LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga shpërthimi, Prokuroria dhe Inspektoriati Shtetëror në vendngjarje

• 2 të vdekur dhe 7 të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë ditën e djeshme në Lushnje. • Shpërthimi ndodhi në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. • Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital pas plagëve të marra humbi jetën dhe i biri, Lidion Hoxha. • Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. • Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe jashtë rrezikut për jetën. • Inspektoriati shtetëror ka shkuar në vendngjarje sot bashkë me prokuroren e Fierit dhe inxhinierë të OSHEE-së.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ngjarja në Lushnje, kolegët vizitojnë në spital deputetin e PS Bujar Çela, Nasufi: Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga
Bujar Çela

TIRANA- Deputetë socialistë, Fadil Nasufi, Laert Duraj dhe Çim Hysa shkuan sot në spitalin e Traumës në Tiranë për të parë nga afër gjendjen e kolegut të tyre Bujar Çela. Deputeti Çela është pronar magazinës në Lushnje ku ndodhi dje shpërthimi që i mori jetën babë e bir e ku u plagosën gjithsej 7 persona. Deputeti Fadil Nasufi tha për Report TV se gjendja shëndetësore e kolegut të tij është stabilizuar dhe se ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren. 

Ai shtoi se Çela reagoi gjatë vizitës së tyre sot dje kur e vizituan në reanimacion e Lushnjes nuk ishte në vetëdije.

“Fatmirësisht gjendja shëndetësore është stabilizuar. Duhen përgëzuar stafi ushtarak për ndërhyrjen tepër të specializuar për pastrimin e ciflave që kanë ndodhur nga shpërthim. Dëmtimin kryesor e ka në kofshën e djathtë pasi ciflat e shpërthimit e kanë prekur sistemin arteriar venoz, si dhe në pjesën abdominale. Dëmtime ka dhe një pjesën abdominale ku po vijon pastrimi i ciflave. Ka probleme me dëgjimin për shkak të valës së shpërthimit që ka qenë në terren por gjëndja është e stabilizuar në të gjitha parametrat e saj. Është në sallën e reanimacionit. Kolegët tanë deputetë e kanë gdhirë natën me lutje për të dhe ata që u plagosën. Do të ketë pastrime të tjera.  Është në gjëndjen më optimalen më të mundshme nga ajo llahtari që ndodhi dje. Madje po përpiqej të bënte dhe humor por ne nuk e lejuan të bëjnte më shumë. Nuk u futëm farë në këtë çështje. Ishim atje për 1 minutë e gjysmë. Ne na kënaqi se reagoi, dje e vizituam në reanimacion e Lushnjes dhe nuk ishte fare në vetëdije. Edhe pacienti tjetër që ndodhet në Lushnje është stabilizuar. Ka dhe ai cifla të shpërthimit", tha deputeti Fadil Nasufi.

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

 

2 VITE ME PARE

"Pamë tmerrin me sy!" Shpërthimi në Lushnje, banori: Isha në Greqi, u shkëput interneti, nuk kisha kontakt me familjen, erdha urgjentisht!

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga
Banori

LUSHNJE- Banorët e shtëpisë pranë magazinës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë kanë rrëfyer tmerrin e përballjes me ngjarjen e rëndë. I zoti i shtëpisë, i përlotur ka treguar për mediat se mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi nga meraku se nuk kishte lajm për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.

"Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Sikurse e shikoni edhe vetë, unë nuk jam ekspert. Haberin e para ma ka dhënë motra ime. Ishte këtu, ajo më njoftoi. U bë shkëputja e internetit, nuk kisha kontakte me familjen time. Kur erdha këtu, mirë që gjeta njerëzit jashtë. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të… Kur erdha në Fier i thash time shoqe se aty mundet… Patjetër, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kishte edhe njerëz të vrarë", tha ai.

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

2 VITE ME PARE

"Ra bombola e oksigjenit apo vinçi preku telat e energjisë elektrike?" Ja pistat ku po fokusohen hetimet për shpërthimin në Lushnje

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Kur ka kaluar një ditë nga shpërthimi në magazinën në Lushnje, grupi hetimor po punon mbi dy pista për zbardhjen e rastit. Mësohet se dyshimi i parë ka të bëjë me faktin se nga lartësia mund të ketë rënë të njëra prej bombolave të oksigjenit që ka shkaktuar shpërtimin. Ndërsa dyshimi i dytë lidhet me faktin se vinçi mund të ketë prekur telat e energjise dhe më pas ka ndodhur shpërthimi. 

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnje mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

 

 

2 VITE ME PARE

Shpërthimi në Lushnje, del nga spitali njëri nga të plagosurit

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Kur ka kaluar një ditë nga shpërthimi në magazinën në Lushnje, disa nga të plagosurit po lënë spitalin. Mësohet se një 17-vjeçar është larguar drejt banesës së tij gjatë orëve të natës pasi mori mjekimin e nevojshëm. Ai kishte marrë lëndime sipërfaqësore ndaj mjekët e panë të arsyeshme që të largohej në shtëpi. Ndërkohë 3 të

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnjë mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Shpërthimi në Lushnje, dalin pamje të reja, momenti kur shtëllungat e tymit ngrihen në ajër

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Pamje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Lushnje. Siç shihet në videon e mëposhtme, në momentin që ka ndodhur shpërthimi, shtëllungat e tymit janë ngritur në ajër.

Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital ka ndërruar jetë dhe i biri, Lidion Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë. Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. 

I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit. Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë

2 VITE ME PARE

Shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, Inspektorati Shtetëror shkon në vendngjarje

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga
Foto nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Pas tragjedisë me dy viktima që shkaktoi shpërthimi i ditës së djeshme në një magazinë në Lushnje, Inspektoriati Shtetëror ka shkuar në vendngjarje. Mësohet se aty ndodhen gjithashtu prokurorja e Fierit, inxhinierë të OSHEE, njësia anti-eksploziv dhe policia e Lushnjes. Lidhur me ngjarjen, momentalisht raportohet se 4 plagosurit në spitalin e Lushnjës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se gjithçka ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, baba e bir, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer. Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Shpërthimi i fuqishëm u mori jetën, kush janë babë e bir që vdiqën në ditën e parë të punës në Lushnje

Tragjedia në Lushnje/ 2 të vdekur dhe 7 të plagosur nga
Roland Hoxha dhe Elidon Hoxha

LUSHNJE- Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 15:30 në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Roland Hoxha dhe pas tij, rrugës për në spital ka ndërruar jetë dhe i biri, Elidon Hoxha pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Të dy ata ndodheshin në një vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Dje ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që ajo do të ishte edhe dita e fundit.

Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. 

shperthim ne lushnje bujar cela lidion hoxha roland hoxha

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës