LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tronditet Kumanova! Persona të maskuar i zënë pritë kandidatit shqiptar të BDI, Zekirja Shahini merr tre plumba në trup, PAMJET nga atentati

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kumanovë, Maqedoninë e Veriut, ku është qëlluar me armë zjarri një kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). • Sipas njoftimit zyrtar të partisë, persona të maskuar kanë organizuar një pritë ndaj kandidatit dhe njëherësh bartësit të listës së këshilltarëve të BDI-së në komunën e Likovës. • I plagosuri është identifikuar si Zekirja Shahini, 43 vjeç, banor i fshatit Sllupçan. • Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Kumanovës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Sipas raportimeve të mediave vendase, Shahini ka marrë tre plumba në këmbë. • Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar për grupin hetimor se agresori mbante maskë dhe u largua me shpejtësi pas atentatit Forcat policore dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët e kësaj sulmi të rëndë. • Në reagimin e saj, BDI ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve për ditën e sotme, duke i bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin masa konkrete për rikthimin e sigurisë dhe forcimin e besimit të qytetarëve te ligji dhe drejtësia.

4 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Me kapuç dhe maskë në fytyrë, PAMJET nga atentati në Kumanovë! Autori e qëllon disa herë në mes të rrugës kandidatin e BDI-së

Tronditet Kumanova! Persona të maskuar i zënë pritë
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Pamjet e mëposhtme dokumentojnë momentin e atentatit ndaj kandidatit të BDI-së në Kumanovë, Zekirja Shahini, 43 vjeç. Siç shihet në videon e publikuar, sulmi ndodh në mes të rrugës, teksa Shahini ndodhej brenda automjetit të tij.

Autori i maskuar e qëllon tre herë me armë zjarri. Sulmi u krye me një pistoletë dhe ndodhi në mënyrë të papritur, ndërsa kandidati po lëvizte me makinë në rrugë.

9 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së/ 43-vjeçari mori tre plumba në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën (EMRI+FOTO)

Tronditet Kumanova! Persona të maskuar i zënë pritë
Zekirja Shahini

MAQEDONIA E VERIUT- Personi që shihni në foto është kandidati i BDI-së, Zekirja Shahini i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë. Bëhet me dije Shahini u qëlluar me tre plumba, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, 43-vjeçari është dërguar në Shkup, informoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski.

Ndërkohë, nga Qendra e Emergjencës në TOARILUC konfirmuan për MIA-n se personi i lënduar nga të shtënat në qendër të Kumanovës është sjellë tek ata. Ndërkohë pritet të dalin informacione lidhur me autorin që plagosi kandidatin e BDI-së Zekirja Shahini. /Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

DETAJE për atentatin ndaj zyrtarit të BDI-së, një person i maskuar i zë pritë kandidatit shqiptar të Ali Ahmetit dhe e qëllon me 3 plumba

Tronditet Kumanova! Persona të maskuar i zënë pritë
Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kumanovë, Maqedoninë e Veriut, ku është qëlluar me armë zjarri një kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas njoftimit zyrtar të partisë, persona të maskuar kanë organizuar një pritë ndaj kandidatit dhe njëherësh bartësit të listës së këshilltarëve të BDI-së në komunën e Likovës.

I plagosuri është identifikuar si Zekirja Shahini, 43 vjeç, banor i fshatit Sllupçan. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Kumanovës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas raportimeve të mediave vendase, Shahini ka marrë tre plumba në këmbë.

Tronditet Kumanova! Persona të maskuar i zënë pritë
Zekirja Shahini

Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar për grupin hetimor se agresori mbante maskë dhe u largua me shpejtësi pas atentatit Forcat policore dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët e kësaj sulmi të rëndë.

Në reagimin e saj, BDI ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve për ditën e sotme, duke i bërë thirrje institucioneve të rendit dhe drejtësisë që të ndërmarrin masa konkrete për rikthimin e sigurisë dhe forcimin e besimit të qytetarëve te ligji dhe drejtësia.

REAGIMI I PLOTË: 

“Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati.

U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.

Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, partia jonë vendos të pezullojë aktivitetet e ditës sotme, ndërsa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për rikthimin e besimit publik dhe sigurisë në terren,” thuhet në reagim./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Kumanovë/ Plagoset kandidati i BDI-së, autori hapi zjarr nga një makinë që ishte në lëvizje

Tronditet Kumanova! Persona të maskuar i zënë pritë
foto ilustruese

KUMANOVË- Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ishte në lëvizje. I plagosuri është kandidat dhe bartës i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

I plagosuri është identifikuar si Z.Sh., 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës, bëri të ditur Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut. Televizioni Telma raportoi se personi i plagosur është punonjës në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup. Zyra e Prokurorisë Publike tha se sipas indikacioneve të para ngjarja nuk duket se ka motive politike, por shtoi se po hetohen të gjitha rrethanat.

“Dy prokurorë nga Zyra e Prokurorisë Themelore të Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Gjurmët dhe të provat materiale po grumbullohen dhe më pas do të ekzaminohen. Një person është ndaluar lidhur me të shtënat, ndërkaq në kërkim është sulmuesi”, tha Zyra e Prokurorisë Publike.

BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot. Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer besimin e publikut dhe sigurisë në terren.

“Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati”, tha BE-ja përmes një njoftimi.

Ky subjekt politik u bëri thirrje mbështetësve dhe qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë. Ministria e Brendshme tha se incidenti ndodhi në orën 13:54, kur autoritetet morën informatën se në kryqëzimin e rrugës Dimitrije Tuçoviq dhe Oktomvri 11 në Kumanovë, dy persona që po lëviznin me një makinë qëlluan me armë zjarri drejt Z.Sh.

“Ai është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin në Kumanovë”, tha ministria.

Autoritetet thanë se policia ka dalë në vendin ku ndodhi ngjarja, që përveç ndërtesës së komunës, gjenden edhe zyra të gjykatës, postës dhe policisë. Ndërkaq, drejtori i spitalit të Kumanovës, Sasho Stoshevski, konfirmoi për agjencinë MIA se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Personi është pranuar me katër plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në parakrahun e majtë dhe gjurin e djathtë. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai është transportuar në spitalin e Shkupit”, tha Stoshevski.

Ngjarja ndodhi dy javë para se Maqedonia e Veriut të mbajë zgjedhjet lokale. Për zgjedhjet e 19 tetorit, partitë janë duke zhvilluar fushatë 20-ditore./REL

bdi atentat kumanove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet