LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, 13 persona të vdekur dhe 30 të plagosur! Daçiç: Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë

• Një tragjedi ka ndodhur në Novi Sad te Serbisë, ku çatia e stacionit hekurudhor të qytetit është shembur, duke zënë poshtë dhjetëra njerëz. • Deri më tani janë nxjerrë 13 trupa të pajetë nga rrënojat, ndërsa mbi 30 persona janë të lënduar. • Mes viktimave, është dhe një fëmijë i moshës 6 vjeç. • Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç tha se operacioni i shpëtimit për personat e tjerë të mbetur nën rrënoja do të vijojë. • Ai u shpreh se tre persona të tjerë janë shpëtuar dhe janë në spital. • Daçiç tha se puna për ekipet e kërkim-shpëtimit është e vështirë. • Ministri serb theksoi se ende nuk ka listë përfundimtare identifikimi për personat e zënë poshtë apo viktimat . • Më shumë se 80 ekipe shpëtimi nga disa qytete po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit me ndihmën e makinerive të rënda, të cilat u morën nga Ministria e Brendshme, por edhe nga ndërmarrjet komunale të qytetit dhe disa kompani private. • Gjithashtu janë publikuar edhe pamjet kur çatia e stacionit hekurudhor ka rënë duke zënë poshtë njerëzit. • Mediat vendase shkruajnë se shtatë automjete të emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja. • Po ashtu autoritetet serbe kanë nisur hetimet e para për shkaqet e ngjarjes tragjike, gjersa raportohet se një pjesë të stacionit e ka rinovuar një kompani kineze.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Publikohen pamjet e tragjedisë në Serbi, ja momenti kur struktura e betonit bie sipër qytetarëve

Tragjedi në Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, 13 persona
pamje nga vendngjarja

SERBI- Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin ku një tendë e stacionit hekurudhor në Novi Sad te Serbisë është shembur, duke zënë poshtë dhjetëra njerëz. Siç u raportua deri më tani janë nxjerrë 13 trupa të pajetë nga rrënojat, e mbi 30 persona janë të lënduar.

Mediat vendase shkruajnë se shtatë automjete të emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përpiqen të arrijnë njerëzit nën rrënoja. Edhe pse vetë stacioni u rinovua së fundmi, struktura e betonit e ndërtuar në vitin 1964 u shemb pak para orës 12:00. Po ashtu autoritetet serbe kanë nisur hetimet e para gjersa raportohet se një pjesë të stacionit e ka rinovuar një kompani kineze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dnevnik (@dnevnik.rs)

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Serbi! Shkon në 13 numri i viktimave nga shembja e çatisë në stacionin hekurudhor, mes tyre një 6-vjeçare

Tragjedi në Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, 13 persona
pamje nga vendngjarja

SEBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Sad te Serbisë, ku një tendë e stacionit hekurudhor të qytetit është shembur, duke zënë poshtë dhjetëra njerëz. Siç raportohet deri më tani janë nxjerrë 13 trupa të pajetë nga rrënojat, e mbi 30 persona janë të lënduar. Gjithashtu mes viktimave, është dhe një fëmijë 6-vjeçar. 

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç duke folur për mediat u shpreh se bilanci i viktimave është 13 persona dhe se operacioni i shpëtimit për personat e tjerë të mbetur nën rrënoja do të vijojë. Daçiç tha se trupi i 13-të është nxjerrë nga aksidenti i ndodhur në Novi Sad dhe shtoi se nuk presin që të gjenden viktima të tjera. 

Sipas tij, ata nuk kanë dhënë shenja jete, ndërsa ashpërsia e plagëve të marra nuk ka lejuar askënd që të ndihmohet. Ai shtoi se tre persona janë shpëtuar dhe janë në spital. Ndër të tjera u shpëtuan edhe dy femra që ndodheshin nën rrënoja dhe me të cilat kishte kontakte. Daçiç tha se puna për shpëtimtarët është e vështirë. Më tej ai falënderoi stafin mjekësor dhe të gjitha shërbimet e qytetit për përpjekjet e tyre.

“Kur patëm tetë viktima, e dinim se kishte edhe pesë persona të tjerë nën rrënoja, për të cilët nuk mundëm të vërtetonim nëse ishin gjallë apo të vdekur. Vdekja ka ndodhur në vend. Operacioni i shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë pasdites dhe ai operacion ka nisur me një numër të papërcaktuar njerëzish që mund të ishin nën tendë. Që në fillim dyshohej se ky numër ishte i konsiderueshëm dhe që, duke marrë parasysh peshën e tendës dhe strukturën, se numri i të vdekurve ndoshta do të jetë më i madh se numri i të plagosurve. Këtu janë të pranishëm rreth 80 shpëtimtarë tanë nga Departamenti i Situatave Emergjente, por ka edhe mekanizim, jo ​​vetëm nga ministria jonë, por edhe nga kompanitë publike dhe private, pa atë mekanizim nuk do të mund ta ngrinim këtë ndërtim." tha Daçiç. 

Daçiç më herët tha se kishte parë komandantin e njësisë së shpëtimit duke qarë kur mësoi se një fëmijë gjashtë vjeçar kishte vdekur nën tendë. Ai theksoi se ende nuk ka listë përfundimtare dhe listë identifikimi. 

1 VITE ME PARE

E rëndë në Serbi/ Shembet çatia e një stacioni hekurudhor, 8 persona nxirren të vdekur nga rrënojat, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Tragjedi në Serbi/ Shembet çatia e stacionit hekurudhor, 13 persona
vendngjarja

SERBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Sad të Serbisë, ku 8 persona janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat pas shembjes së çatisë në një stacion hekurudhor. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç tha se dy persona janë shpëtuar, por njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe i është prerë këmba. 

“Tetë trupa janë nxjerrë nga nën rrënoja, dy persona në spital kanë shpëtuar, me faktin se njërit gjendja është mjaft e rëndë, i është prerë këmba, dy janë nën rrënoja, kemi kontakt me dy persona” tha ai dhe shtoi se nën rrënoja është dhe një vajzë 14-vjeçare.

Më shumë se 80 ekipe shpëtimi nga disa qytete po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit me ndihmën e makinerive të rënda, të cilat u morën nga Ministria e Brendshme, por edhe nga ndërmarrjet komunale të qytetit dhe disa kompani private.

"Është një aksion jashtëzakonisht i vështirë që sigurisht do të zgjasë edhe disa orë. Ne do të monitorojmë situatën dhe ju do të informoheni," u tha Daçiç gazetarëve në vend dhe falënderoi të gjithë në Novi Sad për ndihmën e tyre.

Sipas tij, pas operacionit të shpëtimit do të bëhet një hetim për të përcaktuar se kush është përgjegjës. Novi Sadi është qyteti i dytë më i madh në Serbi, pas Beogradit, i cili është kryeqyteti. Deri më tani janë 30 të plagosur, ndërsa dy persona janë në spital në gjendje kritike për jetën.

shembet catia e stacionit hekurudhor ne novi sad serbi ivica dacic

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet