LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen me njëri-tjetrin, 1 i vrarë, tjetri i plagosur, autori vetëdorëzohet

•Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Peqin. • Fillimisht në media u bë e ditur se një gardian kishte mbetur i vdekur, si pasojë e një përplasje me armë nga një i dënuar, por rezultoi se konflikti nisi mes të dënuarve. •Në përplasje janë përfshirë Sokol Mjacaj, Indrit Shaqen dhe Arben Lleshi. • Nga përplasja ka mbetuar Arben Lleshi i vrarë ndërsa Ilir Xhakja ndodhet i plagosur. • Dyshohet se armën e krimit Mjacaj e ka marrë me dron nga jashtë. • Ndërkohë që pas vrasjes, ai është futur në zonën e kuzhinës dhe ka marrë peng anëtarë të stafit. • Por pas disa minutas, Mjacaj ëhstë vetëdorëzuar në polici dhe aktualisht po merret në pyetje. • Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, por një pistë është që Mjacaj është paguar për të vrarë Lleshin.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vrasja në burgun e Peqinit, reagon ministri Manja: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit do të përballen me pasojat

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
ulsi manja

TIRANË- Një përplasje në burgun e Peqinit pasditen e sotme me armë zjarri, përfundoi me një person të vdekur dhe një të plagosur. Pas ngjarjes ka reaguar ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë. Vetë ministri është nisur në drejtim të burgut të Peqinit.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar ai.

Kujtojmë se më herët, Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt, një prej të dënuarve të përfshirë në ngjarje në regjimin 41 bis. Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.

 

2 VITE ME PARE

Kaos në Burgun e Peqinit 1 i vdekur dhe 1 i plagosur/ Vetëdorzohet Sokol Mjacaj

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Sokol Mjacaj

PEQIN-Sokol Mjacaj, është vetëdorëzuar, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Mjacaj ka pranuar të flas me hetuesit dhe ka dorëzuar armën e dyshuar për krimin.

Sipas burimeve Mjacaj ka tentuar të marrë peng disa punonjës të kuzhinës, por nuk ka arritur dhe është izoluar. 

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi këtë të premte. 

Mjaçaj është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë, Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjen. Lleshi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe Renea, që kanë vënë nën kontroll situatën.

 

 

2 VITE ME PARE

U ekzekutua ditën e sotme, kush është Arben Lleshi, i dënuar me 32 vite burg për vrasje dhe djegie kufome në Angli

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Arben Lleshi

PEQIN- I vrari në burgun e Peqinit ditën e sotme ka mbetur Arben Lleshi. Lleshi është ekstraduar nga Britania, pasi aty ka vrarë dhe më pas i ka djegur kuformën e shokut të tij. Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.  

Lleshaj është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura. Por, ndërkohë që Lleshaj kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja. Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Deri në vitin 2017, drejtësia e kishte bërë punën e saj, por edhe familja Hoxha gjithashtu. Djemtë e familjes Lleshi ishin ‘shuar’, por Klevisi po rritej. Mbi shpatullat e djalit që ishte ende një fëmijë rëndonte barra për të vënë drejtësi, për të marrë hak për babain e xhaxhain e vrarë dhe kushëririn e zhdukur. Por Burreli është i vogël, zërat përhapen shpejt dhe planet e Klevisit kishin mbërritur në veshin e fisit Hoxha gjithashtu. Kështu, kur Klevisi s’kishte mbushur ende 22 vjeç dhe sapo kishte nisur të bënte përplasjet e para për të fituar terren, u zhduk dhe mbetjet kockore të tijat, janë gjetur vetëm 2 vite më vonë.

2 VITE ME PARE

Përplasja në burgun e Peqinit/ RENEA dhe Forcat Operacionale në vendngjarje, nis hetimi

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
burgu i peqinit

PEQIN- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit ku janë konfliktuar tre të burgosur me dënim të përjetshëm. Gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri nga Sokol Mjacaj, ku një prej tyre ka mbetur i vdekur, dhe një është plagosur. 

Ndërkohë, mësohet se në vendngjarje ka mbërritur Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit. Gjithashtu edhe Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve dhe forcat Renea për të situatën nën kontroll.

Sipas informacioneve autori është izoluar dhe ka nisur hetimi i ngjarjes nga Prokuroria e Elbasanit. Ndonëse ka edhe raportime se autori ka marrë peng një nga punonjësit e kuzhinës. 

NJOFTIMI:

Informacion shtese!

Ne vendngjarje jane Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve, Forcat Renea. Situata është teresisht nen kontroll, autori eshte izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre ne dore Prokuroria e Elbasanit!

2 VITE ME PARE

Çfarë po ndodh në Burgun e Peqinit, Mjacaj dyshohet se ka marrë peng stafin e kuzhinës, pse policia nuk po menaxhon dot situatën

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Sokol Mjacaj

PEQIN- Situata kaotike e krijuar në sot në burgun e Peqinit ende nuk është vënë nën kontroll nga policia. I dënuari Sokol Mjacaj me një armë të futur me dron në burg, ka vrarë Arben Lleshin dhe ka plagosur një të dënuar tjetër.

Ndërkohë që dyshohet se pas ngjarjes, Mjacaj me armë, ka kërcënuar dhe marrë peng stafin e kuzhinës. Kjo është arsyeja se përse policia ende nuk ka vënë nën kontroll ende ngjarjen. Ndërkohë që në njoftimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, thekson se kjo nuk është e vërtetë. 

Ende nuk dihet se si është situata e qartë, po fakti që ende autori nuk është vënë nën kontroll, vë në dyshim vërtetësinë e njoftimit të drejtorisë së Burgjeve. 

2 VITE ME PARE

Skandali në Peqin/ Si hyri arma në Burgun e Sigurisë së Lartë

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Burgu i Peqinit

PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku një i burgosur ka vrarë një të dënuar dhe ka plagosur një të dënuar tjetër. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ajrimit.

Sokol Mjacaj me një armë fillimisht është përplasur me dy të dënuarit, ndërkohë që më pas ka qëlluar me armë. Por ajo që bie në sy është se si është futur arma në burgun e Peqinit, që është institucion i Sigurisë së Lartë. Dyshohet se arma është futur me dron në burg. 

Ende nuk dihet se si kjo armë u ka shpëtuar gardianëve të burgut, duke qënë se ky burg konsiderohet si Burg i Sigurisë së Lartë. 

2 VITE ME PARE

EMRI/ Përplasja në Burgun e Peqinit, dyshohet për një viktimë

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Burgu i Peqinit

PEQIN- Nga përplasja me armë ditën e sotme në burgun e Peqinit, dyshohet se ka një të vrarë. Dyshohet se Sokol Mjacaj ka vrarë me një armë të futur nga jashtë, Arben Lleshin. Informacioni është ende i paqartë, ndërkohë që i plagosur ka mbetur Indrit Shaqja. 

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Konflikti në burgun e Peqinit, i burgosuri: Sokol Mjaçaj është paguar për të vrarë, plagosi rëndë shokun e qelisë

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Burgu i Peqinit

PEQIN- Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar gazetaren Anila Hoxha, pas përplasjes ditën e sotme mes të burgosurve në Peqin. Top Channel shkruan se gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ndërsa thotë se Lleshi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqja. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arben dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë. Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”, tha një nga të dënuarit.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U konfliktuan tre të burgosur përjetë, dy të plagosur

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
burgu i peqinit

PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me situatën e ndodhur para pak minutash në burgun e Peqinit.

Sipas njoftimit në burgun e Peqinit ka pasur një konflikt mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm. Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu sqarohet se asnjë gardian apo punonjës policor nuk ka mbetur i plagosur nga konflikti. 

“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej  dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.

Ende nuk ka asnjë informacion se nga e kanë siguruar armë të burgosurit. 

2 VITE ME PARE

PËRLESHJA në burgun e Peqinit/ Kush është Sokol Mjacaj, i dënuari përjetë që u konfliktua me të burgosurit

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
sokol mjacaj

PEQIN- Sokol Mjacaj, është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Vrasja e rëndë ka ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. 

Ndërsa ditën e sotme, ky person ka trazuar burgun e Peqinit, pasi është konfliktuar me të burgosur të tjerë. Pak më herët u raportua se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte urdhëruar transferimin e tij në regjimin e posaçëm 41-bis.

Kush ishte Sokol Mjacaj, i braktisur nga familja e tij?  

Familja Mjacaj e kishte braktisur djalin e tyre të madh, pasi Sokol Mjacaj i mori jetën fëmijës 13 vjeç, Agim Leraj. Vrasja e të miturit nga Mjacaj solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt, që jetonin në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Djali i parë i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasje në bashkëpunim, pasi i mori jetën shokut të tij të shkollës për një varëse floriri.

Vetë Sokoli e mohoi gjithmonë faktin se kishte marrë pjesë në krim. Pas daljes nga burgu Sokol Mjacaj nuk gjeti asnjëherë dhe nuk dha mbështetje për familjarët e tij, prindërit, motrën dhe vëllain më të vogël.

Atyre iu desh të mësonin se djali i madh ishte arrestuar sërish për vjedhje në 2014, ndonëse emri i ishte përfolur dhe për sulmin me armë ndaj helikopterit të Policisë që patrullonte për drogë mbi Dukagjin.

Gati një vit burg bëri sërish Sokol Mjacaj, duke përfunduar në izolim në qelitë e Kavajës, por as aty nuk u vizitua nga familjarët e tij.

Kur Sokol Mjacaj la qelinë e burgut në prill të viti 2015, familja nuk e ka pranuar, ndërsa ai endej sa në një zonë në tjetrën të Dukagjinit, duke kërkuar mënyra sesi të grumbullonte para.

Kjo deri mbrëmjen e 4 korrikut, kur plani i tij për t’u bërë me makinë dështoi, duke lënë dy viktima pas.

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit që u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Prej asaj mbrëmjeje, Sokol Mjacaj ka lëvizur në disa fshatra, gjithmonë duke zbritur nga Prekali, ku ndodhi krimi, drejt afërsisë me Shkodrën. Streha e fundit ishte fshati Grudë e Re, ku siç mësohet nga burime të Policisë, ai e njihte mirë se disa të afërm të tij jetonin aty.

Por edhe ata nuk e kishin afruar të riun, sidomos pasi ai ra në burg për herë të dytë. I riu ra në pranga pas negociatave me policinë.

Vrasja e dy turistëve çek në korrik të 2015

Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbetën të vrarë nga sulmi i grabitësit mbrëmjen e 4 korrik të vitit 2015. I riu u kërkonte t’i dorëzonin paratë dhe makinën “Nissan” me targa çeke.

Autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe që ishte futur në një banesë në Grudë.

“Hyra me forcë në makinën e çekëve. Doja t’u merrja makinën, por ata nuk kuptonin ose bënin sikur nuk kuptonin. Kur djali tentoi të më merrte armën e qëllova. Fillimisht atë e më pas gruan”, ka deklaruar 27-vjeçari pas arrestimit.

Ndërsa gjatë seancave gjyqësore i kërkoi mëshirë trupit gjykues: “Unë doja vetëm t’i grabisja, nuk kisha qëllim t’i vrisja. Djalin e vrava pasi donte të më merrte armën, kurse vajzën e kapi plumbi në kohën që makina po rrokullisej.”

Vulosja e burgimit të përjetshëm

Në Dhjetor 2022, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e tij për të përfituar gjykim të shkurtuar.

Si gjykata e shkallës së parë Shkodër, ashtu edhe nga Apeli, e kishin hedhur poshtë këtë kërkesë të tij, ndaj në tetorin e 2022, ai çoi çështjen në Kushtetuese me pretendimin se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

Sokol Mjacaj pretendonte se kjo është nje e drejtë ligjore e tij dhe duhet të përftonte prej saj. Por Kushtetuesja vendosi të mos e shqyrtonte cështjen ne seancë plenare, duke shuar shpresat e Mjacaj, për të shpëtuar nga burgimi i pëjetshëm.

Gjykata vendosi se cështja nuk mund të zgjidhej me aktet që ndodheshin në dosje, por ishte e nevojshme të shqyrtoheshin provat gjatë një procesi të zakonshëm.

Nëse pranohej kërkesa e tij, ai mund të synonte rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, pasi pranimi i gjykimit të shkurtuar, do i mundësonte uljen e një të tretës së dënimit.

2 VITE ME PARE

Konflikti në burgun e Peqinit, kush janë tre të dënuarit e përfshirë?

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Burgu

PEQIN- Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Sherri mes tyre ka nisur në ambientet e ajrimit.

Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm “41 bis”. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cenojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

Sokol Mjaçaj është i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Sot do izolohej në ‘41 Bis’, Sokol Mjacaj konfliktohet me të dënuarit, merr PENG punonjësit e kuzhinës

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Sokol Mjacaj

TIRANË- Sokol Mjacaj, është i burgosuri që është konfliktuar me disa të dënuar. Më pas me armë ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës. Raportohet se brenda burgut të Peqinit ka një kryengritje të të dënuarve.

Ministri i Drejtësisë, kishte firmosur për të vendosur në regjimin e posaçëm, i njohur si 41 bis, të dënuarin Sokol Mjacaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”.

Sokol Mjaçaj është dënuar nga gjykata si autor i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe me qëllim grabitjen e mjetit të tyre fuoristradë. Ngjarje kjo e ndodhur në korrik të vitit 2015, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër./Dosja.al

2 VITE ME PARE

NGJARJE e rëndë/ Konflikt mes të burgosurve në Burgun e Peqinit, plagosen dy të dënuar

SITUATË KAOTIKE në burgun e Peqini! 3 të dënuar konfliktohen
Burgu i Peqinit

TIRANË- Një konflikt fizik ka ndodhur sot në burgun e Peqinit. Raportohet se i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj është konfliktuar me dy të burgosur, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pre tyre.

Mjacaj nën kërcënimin e armës ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës, në burgun e Peqinit. Ajo që mbetet e paqartë se si Mjacaj është armatosur./Dosja.al

sokol mjacaj vritet gardiani ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet