Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kosta Keçmanoviç, 14-vjeç nxënës i shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, vrau një ditë më parë tetë nxënës dhe rojen e shkollës, Dragan Vllahoviq. •Krimi i rëndë nisi pas orës 8 të mëngjesit, ku djali plagosi gjashtë fëmijë dhe mësuesen e historisë, në orën e mësimit. •Duke qenë se nuk i ka mbushur ende moshën madhore, djali nuk mban përgjegjësi penale, ndaj është •Babai i djalit, mjek i njohur, i cili e kishte mësuar të birin sesi të qëllonte, është arrestuar.• Ditën e sotme mijëra njerëz janë mbledhur në ambjentet e shkollës për të kryer homazhe në nderim të viktimave duke vendosur lule e qirinj në kangjella. •Ndërkohë deatje të reja janë zbuluar nga gjendja e të plagosurëve, ku dy prej nxënësëve janë në gjendje kritike. •Pas ndalimit, i mituri ka thënë: Jam psikopat. •Ndërkohë, dyshohet se arsyeja e kësaj masakre është bullizimi që iu është bërë të miturit në shkollë. •Pas lajmit të vrasjes makabër një tjetër shqetësim për prindërit dhe ekspertët është reagimi dhe mbështetja që nxënësit po i japin vrasjes masive. •Mëngjesin e sotëm një video tallëse ku një nxënës imiton me armë plastike, vrasjen në shkollë ka qarkulluar në rrjete sociale. Si pasojë e videos është arrestuar babai i të miturit.•Përveç videos në një faqe anonime në rrjet fëmijët kanë përkrahur 14-vjeçarin për vrasjen e 9 personave dhe plagosjen e 6 të tjerëve.• Reagimet për këtë tragjedi kanë qënë të shumta. I fundit ishte nga sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken i cili shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave.•Serbia ka shpallur 3 ditë zie.
11 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Në shkallët para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë janë ndezur qirinj për të viktimat e pafajshme të sulmit me armë në shkollën fillore'Vladislav Ribnikar' në Serbi. Mes njerëzve në turmë është parë edhe ministri Nenad Rashiç.
Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.
SERBI- Heshtja para shkollës fillore "Vladislav Ribnikar", ku dje mbetën të vrarë 8 nxënës dhe një roje shkolle dhe disa të tjerë u plagosën, u ndërpre nga britmat e një nëne, vajza e së cilës ishte në listën e nxënësve që do të ekzekutoheshin nga 14-vjeçari Kosta.k.
Ajo bërtiti mes turmës së qytetarëve që kishin shkuar para shkollës, për të nderuar viktimat, duke thënë se e njihte vrasësin dhe se nuk ishte e vërtetë që prindërit nuk flisnin me të. E tronditur, ajo tha se shumë vajza ishin të dashuruara me djalin dhe kjo gjë e ka shqetësuar atë më shumë. Ndërsa shtoi se vajza e saj ishte në listën e emrave që do të kishin fundin tragjik.
"Ai nuk luante lojëra, nuk dhunohej, vajzat ishin të dashuruara me të. Lëre, mos jeto një gënjeshtër, ai ishte një fëmijë i llastuar, i varur, monstruoz. Fëmija im ishte në atë listë", bërtiti ajo mes lotësh.
— Pluton (@Pluton45873221) May 4, 2023
Në Serbi është shpallur tri ditë zie, ndërsa mësimi në të gjitha shkollat në Serbi ka filluar mëngjesin e sotëm me një minutë heshtje, për të nderuar nxënësit dhe punonjësit e shkollës fillore Vladislav Ribnikar në Vraçar. Dhe turni i pasdites do të fillojë me një minutë heshtje.
SERBI- Një nga format më të preferuara të argëtimit për Kosta K., autori i masakrës në Serbi, me 8 nxënës të vrarë dhe roja e sigurisë në shkollën fillore 'Vladislav Ribnikar', ishte 'airsoft' që shpesh përshkruhet si simulimi më i mirë i luftës.
'Airsoft' është një sport, apo argëtim, që i ngjan paintball-it (painball), por ka një ndryshim. Paintball është një lodër që hedh topa të mbushur me bojë, të cilat përdoren për të shënuar kundërshtarin kur goditet, në airsoft pamja e armës së përdorur është e ndryshme.
'Airsoft' është shumë më i ngjashëm me një armë të vërtetë. Kopjet që bëhen dhe përdoren në 'airsoft' për sa i përket formës, pamjes dhe peshës janë identike si pushka automatike, pistoleta ose snajperët e vërtetë. Dallimi është se armët 'airsoft' qëllojnë fishekë plastikë 6 mm, të cilët nuk mund të dëmtojnë askënd, shkruajnë mediat serbe.
Gjëja më e keqe që mund t'u ndodhë lojtarëve të airsoft është të mbeten me një mavijosje. Ndërsa armët e vërteta përdorin gazra pluhur, airsoft, si nga vetë emri, funksionon duke përdorur presionin e ajrit për të gjuajtur fishekë plastikë. Armët airsoft janë mjaft të shtrenjta, një kopje e mirë e një pushke automatike kushton disa mijëra euro, por jo për familjen e 14-vjeçari që shkaktoi masakrën në Serbi, të cilët në kasaforta mbanin armë të vërteta, prej nga ku u shkaktuar tragjedia me 9 të vdekur në shkollën fillore.
SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia me 8 nxënës të vrarë dhe roja e sigurisë, mëngjesin e djeshëm pranë shkollës fillore 'Vladislav Ribnikar' në Serbi, nga 14-vjeçari Kosta K. Siç raportojnë mediat vendase, një natë para tragjedisë, djali ka qenë në ditëlindjen e njërit prej shokëve të tij që e qëlloi për vdekje, bashkë me disa të tjerë. Sakaq disa prej fqinjëve të 14-vjeçarit kanë treguar se janë shokuar kur morën vesh lajmin tronditës për masakrën, pasi sipas tyre babai i të miturit, njihet nga fqinjët si një njëri i mirë i cili ishte i gatshëm të ndihmonte në raste të ndryshme. Ata shprehen se nuk e kishin menduar kurrë që në banesën e babait të të miturit fshiheshin arsenal armësh.
Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.
SERBI- Pas masakrës në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar", kur një nxënës i klasës së 7-të KK vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen, në rrjetet sociale vërshuan komente mbështetëse për autorin e krimit makabër. Mediat vendase raportojnë se në një llogari të mbyllur kushtuar krimit të 14-vjeçarit, kishte komente tronditëse që lavdëronin krimin e tij.
Në faqen sociale kishte mbi 1500 komente si : Mbret, perandor, megavrasje, ne po festojmë për mësuesen e historisë....

Prindërit dhe ekspertët janë shqetësuar për faktin se si fëmijët e tjerë mbështesin vrasjen masive që la pas 9 viktima dhe 6 të plagosur. Ekspertët e shëndetit mendor u bëjnë thirrje prindërve të flasin me fëmijët e tyre dhe nëse është e nevojshme, t'i dërgojnë ata te profesionistët që mund t'i ndihmojnë dhe t'u japin përgjigje për të gjitha dyshimet e tyre.
Psikologia e fëmijëve Branka Tisma shpjegoi: "Fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme, tani duhet monitoruar se si do të reagojnë fëmijët e tjerë dhe që kjo të mos bëhet model sjelljeje. Kjo është një temë që duhet diskutuar dhe pasojat e një sjelljeje të tillë, si dhe kush dhe cilët janë modelet tona. Kjo është shqetësuese dhe konfuze. Fëmijët shpesh reagojnë në mënyrë të pamatur. Ky është shkaktari, tani të gjithë do të shprehin mendimin, qëndrimin e tyre për atë që ndodhi në mënyra të ndryshme. Fëmijët e asaj moshe shumë shpesh nuk mendojnë për pasojat, por reagojnë pa i kuptuar pasojat reale”.
Kujtojmë se përveç komenteve një video 'tallëse' ku një nxënës me armë plastike imitonte ngjarjen e rëndë qarkulloi në rrjete sociale.
SERBI- Pas masakrës në shkollën në qendër të Beogradit, ku 9 persona humbën jetën janë zbuluar detaje mbi gjëndjen shëndetësore të 6 të plagosurve. Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, Milika Ashanin, tha se gjendja shëndetësore e dy prej nxënësve dhe mësueses është shumë më e mirë, po dy të tjerët të cilët ndodheshin në terapi intensive dhe nxënësi i cili iu nënshtrua dy operacioneve janë në gjendje kritike, shkruan Rts.rs.
Ashanin tregoi se tre pacientët e ndodhur në klinikën e saj përfshirë dy djem me plagë nga armë zjarri në këmbë janë mirë dhe në gjendje të qëndrueshme, duke marrë terapi me antibiotikë dhe se mund të lirohen në shtëpi ditët në vijim.
Nxënësi i plagosur më rëndë, me plagë me armë zjarri në kraharor, qafë dhe shtyllë kurrizore, pas dy operacioneve të nënshtruara është zgjuar, por mjekët po tregohen të kujdesshëm dhe e kanë kualifikuar sikur situata të jetë kritike. Po ashtu në gjendje kritike vazhdon të jetë vajza e cila gjatë dulmit morri një plumb në kokë.
"Vajza e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent dje [të mërkurën] për shkak të lëndimeve në kokë është në rrezik për jetën, mbetet në gjendje kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj e përgjithshme është shumë e rëndë dhe është në rrezik për jetën”, -tha Drejtori i Klinikës Universitare të Fëmijëve në Tirshovë, Sinisha Duçiç dhe shtoi se për momentin nuk është planifikuar ndonjë operacion tjetër.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, Kosta Keçmanoviç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al
SERBI-Qytetarët janë mbedhur mëngjesin e sotëm një ditë pas tragjedisë në ambjentet e shkolës, për të nderuar 8 fëmijët e vrarë dhe rojen i cili humbi jetën në vrasjen masive. Qindra njerëz vazhdojnë të vijnë në Cvetni Treg, ku mbrëmë u nderuan viktimat. Banorët shihen të përlotur, duke ndezur qirinj dhe vendosin lule e lodra në kangjellat e shkollës.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, Kosta Keçmanoviç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë ndodhur një ditë më parë në një shkollë në Serbi, ku mbetën të vrarë 9 persona. Ky bilanc tragjik ka shokuar mbarë botën. Kurti, me anë të një statusi në Twitter i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për viktimat nga të shtënat në një shkollë në Beograd. Po kështu u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
"Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu i uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike".

Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, Kosta Keçmanoviç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al
SERBI- Pas masakrës në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar", kur një nxënës i klasës së 7-të KK vrau armë zjarri 8 nxënës dhe rojen, në rrjetet sociale u shfaqën pamje të rënda. Në video shihen studentë duke u tallur me krimin dhe tragjedinë e bashkëmoshatarëve të tyre.
Më herët në Tëitter u shfaqën edhe komente rrëqethëse nga bashkëmoshatarët, ku fëmijët shkruanin se ishin duke festuar.
Komente të ngjashme u shfaqën edhe në TikTok, ku fëmijët paraqitën numrin e viktimave të djemve si “pikë” nga loja.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al
SERBI-Pas tragjedisë që ndodhi në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar" në Vraçar, kur nxënësi i klasës së 7-të vrau 8 nxënës dhe rojen dhe plagosi gjashtë bashkëmoshatarë dhe një mësues, sipas urdhrit të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, babai i autorit është arrestuar. Ai u ndalua deri në 48 orë me dyshimin se ka kryer një krim të rëndë kundër sigurisë publike.
Siç mëson Kurir, djali është transferuar në një klinikë psikiatrike dhe pritet që sot të merret në pyetje.
Nëna e djalit dhe motra e tij më e vogël u larguan nga banesa e tyre si masë paraprake.
Shefi i Departamentit të Policisë për qytetin e Beogradit, Veselin Miliç, ka thënë se djali i cili ka qëlluar në shkollën fillore “Vladimir Ribnikar”, në një deklaratë në polici ka thënë se është “psikopat i cili duhet të qetësohet” dhe se vetë sulmuesi ka lajmëruar policinë dhe e ka njoftuar për krimin.
“Ai ka deklaruar se gjatë ekzekutimit po merrte frymë çuditërisht dhe se i është dukur se ishte e drejtë të lajmërohej policia dhe të denoncohej vetë. Që kur jam anëtarësuar në MPB në vitin 1998, as unë dhe as ndonjë personel hetues nuk kemi dëgjuar apo ka parë që diçka e tillë ka ndodhur në Strbinë tonë dhe sigurisht shpresoj që të mos ndodhë më”, tha ai dhe shtoi se ishte e vështirë të zbulohej motivi i krimit.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al
SERBI- Pas masakrës në shkollën në qendër të Beogradit, të gjithë po pyesin se çfarë e nxiti nxënësin e klasës së shtatë të kryejë krimin e të tmerrshëm.
Çfarë e nixit një nxënës të shkëlqyer dhe të talentuar, një sportist të suksesshëm, siç e quanin në zonë, të vriste nëntë persona në shkollë? Shokët e shkollës të trembëdhjetëvjeçarit të arrestuar dhe viktimave janë të shokuar pas tragjedisë dhe të përlotur thanë për Kurir se ky djalë nuk ka qenë problematik më parë, por e cilësojnë si të çuditshëm.
"I qetë, i tërhequr, nuk rrinte shumë me askënd, ishte pak i çuditshëm, por nuk kishte probleme me të. Është ndër nxënësit më të mirë të klasës së tij, është ujk dhe ka shkuar në gara në disa lëndë"- tregon një nxënës i shkollës.
Dje pati edhe informacione se djali po ngacmohej nga studentë të tjerë, madje ishte viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe se shkas për krimin ishte një njësi historie që kishte marrë së fundmi.
"Është ngacmuar nga miqtë e tij, ka qenë viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe me insistimin e prindërve është transferuar në një shkollë tjetër. Ai ishte i qetë, një student i mirë. Jam i dëshpëruar"- tha njëri nga prindërit, fëmija i të cilit shkon në këtë shkollë.
Megjithatë, prindër të tjerë pohojnë se djali nuk është transferuar në një klasë tjetër për shkak të bullizmit, por për shkak të arritjeve të tij të jashtëzakonshme në shkollë.
"Ajo klasë u formua nga nxënësit më të mirë të shkollës. Ai djalë ishte një student i përsosur. Është e neveritshme që thonë se ai vrau kaq shumë njerëz për shkak të një note historie, kjo nuk është e vërtetë. Thonë se në atë klasën e mëparshme është ngacmuar dhe në këtë të re nuk ka pasur probleme me askënd"- tha një prind.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al