LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRONDITET opinioni publik! Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm, punonte pa licensë. E rrahin familjarët e të miturës

• Një tjetër rast dhunë ka tronditur opinionin publik dhe institucionet në Kosovë. Bëhet fjalë për një logoped të quajtur Iljasa Fazliu, i cili edhe pse pa licensë e ushtronte aktivitetin e tij. Fazliu abuzoi psiqikisht me një vajzë 5 vjeç, e diagnostifikuar me autizëm. • Familja e vajzës kishin paguar 250 euro për vetëm dy seanca. Nëna e 5-vjeçares e çonte shumë herë në këtë ordinancë vajzën, por kishte vënë re që vajza e saj nuk kishte aspak përmirësim, madje vetëm sa përkeqësohej. Asaj i nisën dyshimet dhe vendosi një kamerë brenda godinës për të parë se ç’ndodhte gjatë seancës. Filmimi nxorri zbuluar logopedin Fazliu dëgjohet duke e sharë e ofenduar vajzën e mitur pa pushim • Pasi panë filmimin, familjarët e 5-vjeçares e dhunuan logopedin. Me ndërhyrjen e autoriteteve mjeku u arrestua bashkë me dy familjarët e të miturës. • Kjo gjë ka ngritur shqetësime edhe tek institucionet vendase, për mënyrën si është lejuar ky logoped të punëojë dhe mungesën e kontrollit. Ky rast pason dhunën ndaj të moshuarës në azilin në Pejë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dhunoi 5-vjeçaren me autizëm, logopedi lihet 1 muaj në paraburgim nga Gjykata! Jepet masa dhe për rfamiljarët e vajzës

TRONDITET opinioni publik! Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm,
Iljasa Fazliu

KOSOVË- Logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu, i cili akuzohet se ka dhunuar 5-vjeçaren me autizëm do të qëndrojë 1 muaj në paraburgim, kjo është masa që ka dhënë Gjykata e Gjilanit ndaj tij. Po me këtë masë janë dënuar dhe dy familjarët e vajzës që pas ngjarjes dhunuan Fazliun. Logopedi e ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen nga spitali. Ndërsa për gjendjen shëndetësore të Fazliut ka folur drejtori i Spitalit në Gjilan, Arsim Emini. Ai tha se pacienti është nën kontroll të mjekëve dhe se ndodhet në repartin e internës.

“Ai është nën kontroll të mjekëve, nuk është diçka në rrezik. Ai ndodhet në repartin e internës”, tha Emini.

VENDIMI I GJYKATËS:

Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve Gjilan, 28.11.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve I. F., I. Sh. dhe R. V. Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut. Me këto veprime i pandehuri I. F. dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Të pandehurit me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik në Kosovë dyhsiohet se ka ndodhur disa ditë më parë por u bë publik vetëm mbrëmjen e djeshme pas publikimit të një video ku shihej sesi logopedi dhunonte 5-vjeçaren me autizëm. Familjarët e të miturës pas kësaj ngjarje kanë dhunuar Iljaza Fazliun, i cili momentalisht ndodhet në spital ku dhe do i jepet masa e sigurisë nga Gjykata. Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër rast dhune tronditi opinion në Koosvë ku shihej se tre infermiere në një azil në Pejë dhunonin të moshuarën. 

3 VITE ME PARE

Dhunoi 5-vjeçaren, Iljasa Fazliu punonte si logoped pa licencë

TRONDITET opinioni publik! Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm,
Iljasa Fazliu

KOSOVË- Logopedi Iljasa Fazliut i cili abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm, punonte pa licencë nga Oda e Infermierëve. Mediat e Kosovës shkruajnë se Iljasa Fazliu nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë. Këtë e ka konfirmuar vetë OIK, e cila kanë thënë se Fazliu nuk figuron në databazën e tyre.

“Ju njoftojme se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves”, kanë deklaruar nga OIK. Oda e Infermierëve ka thënë se derisa Fazliu nuk është anëtar i tyre, nuk mund të marrin masa ndaj tij. Andaj, derisa nuk ka licence tek OIK, pergjegjesia per masa tejkalon domenin e OIK,”- kanë deklaruar nga OIK.

Pavarësisht kësaj, Iljasa Fazliu ishte vendosur shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK. Këtë pozitë e kishte marr nga drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi në shtator të këtij viti. Videoja e publikuar sot tregoi se si ai abuzonte me një vajzë 5-vjeçare e cila ishte dërguar nga prindërit për tu trajtuar tek Fazliu. Tashmë logopedi është arrestuar nga Policia e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Tronditi opinionin publik/ Nëna e 5-vjeçares pagoi 250 euro logopedin abuzues

TRONDITET opinioni publik! Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm,
Iljasa Fazliu

KOSOVË- Logopedi Iljasa Fazliu është personi që ka tronditur opinionin publik në Kosovë pasi në një video shfaqej duke keqtrajtuar një vajzë të mitur në ordinancën e tij AAR logo + në Gjilan.

Familja e vajzës kishin paguar 250 euro për vetëm dy seanca po atë ditë.

Nëna e 5-vjeçares e çonte shumë herë në këtë ordinancë vajzën, por kishte vënë re që vajza e saj nuk kishte aspak përmirësim, madje vetëm sa përkeqësohej. Asaj i nisën dyshimet dhe vendosi një kamerë brenda godinës për të parë se ç’ndodhte gjatë seancës.

Filmimi nxorri zbuluar logopedin Fazliu dëgjohet duke e sharë e ofenduar vajzën e mitur pa pushim.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Keqtrajtoi të miturën me autizëm, momenti kur familjarët e saj dhunojnë logopedin në Gjilan

TRONDITET opinioni publik! Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm,

KOSOVË-Një skandal është publikuar ditën e sotme ku logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu është arrestuar dje nën dyshimin se ka abuzuar psikologjikisht me një vajzë 5-vjeçare që ka qenë e diagnostifikuar me autizëm.

Në njoftimin e policisë së Gjilanit thuhej se përveç Fazliut në pranga janë vënë dhe dy persona të tjerë në lidhje me ngjarjen, familjarë të së miturës, të cilët pasi kanë dëgjuar videoincizimin kanë dhunuar mjekun.

Sinjali ka publikuar momentin kur dy familjarët e së miturës kanë hyrë në ambjentet e një lkoali ku ndodhej logopedi dhe kanë nisur ta gjuajnë dhe dhunojnë.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në videoincizimin e publikuar ditën e sotme dëgjohet Fazliu teksa i bërtet dhe ofendon me fjalë banale 5-vjeçaren në mënyrë që ajo të ndalojë së qari.

3 VITE ME PARE

"Nalu ta .. dreqi nanen, çka po don", arrestohet logopedi në Kosovë pasi dhunoi verbalisht të miturën

TRONDITET opinioni publik! Logopedi dhunon 5-vjeçaren me autizëm,
Policia e Kosoves

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kosovë ku logopedi Iljasa Fazliu dyshohet se ka abuzuar psikologjikisht me një vajzë 5-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, e gjithë ngjarja është zbuluar ditën e djeshme ku dhe u publikuar një video ku shihet e Fazlliu keqtrajton të miturën me atë të dhunës verbale.

Video incizimi është publikuar nga Gazeta Insajderi ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar të miturën që të ndalojë së qari disa here me radhë dhe përdor një fjalor të ndyrë ndaj saj.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se përveç Fazlliut ka arrestuar dhe dy persona të tjerë, familjarë të së miturës, pasi ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht Fazliun duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në paraburgim.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rastet e abuzimeve fizike por dhe verbale kanë qenë të shumta periudhën e fundit në Kosovë ku vetëm disa javë më parë një video tregonte dhunimin e një të moshuare në një qendër në Pejë, ku infermierja Aurona Pelaj e godiste me shpulla dhe me shkelma.

dhunohet e mitura ne kosove iljasa fazliu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet