Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në mëngjesin e sotëm. •Një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Robert Card ka sulmuar me armë zjarri një restorant dhe sallë lojërash në Maine duke lënë të vrarë 22 persona dhe plagosur 60 të tjerë. •Pas sulmit autori është arratisur në drejtim të paditur. •Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa ai të vihet në pranga, për të shmangur një tjetër tragjedi. •Sipas raportimeve të policisë Card konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. •Zyrtarët në Maine thonë se 40-vjeçari është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe anëtar i Rezervës së Ushtrisë së SHBA. •Ai kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine, dhe gjithashtu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë dëgjimin e zërave.
6 artikuj për këtë temë.
SHBA- Autoritetet në SHBA kanë njoftuar një konferencë për shtyp që pritet të mbahet në orën 10:30 (me orën lokale), ku do të zbardhen detaje lidhur me sulmin në Lewiston, ku mbetën të vrarë 22 persona dhe 60 të tjerë të plagosur. Konferenca është njoftuar nga oficeri i informacionit publik të Policisë së Shtetit të Maine, Shannon Moss.
Ndërkohë, policia vijon kërkimet për autorin e sulmit Robert Card, të cilin policia e Lewiston e identifikoi si një person të rrezikshëm, raporton CNN.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Robert Card ka sulmuar me armë zjarri një restorant dhe sallë lojërash në Maine duke lënë të vrarë 22 persona dhe plagosur 60 të tjerë. Pas sulmit autori është arratisur në drejtim të paditur. Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa ai të vihet në pranga, për të shmangur një tjetër tragjedi. Sipas raportimeve të policisë Card konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Zyrtarët në Maine thonë se 40-vjeçari është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe anëtar i Rezervës së Ushtrisë së SHBA. Ai kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine, dhe gjithashtu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë dëgjimin e zërave.
SHBA- Sulmi me armë zjarri në Lewiston ku u vranë 22 persona dhe 60 të tjerë të plagosur ka ngjallur reagime nga zyrtarë të vendit. Së fundmi një reagim ka ardhur edhe nga këshilltari i qytetit të Lewiston, Robert McCarthy, shtëpia e të cilit ndodhet gjysmë milje larg vendit ku ndodhi sulmi, të cilin ai e përshkroi si ngjarjen më të 'frikshme'. Ai tha se lutjet e tij shkojnë për të gjithë viktimat dhe për të gjithë ata që u përfshinë në këtë sulm.
"Ne i mbyllëm të gjitha dyert. Ne morëm armët tona që kemi në shtëpi. Ne thjeshtë presim të dëgjojmë se ata kapën personin që e bëri këtë gjë", tha McCarthy për CNN.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Robert Card ka sulmuar me armë zjarri një restorant dhe sallë lojërash në Maine duke lënë të vrarë 22 persona dhe plagosur 60 të tjerë. Pas sulmit autori është arratisur në drejtim të paditur. Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa ai të vihet në pranga, për të shmangur një tjetër tragjedi. Sipas raportimeve të policisë Card konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Zyrtarët në Maine thonë se 40-vjeçari është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe anëtar i Rezervës së Ushtrisë së SHBA. Ai kishte bërë së fundmi kërcënime për të kryer të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine, dhe gjithashtu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë dëgjimin e zërave.
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka zhvilloi një bisedë telefonike me disa ligjvënës në Maine pas të shtënave masive në Lewiston, Maine. Lajmi u bë i ditur nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë për pool të mërkurën.
“Presidenti bisedoi në telefon me guvernatoren e Maine, Janet Mills, senatorët Angus King dhe Susan Collins dhe kongresmenin Jared Golden për të shtënat në Lewiston, Maine dhe ofroi mbështetje të plotë federale në vazhdën e këtij sulmi të tmerrshëm”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, raporton CNN.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në mëngjesin e sotëm. Një 40-vjeçar i identifikuar me emrin Robert Card ka sulmuar me armë zjarri një restorant dhe sallë lojërash në Maine duke lënë të vrarë 22 persona dhe plagosur 60 të tjerë. Pas sulmit autori është arratisur në drejtim të paditur. Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa ai të vihet në pranga, për të shmangur një tjetër tragjedi.
SHBA- Në video shihet momenti kur autori i masakrës në Maine del së bashku me turmën e njerëzve nga vendngjarja. Pamjet dramatike tregojnë shumë njerëz që ikin nga skena tragjike, ku janë shënuar 22 të vdekur.
Pamjet u filmuan jashtë Sparetime Recreation, një rrugicë bowling ku Policia e Lewiston tha se kishte të shtëna, sipas DailyMail. Ajo tregon disa njerëz që ikin nga salla e bowlingut dhe zyrtarët e urgjencës që trajtojnë të plagosurit.
Çfarë ndodhi?
Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës. Nga 50 deri në 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.
SHBA- Robert Card, në foto është personi që është identifikuar si autor i masakrës në Maine të Oklahoma-s. 40-vjeçari nga Bowdoin sipas raportimeve të policisë "konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm." Zyrtarët në Maine thonë se Card është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë së SHBA, raporton DailyMail.
Card kishte bërë kërcënime për të kryer të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine. Po ashtu, ka dyshimet se autori i sulmit të jetë person që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Zyrtarët amerikanë thanë: 'Ai dëgjon zëra'.



Çfarë ndodhi?
Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës. Ndërsa raportohet se 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.

SHBA- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në SHBA. Një sulm me armë zjarri brenda një salle lojërash dhe një restoranti ka lënë të vrarë 22 persona dhe 60 të tjerë të plagosur. Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në Lewiston, Maine.
Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë. Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit, ndërsa ka dhënë detaje edhe se si agresori është veshur. Nuk dihen ende motivet e sulmit, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të autorit për të shmangur një tjetër tragjedi.