LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia e trenave në Greqi/ ZBARDHET dëshmia e stacionistit: Çelësi u kthye diagonal! Të mbijetuarit tregojnë tmerrin nga përplasja fatale

• Drejtuesi i stacionit të Larisës, Vassilit Samaras 59 vjeç i cili dyshohet se është shkaktari kryesor i tragjedisë hekurudhore në Greqi është marrë në pyetje nga hetuesit për rreth 7 orë ku ka treguar me detaje, nga momenti i nisjes së trenit e deri tek përplasja fatale me trenin tjetër të mallrave, ngjarje e cila solli 57 persona të vdekur. •Ai fillimisht ka treguar se nuk e mbante mend plotësisht atë se çfarë ndodhi, ndërsa u përpoq që përgjegjësinë tua hidhte makinistëve të cilët sipas tij nuk njoftuan se çelësat nuk ishin të drejtë por diagonalë. • Sakaq të mbijetuarit vazhdojnë të tregojnë përjetimet e tyre të tmerrshme para dhe pas përplasjes fatale. Stefanos Gogakos ka treguar momentin kur treni me të cilin ai po udhëtonte shpërtheu në flakë pas përplasjes tragjike. • Në një intervistë për mediat greke, Gogakos ka treguar se ishte ulur në vagonin 5. • Ai tha se në Paleofarsalas doli një njoftim që i informonte pasagjerët se do të bënin një ndalesë të detyruar 15 minuta për shkak të një problemi teknik. • Për disa minuta, vogoni në të cilin ai ndodhej po dridhej e në këtë moment pasagjerët, fëmijë, gra e studentë filluan të bërtisnin dhe të qanin të tmerruar. • Lidhur me ngjarjen, kryeministrti grek Kyriakos Mitsotakis një ditë më parë kërkoi që prokuroria dhe organiet përgjegjëse të hetojnë sa më shpejtë. • Sakaq, kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. • Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

19-vjeçarja tregon momentet e tmerrit nga përplasja e trenave në Greqi: Kishim ftohtë, menduam se do vdisnim

Tragjedia e trenave në Greqi/ ZBARDHET dëshmia e stacionistit:
Vasiliki

GREQI- Një 19-vjeçare e quajtur Vasiliki ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur trenat u përplasën në Larisa, Greqi. In.gr shkruan se e reja ndodhej me shokun e saj në mensën e trenit kur ndodhi përplasja fatale. Ata po ktheheshin nga qyteti i tyre, Teba, për në Selanik ku studionin kur e panë veten mes flakëve.

"Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë... U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova shokut dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem. Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Ne u kërkonim njerëzve të na jepnin xhaketa pasi kishim ftohtë. Menduam të shkonim te zjarri që bënte vagoni për tu ngrohur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit," tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Greqi/ Motra shqiptares shpërthen në lot: Ata që janë përgjegjës do ta paguajnë shtrenjtë

Tragjedia e trenave në Greqi/ ZBARDHET dëshmia e stacionistit:
Evegjeni Micka

GREQI- Motra e shqiptares Evegjeni Micka, e cila humbi jetën në përplasjen e trenave në Greqi ka deklaruar se fajtorët do e paguajnë shtrejtë. Komunikimi i fundit që ka pasur Evegjenia me familjen e saj ka qenë pak para përplasjes fatale. Pikërisht atëherë ajo foli për herë të fundit me motrën e saj, ndërsa pak më parë kishte folur edhe me të ëmën, duke i thënë se do të vonohej.

“Për emrin e saj, ata që janë do ta paguajnë shtrenjtë atë që kanë bërë. Kam humbur motrën time kur ajo ishte 22 vjeç dhe ajo u diplomua së fundmi. Çfarëdo që të ndodhë, ata që e bënë këtë krim do ta paguajnë, jo vetëm emrin e motrës sime, por edhe emrat që humbën jetën. E drejta jonë nuk llogaritet. Motra ime tani është e humbur, kaq shumë të rinj kanë humbur. Motra ime e vogël ishte një vajzë e lumtur. Të tjerat do ta tregojë avokati ynë”, tha motra e të ndjerës Evegjeni.

Si ndodhi ngjarja? 

Evegjeni Micka ishte duke u kthyer me të dashurin nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. I fejuari i saj ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur.  23-vjeçarja shqiptare ishte pa ndjenja dhe zjarrfikësit thanë se do e nxirrnin jashtë, por ai nuk pa më asgjë. Familja e saj e kërkoi për dy ditë, pasi ajo nuk ishte as në listën e të plagosurve dhe as në listën e të vdekurve. Trupi i saj u identifikua më pas përmes ADN.

3 VITE ME PARE

Tragjedia e trenave në Greqi/ Stacionisti përballet me hetuesit për 7 orë, ZBARDHET dëshmia: Nuk e mbaj mend çfarë ndodhi! Çelësi u kthye për një moment

Tragjedia e trenave në Greqi/ ZBARDHET dëshmia e stacionistit:
Vassilis Samaras

GREQI- Drejtuesi i stacionit të Larisës, Vassilit Samaras 59 vjeç i cili dyshohet se është shkaktari kryesor i tragjedisë hekurudhore në Greqi është marrë në pyetje nga hetuesit për rreth 7 orë ku ka treguar me detaje nga momenti i nisjes së trenit e deri tek përplasja fatale me trenin tjetër të mallrave, e cila solli 57 persona të vdekur. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e stacionistit të dhënë për hetuesit. Ai fillimisht ka treguar se nuk e mbante mend plotësisht atë se çfarë ndodhi, ndërsa u përpoq që përgjegjësinë tua hidhte makinistëve të cilët sipas tij nuk njoftuan se çelësat nuk ishin të drejtë por diagonalë.

Nuk arrij ta kuptoj se si ndodhi. Nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Unë kisha parë në panel që po ktheja çelësat, pasi hyra në 2597, dritat ishin të bardha. Ajo që mund të hamendësoj është se çelësi u kthye për një moment dhe më pas u shkëput dhe unë u ktheva në mur anësor pa ndërruar dritat në panel” , tha ai ndërsa kërkoi falje.
 

Në cilën orë erdhët në shërbim më 28.02.2023?

Fillimi i turnit tim ishte në orën 22:00. Rreth orës 21:15 deri në 21:20 mora një telefonatë nga kolegu im G. T. i cili ishte duke punuar në turnin e natës, në stacionin Paleofarsalon nga ora 22:00 deri në 06:00 ai ishte në stacionin e Larisës duke pritur trenin për të shkuar në stacionin Paleofarsalo dhe më njoftoi komandanti i stacionit të pasdites se në Paleofarsala i kishin rënë kabllot elektrikë trenit 56, i cili kryente linjën Athinë – Selanik, për pasojë u ndërpre linja e ngjitjes nga Paleofarsala në Larisa.  Për këtë arsye duhet të bëhet qarkullimi deri në stacionin e Larisës në një linjë të vetme dhe konkretisht në linjën e zbritjes Paleofarsalon - Larisa, me rezultat që treni specifik të hyjë në stacionin e Larisës në drejtim të kundërt. Nëse treni do të mbërrinte normalisht, do të duhej të lëvizte në linjën e dytë, që është një linjë ngjitëse, por për shkak të dëmtimit të mësipërm, për të lëvizur nga Paleofarsalo në Larisa, do të duhej të lëvizte në linjën e parë, e cila është vija zbritëse, dhe përmes një bypass-i në Larisa, për të hyrë në vijën ngjitëse. Kështu duhet të qarkullojnë të gjithë trenat nga Paleofarsalo në Larisa derisa të riparohen dëmet. Kur shkova në orën 21:20 në stacionin e linjës përpjetë ishte treni 56 si material bosh, dmth ishte me motor nafte dhe kishte marrë një numër të ri 93506. Treni u nis në orën 21:50 normalisht për në Selanik nga linja e ngjitjes me urdhër të drejtori të stacionit K. P . Pas pak, rreth orës 22:10, treni 63, i nisur nga Selaniku në Athinë, mbërriti normalisht në linjën e zbritjes (vija 1).

A ju tregoi paneli i kontrollit kur treni u nis, apo edhe pas nisjes së trenit, një dështim?

Unë nuk e kuptova një gjë të tillë. Nëse do të tregonte diçka të tillë, unë isha i zënë dhe nuk e vura re.”

A keni gjetur ndonjë dëmtim në panelin e kontrollit në lidhje me çelësin 118?

Jo, nuk pashë asgjë që nuk shkon. Në momentin që u njoftova nga zjarrfikësja për përplasjen e trenave, thirra të dy makinistin dhe asnjëri prej tyre nuk më përgjigjej dhe njoftova stacioninistin e Neo Poron që ta thërrasë edhe atë, por nuk pati përgjigje dhe atëherë. E kuptova se çfarë kishte ndodhur. Neni 1204 i rregullores së përgjithshme të qarkullimit të OSE thotë se kur drejtuesi i trenit konstaton në zonat e stacioneve apo nyjeve që treni po ndjek përfundimisht, rezulton se ka ndryshuar drejtim atëherë me anë të sinjaleve duhet të parkohet menjëherë dhe më pas të konsultohet me drejtuesin e stacionit ose operatorin qendror se cilën rrugë duhet të ndjekë treni.

Cilin kurs i treguat makinistit të trenit 62 dhe përmes cilave sinjale?

I thashë që kalon në një dritë të kuqe të daljes dhe vazhdon deri në dritën hyrëse të Burimeve të Reja. Ai duhej të më thoshte pse çelësat janë diagonalë dhe jo të drejtë.

A duhet t'i tregoni atij se në cilën korsi duhet të lëvizë?

Po siç thashë, më duhej t'i thosha se ai po lëviz në një linjë të dyfishtë. Por unë nuk i thashë të lëvizte në një linjë të vetme zbritjeje.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

3 VITE ME PARE

'Fëmijët qanin, gratë bërtisnin'/ I mbijetuari, rrëfen momentin nga aksidenti i trenave në Greqi: Përjetova ferrin e Dantes

Tragjedia e trenave në Greqi/ ZBARDHET dëshmia e stacionistit:
Pamje nga aksidenti i trenave në Greqi

GREQI- Një i mbijetuar nga aksidenti fatal i trenave në Greqi, ku humbën jetën 57 persona, Stefanos Gogakos ka treguar momentin kur treni me të cilin ai po udhëtonte shpërtheu në flakë pas përplasjes tragjike. Në një intervistë për mediat greke, Gogakos ka treguar se ishte ulur në vagonin 5. Ai tha se në Paleofarsalas doli një njoftim që i informonte pasagjerët se do të bënin një ndalesë të detyruar 15 minuta për shkak të një problemi teknik. 

"U habitëm pak por treni vazhdoi normalisht dhe arritëm në Larisa", tha ai, 

Duke folur për momentin e përplasjes së trenave, ai tha se pak minuta përpara aksidentit tragjik disa nga pasagjerët ishin në gjumë e disa duke lexuar, kur në një moment ai dëgjon një zhurmë dhe vagoni 5 filloi të dridhej në ajër. 

Mbërritëm pranë Tempes, ku disa flinin, disa lexonin, para meje kisha laptopin, dëgjojmë një zhurmë shurdhuese dhe vagoni 5 filloi të dridhej në ajër. Xhamat u thyen të gjitha dhe copat na ranë mbi kokë. Ajo që ne të gjithë thamë ishte "O Zot, ne do të vdesim". Fëmijët qanin, gratë bërtisnin, karroca mori një pjerrësi dhe të gjithë ishim në panik. “Shkuam të hapnim derën por ajo ishte e bllokuar dhe dikush na dha idenë të dilnim nga xhamat e thyer. Ne shkuam të kërcejmë por erdhën dy persona dhe na hapën derën dhe ne dolëm që andej. Njëri me këmbë të thyer, tjetri me duar, fëmijët qanin. Ne dolëm dhe u larguam nga vendi i ngjarjes dhe pamë zjarrin në tren dhe ambulancat që po vinin. Më pas erdhi policia dhe na njoftoi se do të vijnë autobusë për të na çuar në Larisa dhe na kanë regjistruar emrat dhe numrat e telefonit”, vazhdoi ai përshkrimin e tij tronditës.

Sinqerisht, nuk do të marr më tren. Më mirë të eci”, këto ishin fjalt e fundit të të mbijetuarit për rrëfimin e aksidentit tragjik mesnatën e së martës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!