LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave me armë, autori në arrati (EMRAT+PAMJE)

•Një vrasje me armë zjarri ka tronditur ditën e sotme Gjilanin. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 12:32, ku dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. • Por pas transportimit ne spital, një nga personat e plagosur ka humbur jetën, për shkak të plagëve të rënda që mori. • Shkaku i vrasjes ende nuk dihet zyrtarisht, por dyshohet se është për shkak të lekëve me fajde. • Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, autori i dyshuar i krimit është identifikuar si Mefail Shkodra dhe po punohet për kapjen e tij. • Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e autorit Mefail Shkodra, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin. • Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”. • Gjithashtu Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

8 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e trefishtë në Gjilan/Autori me precedentë penalë, akuzohej për fajde, kërcënim, shantazh dhe organizim të grupit kriminal (EMRI)

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
Mefail Shkodra

KOSOVË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e trefishtë në Gjilan. Mësohet se autori Mefail Shkodra, ishte emër i njohur për policinë e Kosovës, pasi ishte me precedentë penalë për 31 raste. Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, tha në një konferencë për mediat se një person tjetër është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për ndërlidhje me rastin. Ndërkohë, për tre të kërkuarit Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij është bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar të gjitha pikat kufitare.

Mefail Shkodra akuzohet për veprën penale “sulm”, pesë raste, për “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tre raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tre raste, për “shantazh”, një rast për “detyrim”, dy raste, për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal”.

“Tre persona janë shpallur në kërkim policor, dhe është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar pikat kufitare. Personi i katërt është arrestuar në vend të ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje me këtë rast. Për të gjitha rastet janë ndërmarrë veprimet nga ana e policisë dhe janë ngrit kallëzimet penale dhe rastet janë shpërfill tutje. Mefail Shkodra akuzohet për veprën penale “sulm”, pesë raste, për “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dy raste”, për “fajde” tre raste, për “mashtrim” një rast, për “kërcënim” tre raste, për “shantazh”, një rast për “detyrim”, dy raste, për “pjesëmarrje apo organizim të grupit kriminal”. Ne si polici konsiderojmë që e kemi kryer punën tonë”. Por, ju sigurojmë që Policia e Kosovës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet që personat që janë në arrati të sillen para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, tha drejtori rajonal i Policisë në Gjilan.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e autorit (EMRAT+FOTO)

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
autori dhe dy djemte

KOSOVË- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e autorit Mefail Shkodra, Edonis e Engjull Shkodra, si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin. Këta të tre banues në Gjilan, dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë. Ngjarja tragjike rezultoi me tre viktima të konfirmuara, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të krimit.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat. Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, huhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

11 MUAJ ME PARE

Mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, çfarë postonte autori në rrjete sociale

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
Mefail Shkodra ne foto me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

GJILAN- Mefail Shkodra, autori i vrasjes së tre personave në Gjilan, duket se është person i njohur, madje edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Mediat e Kosovës gjithashtu kanë publikuar edhe një fotografi të autorit me krerët më të lartë të shtetit, si kryeministrin në detyrë, Albin Kurti e presidenten Osmani.

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave

11 MUAJ ME PARE

EMËR+ FOTO/ Identifikohet autori i vrasjes në Gjilan

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
Mefail Shkodra

KOSOVË- Personi që shihni në foto është Mefail Shkodra, autori i vrasjes në Gjilan. Shkodra, banues në Gjilan,  dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka publikuar fotografinë e autorit dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

11 MUAJ ME PARE

Vrasja në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
foto ilustruese

GJILAN- Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi pak më herët në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike. Bëhet me dije se pas konfirmimit të dy viktimave babë e bir në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve. 

Ndërkohë autori është shapllur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.  Gjithashtu autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

11 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja në Gjilan/ Viktimat janë babë e bir, shkaku i vrasjes dyshohen fajdet

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
foto ilustruese

GJILAN- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dyfishtë në Gjilan. Bëhet me dije se dy viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Sipas mediave të Kosovës konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes.

“Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr.”Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë.

11 MUAJ ME PARE

FOTO+ VIDEO/ Vrasja në Gjilan, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
pamje nga vendngjarja

GJILAN- Janë publikuar pamjet nga vrasja në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video, ku duken forcat e policisë dhe autoambulancat, si dhe njolla gjaku në rrugë.

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave

Ngjarjen e rëndë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani. Siç raportohet dy nga viktimat u konstatuan të vdekur në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar, ndërsa viktama e tretë u konfirmua në spital. Gjithashtu autori është në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. 

11 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan/ Vriten dy persona, plagosen dy të tjerë, autori arratiset nga vendngjarja

Tronditet Gjilani/ Tre të vdekur dhe 1 i plagosur pas të shtënave
foto ilustruese

KOSOVË- Një vrasje me armë zjarri ka tronditur ditën e sotme Gjilanin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 12:32, ku dy persona janë qëlluar për vdekje, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. 

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, autori i dyshuar i krimit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Policia e Kosovës në bashkëpunim më prokurorinë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.  

"Ju njoiftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan.

I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës Njësitet e hetivev rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha Hashani.

vrasja ne gjilan

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës