LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRAGJIKE në familjen në Tiranë/ Babain ia vrau gjyshi, nëna në burg, aksidentohet për vdekje djali 18-vjeçar i Kudret Saliajt

•Aksident me vdekje në Tiranë. Një makinë ka përplasur për vdekje 18-vjeçarin, Enjo Saliaj. •Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00 në zonën e Kinostudios. •Drejtuesi i automjetit ka lënë makinën e tij dhe është larguar nga vendngjarja. •Policia ka bërë arrestimin e autorit, Sildi Krashi. Ky person, ishte duke drejtuar mjetin e një personi tjetër. •Saliaj është djali i Kudret Saliaj, që u vra nga gruaja dhe vjehrri i tij. •Vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit. •Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit. •Pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“O baba, o baba”/ Humbi jetën në aksident, Enjo Saliajt iu vra babai para syve në Tiranë, momenti kur e shoqëroi Policia

TRAGJIKE në familjen në Tiranë/ Babain ia vrau gjyshi, nëna
Enjon Saliaj dhe policia

TIRANË- Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit. Më 4 Qershor të 2021-it, ai përjetoi momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.

Sipas dëshmitarëve, pas krimit djali i viktimës bërtiste me të madhe “o baba, o baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë. Atje ai është pritur nga njëra prej punonjëseve të policisë, e cila e ka mbajtur të përqafuar duke i thënë se i ati është mirë dhe nuk ka asgjë.

Ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore. Plumbat plagosën edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.

18-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin. Saliaj, humbi jetën në spital./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vdekja e Saliajt, Policia: 18-vjeçari ishte me motorr, u përplas nga makina, humbi jetën në spital

TRAGJIKE në familjen në Tiranë/ Babain ia vrau gjyshi, nëna
Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut, ku viktimë ka mbetur Enjo Saliaj, djali i Kudret Saliaj, i vrarë nga vjehrri i tij teksa po divorcohej me gruan. Viktima po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin A.F.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Tiranë/ Viktima djali i Kudret Saliajt, babain ia vrau gjyshi, nëna vuan dënimin në burg

TRAGJIKE në familjen në Tiranë/ Babain ia vrau gjyshi, nëna
Kudret Saliaj

TIRANË- Viktima në aksidentin me vdekje në kryeqytet, është anëtar i familjes Saliaj. Dosja.al mëson se viktima, Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish vjehrri i tij gjatë kohës që ishte në proces divorci me të shoqen.

Nëna e viktimës, Dhurata Saliaj ndodhet në burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me babanë e saj vranë Kudret Saliajn. Të riun Enjo Saliajn e përplasi makina mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Kinostudios. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e braktisur dhe automjetin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

TRAGJIKE në familjen në Tiranë/ Babain ia vrau gjyshi, nëna
Foto ilustruese

TIRANË- Aksident me pasojë vdekjen e një personi në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në Kinostudio. I riu, Enjo Saliaj, vetëm 17-vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet. Shoferi ka lënë mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë. 

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë./Dosja.al

kudret saliaj enjo saliaj vdes enjo saliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet