të plagosur.

Në spitalin e Larisës situata është kaotike për shkak të numrit të madh të të plagosurve që po marrin ndihmë mjekësorë.

3 VITE ME PARE

"Të shkojmë ku të shkojë", udhëtari i gjakosur tregon fjalët e shoferit të trenit pak para tragjedisë: E dëgjova në radio, më pas erdhi përplasja

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Pasagjeri i gjakosur

GREQI- Një nga udhëtarët që ndodhej në trenin që u aksidentua duke shkaktuar aksidentin tragjik ka rrëfyer për mediat bisedën që ka dëgjuar mes shoferit dhe personit që pret biletat. I riu, që shihet me kokën e gjakosur dëgjohet të thotë se në momentin që shoferi ka ndërruar shinat, është parë mjaft i qetë dhe madje ka thënë: Hajde të shkojmë kudo që të shkojë!

I riu thotë gjithashtu se ndoshta nisja e trenit dhe futja në binarë në kohën e gabuar mund të jetë bërë shkak për përplasjen tragjike.

“Kur dëgjuam shoferin duke folur me oficerin e biletave dhe duke thënë ‘hajde të shkojmë kudo që të shkojë’, me siguri menduam se diçka nuk shkon. E kam dëgjuar përmes radiove, “hajde të shkojmë kudo që të shkojë”. Kjo është ajo që tha, asgjë tjetër. U vonuam për shkak të trafikut të rënduar në linjat hekurudhore, thanë se do të vononim 15 minuta, sepse është një binar. Ndoshta duhej të vonoheshim më shumë, nuk e di,”- thotë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pranë Larisës në Greqi. Treni me 350 udhëtarë që ishte nisur nga Athina për në Selanik është përplasur me një tjetër që po transportonte mallra duke shkaktuar një bilanc tragjik me të paktën 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. 150 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Kërkimet vijojnë dhe bilanci fatkeqësisht pritet që të rëndohet.

3 VITE ME PARE

Treni me pasagjerë u fut në shinat e gabuara! Si ndodhi tragjedia në Greqi, një kabëll elektrik e bëri të ndërronte rrugë

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat në Greqi

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur itinerarin e aksidentit tragjik që ka ndodhur pak para mesnate në Greqi. Sipas raportimeve të para nga grupi hetimor që kamarrë në dorë ngjarjen, treni me 350 udhëtarë është përballur me një incident pasi një kabëll elektrik ka rënë në një nga vagonat duke shkaktuar masë.

Për rrjedhojë, drejtuesi i trenit ka ndryshuar rrugë dhe është futur në shina të tjera, pa e ditur që përballë tij po vinte një tren komercial që transportone mallra. Brenda pak minutave, dy trenat u përplasën kokë më kokë duke bërë që një pjesë e vagonave të merrnin flakë. Deri më tani, numërohen 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. Grupet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe pritet që bilanci të përkeqësohet.  

3 VITE ME PARE

FOTO-VIDEO/ Vagonë të shkatërruar, dalin pamjet nga tragjedia në Greqi, ç’mbeti pas aksidentit që u mori jetën 32 personave

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat në Greqi

GREQI- Pamjet që po shikoni vijnë nga Greqi, aty ku gjatë natës së kaluar është regjistruar një tragjedi. Treni me pasagjerë është futur në shinat e gabuara dhe është përplasur me një tren që transportonte mallra. Për pasojë, kanë ndërruar jetë të paktën 32 persona, ndërsa 85 të tjerë janë plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbetur vetëm vagonët e shkrumbuar të trenave. Grupet e shpëtimit po vijojnë të kërkojnë dhe bilanci tragjik pritet të rritet. Ndërkohë, po punohet për shkakun e aksidentit.

 

3 VITE ME PARE

“Po digjeshim të gjallë”, dalin dëshmitë e para nga tragjedia në Greqi, pasagjerët rrëfejnë tmerrin: Makthi zgjati 10 sekonda, s’kishim shpëtim

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat në Greqi

GREQI- Të mbijetuarit e tragjedisë në Greqi kanë përshkruar momentet e tmerrit të përplasjes së dy trenave. Një prej tyre tregon se në një moment ka parë që një nga vagonët ka marrë flakë dhe është rrotulluar.

"Ne dëgjuam një zhurmë të madhe,”- tha pasagjeri Stergios Minenis.

"Ishte një makth 10 sekonda. Ne ramë në kurrizin e njëri-tjetri derisa vagonët u ndalën. Po paniku nuk mbaroi me aq. Më pas kishte zjarr. Zjarri ishte djathtas dhe majtas, po digjeshim,"- shtoi Minenis.

"Për 10, 15 sekonda ishte kaos. Përmbysje, zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar,”- vijon ai.

Një tjetër pasagjer i quajtur Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet.

"Ishte një përplasje shumë e fuqishme," tha për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.

"Kjo është një natë e tmerrshme... Është e vështirë të përshkruhet skena,”- shtoi ai.

"Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time. Është tragjike. Edhe pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa,"- tha një shpëtimtar që doli nga rrënojat.

"Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur... ka të vdekur. Do të jemi këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit,”- tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi.

Tragjedia ndodhi pak para mesnate. Treni me pasagjerë u përplas me një tren mallrash duke shkaktuar aksidentin tragjik me të paktën 32 viktima. 85 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që kërkimet vijojnë.

3 VITE ME PARE

TRAGJEDI në Greqi! Përplasen dy trena gjatë natës, 32 persona humbin jetën, 85 të plagosur

 

TRAGJEDI në Greqi! Përplasja mes dy trenave sjell 43 të vdekur,
Trenat e përplasur

 

GREQI- Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë plagosur pasi dy trena u përplasën në veri të Greqisë. Mediat vendase shkruajnë se një tren që transportonte rreth 350 pasagjerë u përplas me një tren mallrash që po udhëtonte në drejtim të kundërt pranë qytetit të Larisës gjatë natës, duke shkaktuar aksidentin tragjik.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë punuar gjatë natës për të gjetur të mbijetuar, ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende. Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca janë në vendngjarje.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët. Flakët u përhapën dhe fotoja e publikuar nga mediat vendase tregonte shtëllunga të dendura tymi. Të paktën njëri prej tyre u shkatërrua plotësisht.

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë