LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tritol banesës së policit në Lezhë/ Efektivi: S’kam konflikte! I biri kandidat i PD për kryetar dege

•Shpërthim me tritol në portën e banesës e efektivit të qarkullimit rrugor në Lezhë. •Dosja.al mëson se lënda plasëse është vendosur në banesën e policit Zef Kola. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnatës, në fshatin Manati. • Lënda plasëse është vendosur nga persona ende të paidentifikuar, në portën e oborrit të banesës së Kolës, rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë. Nga shpërthimi, është dëmtuar një seksion i portës. •Kola ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri si dhe kërkon që drejtësia të zbardhë ngjarjen e plotë. •Djali i tij ishte kandidat kryetar të degës së PD-së kur u zhvilluan zgjedhjet para pak kohësh.• Policia informon se në vendngjarje janë nisur specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. •Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DETAJE- Shpërthimi me tritol, i biri i policit kandidoi për kryetar dege i PD-së në Lezhë

Tritol banesës së policit në Lezhë/ Efektivi: S’kam
Banesa

LEZHË- Efektivit të qarkullimit rrugor në Lezhë, Zef Kolës iu vendos sasi tritoli në derën e banesës. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, mësohet se djali i tij Alen Kola ka qene kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e zhvilluar nga Rithemelimi.

Në momentin e ngjarjes anëtaret e familjes Kola kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar shpërthimin i cili ishte i fuqishëm kanë dalë nga banesa, duke njoftuar policinë. Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet në lidhje me rastin. Specialistet e Njesisë Antieksploziv të ardhur nga Tirana pritet të përcaktojnë llojin dhe sasinë e lëndes shpërthyese. 

3 VITE ME PARE

I vendosën tritol në portën e banesës, polici: S’kam konflikte, ta zbardhë drejtësia

Tritol banesës së policit në Lezhë/ Efektivi: S’kam
Banesa e Zef Koles

LEZHË- Efektivi i qarkullimit rrugor në Lezhë, Zef Kola ka deklaruar për mediat se nuk ka konflikte me njeri. Kjo dëshmi, vjen pak orë pas shpërthimit me lëndë plasëse në portën e banesës së Kolës. Ai kërkon nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen dhe të vëjë pas hekurave personat përgjegjës.

' S’kam konflikte, ta zbardhë drejtësia'- është shprehur Kola.

3 VITE ME PARE

Shpërthimi në banesën e efektivit, Policia: Specialistët e njësisë Antieksploziv po përcaktojnë llojin e lëndës

Tritol banesës së policit në Lezhë/ Efektivi: S’kam
Porta

LEZHË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas shpërthimit me tritol që ndodhi mesnatën e sotme në banesën e policit në fshatin Manati. Forcat blu bëjnë të ditur se lënda plasëse është vendosur rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë. Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës. Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Tritol policit në Lezhë, lënda plasëse vendoset te porta e oborrit

Tritol banesës së policit në Lezhë/ Efektivi: S’kam
Banesa

LEZHË- Këto janë pamjet nga banesa e policit Zef Kola, në fshatin Manati të Lezhës. Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, sasia e tritolit që shpërtheu rreth orës 02:00, pas mesnatës ka lënë të dëmtuar derën kryesore. 


Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Shpërthim tritoli në banesën e policit gjatë natës në Lezhë, s'ka persona të lënduar (EMRI)

Tritol banesës së policit në Lezhë/ Efektivi: S’kam
Foto ilustruese

LEZHË- Tritol në banesën e policit! Rreth orës 2 pas mesnate është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në fshatin Manati të Lezhës. Lënda plasëse, është vendosur në banesën e policit Zef Kola. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk janë shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje ka nisur punën për verifikimin e rastit.

tritol ne lezhe zef kola

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet