LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën kamerierit 17-vjeçar, arrestohet montuesi, pronari në kërkim

•Një 17-vjeçar ka humbur jetën, pasi është zënë nga ashensori i klubit ku punonte në Sarandë. •Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nr. 1″, rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm. •Kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur, dhe për pasojë ka zënë 17-vjeçarin Antonio Delilaj i cili punonte ndihmës kamarier në këtë lokal. •Policia e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin Lulëzim Allkushi, 43 vjeç, si dhe shpallën në kërkim pronarin e klubit Spiro Iljadhi, 37 vjeç, të dy banues në Sarandë. •Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e pronarit të lokalit.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Orange Club ku humbi jetën 17-vjeçari, ISHMT: Pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, nuk kryem inspektime

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën
Pajisja

TIRANË- Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar në lidhje me tragjedinë në clubin e natës në Sarandë, ku vdiq një 17-vjeçar. Me anë të një postimi në Facebook, ISHMT shkruan se nuk ka kryer inspektime në këtë club, për pajisjen, pasi nuk ishte brenda kompetencës së tyre. Po ashtu ata kanë theksuar se pajisja që zuri të miturin, nuk ishte ashensor.  

Njoftimi i Plotë:

Sqarim Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.

2 VITE ME PARE

Vdekja tragjike e 17-vjeçarit në Sarandë/ DETAJE- 43-vjeçari që montoi ashensorin nuk ishte i licencuar

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën
Orange Club

SARANDË- Një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin e Sarandës, ku një 17-vjeçar vdiq tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori, të cilit iu këput kavoja.

17-vjeçari punonte ndihmën kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa ashensori përdorej kryesisht për transport të mallrave.

Pas ngjarjes policia arrestoi 43 vjeçarin Lulëzim Allkushi, i cili është personi që ka montuar ashensorin si edhe shpalli në kërkim pronarin e lokalit, Spiro Iljadhin.

Së fundmi mësohet se 43 vjeçari nuk ishte i licencuar për momentin e ashensorëve dhe po ashtu pas montimin, nuk kishte shkuar më për t’i bërë shërbime ashensorit që shkaktoi vdekjen e të riut./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kërkohet nga Policia pas vdekjes së kamerierit! Kush është pronari i "Orange Club", i shpëtoi atentatit në 2021, akuzohej nga Berisha se i preu veshin turistit

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën
Spiro Iljadhi

SARANDË- Pronari i clubit të njohur në Sarandë 'Orange Club', Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim nga Policia, pas vdekjes tragjike të kamerierit 17-vjeçar Antonio Delilaj. 

Emri i tij nuk është i panjohur, pasi është përfshirë në të shkuarën edhe në ngjarje të tjera që përfshijnë plagosje apo dhe incidente. 

Në 21 qershor të vitit 2021 u qëllua me breshëri automatiku rreth 20 herë ndaj Iljadhit, i cili mori plagë në bark, e iu desh të merrte trajtim mjekësor. Autorë ishin dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëraj, të cilët u arrestuan nga Policia. 

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën

Në gusht të vitit 2019, një denoncim u bë ndaj biznesit të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku pronari akuzohej se i preu veshin një turisti.  Asokohe, Iljadhi u kontaktua nga Dosja.al, dhe tha se në ambientet e Bar Orange në Sarandë nuk ka ndodhur asnjë sherr, si ai i denoncuar nga Berisha. Ai nuk mohoi dijeninë e tij për ngjarjen, por tha se nuk kishte asnjë lidhje as ai personalisht dhe as stafi i Orange.

Biznesmeni 37-vjeçar ka disa vite që punon në Sarandë me “Orange Club”./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Sarandë/ FOTO- Ky është kamerieri 17-vjeçari që e zuri poshtë ashensori

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën
Antonio Delilaj

SARANDË- Identifikohet 17-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori në club “Orange” ai është Antonio Delilaj. Djali ishte i afërm i pronarit të lokalit.

17-vjeçar ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si ndihmës kamarier. Mësohet se ashensorit i cili shërbente kryesisht për furnzimin e lokalit iu këput kavoja.

Blutë kanë vënë në pranga një 43-vjeçar i cili rezulton se ka montuar ashensorin, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtij biznesi të quajtur “Orange Club”. Eshtë prangosur Lulzim Allkushi (montuesi i ashensorit) dhe është shpallur në kërkim Spiro Iliadhi (pronari i lokalit të natës).

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

"E nxorrën pa jetë"/ Vdekja tragjike e kamerierit 17-vjeçar te Club 'Orange', dëshmitari: Po prisnim këngëtarin, stafi po bërtiste

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën
Orange Club

SARANDË- Opinioni publik u trondit mëngjesin e sotëm me lajmin e vdekjes së kamerierit 17-vjeçar te 'Orange Club'. Një qytetar për JOQ ka bërë të ditur se të pranishmit në klub kanë qenë duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, teksa ka shkuar ambulanca. Dëshmitarët nga vendngjarja bëjnë me dije se të riun e ka kapur ashensori duke i këputur kokën.

"Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët ne skena kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën te shkretin pa jete gjynah djali ri kjo eshte jeta se dim kur e kemi"- thotë një dëshmitar.

2 VITE ME PARE

Vdekja e kamerierit 17-vjeçar, arrestohet punëtori i ashensorit, shpallet në kërkim pronari i 'Orange Club'

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën
Policia

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Një 17 vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në "Club Orange" ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi kavoja e ashensorit është këputur duke e zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1" në lokalin në pronësi të Spiro Iliazit. Sipas policisë kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë A. D., 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal. Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë” Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij. Pronari i lokalit është larguar Spiro Iliazi dhe është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .

2 VITE ME PARE

TRONDITËSE në Sarandë, vdes kamerieri 17-vjeçar i "Orange Club"

TRONDITËSE/ Ashensori i "Orange Club" i këput kokën
Orange Club

SARANDË-Një ngjarje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek "Orange Club" në Sarandë. Një 17-vjeçar i cili punonte si kamerier në këtë klub ka gjetur vdekjen tragjike rreth orës 02:00 pas mesnate.

Raportohet se viktimën e ka kapur ashensori duke i këputur kokën, vdekje kjo e ndodhur në rrethana ende të paqarta, të pazbardhura për qytetarët nga organet kompetente.

Ambulanca dhe policia janë paraqitur në vendin ku ka ndodhur tragjedia. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar./Dosja.al

vdes kamarieri te orange club antonio delilaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet