LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Kosovë/ Shembja e një objekti të pabanuar zë poshtë tre të mitur, familjari i tyre: I gjetëm trupat e pajetë nën rrënoja pas 4 orëve kërkime

• Kosova është tronditur nga vdekja e tre të miturve në Gjakovë, të cilët humbën jetën dje nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë. • Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së objektit të pabanuar. • Shembja e objektit ka ndodhur rreth orës 16:35, ndërsa trupat e të miturve janë gjetur në rrënoja pas rreth katër orëve. • Këtë e konfirmoi edhe Përparim Ademaj, familjar i tre fëmijëve, i cili tha se trupat e pajetë i gjetën pas rreth katër orësh kërkim. • Policia tha në njoftim se objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë, dy prej tyre 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ishin brenda kur u zunë nga pllaka. • Oficeri i i Policisë, Milazim Lumi tha se objekti kishte mbetur i pabanuar që prej luftës më 1999. • Lidhur me këtë rast tragjik kanë reaguar krerët e partive politike, ku kanë shprehur ngushëllimet familjarëve dhe kanë kërkuar hetim të plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. • Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të miturve, të cilët thotë se sot përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vdekja e tre të miturve në Gjakovë/ Reagojnë politikanët në Kosovë: Lajm tragjik! Organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë për rrethanat e ngjarjes

Tragjedia në Kosovë/ Shembja e një objekti të pabanuar
banesa e shembur

GJAKOVË- Politikanët në Kosovë kanë reaguar lidhur me vdekjen e tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar. 

Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të miturve, të cilët thotë se sot përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.

"Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre. Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!", thuhet në postimin e Osmanit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve. Në reagimin e LDK-së, Abdixhiku kërkon që organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie.

"Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve dhe qëndron me ta në këto momente të rënda.

'Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës.
Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve, ndërsa në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë tyre dhe lutemi që ta përballojnë këtë humbje të madhe. Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie.'", thuhet në postimin e LDK-së. 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me rastin tragjik në Gjakovë, ku i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Bashkëndjejmë me familjet Rama, Mehmeti e Morina, që humbën fëmijët. Zoti ju lehtësoftë dhembjen.”, thuhet në reagimin e tij. 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar po ashtu që sa më shpejt të kryhet hetim i imtësishëm dhe i tërësishëm i rastit. Konjufca shprehet se këto janë momente të vështira për familjarët e të miturve dhe gjithë shoqërinë.

"Është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës. Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe!", thuhet në reagimin e Konjufcës. 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se në këto momente zie, jemi pranë familjeve të vitktimave.

“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Krasniqi në reagimin e tij.

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Kosovë/ Dalin pamjet e shembjes së objektit që zuri poshtë të miturit, flet familjari i tyre: I kemi gjetur pas katër orësh nën rrënoja

Tragjedia në Kosovë/ Shembja e një objekti të pabanuar
pamje nga banesa e shembur

KOSOVË- Kosova është tronditur nga vdekja e tre të miturve të cilët humbën jetën nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës. 

Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së objektit të pabanuar. Nga këto pamje shihet se shembja e objektit ka ndodhur rreth orës 16:35, ndërsa trupat e të miturve janë gjetur në rrënoja pas rreth katër orëve.

Këtë e konfirmoi edhe Përparim Ademaj, familjar i tre fëmijëve, i cili tha se trupat e pajetë i gjetën pas rreth katër orësh kërkim.

“Kjo tragjedi ka ndodhë në këtë objekt të pabanueshëm. Rreth orës 10 e gjysmë në mbrëmje. Më herët kanë dalë si rinia tu lujtë, shokë”, tha ai për mediat në Kosovë.

”Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.

”T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shton më tej.

Banorët e fshatit u bashkuan në përpjekje për të shpëtuar fëmijët, por gjithçka ishte e kotë. "Kemi thirr kojshitë dhe me një traktor duke i hequr pjesë-pjesë, i kemi nxjerrë pa shenja jete”, tha Ademaj.

Policia tha në raportin 24-orësh se objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë, dy prej tyre 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ishin brenda kur u zunë nga pllaka.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasoj tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin policor.

Oficeri i i Policisë, Milazim Lumi tha se objekti kishte mbetur i pabanuar që prej luftës më 1999. Lidhur me këtë rast tragjik kanë reaguar krerët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar hetim të plotë.

1 VITE ME PARE

E rëndë në Kosovë/ I zu poshtë banesa e shembur, humbin jetën tre fëmijë të mitur

Tragjedia në Kosovë/ Shembja e një objekti të pabanuar
foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë së Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elzaj nga Policia e Gjakovës, ku ka bërë me dije se banesa e shembur ka zënë poshtë tre fëmijë, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Viktimat raportohet se janë dy 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.

vdekje ne kosove

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë