Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit tragjik në Tempi. • Një nga pyetjet kyçe është se çfarë e shkaktoi një shpërthim kaq të madh menjëherë pas përplasjes së dy trenave. • Tashmë është hetuar shkaku i përplasjes dhe 59-vjeçari i stacionit është vënë para drejtësisë, por se si arritëm te kjo “kërpudha” pas shpërthimit, askush nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. • Sipas asaj që u raportua ka pasur raportime për vajra, bateri litiumi, akumulatorë energjie, një hark elektrik, por asnjë nga këto nuk mund të lidhet me imazhin e kapur në momentin e shpërthimit. • Shishet e dyshimta të gjetura në terren dhanë përshtypjen se mund të kenë lidhje me shpërthimin e madh dhe shkatërrimin e ndodhur kryesisht në kabinën e mensës së trenit të pasagjerëve. • Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. • Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që iu ka marrë jetën 57 personave. • Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash.
6 artikuj për këtë temë.
GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje Gjykatës Supreme të shtetit që të përshpejtojë hetimet lidhur me aksidentin vdekjeprurës mes dy trenave, që la të vdekur të paktën 57 persona dhe nxiti protesta në mbarë vendin.
“Populli grek kërkon një sqarim të menjëhershëm lidhur me incidentet kriminale të lidhura me këtë aksident tragjik”, shkroi Mitsotakis në letrën dërguar gjykatës.
“Ju kërkoj që t’i jepni prioritet këtyre rasteve, dhe nëse është e duhur, të kryeni hetimet më të thella për të kuptuar se çfarë ndodhi” dhe nëse “ka pasur gabime në sistemin e sektorit të hekurudhave” që mund të përbëjnë vepra penale, tha ai.
Në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Larisa të Greqisë, janë konfirmuar edhe katër shtetas shqiptarë ose me origjinë shqiptare.
Me Qeverisë greke që po kërkon të rizgjidhet në zgjedhjet e prillit, ky vendim i Mitsotakis po shihet i domosdoshëm që të ulë zemërimin e publikut, pasi hetime të tilla në Greqi mund të marrin disa vite kohë. Përplasja e trenave të pasagjerëve ndodhi në Greqi të martën e kaluar dhe në bordin e tyre ishin mbi 350 pasagjerë, shumica prej të cilëve studentë. Ky aksident nxiti protesta masive në disa pjesë të shtetit dhe protestuesit u përleshën me policinë. Më 5 mars, në Athinë mbi 12.000 persona protestuan. Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë teknike Greqisë për modernizimin e hekurudhave.
Autoritetet greke fillimisht ia lanë fajin “gabimit njerëzor” për këtë aksident, përkatësisht fajësuan shefin e stacionit që ishte në ndërrim në kohën e përplasjes së trenave. Por, sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë thënë se vazhdimisht kanë paralajmëruar operatorin e trenave, Hellenic Train, lidhur me problemet e sigurisë dhe kanë fajësuar Qeverinë se nuk ka keqmenaxhuar rrjetin e hekurudhave nuk ka ndërmarrë reforma për të ofruar më shumë siguri, gjë që sipas tyre ka çuar në aksidentin fatal. /REL
GREQI- Prindërit, të afërmit dhe miqtë i dhanë dje lamtumirën e fundit studentes shqiptare Klaudja Leta 21-vjeç, e cila humbi jetën në përplasjen e trenave në Greqi. E reja dhe partneri i saj kaluan fundjavën në Patra dhe të martën po ktheheshin me tren për në Selanik. Për fat të mirë i riu ka shpëtuar pasi pak sekonda para përplasjes ka dalë nga vagoni i mensës për të gjetur ndenjëse për vete dhe të dashurën e tij në një nga vagonat e tjerë. I riu duke folur për mediat greke ka përshkruar momentet e fundit me partneren e tij.
"Ne ishim në mensë. I thashë se do të kërkoja për ndonjë vend tjetër sepse isha i mërzitur dhe i lodhur. Ajo më pa drejt në sy dhe më tha "shko tani". U habita nga mënyra e të folurit dhe pa u menduar u ngrita në këmbë. Pashë që më buzëqeshte, i buzëqesha dhe u largova. Më pas ndjeva një zhurmë dhe u rrëzova. As nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur, thjesht ndjeva hekurat që më binin mbi shpinë. Fatmirësisht nuk u lëndova gjëkundi. U zgjova nga tymi. Tani kam probleme me frymëmarrjen. Në një moment mbylla sytë, lotova dhe thashë se do të digjem i gjallë", tregoi ai.
Ai vuri në dukje se në të njëjtën kohë dhe ndërsa ishte në gjendje shoku po mendonte për Klaudian. Unë nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur sepse gjithçka ishte errësirë.
GREQI- Avokati i familjes shqiptare Micka, Stelios Sourlas, të cilët humbën vajzën e tyre 23-vjeçare Evgjeninë në aksidentin fatal hekurudhor në Larisa, është shprehur se familja e studentes kërkon drejtësi dhe vënien përballë përgjegjësisve të personave që shkaktuan këtë tragjedi tronditëse me 57 persona të vdekur.
“Familja është e tronditur dhe në të njëjtën kohë shumë e revoltuar. Ata kërkojnë nga shteti që të gjithë përgjegjësit të mos u shpëtojë përgjegjësive.Do të bëj padi në ditët në vijim dhe do të kërkoj mbrojtjen e akuzës si dhe hetimin e përgjegjësive penale ndaj autoritetit përgjegjës, por edhe ndaj personazheve politikë që kishin mbikëqyrjen dhe supozohej të kontrollonin sigurinë dhe masat", tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se përgjegjësia penale që do të kërkohet nga familja është në kujtimin e Evegjnisë.
Si ndodhi ngjarja?
Evegjeni Micka ishte duke u kthyer me të dashurin nga Athina ku kishin shkuar që të hënën. I fejuari i saj ka pësuar djegie të shumta në trup. Ai ka thënë se vajza ishte varur tek ai nga dritarja dhe ai ka bërë thirrje për ndihmë, por askush nuk është përgjigjur. 23-vjeçarja shqiptare ishte pa ndjenja dhe zjarrfikësit thanë se do e nxirrnin jashtë, por ai nuk pa më asgjë. Familja e saj e kërkoi për dy ditë, pasi ajo nuk ishte as në listën e të plagosurve dhe as në listën e të vdekurve. Trupi i saj u identifikua më pas përmes ADN.
GREQI- Vangelis Bournazis polici grek 54-vjeçar dhe djali i tij 15-vjeçar të cilët humbën jetën në aksidentin e trenave në Larisa janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Mediat greke raportojnë se, 54-vjeçari ishte larguar nga detyra si polic rreth një vit më parë. Ai donte të pushonte dhe t’i përkushtohej rritjes së djalit të tij të mitur.
Ata po ktheheshin nga një udhëtim në Athinë. Në rrugën e kthimit, ai rezervoi një shtrat me djalin e tij. Tre fëmijët e tij ishin gjithë jeta e tij. Dy vite më parë humbi gruan nga kanceri dhe humbja i kushtoi shumë, por ia doli të ngrihej sërish në këmbë. Vangelis Bournazis shërbente në Policinë Rrugore të Litisit. Njerëzit që e njihnin e përshkruajnë atë si një polic shembullor dhe një familjar të denjë.
GREQI- Të vrullshme janë zhvillimet në drejtim të hetimit të përgjegjësive për tragjedinë në Tempe. Kyriakos Mitsotakis udhëzoi prokurorin e Gjykatës së Lartë t'i jepte përparësi hetimeve për Tempin, ndërsa ministri i Shëndetësisë Thanos Pleuris urdhëroi një hetim urgjent për të shqyrtuar termat dhe kushtet në të cilat iu dha leja mjekësore kreut të stacionit të Larisës.
Hetimi do të shqyrtojë termat dhe kushtet në të cilat leja mjekësore iu dha menjëherë pas aksidentit tragjik mbikëqyrësit të drejtorit të stacionit që e vendosi në turn, për të kërkuar menjëherë përgjegjësi nga mjekët që e dhanë. Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për pushimin e atyre që konstatohen të përfshirë.
Në të njëjtën kohë, drejtori i stacionit të turnit të radhës nga ai ku ndodhi aksidenti në Tempi, kalon në një kohë të shkurtër derën e hetuesit. Qëllimi i thirrjes është që hetuesi të mbledhë të gjithë informacionin e kërkuar për të krijuar një pamje të plotë të asaj që ndodhi natën e tragjedisë. Inspektori i OSE-së, i cili ishte me pushime të dielën, ka shkuar, të premten e kaluar në Gjykatën e Larisës vullnetarisht për të dëshmuar për tragjedinë hekurudhore në Tempi.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.
GREQI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas bisedës së saj të hënën në mëngjes me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis deklaroi mbështetje për Greqinë nga Bashkimi Evropian për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e transportit hekurudhor. Von der Leyen njoftoi se ekspertët e Organizatës Hekurudhore të BE-së do të udhëtojnë në Athinë brenda javës.
“Këtë mëngjes kam diskutuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e mëtejshme teknike që BE mund t'i ofrojë Greqisë për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre. Ekspertët nga Agjencia Hekurudhore e BE-së do të udhëtojnë në Athinë brenda javës. Siguria hekurudhore është parësore”, shkroi Leyen në Twitter.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.