LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja 6-muajshe, gjyshja e harroi brenda

• Tragjike në Tiranë. Digjet banesa në rrugën “Gani Domi” në lagjen ‘Ali Demi’. Ndërron jetë foshnja 6-muajshe, plagoset gjyshja. • Të asfiksuar kanë mbetur edhe dy zjarrifikës. • Ngjarja ndodhi pas mesnatës së kaluar. • Në momentin që ra zjarri në banesë ndodhej e moshuara dhe foshnja pa prindërit. • Foshnja është nxjerrë nga shtëpia me shenja jeta, por ka ndërruar jetë në spitalin pediatrik në Tiranë. Gjyshja, e identifikuar me inicialet J.L. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

9 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Zbardhet shkaku i zjarrit që i mori jetën foshnjës në Tiranë, gjyshja s’kishte paguar dritat, ia kishin ndërprerë

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Zbardhet shkaku i zjarrit në banesën pranë "Ali Demit", ku si pasojë e asfiksisë humbi jetën një foshnjë 6-muajshe. Burime për "News24" bënë me dije se dëshmitarë të ngjarjes dhe banorë të lagjes rrëfyen se e moshuara, Janulla Lilaj kishte shkuar të blinte qirinj në një dyqan afër banesës së saj, pasi nuk kishte energji elektrike, sepse ia kishin ndërprerë operatorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

E moshuara nuk kishte paguar energjinë elektrike dhe kishte vendosur një qiri mbi tavolinë për të ndriçuar, por në një moment e kishte lënë ndezur teksa e kishte zënë gjumi. Komodina, ku ishte vendosur qiriu, ka marrë flakë dhe më pas flakët janë shpërndarë në të gjithë banesën. Më pas, e moshuara është zgjuar nga gjumi dhe, kur ka parë flakët, ka dalë jashtë banesës për të kërkuar ndihmë. Por u kujtua për të marrë qenin, ndërsa nipin e harroi brenda, gjë që i kushtoi jetën foshnjës 6-muajshe. 

4 VITE ME PARE

Tragjedia në Tiranë, fqinja: E moshuara u kujtua për qenin, nipin e harroi brenda, e ëma e foshnjes pinte kafe

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Fqinja

TIRANË- Fqinja ka treguar detaje rrëqethëse nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas mensatës së kaluar në Tiranë. Gruaja shprehet për mediat se e moshuara që ndodhej në banesë ka dalë të kërkojë ndihmë nga fqinjët, por kishte harruar që kishte nipin brenda. Ajo thotë se e moshuara që quhet Janulla kishte përmendur qenin fillimisht e më pas ishte kujtuar për nipin. I vogli, sipas fqinjës, ka dalë i nxirë nga tymi.

"20-30 vjet kanë që rrinë këtu, janë njerëz të mirë dhe të urtë. Jetonte me gocën që kishte fëmijën 6-muajsh, gocën e kishte të divorcuar. Kushte siç jetojnë gjithë shqiptarët, në ato kushte ishin. Të gjithë ne i dhamë ndihmën e parë. Qante çuni i vogël me ulërima, bërtiste foshnja, ulëriste. Hyri goca brenda, por ishte e pamundur. Janulla (gjyshja) tha kam qenin, e harroi djalin. Pastaj tha ua kam foshnjën. Bërtiti. Nëna e fëmijës kishte dalë të pinte kafe. Kaq ishte gjithë skema. Tym i madh, kur dolëm ne çfarë të shikonim. Vajza mori direkt zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi shpejt, por kur e kanë nxjerrë polici foshnjën po qante. E mori nipi im e futi në ambulancë, fëmija ishte gjallë. I vunë aparatet, por kishte vdekur në spital,"- tregon fqinja. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar. E moshuara ka qenë duke gatuar në bodrum në momentin që bombola ka shpërthyer në flakë. Zjarri ka filluar të përhapet dhe e moshuara ka dalë të kërkojë ndihmë duke lënë foshnjen brenda. Fqinjët kanë njotuar zjarrfikësen që ka ardhur në vendin e ngjarjes. Ata arritën që ta nxirrnin beben gjallë, por ndërroi jetë në spital. Gjyshja dhe dy zjarrfikës gjithashtu kanë përfunduar në spital gjithashtu.

4 VITE ME PARE

Tragjedia me zjarrin në 'Ali Dem', fqinji: I thashë të moshuarës pse nuk e more fëmijën?

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Fqinji

TIRANË- Fqinji ka treguar për “Fax News” momentet e tmerrit nga zjarri i cili përfshiu banesën në zonën e 'Ali Demit' në Tiranë. Shtëpia ishte e përfshirë nga flakët ndërsa brenda saj ndodheshin gjyshja dhe një foshnjë 6-muajshe e cila u nxor e pajetë. Fqinji ka treguar se ambulanca dhe zjarrfikësit u vonuan shumë, ndërsa efektivët nuk kishin pajisjet e duhura për tu futur brenda banesës që po shkrumbohej plotësisht dhe tymi kishte përfshirë të gjithë zonën.

'Banorët e zonës ndihmuan. Zjarrëfikësit u vonuan një çikë, ambulanca akoma më tepër. Këto janë motive që i dinë ato. Ne i njoftuam menjëherë. Djali s'kishte ofertë, u lajmërua policia. Përbrenda nuk u fut dot më. Dhe në mëngjes më njoftuan mua që t'i ndihmoja, ajo nuk ngre dot këmbët. I thashë, pse nuk e more fëmijën. Zjarrëfikësi doli jashtë, u ul në tokë. U fut një tjetër më i kompletuar, ai e nxorri. '- është shprehur ai.

4 VITE ME PARE

DETAJE/ Gjyshja doli të kërkonte ndihmë tek fqinjët, foshnja ngeli brenda, si ndodhi tragjedia në Tiranë

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Zjarri në Tiranë

TIRANË- Gjyshja që ndodhej në banesë me foshnjën 6-muajashe që humbi jetën ka kërkuar ndihmë nga fqinjët fillimisht. E moshuara ka qenë duke gatuar në bodrum në momentin që bombola ka shpërthyer në flakë. Zjarri ka filluar të përhapet dhe e moshuara ka dalë të kërkojë ndihmë duke lënë foshnjen brenda.

Fqinjët kanë njotuar zjarrfikësen që ka ardhur në vendin e ngjarjes. Ata arritën që ta nxirrnin beben gjallë, por ndërroi jetë në spital. Gjyshja dhe dy zjarrfikës gjithashtu kanë përfunduar në spital gjithashtu.

4 VITE ME PARE

Ngjarja në Tiranë/ Zjarri nisi në bodrum nga bombula, gjyshja doli nga banesa, foshnja mbeti brenda

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Zjarri

TIRANË- Flakët e zjarrit në banesën në zonën e 'Ali Demit' në Tiranë të cilat morën jetën e foshnjes 6 muajshe, nisën në bodrum. Dyshohet se zjarri ka shpërthyer nga bombola që përdorej për gatim.

Në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë vetëm gjyshja bashkë me foshnjën ndërsa nëna nuk ndodhej aty.

E moshuara mundi që të dalë nga banesa në momentin që ka konstatuar flakët, ndërsa foshnja mbeti mes tymit derisa mbërriti zjarrfikësja. Ishte ndëryrja e dy forcave zjarrfikëse ato që bënë të mundur që foshnja mundi të dalë e gjallë nga banesa, por humbi jetën në spital për shkak të asfiksisë.

4 VITE ME PARE

FOTO/ Tragjedia në Tiranë! Momenti kur zjarrfikësi i asfiksuar mbështetet në shtyllë, nuk shpëtuan dot foshnjen nga flakët

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Zjarrfikësi

TIRANË- Një nga zjarrfikësit e Tiranës duket se është dëshpëruar pasi misioni për të shpëtuar foshnjen 6-muajshe nga flakët, dështoi. Në foto, ai shihet se i lodhur nga tymi e lufta me flakët është mbështetur në një nga shtyllat e rrugës “Gani Domi” në Ali Dem ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Zjarrfikësi bashkë me një kolegun e tij janë asfiksuar nga tymi. Pas mesnatës së kaluar, ata u futën në një shtëpi që mori flakë për të shpëtuar foshnen dhe gjyshen që ndodheshin brenda. Bebaj 6-muajshe u nxorr me shenja jete, por mbylli sytë në spital. E moshuara është jashtë rrezikut për jetën. Shkak besohet të jetë bërë shpërthimi i një bombule gazi, por hetimet nuk kanë përfunduar ende.

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Tymi pushton zonën, pamje nga banesa e shkrumbuar në Tiranë, brenda vdiq foshnja 6-muajshe

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Zjarri

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga zona e Maternitetit të ri në Tiranë, aty ku një banesë mori flakë dhe u shkrumbua. Për pasojë, një foshnje vetëm 6 muajshe ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa e plagosur ka mbetur dhe një e moshuar që ndodhej në shtëpi.


Ngjarja e rëndë u regjistruar pas mesnatës së kaluar në kryeqytet. Zjarri ran ë banesë në kohën kur ka qenë gjyshja dhe foshnja, ndërkohë që prindërit e fëmijës nuk ndodheshin aty. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrfikëse, por flakët shkrumbuan shtëpinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë.

Dy zjarrfikës janë asfiksuar, ndërsa gjyshja ka mbetur e plagosur. Paraprakisht raportohet se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

4 VITE ME PARE

Zjarri në banesë, Policia: Foshnja ka ndërruar jetë, e moshuara ndodhet në spital

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Policia

TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për zjarrin i cili mori jetën e foshnjes 6-muajshe në kryeqytet. Sipas policisë, foshnja 6-muajshe ka ndërruar jetë për shkak të zjarrit që dogji tërësisht banesën, ndërsa vetëm e moshuara ka mundur të shpëtojë. Kjo e fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Gani Domi", ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L. Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

4 VITE ME PARE

Merr flakë bombula e gazit gjatë natës, vdes në spital foshnja 6-muajshe, shpëtohet gjyshja

TRAGJIKE në Tiranë, digjet shtëpia në Ali Demi, vdes foshnja
Zjarri

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e kaluar një banesë private pranë “Maternitetit të Ri” në Tiranë. Nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombulës së gazit ka humbur jetën foshnja 6-muajshe. Në momentin e rënies së zjarrit, brenda banesës ishin gjyshja dhe foshnja, pasi prindërit e kësaj të fundit janë të divorcuar.

E moshuara fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga banesa dhe të kërkojë ndihmë. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe forcave zjarrfikëse fëmija 6-muajsh është nxjerrë shëndoshë e mirë nga banesa, mirëpo humbi jetën në spital. 'JOQ' sjell pamje nga vendi i ngjarjes, aty ku shihet se qytetarët që banojnë aty pranë kanë dalë të traumatizuar.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta zjarrëfikëse. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

vdes foshnja 6-muajshe ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet