LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRAGJEDI në Itali/ Moti i keq shënon 7 viktima, 4 anëtarë të një familjeje, 11 të zhdukur, ekspertët: Është ndërtuar mbi baltë!

• Moti i keq në Itali ka lënë pas 7 viktima, katër prej të cilëve dyshohet të jenë anëtarë të një familjeje. 5 familje me 20 anëtarë janë të vendosur në shtëpitë në via Pera di Basso, nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike. • Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme u gjetën dy trupa të tjerë të pajetë, ai i një vajze 6-vjeçare dhe i një gruaje të moshuar. Më pas dy fëmijë dhe dy të rritur që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje. Mes fëmijëve mësohet të jetë dhe një foshnje e porsalindur. 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 13 të plagosur. • Ditën e sotme, në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa akordoi edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para në këtë zonë. • Shirat e rrëmbyeshëm në portin Casamicciola Terme, në një prej gjashtë qytezave të ishullit, në orët e para të së shtunës shkaktuan përmbytje dhe shembën ndërtesat. Brenda gjashtë orësh, në ishull pati reshje prej 126 milimetrash, niveli më i lartë në 20 vjet. Ekspertët thanë se katastrofa u përkeqësua nga ndërtimet me rrezikshmëri të lartë në këtë ishull malor. Sipas gjeologut Riccardo Caniparoli janë shkelur rregullat dhe ligjet duke ndërtuar në terren me ujë, i cili ishte edhe shkaku kryesor i katastrofës pas reshjeve të mëdha.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në Itali, izolohen 5 familje, 20 persona mbeten pa ujë dhe pa energji elektrike

TRAGJEDI në Itali/ Moti i keq shënon 7 viktima, 4 anëtarë
Përmbytje në Itali

ITALI- Moti i keq në Itali ka izoluar 5 familje. Kur kanë kaluar më shumë se tre ditë nga shirat e dendur, bëhet me dije se pesë familje në Casamiçiola nuk janë strehuar ende në një vend të sigurtë. Janë 20 persona, të gjithë anëtarë të këtyre pesë familjeve që janë të vendosur në shtëpitë në via Pera di Basso, nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.

Deri më tani moti i keq në Itali numëron shtatë viktima. Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme u gjetën dy trupa të tjerë të pajetë, ai i një vajze 6-vjeçare dhe i një gruaje të moshuar. Më pas dy fëmijë dhe dy të rritur që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje.

3 VITE ME PARE

Shkon në 7 numri i viktimave nga rrëshqitja e tokës në Itali, gjenden dhe dy trupa të pajetë

TRAGJEDI në Itali/ Moti i keq shënon 7 viktima, 4 anëtarë
Përmbytje në Itali

ITALI- Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dherave në Ischia në Itali është rritur. Ekipet e shpëtimit gjetën edhe dy trupa të tjerë të pajetë, që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje, ku u gjetën 2 fëmijët e pajetë. Deri më tani moti i keq në Itali numëron shtatë viktima.

Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme u gjetën dy trupa të tjerë të pajetë, ai i një vajze 6-vjeçare dhe i një gruaje të moshuar. Më pas dy fëmijë dhe dy të rritur që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje.

Ditën e sotme, në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa akordoi edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para në këtë zonë.

3 VITE ME PARE

VOA: banorët në ishullin italian Ischia thonë se gjithçka është groposur nga balta

TRAGJEDI në Itali/ Moti i keq shënon 7 viktima, 4 anëtarë
Permbytje ne Itali

ITALI- Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të dytën ditë me radhë për gjetjen e personave që rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitja masive e dheut në ishullin italian Iskia. Balta dhe mbetjet e grumbulluara në disa zona arrijnë deri në 6 metra lartësi. Sipas shërbimit zjarrfikës ekziston rreziku për rrëshqitje të tjera të tokës.

Ekipet e shpëtimit vazhdonin të rrëmonin për të dytën ditë mes baltës dhe mbetjeve të mbledhura, për të gjetur personat që mendohet se u zhdukën pas rrëshqitjes së tokës në Iskia.

Roja bregdetare italiane filloi të dielën të bëjë bilancin e dëmeve të shkaktuara pas reshjeve të dendura dhe rrëshqitjes që pasoi.

Shirat e rrëmbyeshëm në portin Casamicciola Terme, në një prej gjashtë qytezave të ishullit, në orët e para të së shtunës shkaktuan përmbytje dhe shembën ndërtesat. Brenda gjashtë orësh, në ishull pati reshje prej 126 milimetrash, niveli më i lartë në 20 vjet.

“Jemi familje fermerësh. Kemi tokë dhe pyll. Im bir u bllokua në çatinë e shtëpisë. Unë qëndrova në hotel dhe erdhën të më marrin karabinierët. Nuk di se si arriti të zbresë djali. Çdo gjë në luginë është varrosur. Kam parë dhjetëra tërmete dhe përmbytje dhe asnjëra nuk ka bërë ndonjë gjë të tillë...”, thotë banori 83-vjeçar Pasquale Barbieri.

Shërbimi zjarrfikës njoftoi se në pjesët më malore të ishullit ekipet e shpëtimit kishin hyrë më këmbë, ndërsa vazhdonte rreziku i rrëshqitjeve të reja të tokës.

Buldozerë të vegjël u përdorën për hapjen e rrugëve gjatë natës duke mundësuar qarkullimin e mjeteve. Ekipe zhytësish u sollën për të kontrolluar makinat që gjenden të zhytura përgjatë bregdetit, të shtyra në det nga rrëshkitja e dheut dhe përmbytjet.

Banorët vështronin baltën e ngjeshur, gurët dhe mbetjet. Ekspertët thanë se katastrofa u përkeqësua nga ndërtimet me rrezikshmëri të lartë në këtë ishull malor. Sipas gjeologut Riccardo Caniparoli janë shkelur rregullat dhe ligjet duke ndërtuar në terren me ujë, i cili ishte edhe shkaku kryesor i katastrofës pas reshjeve të mëdha.

“Është faji i politikanëve tanë, që nuk bënë punimet parandaluese në male. Prenë pyjet dhe kjo është pasoja. Ndodhi njëherë më parë në 2010 kur vdiq një vajzë 15 vjeçare. Këtë radhë është një katastrofë”, thotë banori 72-vjeçar Ciro Buono.

Qeveria italiane shpalli gjendjen e emergjencës gjatë një takimi të dielën të kabinetit qeveritar dhe caktoi 2 milionë Euro fonde për operacionet e shpëtimit dhe rikthimin e shërbimeve publike.

Një zyrtar i qeverisë njoftoi se një grua u gjend e vdekur dhe se po vazhdojnë kërkimet për 10 persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Deri të dielën, 164 persona kishin mbetur të pastrehë, ndërsa 15 shtëpi ishin rrënuar. Gjatë meshës në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku shprehu solidaritetin e tij me popullin e Iskias dhe tha se “po lutet për viktimat, për ata që po vuajnë dhe për ata që janë bërë pjesë e përpjekjeve të shpëtimit”./VOA/

3 VITE ME PARE

2 të vdekur nga përmbytjet në Itali, 11 ende të zhdukur, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Ischia

TRAGJEDI në Itali/ Moti i keq shënon 7 viktima, 4 anëtarë
Permbytjet ne Itali

ITALI- Është rënduar bilanci i viktimave pas përmbytjeve dhe rëshqitjes së dherave në ishullin e Ischias në Itali ku pak minuta më parë është gjendur trupi i pajetë i një vajze 6-vjeçare. Trupi i pajetë i vajzës së vogël është gjetur në pjesën e sipërme të Casamicciola, zona më e prekur nga rrëshqitja e dheut e ndodhur në agimin e djeshëm dhe ku janë përqendruar operacionet e shpëtimit dhe kërkimi i të zhdukurve. 

Sipas mediave italiane, viktima e parë ishte Eleonora Sirabella, një grua 31-vjeçare nga qyteti i afërt Ischia i Lacco Ameno dhe që jetonte në Casamicciola. Zbulimi ndodhi në Piazza Maio, një nga zonat e goditura menjëherë nga ekipet e shpëtimit. Në atë kohë, rreth pesëdhjetë veta tashmë vepronin, duke përfshirë karabinierë, zjarrfikës dhe vullnetarë, para se të vinte personeli i Mbrojtjes Civile. Nën pikat e ftohta të shiut me gjemba si kunjat e akullit, ata kërkojnë trupa të tjerë.

Ndërkohë Këshilli i jashtëzakonshëm i Ministrave u mblodh me urgjencë në Palazzo Chigi pas rrëshqitjeve të djeshme në Casamicciola. Takimi zgjati rreth një orë dhe në rendin e ditës ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për ishullin.

“Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Mbrojtjes Civile, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme që do të pasohet me urdhër të kreut të Mbrojtjes Civile dhe ka bërë ndarjen fillestare prej 2 milionë eurosh”- ka bërë të ditur ministri për jugun, Nello Musumeci, i cili kryeson delegacionin për mbrojtje në fund të Këshillit të Ministrave në Ischia.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës në përpjekje për të gjetur personat e zhdukur nga rrëshqitja e dheut që goditi Casamicciola, në ishullin Ischia, në agim të ditës së djeshme. Sipas asaj që u raportua nga prefekti i Napolit Carlo Palomba mbrëmjen e djeshme, 11 persona rezultojnë të zhdukur, 13 të plagosur, vetëm njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë dhe i cili u transportua në spitalin Cardarelli të Napolit, ku shtrohet në Qendrën e Traumës me një prognozë të rezervuar.

Për momentin janë rreth 130 persona të zhvendosur për shkak të rrëshqitjes së dheut që goditi Casamicciola, në ishullin Ischia. Shifra u raportua nga prefekti i Napolit, Claudio Palomba, gjatë shtypit të fundit të ditës, duke raportuar për situatën e 'ishulli. Prefekti njoftoi se “për të gjithë do të ketë akomodim në hotel deri në mbrëmje”.

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në Itali/ 1 viktimë dhe 11 të zhdukur, pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

TRAGJEDI në Itali/ Moti i keq shënon 7 viktima, 4 anëtarë
Permbytje

ITALI- Pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në shtetin fqinj, për shkak të përmbytjeve. Për pasojë një 31-vjeçare ka humbur jetën. Eleonora Sirabella, ishte një shitëse në një dyqan në Ischia, viktima e parë e konfirmuar e rrëshqitjes së dheut Casamicciola. Ajo jetonte me shokun e saj, ende të zhdukur, në zonën e Rarones, një nga më të goditurit nga reshjet që nisën mbrëmjen e djeshme. 

11 persona raportohen ende të zhdukur. Ditën e sotme do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave i cili do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa do të akordohen edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para.

Fondi që do të alokohet do të përdoret për riparimin e disa rrugëve të bllokuara, strehimin e përkohshëm të qytetarëve që iu janë prishur banesat, apo për të siguruar ushqim dhe çdo nevojë tjetër për qytetarët në zonat e përmbytura.

Mbrojtja Civile e Rajonit të Campania ka zgjatur paralajmërimin e motit në Ischia, në zonën 1 të
ishujve, Piana Campana, Napoli dhe në zonën e Vezuvit deri në orën 18:00 të ditës së sotme. Alarmi portokalli sot është në Kalabri dhe Siçili ndërsa e verdhë në Basilicata./Burimi:Tgcom

permbytje ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet