LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tre të helmuar nga uji brenda një lokali në Shkodër! Nënë e bir rëndë në Tiranë, UK: Ishte i ambalazhuar, jo i rubinetit. AKU hesht

• Darka në një restorant në Shkodër për pak u kthye në tragjedi për nënë e bir dhe kamerierin e hotelin "Chicago" në qendër të qytetit. • Alma Zeqiraj dhe i biri i mitur, vetëm 14 vjeç konsumuan ujin që u kishte ardhur me ambalazh plastik. • Në momentin që u filluan shqetësimet, thirrën kamarierin, i cili për të vërtetuar që ujin e kishte marrë të ambalazhuar, e konsumoi edhe vetë. • Minuta më pas, rreth orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme, të tre u paraqitën në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. • Për shkak të gjendjes më të rënduar, nëna dhe djali janë dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe tashmë gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme. Por sërish ka rrezik. • Sipas bluzave të bardha në spitalin e Shkodrës, të helmuarit kanë pasur djegie në ezofag dhe në stomak, duke lënë të hapura dyshimet se shishja e ujit mund të ketë pasur lëndë djegëse me aciditet. • Institucioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve në Shkodër ka reaguar lidhur me helmimin e tre personave nga uji duke u shprehur se ishte i ambalazhuar dhe jo ai i rubinetit, megjithatë nga kontrolli që i ishte bërë, edhe ai kishte dalë pa probleme. • Tanimë çështja është në dorë të Prokurorisë dhe AKU-së. • Këta të fundit, ende nuk e kanë zbuluar se çfarë markë kishte uji që po u rrezikon jetën 3 personave.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Të helmuarit në Shkodër/ Sekuestrohet shishja, rezultatet e analizave: Uji ishte brenda normave të konsumit

Tre të helmuar nga uji brenda një lokali në Shkodër!
Hoteli

SHKODËR- Uji i cili konsumuan tre personat në një lokal në Shkodër, ishte brenda normave të konsumit. Kjo është ajo që ka dalë nga analizat e kryera.

Në to specifikohet se mostrat e marra për analizim, janë nga uji në çezmë i restorantit, dhe nga dy shishe të së njëjtës kompani që kanë konsumuar nëna, djali dhe kamarieri.

Analizat laboratorike në këto mostra kanë dalë brenda normave, ndërsa shishja e ujit që u përdor nga të helmuarit, ndodhet e sekuestruar nga organi hetimor dhe pritet t’i nënshtrohet edhe ajo analizave, përgjigjja e të cilave do të hidhte dritë mbi ngjarjen.

Çfarë ndodhi?

Një 41-vjeçare dhe djali i saj janë transportuar drejt Tiranës ku do të marrin një trajtim më të specializuar për shqetësimet e krijuara pas helmimit nga uji i pijshëm. Dyshohet se në shishen e ujit që kanë konsumuar nënë e bir, ka pasur lëndë djegëse, por ende nuk dihet se çfarë lloji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, në stomakun e tyre janë zbuluar djegie të cilat janë shkaktuar si pasojë e konsumit të ujit të kontaminuar. Të njëjtin shqetësim si nënë e bir ka pasur edhe kamarieri i lokalit, 30-vjeçari i identifikuar si M.M., por duket se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë se e dy të tjerëve. 

3 VITE ME PARE

UJI ME ACID? Autoritetet mbyllin hotelin në Shkodër, por AKU nuk merr asnjë masë për kompaninë e ujit, çfarë po ndodh me kolitë e shpërndara

Tre të helmuar nga uji brenda një lokali në Shkodër!
Foto ilustruese

TIRANE- Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku rreth orës 23:30 e mbrëmjes, një grua bashkë me të birin janë ndjerë keq pasi kanë konsumuar ujin nga një shishe. Uji është i një prej kompanive më të njohura në treg, që dominon tregun e shpërndarjes për familjet dhe biznesin.

Por pavarësisht se ngjarja është në kufijtë e të pabesueshmes, ku Dosja mësoi se dy të prekurit e parë ishin nënë e bir e më pas kamarieri, asnjë masë nuk është marrë deri më tani nga autoritetet për kompaninë e ujit. Hotel Chicago që ndodhet në qendër të Shkodrës është mbyllur e po ashtu edhe lokali ku ndodhi ngjarja. Por pse jo kompania e ujit?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i drejtuar nga Jeta Dedja do të duhet të paktën të bënte së pari një njoftim për një ngjarje si kjo, me një rrezik të pallogaritshëm mbi popullatën e më pas të ndalonte përkohësisht shitjen e ujit nga ky subjekt, deri në kontrollimin e plotë të kolive të shpërndara nga kjo kompani në Tiranë dhe jo vetëm.

Nëse hoteli ku ngjarja ndodhi u mbyll atëherë pse po veprohet me një standart tjetër për kompaninë që ka edhe detyrimin kryesor të garantojë cilësinë e produktit që shpërndan? Kush qëndron pas kulisave të tregut dhe a ka një përgjegjësi AKU, si institucioni kryesor që duhet të japë garanci për sigurinë e ujit që shpërndahet në popullatë?

Çfarë ndodhi dje në Shkodër? Një grua nga Malësia e Madhe dhe djali i saj 14 vjeçar u helmuan nga uji një porositën gjatë darkës në hotel Chicago në qytetin e Shkodrës. Të dy pinë ujë nga shishja dhe thirrën kamarierin. Ai iu ka treguar se ujin e ka marrë siç ishte shishja në arkë e pahapur dhe më pas ka pirë edhe ai për t'ju treguar se nuk kishte asnjë problem dhe uji ishte i ambalazhuar. Por pas pak sekondave edhe ai është ndjerë keq dhe të tre kanë fryrje të fytyrës hematoma e prishje të gjuhës. Ata ndodhen në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtim të specializuar pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

U helmuan nga uji në lokal, flet administratorja e hotelit në Shkodër: Uji ka qenë i ambalazhuar

Tre të helmuar nga uji brenda një lokali në Shkodër!
Sonila Kruja

SHKODËR- Flet administratorja e hotelit në Shkodër, Sonila Kruja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas konsumit të një shisheje ujë, 3 persona u helmuan. Në reagimin e parë zyrtar të Sonila Krujës, administratores së lokalit, uji ka qënë i ambalazhuar.

"Mbrëmë në lokalin tonë ka ndodhur një incident, 2 prej klientëve kanë shfaqur shenja irritimi, helmimi nga konsumi i një shishe uji të ambalazhuar të një kompanie, e cila serviret nga lokali jonë. Menjëherë ia kanë raportuar stafit sapo kanë pasur shenjat e para. Stafi ka matrrë masa për t'i dhënë ndihmën e parë, kamarieri i cili ka hapur shishen nuk e ka besuar sepse uji serviret prej vitesh. E ka pirë edhe vetë ujin. Edhe ai ka shfaqur të njëjtat shenja helmimi. Kemi dorëzuar kamerat për të zbardhur ngjarjen. Jemi të hapur për çfarëdolloj kërkese të kenë. Nuk ka pasur neglizhim nga stafi ynë. Inkurajojmë organet për zbardhjen e ngjares. I urojmë shërbim të shpejtë të lënduarve. Mbrëmë restoranti ka qenë plot, e të gjithë kanë pirë nga e njëjta kompani dhe nuk kanë psaur sanjë shenjë infektimi,"-tha Sonila Kruja.

 

3 VITE ME PARE

Nënë e bir dhe kamerieri u helmuan nga uji me acid, reagon Ujësjellësi në Shkodër: Ishte ujë i ambalazhuar!

Tre të helmuar nga uji brenda një lokali në Shkodër!
Foto ilustruese

SHKODËR- Ujësjellës Kanalizime në Shkodër ka bërë një sqarim lidhur me ngjarjen e rëndë ku nënë e bir dhe një kamerier u helmuan pasi konsumuan ujë me lëndë djegëse. Një ditë pas publikimit të lajmeve për ngjarjen e ndodhur, UK Shkodër sqaron se ata janë helmuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani private. Sipas Ujësjellësit, kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Por nuk kanë preferuar që të japin emra se kujt i përket 

“Ujësjellës Kanalizime Shkodër, në kuadër të transparencës dhe komunikimit me klientët e vet, sqaron opinionin publik lidhur me një lajm që është është shpërndarë minutat e fundit: Personat nënë e bir dhe një kamarier, janë intoksikuar pasi kanë konsumuar ujë të ambalazhuar nga një kompani. Kjo konfirmohet edhe nga Prokuroria dhe AKU që bashkarisht po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. UK Shkodër siguron klientët për cilësinë e ujit, monitoruar periodikisht nga specialistë të Drejtorisë së Shendetit Publik Shkodër,”– njofton Ujësjellësi në Shkodër.

3 VITE ME PARE

3 persona helmohen nga uji brenda një lokali në Shkodër! Në spital kamarieri, 41-vjeçarja dhe djali i mitur sillen në Tiranë, janë rëndë

Tre të helmuar nga uji brenda një lokali në Shkodër!
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 41-vjeçare dhe djali i saj janë transportuar drejt Tiranës ku do të marrin një trajtim më të specializuar për shqetësimet e krijuara pas helmimit nga uji i pijshëm. Dyshohet se në shishen e ujit që kanë konsumuar nënë e bir, ka pasur lëndë djegëse, por ende nuk dihet se çfarë lloji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës, në stomakun e tyre janë zbuluar djegie të cilat janë shkaktuar si pasojë e konsumit të ujit të kontaminuar. Të njëjtin shqetësim si nënë e bir ka pasur edhe kamarieri i lokalit, 30-vjeçari i identifikuar si M.M., por duket se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë se e dy të tjerëve. 

Prokuroria e Shkodrës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kryejnë hetimet në lokalin e hotelit ku ndodhi helmimi i 3 personave. Sipas hetimeve dhe informacioneve, bëhet me dije se 14-vjeçari ka pirë një shishe me ujë të ambalazhuar, por nuk dihet se si ka ndodhur e gjithë dinamika e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Më datë 28.12.2022, rreth orës 23:30, në Spitalin Rajonal Shkodër, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja A. Z., 41 vjeçe dhe djali i saj, shtetasi A. Z., 14 vjeç, banues në Malësi të Madhe, si dhe shtetasi M. M., 30 vjeç (kamarier i lokalit), banues në Shkodër, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i konsumuar në një lokal, në Shkodër. Shtetasja A. Z., së bashku me djalin e saj, janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

tre te helmuar ne shkoder alma zeqiraj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet