LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRONDITËSE/ Shkoi për vizitë tek dentisti, 3-vjeçari në Tiranë humb jetën nga narkoza, familjarët: Djali ra në koma! I ishte helmuar mëlçia

•Një ngjarje tronditëse është shënuar mesditën e sotme në Tiranë. •Një i mitur, 3 vjeç ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas një vizite te dentisti. •Rasti u denoncua nga prindërit, e vogëlushit të cilët akuzojnë dentistin Roland Xhaxho dhe vajzën e tij për pakujdesi në shërbim. •Sipas Policisë, i mituri ka ndërruar jetë 3 ditë pas ndërhyrjes në dhëmballë e cila mësohet se ka zgjatur për disa orë. •Për shkak të mbidozës  së anestezisë,  i mituri ka qëndruar në gjendje koma për disa ditë dhe në momentin që është dërguar në spital i kanë thënë se i është helmuar mëlçia. •Prindërit e 3-vjeçari të identifikuar me emrin Brian kanë kallëzuar penalisht anestezistin dhe të bijën dentiste. •Daja, gjyshi dhe prindërit kërkojnë drejtësi dhe dënim me burg për babë e bijë. •Ata thanë se pasi kanë vënë re komplikacionet te djali, kanë telefonuar mjekun por askush nuk ua ka hapur telefonin. 

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, gjyshi: Nuk do e fal gjakun e nipit, do të bëjmë vetëgjyqësi

TRONDITËSE/ Shkoi për vizitë tek dentisti, 3-vjeçari
gjyshi i 3-vjeçarit

TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti akuzoi mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij në lidhje me vdekjen e nipit. Sipas tij, doza e lartë e narkozës shkaktoi vdekjen e të miturit. Ai shton se kjo u konfirmua edhe nga mjekët në spitalin Nënë Tereza, atje ku edhe 3-vjeçari ndërroi jetë.

Guri Spahiu teksa ka folur për JOQ, ka kërkuar drejtësi nga shteti, ndryshe do të bëjnë vetëgjyqësi. Gjyshi shprehu se nuk do e falë gjakun e nipit nëse drejtësia nuk shkon në vend.

Si ndodhi ngjarja?

Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen. 

Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

3-vjeçari humbi jetën pas vizitës te dentisti/ Klinika mbyll qepenat, asnjë reagim nga Roland Xhaxho dhe vajza e tij

TRONDITËSE/ Shkoi për vizitë tek dentisti, 3-vjeçari
pamje nga klinika dentare

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë ku një 3-vjeçar është dërguar në një klinikë dentare për disa shërbime por pasi ka dalë nga aty, i mituri është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë pas 3 ditësh i shtuar në spital.

Klinika që ishte e hapur gjatë paradites, pas publikimit të lajmit në media, ka mbyllur qepenat. Mediat janë munduar që të kontaktojë me mjekun Roland Xhaxho, por nuk është përgjigjur njëri.

Çfarë ndodhi me 3-vjeçarin?

I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen.

2 VITE ME PARE

Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Daja i të miturit: Na e dhanë djalin në koma! Vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho

TRONDITËSE/ Shkoi për vizitë tek dentisti, 3-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Daja i të miturit në Tiranë, që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tekdentisti ka bërë pretendime të rënda lidhur me rastin. Ai tha se Roland dhe Ina Xhaxho, babë e bij të cilët punonin në klinikën e tyre private e kanë mbajtur në sallën e operacionit  për 4 orë 3-vjeçarin,i cili për shkak të mbidozës së anestezisë ka rënë në gjendje kome. Sipas tij, mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por mëlçia e të miturit ishte helmuar nga mbidoza e anestezisë.

"Jam daja i djalit, kishte 3-4 dhëmbë të prishur, na ankohej se nuk hante bukë. Pyetëm shumë veta me anestezi, mjekë zemre, shkuam te Roland Xhaxho dy tre herë, bashkë me gocën i kanë trajtuar 14 dhëmbë djalit, e mbajtën 4 orë në sallë dhe na e dha çunin në gjendje kome, të rënduar. Na tha që ishte një gjendje normale për shkak të anestezisë. Kur e çuam te pediatria e futën direkt te reanimacioni pa puls. Mjeket bënë ta pamundurën, thanë se nëse do e kishim çuar më parë do kishte shpëtuar, i ishte helmuar mëlçia. Vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, do të bëjmë të pamundurën që ai të mos e kalojë kaq lehtë", tha daja. 

2 VITE ME PARE

Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti/ Gjyshi i të miturit: Mjeku na tha për 10 minuta do i dalë narkoza, s'na hapte telefonin

TRONDITËSE/ Shkoi për vizitë tek dentisti, 3-vjeçari
Gjyshi

TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti ka bërë pretendime të rënda lidhur me rastin. Ai shprehet se djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. I mituri është dërguar në shtëpi, pasi mjeku tha se pas 10 minutash do të kthehet në gjendje normale, pasi ishte nën efektin e anestezisë. Por minutat kaluan shpejtë, dhe siç tregon gjyshi i të miturit gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Kërkuan për ndihmë por mjeku nuk e hapi telefonin. 

"Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre. Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 e morëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim", tha gjyshi. 

2 VITE ME PARE

Vdekja e 3-vjeçarit në klinikën dentare, policia jep DETAJE: Pas mjekimit ka shfaqur komplikacione

TRONDITËSE/ Shkoi për vizitë tek dentisti, 3-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka zbardhur detaje lidhur me vdekjen e një të mituri në Tiranë, pasi iu nënshtrua një operacioni disa orësh në klinikën dentare. Sipas policisë, i cili i referohet denoncimit  të prindërve të 3 vjeçarit, i mituri pas mjekimit në klinikën dentare ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh ka humbur jetën. Për rastin e rëndë Prokuroria ka nisur një hetim për personin e identifikuar me iniciale R. Xh., 70 vjeç. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm", pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital", njofton policia. 

2 VITE ME PARE

E RËNDË/ 3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti, denoncojnë prindërit: Mbidozë narkoze

TRONDITËSE/ Shkoi për vizitë tek dentisti, 3-vjeçari
Ambulance

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak ditë më parë. Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë te pediatria pasi ishte shtruar, pasi mori mjekimin te dentisti. Prindërit e të miturit, kanë denoncuar në Polici klinikën dentare, të cilën e fajësojnë për vdekjen e djalit. Ata akuzojnë dentistin Roland Xhaxho për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Si ndodhi ngjarja?

Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen. 

Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë./Dosja.al

vdes 3 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet