Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Mijëra protestues, mbështetës të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro kanë shkaktuar trazira në vend, pasi nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. • Ata fillimisht kanë hyrë në ndërtesën e Gjykatës së Lartë dhe pallatin presidencial. Brenda Pallatit të Planaltos protestuesit shkatërruan tavolina dhe karrige, duke hyrë gjithashtu në zyrën e Presidentit Lula, i cili ishte dje në shtetin e Sao Paulo, ku organizoi një takim urgjent me ministrat përpara se të kthehej në kryeqytet. • Sipas mediave të huaja, po aq i madh ka qenë edhe dëmtimi i Kongresit, godinës ku janë vendosur deputetë dhe senatorë. • Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro denoncoi "pushtimet” e ndërtesave publike" në Brasilia, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare të dielën, por që u larguan më pas nga policia. • Bolsonaro, disa orë pas sulmi, reagoi përmes mediave sociale dhe hedh poshtë akuzat se në një farë mënyre ka orkestruar ose nxitur dhunën. • Sulmi i Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë nga qindra mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë ka ngjallur reagime të forta nga liderët politikë në mbarë botën, vetëm një javë pasi presidenti i ri i qendrës së majtë Lula mori detyrën, zgjedhjet e të cilit ata refuzojnë t'i njohin.
11 artikuj për këtë temë.
MIAMI- Ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është shtruar në një spital në Orlando, Florida pasi ka përjetuar "dhimbje të forta barku". Politikani i ekstremit të djathtë, i cili aktualisht jeton në Florida, u dërgua me urgjencë në spitalin Advent Health Celebration për shkak të sëmundjeve të tij.
Mbështetësit e tij kanë refuzuar të pranojnë humbjen e tij në zgjedhje dhe dje sulmuan Kongresin e Brazilit, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial në kryeqytet një javë pas inaugurimit të rivalit të tij të majtë, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Sulmi, që të kujton pushtimin e 6 janarit 2021 të ndërtesës së Kapitolit të SHBA nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, një aleat i Bolsonaros, mori ndërhyrjen e policisë ushtarake për të sjellë qetësi në Sheshin e Tre Fuqive të Brasilias.
Bolsonaro, i cili po përballet me një sërë hetimesh në shtëpi për kohën e tij në zyrën presidenciale, mbërriti në Florida në fund të 30 dhjetorit. Raportet sugjerojnë se ai ka në plan të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për të paktën një muaj dhe ndoshta deri në tre.
Që kur mbërriti, ai është filmuar duke bredhur nëpër lagjen e tij të përkohshme duke thithur adhurimin e mbështetësve brazilianë të emigrantëve që u dyndën në shtëpinë ku ai po qëndron, dhe madje organizuan një mini tubim në mbështetje.
BRAZIL- Zyrtarët brazilianë thonë se kanë arrestuar të paktën 200 mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro, të cilët dje sulmuan Gjykatën e Lartë, parlamentin dhe pallatin presidencial në kryeqytetin, Brasilia. Pamjet filmike në pronat e qeverisë tregojnë protestuesit duke thyer xhamat, duke u ngjitur në çati dhe duke kryer aktivitete të tjera shkatërruese. Media ndërkombëtare raportojnë se ambientet e brendshme të ndërtesave janë rrënuar.
Autoritetet braziliane thanë se synojnë të mbajnë përgjegjës protestuesit dhe do të inspektojnë objektet shtetërore për gjurmët e gishtërinjve. Presidenti i ri Lula da Silbva I dënoi ashpër protestat.
“Fashistët fanatikë bënë diçka që nuk ishte bërë kurrë në historinë e këtij vendi. Është e rëndësishme të mbani mend se të majtës në Brazil i janë torturuar njerëzit, i janë vrarë njerëzit, i janë zhdukur, por kurrë nuk keni parë dikë nga e majta të pushtojë parlamentin, Gjykatën e Lartë, Pallatin presidencial”, tha gjatë një konference me gazetarë presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.
Presidenti brazilian tha se qeveria do të kërkojë gjithashtu të zbulojë se kush ka paguar për qindra autobusët që transportuan protestuesit në kryeqytet, Brasilia.
“Ne do të zbulojmë se cilët janë financuesit e këtyre vandalëve që erdhën në Brasilia. Ne do të gjejmë financuesit dhe të gjithë do ta paguajnë me forcën e ligjit këtë gjest të papërgjegjshëm, jodemokratik, këtë gjest vandalësh dhe fashistësh”, tha më tej presidenti i Brazilit.
Mbështetësit e ish presidentit Bolsonaros duan që ai të rikthehet në detyrë dhe kanë bërë thirrje që ushtria të bëjë grusht shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit presidenciale.
Zoti Balsonaro u largua nga Brazili dhe nuk pranoi të merrte pjesë në ceremoninë e ndërimit të pushtetit dhe inaugurimit të Presidentit Lula de Silva. Ai aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në Orlando të Floridës.
Sulmi në ndërtesat e qeverisë braziliane është i ngjashëm me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, në Uashington. Megjithatë, ndryshe nga Uashingtoni, ku ligjvënësit ishin brenda ndërtesës më 6 janar, objektet shtetërore në Brasilia, ishin kryesisht bosh.
Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Biden, dënoi përmes një postimi në Twitter, “përpjekjet për të minuar demokracinë në Brazil”, siç u shpreh ai.
Kjo ngjarje është dënuar edhe nga udhëheqës të tjerë, si presidenti i Meksikës dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se sulmi i së dieles “është sulm ndaj demokracisë që nuk duhet toleruar”. Ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International” kanë kërkuar hetimin e sulmit që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe një gjë e tillë të mos përsëritet më.
Marrë nga VOA
SERBI- Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t'i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
"Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.
Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.
Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për sic u tha "kujdesin patriotik dhe dashurinë [e Putinit] për Republikës Sërpska".
Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.
Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t'i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej./REL
BRAZIL- Mijëra protestues plaçkitën ndërtesën e Kongresit, ku disa prej tyre depërtuan në dhomën e Senatit si dhe pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë në Brazil. Ndërtesa e veçantë e Kongresit Kombëtar të kryeqytetit është e treta legjislative e Tre Fuqive Plaza në Brazil. Protestuesit sulmuan gjithashtu dy degët e tjera në shesh të njohur si Pallati Planalto (zyra presidenciale) dhe Gjykata e Lart, shkruan BBC.
Fotoja tregon shkallën e dëmtimit në këto tre ndërtesa, panele të ndryshme të dritareve janë thyer, mobiljet janë përmbysur dhe mbeturinat janë shpërndarë dukshëm në tokë.
Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka qenë në të tre degët e qeverisë braziliane për të inspektuar dëmet pas pushtimit të dhunshëm.
Çfarë dimë deri tani?
Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al
BRAZIL- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka reaguar për sulmet dhe protestat e dhunshme në Brazil. Ai është shprehur se dënon çdo përpjekje për të minuar transferimin paqësor të pushtetit dhe vullnetin demokratik të popullit të Brazilit".
Duke shkruar në Twitter, Sunak shprehet se, Presidenti i Brazilit Lula ka "mbështetjen e plotë" të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se ai pret të ndërtojë lidhjet e ngushta të vendeve në vitet në vijim.
I condemn any attempt to undermine the peaceful transfer of poëer and the democratic ëill of the people of Brazil.
— Rishi Sunak (@RishiSunak) January 9, 2023
President @LulaOficial and his government has the United Kingdom’s full support, and I look forëard to building on our countries’ close ties in the years ahead.
Çfarë dimë deri tani?
Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al
BRAZIL- Trazirat në Brazil nuk lidhen vetëm me humbjen në zgjedhje të Jair Bolsonaro. BBC shkruan se revolta është më shumë se për kaq.
Katy Watson, korrespondentja e BBC për Amerikën e Jugut thotë se për ta Bolsonaro ka shumë pak rëndësi. Ajo që protestuesit që kanë zgjedhur linjën e rëndë, duan rikthimin në burg të presidentit Lula e jo futjen në pallatin presidencial.
Frika e tyre lidhet me komunizmin dhe këndvështrimin (e pasaktë) se Lula është një komunist. Kjo po ushqen zemërimin e tyre më shumë se çdo gjë.
Bolsonaro ishte instrumenti që zgjodhën për të shkarkuar zemërimin, ai ishte personi që zhvendosi Lulën. Por Lula është i qetë, (madje fluturoi në Florida për të shmangur inaugurimin) ndërsa Bolsonaro nuk ka qenë aspak i ashpër sa mbështetësit e tij. Disa njerëz janë të zhgënjyer nga kjo. Por zëvendësi i tij, Hamilton Mourao, tha në prag të inaugurimit të Lulës se heshtja nga liderët mbjell kaos në shoqëri. Kritika që erdhi direkt nga krahu i tij i djathtë po sjell këtë që ne shohim tani. Disa njerëz argumentojnë se Bolsonaro është i parëndësishëm dhe se vetëm ushtria që mund ta shpëtojë Brazilin.
Kjo në një vend që ka një histori të diktaturës ushtarake sigurisht (shumë nga këta protestues po t'i pyesje për diktaturën do të thoshin se nuk ka pasur kurrë, ushtria thjesht ka sjellë rregull dhe rritje ekonomike). Ky është një vend ku sundimi ushtarak është ende shumë i pranueshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Pra, nëse sulmi është drejtpërdrejt model i librit të lojërave Trump, në shumë mënyra ndryshon me SHBA, pasi nuk ka të bëjë vetëm me imitimin e Bolsonaro me atë që bëri Trump. Në këtë sulm ka rrënjë të thella braziliane dhe një rikthim në frikën e komunizmit nga Lufta e Ftohtë./Dosja.al
BRASILIA- Trazirat kanë pushtuar Kongresin në Brazil pas një depërtimi të mijëra protestuesve në ndërtesë. Aktualisht, situata vazhdon të jetë e rënduar, ndërkohë që këto janë përditësimet e fundit që vijnë nga mediat botërore për ngjarjet atje:
• Forcat e sigurisë kanë rifituar kontrollin e Kongresit në kryeqytetin e Brazilit pasi u sulmua nga mbështetësit e ish-liderit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.
• Mijëra protestues hynë në ndërtesën e Kongresit - me disa depërtuan në dhomën e Senatit - si dhe në pallatin presidencial dhe në Gjykatën e Lartë në Brasilia.
• Policia hodhi gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmat dhe arrestoi qindra njerëz
• Bolsonaro, i cili humbi zgjedhjet presidenciale nga krahu i majtë Luiz Inácio Lula da Silva në tetor, postoi në Twitter duke dënuar "pushtimet e ndërtesave publike".
• Mbështetësit e tij po refuzojnë të pranojnë se ai humbi zgjedhjet dhe kanë kërkuar ndërhyrje ushtarake dhe dorëheqjen e Lulës. Lula, i cili është në një udhëtim zyrtar në shtetin e Sao Paulos, i quajti protestuesit e së dielës "fashistë fanatikë" dhe u zotua se do t'i ndëshkonte ata.
• Presidenti i SHBA Joe Biden e ka përshkruar dhunën si "të egër", ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak e ka denoncuar atë si një sulm ndaj demokracisë./Dosja.al
BRAZIL- Kompania Meta ka njoftuar se do të bllokojë të gjitha postimet në rrjetet sociale që mbrojnë sulmet në Brazil të mbështetësve të ish-presidentit Bolosaro.
Një zëdhënës i kompanisë - platformat e së cilës përfshijnë Facebook, Instagram dhe WhatsApp paralajmëroi se do të hiqte menjëherë postimet që u bënin thirrje njerëzve të marrin armët ose të pushtojnë me forcë Kongresin, pallatin presidencial dhe ndërtesa të tjera federale, shkruan BBC.
“Ne po e përcaktojmë gjithashtu këtë si një ngjarje shkelëse, që do të thotë se do të heqim përmbajtjen që mbështet ose vlerëson këto veprime. Ne po ndjekim në mënyrë aktive situatën dhe do të vazhdojmë të heqim përmbajtjen që shkel politikat tona", shtoi zëdhënësi.
Meta ka cilësuar më parë incidente të tjera të rënda përfshirë sulmet e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së – si shkelje të ngjarjeve. Politika i lejon kompanisë të përshpejtojë heqjen e përmbajtjes së dëmshme.
BRAZIL- Mijëra mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro sulmuan ndërtesat zyrtare në Brazil ditën e djeshme. Protestat e dhunshme kanë vijuar edhe sot në disa zona të vendit. Kjo video tregon momentin kur policia iu është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë ata.
Çfarë dimë deri tani?
Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al
BRAZIL- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres u bashkua me liderët e tjerë botërorë të dielën për të dënuar shkeljen e Gjykatës së Lartë të Brazilit, Kongresit dhe pallatit presidencial nga mbështetësit e Bolsonaro.
I condemn today’s assault on Brazil’s democratic institutions.
— António Guterres (@antonioguterres) January 8, 2023
The will of the Brazilian people and the country’s institutions must be respected.
I am confident that it will be so. Brazil is a great democratic country.
Autoritetet braziliane thonë se kanë rivendosur rendin në kryeqytetin e Brazilit pasi qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Portesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor./ Dosja.al
BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka reaguar sërish pas protestave të dhunshme në vend. Ai ka vizituar Pallatin Presidencial Planalto dhe Gjykatën e Lartë të cilat ishin pikëqendra e sulmeve nga protestuesit dhe mbështetësit e rivalit të tij Jair Bolsonaro.
Duke vizituar vendin e ngjarjes, Presidenti premtoi se do të ndëshkonte personat e përfshirë në dhunë. Më herët, Lula da Silva i përshkroi ngjarjet në kryeqytet si "barbare" dhe tha se "mungesa e sigurisë" i kishte lejuar mbështetësit "fashistë" të Bolsonaro të shkelin barrierat e vendosura nga personeli i sigurisë, shkruan CNN.
Autoritetet braziliane thonë se kanë rivendosur rendin në kryeqytetin e Brazilit pasi qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Shkeljet erdhën rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor./ Dosja.al