LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për këtë fitore të jashtëzakonshme! NATO: Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën! BE: Jemi më shumë se thjesht aleatë

• Liderët e shteteve të ndryshme në botë kanë nisur të reagojnë pas rezultateve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve të cilat flasin në favor të kandidatit republikan Donald Trump. • Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri hungarez Viktor Orban. • Me anë të një postimi në platformën 'X', Orban thotë se ky është rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve. • Ai shton se një fitore ishte shumë e nevojshme për botën. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhje, ndonëse ende nuk është shpallur zyrtarisht. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane. • Përmes një postimi në “X”, Osmani vlerëson marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe nënvizon se mezi pret të punojë me administratën e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve. • Gjithashtu, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pas rezultateve të dala deri më tani nga zgjedhjet në SHBA. • Me anë të një postimi në platformën "X", Macron ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA. • Macron iu drejtua drejtpërdrejt si 'President Trump', duke shkruar se është gati për të punuar së bashku. • Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump duke u shprehur se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme. • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në platformën 'X' pas rezultateve të cilat paraqesin në avantazh kandidatin republikan Donald Trump për presidencialet në SHBA. • Rutte shkruan se udhëheqje e Trump do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën. • Po ashtu Rutte shton se mezi pret të punojë me Trump për të avancuar paqen përmes fuqisë përmes NATO-s. • Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian ka shprehur urimet për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. • Von der Leyen shkruan se BE dhe SHBA janë të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve të tyre, duke bashkuar sipas saj 800 milionë qytetarë.

23 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

Fitorja e Donald Trump në Presidencialet në SHBA/ Kurti: Mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Albin Kurti dhe Donald Trump

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kandidatin republikan Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidneciale në SHBA. Kurti shkruan në një postim në platformën 'X' se SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës. Ai shton se mezi presin të punojnë së bashku për përparim dhe paqe.

"Urime President Donald Trump për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe", shkruan Kurti.

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për

4 JAVE ME PARE

"Urime gjysh, të dua!" Mbesa uron Trump për fitoren: Askush nuk punon dhe kujdeset më shumë se ti për popullin amerikan

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Kai Trump dhe Donald Trump

SHBA- Mbesa e Donald Trump, Kai Trump, ka uruar gjyshin e saj për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA. 17-vjeçarja është vajza e Donald Trump Jr dhe ish-gruas së tij Vanessa. Me anë të një postimi në platformë 'X' Kai shkruan se askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan. 

“Askush nuk punon më shumë ose nuk kujdeset më shumë për popullin amerikan! Urime gjysh, të dua”, shkroi ajo.

1 MUAJ ME PARE

"Po flasim për një vend jo mik!" Kremlini: Putin nuk ka në plan ta urojë Trump për fitoren! Marrëdhëniet janë në pikën më të ulët historike

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Donald Trump dhe Vladimir Putin

RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të përgëzojë Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale. Ai tha se nuk duhet harruar se se po flitej për një vend jo mik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër Rusisë. Peskov tha se Rusia po monitoron me kujdes informacionin mbi zgjedhjet në SHBA dhe nuk ka gjasa të japë një vlerësim zyrtar derisa të shohë “fjalë dhe veprime konkrete”. 

Peskov theksoi “deklaratat e rëndësishme” nga Trump, duke përfshirë atë që Kremlini e quajti “dëshirën e tij për t’i dhënë fund politikave të vazhdueshme të zgjatjes së luftërave të vjetra dhe fillimit të luftërave të reja”. Kur u pyet nëse Trump mund të ofendohej nga mungesa e urimeve të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit tha se është praktikisht e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej.

“Të mos harrojmë se po flasim për një vend jo mik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër shtetit tonë. Ka ende disa pritje për të bërë, duke pasur parasysh se presidenti aktual i SHBA-së do të qëndrojë në detyrë për gati edhe një muaj e gjysmë.

Ndërsa ai përgatitet për të hyrë, ose kur ka hyrë tashmë në Zyrën Ovale, ne e kuptojmë se ndonjëherë deklaratat marrin një ton tjetër. Prandaj, ne po analizojmë me kujdes gjithçka, po vëzhgojmë dhe do të nxjerrim përfundime bazuar në fjalë dhe veprime specifike.

Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se SHBA-ja është në gjendje të ndihmojë për t’i dhënë fund konfliktit. Sigurisht, kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Është praktikisht e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej. Marrëdhëniet janë aktualisht në pikën e tyre më të ulët historike”, tha Peskov në një konferencë për shtyp.

1 MUAJ ME PARE

Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Qeveria iraniane: Nuk ka dallim të rëndësishëm se kush bëhet president në SHBA

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
foto ilustruese

IRAN- Nga rezultatet e deritanishme, Donald Trump duket se do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-ve, ndërsa ai vetë shpalli fitoren pak më herët në një fjalim në Florida. Pas këtij fjalimi, liderët botërorë shprehën edhe mesazhet e tyre të urimin për kandidatin republikan. 

Ndërkohë, qeveria iraniane tha se nuk ka dallim të rëndësishëm se kush bëhet president në SHBA, raportoi media shtetërore, Tasnim News.

Në raportimin e kësaj të fundit thuhej: "Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, konfirmoi se politikat e përgjithshme të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë të qëndrueshme. Mohajerani shtoi se masat e nevojshme janë planifikuar paraprakisht. Ajo tha gjithashtu se zgjedhja e presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk ka asnjë lidhje me Iranin dhe se politikat e përgjithshme të SHBA-së dhe Iranit janë të pandryshuara."

1 MUAJ ME PARE

"Urime mikut tim!" Fitorja e Trump, Erdogan: Shpresoj të marrin fund luftërat dhe të ketë përpjekje për një botë më të drejtë

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Rexhep Tajip Erdogan dhe Donald Trump

TURQIA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar përmes rrjeteve sociale kandidatin republikan Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Erdogan thotë se shpreson se marrëdhëniet me SHBA tani do të fuqizohen pas zgjedhjes së ‘mikut të tij’, siç e konsideron ai Trump. Po ashtu Erdogan beson se më shumë përpjekje do të bëhen për një botë më të drejtë.

"Uroj mikun tim Donald Trump, që fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara pas një beteje të fortë dhe u rizgjodh si president i SHBA-së. Në këtë periudhë të re që do të filloj për popullin amerikan, shpresoj që marrëdhëniet Turqi-SHBA të fuqizohen, që krizat dhe luftërat globale dhe rajonale, veçanrësisht çështja palestineze dhe lufta Rusi-Ukrainë të marrë fund.

Besoj se më shumë përpjekje do të bëhen për një botë më të drejtë. Shpresoj se zgjedhjet të jenë të frytshme për miqtë dhe aleatët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe për të gjithë njerëzimin", shkruan Erdogan në X.

1 MUAJ ME PARE

Fitorja e Trump dhe reagimet në Ballkan/ Mickoski: Të thellojmë më tej partneritetin! Milatoviç: Duam bashkëpunim të ngushtë me ju! Plenkoviç: Presim përparimin e mëtejshëm në marrëdhëniet kroato-amerikane

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Donald Trump

BALLKAN- Liderët politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë reaguar ndaj shpalljes së fitores nga republikani Donald Trump, në garën presidenciale në SHBA kundër demokrates Kamala Harris. Trump e ka uruar për fitoren e pretenduar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ne shpresojmë që të thellojmë më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformën demokratike”, shkroi Mickoski.

Ndërkohë, president i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se SHBA-ja dhe Mali i Zi janë partnere të palëkundura dhe se janë të angazhuara për përmirësimin e demokracisë, sigurisë, stabilitetit dhe lirisë.

“Si aleatë në NATO, mezi presim bashkëpunim të ngushtë me administratën tuaj për të forcimin e miqësisë sonë dhe thellimin e bashkëpunimit”, tha Milatoviç në X.

I lumtur me fitoren e pretenduar të Trumpit u shpreh kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, i cili tha se “më e mira ende nuk ka ardhur për dy vendet tona”.

“Jam i emocionuar nga fakti që 61 për qind e amerikanëve besojnë se ditët më të mira të SHBA-së ende nuk kanë ardhur. Ky është sekreti i suksesit të këtij vendi dhe arsyeja pse ai do të fitojë në çdo rrethanë”, tha Spajiç.

Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviç, gjithashtu dërgoi një mesazh urimi për Trumpin duke thënë se kjo “do të jetë një mundësi për të forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje dhe Hercegovinës”.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është me rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimin e proceseve demokratike që do të mundësojnë integrimin e suksesshëm të Bosnjë dhe Hercegovinës në një anëtarësi të plotë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, shtoi ai.

Këtyre urimeve u është bashkuar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili shtoi se “mezi pres bashkëpunimin tonë dhe përparimin e mëtejshëm në marrëdhëniet kroato-amerikane”./ REL

1 MUAJ ME PARE

Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë/ Ali Ahmeti: Ndaj bindjen se përqendrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Donald Trump

SHKUP- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar kandidatin republikan Donald Trump për fitoren. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti shkruan se ndan bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore. Ai shton se votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

“Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u votua për Presidentin e 47 të vendit prijës të botës demokratike. Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për ti zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Europës juglindore”, ka shkruar Ahmeti.

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për

1 MUAJ ME PARE

Trump siguron një tjetër mandat presidencial, Meta: Rikthim i merituar në Shtëpinë e Bardhë, triumfi juaj është një mesazh që amerikanët i dhanë botës

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
ilir meta dhe cifti trump

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur nga burgu urimet e tij për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane. Meta shprehet se fitorja e tij ishte një rikthim i merituar në Shtëpinë e Bardhë. 

Më tej në reagim shkruhet se triumfi i Trump është mesazh që amerikanët i dhanë botës, se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve. Ish-presidenti ka shprehur besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën qeverisjen e Trump do të vazhdojnë të jenë mbështetje për popullin shqiptar.

POSTIMI I METËS:

Urimet më të përzemërta, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, për Ju President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për këtë Fitore të Madhe dhe rikthim të merituar dhe me plot sakrifica të betejës Tuaj të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan.

Triumfi Juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi, shteti i së drejtës dhe barazia para ligjit edhe për qytetarin e thjeshtë përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.

Besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën lidershipin Tuaj, Zoti President, do të vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar. Partia e Lirisë do të mbetet gjithmonë e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në interes të të dy vende dhe popujve tanë miq.

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për

1 MUAJ ME PARE

"Punë të mbarë president", Meloni uron Trump për fitoren: Lidhjet strategjike jam e sigurt se tani do t'i forcojmë edhe më shumë!

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Trump dhe Meloni

SHBA- Pas reagimeve të shumta në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Përmes një postimi në "X" Meloni ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Më tej Meloni thekson se Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra” ndërsa shton se ata janë të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Kryeministrja italiane më tej shkruan se kjo lidhje strategjike është e sigurt që do ta forcohet edhe më shumë.


"Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Është një lidhje strategjike, të cilën jam e sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President," shkruan Meloni.

1 MUAJ ME PARE

Liderët politikë të Kosovës urojnë Trump, shprehen entuziastë për bashkëpunim, pritet reagimi i Kurtit

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar republikanin Donald Trump për fitore në garën presidenciale kundër demokrates Kamala Harris në SHBA - fitore që ende nuk është konfirmuar. Ajo theksoi se SHBA-ja mbetet partner dhe aleat “i palëkundur dhe i pazëvendësueshëm” për Kosovën.

“Pres me padurim të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”, shkroi Osmani në X.

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është deklaruar lidhur me zgjedhjet në SHBA. Edhe pse fitorja e Trumpit ende nuk është konfirmuar, ai duket të jetë pranë fitores pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t'u shpallur president. Vetë Trump e shpalli fitoren në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve të tij në Florida.

Urimeve u janë bashkuar liderët e partive opozitare në Kosovë, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, në shkurt të vitit 2025. Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër, Bedri Hamza, uroi Trumpin për fitoren, ndërsa lavdëroi republikanët dhe demokratët për garën e zhvilluar.

"Zgjedhjet në Amerikë janë festë e mrekullueshme e demokracisë. I shpreh urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump për fitoren e tij", shkroi Hamza në llogarinë e tij në Facebook.

Edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, uroi Trumpin ndërsa theksoi shpresën që Kosova do ta ketë vëmendjen e administratës së ardhshme në SHBA.

"Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-në, ecja e Kosovës si shtet i ri në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!", shkroi Abdixhiku në Facebook.

Urimeve i është bashkuar edhe udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili shpreson se fitorja e pretenduar e Trumpit do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

"Nën udhëheqjen e presidentit Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur", shkroi Haradinaj në Facebook.

Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe. Kosova, ndër vite, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e SHBA-së, pavarësisht nga udhëheqësia e saj politike.

Nën presidentin demokrat, Bill Clinton, në vitin 1999, SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s bombarduan objektiva të ushtrisë së atëhershme jugosllave për të ndaluar dhunën në Kosovë. Pothuajse dhjetë vjet më vonë, nën presidentin republikan, George W. Bush, Kosova shpalli pavarësinë.

Edhe administrata aktuale ka inkurajuar vazhdimisht Kosovën që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë si një kusht për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian, ndërsa Trumpi, sa ishte president, ishte dëshmitar i nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Megjithatë, Richard Grenell, i cili gjatë administratës Trump ishte përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, shtyu përpara marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve, të cilën qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton.

Gjatë presidencës së Trumpit, ai dhe administrata e tij kanë paralajmëruar disa herë për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova. Prania e tyre brenda misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, shihet si një garanci për sigurinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2020 kishte akuzuar Grenellin se ishte “drejtpërdrejt i përfshirë” në rrëzimin e qeverisë së tij më pak se dy muaj pasi mori detyrën si kryeministër. Në atë kohë, Grenell tha se Albin Kurti është anti-amerikan dhe se ai ka qenë kundër politikave amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët amerikanë: Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump./ REL

1 MUAJ ME PARE

Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë/ Berisha: Qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin dhe përpjekjet për t’iu diktuar me të gjitha mjetet

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Donald Trump

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas rezultateve në zgjedhjet në SHBA të cilat kryesohen bindshëm nga kandidati republikan Donald Trump. Berisha shkruan se qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.

Ai ka shtuar se ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Berisha thotë se në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, uron përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump.

POSTIMI:

Donald Trump triumfoi!

Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë, President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre dhe rikthyen, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.

Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.

Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!

1 MUAJ ME PARE

Von der Leyen reagon për rezultatin e zgjedhjeve amerikane: E përgëzoj Donald Trump, BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
ursula von der leyen

BRUKSEL- Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian ka shprehur urimet për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë

Von der Leyen shkruan se BE dhe SHBA janë të lidhur nga një partneritet i vertetë mes njerëzve të tyre, duke bashkuar sipas saj 800 milionë qytetarë. 

“Unë e përgëzoj ngrohtësisht Donald J. Trump. BE dhe SHBA janë më shumë se thjesht aleatë. Ne jemi të lidhur nga një partneritet i vërtetë mes njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë. Pra, le të punojmë së bashku për një axhendë të fortë transatlantike që vazhdon të ofrojë për ta”, shkruan Von der Leyen.

1 MUAJ ME PARE

Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte: Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Mark Rutte dhe Donald Trump

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar në platformën 'X' pas rezultateve të cilat paraqesin në avantazh kandidatin republikan Donald Trump për presidencialet në SHBA. Rutte shkruan se udhëheqje e Trump do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën. Po ashtu Rutte shton se mezi pret të punojë me Trump për të avancuar paqen përmes fuqisë përmes NATO-s.

"Unë vetëm përgëzova Donald Trump në zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara. Udhëheqja e tij do të jetë përsëri çelësi për të mbajtur të fortë Aleancën tonë. Mezi pres të punoj përsëri me të për të avancuar paqen përmes fuqisë përmes NATO-s", shkruan Rutte.

1 MUAJ ME PARE

Avantazhi i Trump në zgjedhje/ Dodik: Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Milorad Dodik dhe Donald Trump

BOSNJE-HERCEGOVINA- Fitoren e Trumpit e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

"Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës," shkroi Dodik në X.

Gjatë viteve që administrata amerikane është udhëhequr nga presidenti demokrat Joe Biden, Serbia dhe liderët e saj politikë kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie të ngushta me ish të dërguarin amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Presidenti i Serbisë i dorëzoi atij një dekoratë shtetërore në tetor të vitit 2023 dhe me atë rast vlerësoi se roli i Grenellit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës "jo vetëm që ka kontribuar për paqen dhe stabilitetin rajonal, por ka luajtur edhe një rol kyç në forcimin e lidhjeve mes SHBA-së dhe Serbisë". Grenell është ende aktiv në fushatën presidenciale të Trumpit.

Ndërkohë, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ka investuar në ndërtesën e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Serbia ka nënshkruar një kontratë me firmën e Kushnerit për “rivitalizimin” e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, i cili u shkatërrua pjesërisht gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Në vendin e rrënojave nga bombardimet, është planifikuar ndërtimi i dy ndërtesave të larta me apartamente dhe hotele, megjithëse nga ky objekt, i ndërtuar mes viteve 1955 dhe 1965, nuk është hequr statusi i mbrojtjes si pasuri kulturore. Shumë vëzhgues të Ballkanit e kanë parë marrëveshjen me Kushnerin si përgatitje të Serbisë për kthimin e mundshëm të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, Vuçiç, në një intervistë për gazetën britanike *Financial Times*, tha se marrëveshja është thjesht një “sipërmarrje biznesore”.

"Miku im [kryeministri hungarez] Viktor [Orbán] është 100 për qind në anën e Trumpit. Miqtë e mi nga Brukseli janë 100 për qind në anën e [presidentit aktual të SHBA-së, Joe] Biden. Unë nuk jam. Unë jam në anën serbe duke i pritur rezultatet," tha Vuçiç për Financial Times./ REL

1 MUAJ ME PARE

Avantazhi i Trump në zgjedhjet presidenciale/ Kina: Do të vazhdojmë t’i menaxhojmë marrëdhëniet me SHBA-në bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Mao Ning

KINA- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning në një konferencë për shtyp deklaroi se shteti i saj  shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me Shtetet e Bashkuara, pasi Donald Trump është në tashmë në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ajo tha se Kina do të vazhdojë t'i qaset dhe menaxhojë marrëdhëniet me SHBA-në bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm. 

“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë. Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

1 MUAJ ME PARE

"Është kryeneç, por sistemi i tij është më i fuqishëm", ish-presidenti rus reagon për rezultatet e zgjedhjeve në SHBA: Trump ka një cilësi prej të cilës mund të përfitojmë të gjithë!

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Dmitry Medvedev

SHBA- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, dhe ish-president rus, Dmitry Medvedev ka reaguar së fundmi në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në SHBA ku Donald Trump është në avanztazh. Përmes një postimi në "Telegram", Medvedev shprehet se disa ditë më parë ai ka shkruar për konsensusin e ashpër dypartiak kundër Rusisë, në Kongres. 

Ai më tej shtoi se këto vëzhgime të tij kanë dalë të sakta pasi tani shumica në Senat janë republikanët. Medvedev shton se Trump ka një cilësi prej të mund të përfitojnë të gjithë. Sipas tij Trump si biznesmen ka aversion nga shpenzimi i parave për aleatë të cilët i ka cilësuar budallenj dhe organizata ndërkombëtare.

“Disa ditë më parë, kam shkruar në Telegram për konsensusin e ashpër dypartiak kundër Rusisë, në Kongres. Këto vëzhgime dalin të sakta, sidomos tani që shumicën në Senat e kanë republikanët. Mirëpo, Trump e ka një cilësi prej të cilës mund të përfitojmë të gjithë. Si biznesmen, ai ka aversion nga shpenzimi i parave për aleatë budallenj dhe organizata ndërkombëtare të këqija”.


Medvedev ka thënë se në këtë mes hyn edhe Ukraina dhe që pyetja tani është se sa do të ketë presion Trump për të ndarë fonde për luftën në Ukrainë.

“Ai është kryeneç, por sistemi është më i fuqishëm”, shkruan ai.

 

1 MUAJ ME PARE

Rama uron Trump për fitoren: Urime për këtë fitore të jashtëzakonshme, mezi pres të punoj për të përmirësuar më tej partneritetin tonë

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
foto e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin republikan për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Rama ka ndarë një foto të fjalimit të Trump në Florida ku shkruan se kjo ishte fitore e jashtëzakonshme e Trump. Ai shprehet mezi pret të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

"Urime për Donald Trump në këtë fitore të jashtëzakonshme Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.", shkruan Rama. 

Projeksionet e mediave prestigjioze amerikane e kanë shpallur Trump fituesin e zgjedhjeve presidenciale, por agjencitë më të mëdha amerikane janë ende në pritje të numërimit të mëtejmë të votave.

1 MUAJ ME PARE

Rezultatet e kandidatit republikan në zgjedhjet në SHBA/ Macron: Urime President Donald Trump! Gati për të punuar së bashku

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Donald Trump dhe Emmanuel Macron

FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka  reaguar pas rezultateve të dala deri më tani nga zgjedhjet në SHBA. Me anë të një postimi në platformën "X", Macron ka uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Macron iu drejtua drejtpërdrejt si 'President Trump', duke shkruar se është gati për të punuar së bashku.

“Urime President Donald Trump. Gati për të punuar së bashku. Me besimet tuaja dhe tuajat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet”, ka shkruar Macron.

1 MUAJ ME PARE

"Urime për rikthimin më të madh në histori", Netanyahu dhe Zelenskyy mesazhe urimi për Trump: Presim me padurim një epokë të një Amerike të fortë

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
donald trump

SHBA- Kandidati republikan Donald Trump teksa mbante fjalimin e tij të fitores në Florida tha se do të bëjë gjithçka për të ndaluar luftërat aktuale. 

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, Trump ka marrë urime nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai shkruan se kthimi historik i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të jetë ofrojë një fillim të ri për Amerikën. 

“Të dashur Donald dhe Melania Trump, Urime për rikthimin më të madh në histori! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!", shkruan Netanyahu. 

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për

Edhe Volodymyr Zelensky ka shprehur urimet e tij për fitoren e Trump, ndërsa thekson se vlerëson angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale.

“Urime, Donald Trump, për fitoren e tij mbresëlënëse në zgjedhje! Më kujtohet takimi ynë i mrekullueshëm në shtator, kur diskutuam në detaje Ukrainë-SHBA. Partneriteti strategjik, Plani i Fitores dhe mënyrat për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. Unë e vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që mund të afrojë paqen e drejtë në Ukrainë. Unë shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku.

Presim me padurim një epokë të një Amerike të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump dhe mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunim politik dhe ekonomik reciprokisht të dobishëm, nga i cili do të përfitojnë të dy vendet tona. Ukraina, si një nga fuqitë më të forta ushtarake të Evropës, është e përkushtuar për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë në Evropë dhe në komunitetin transatlantik me mbështetjen e aleatëve tanë. Mezi pres të përgëzoj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutoj mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara,” shkruan Zelensky në “X”.

1 MUAJ ME PARE

Rezultatet në zgjedhje/ Osmani uron Trump dhe Vance: Pres me padurim të punoj me Administratën e re! Zoti e bekoftë Amerikën

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane. Përmes një postimi në “X”, Osmani vlerëson marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe nënvizon se mezi pret të punojë me administratën e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh urimet tona të përzemërta për Donald Trump dhe James David Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President të Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës. Pres me padurim të punoj me Administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë të veçantë dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, shkruan Osmani në “X”.

1 MUAJ ME PARE

Vuçiç uron Trump për "fitoren": Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
vucic, trump

SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhje, ndonëse ende nuk është shpallur zyrtarisht. 

“Së bashku, ne do të përballemi me sfida serioze. Serbia është e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara për stabilitet, rritje dhe paqe”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Projeksionet e mediave prestigjioze amerikane e kanë shpallur Trump fituesin e zgjedhjeve presidenciale, por agjencitë më të mëdha amerikane janë ende në pritje të numërimit të mëtejmë të votave.

1 MUAJ ME PARE

Rezultatet e Trump në zgjedhje, reagon Orban: Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve! Fitore shumë e nevojshme për botën

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Donald Trump dhe Viktor Orban

SHBA- Pas rezultateve të shpallura deri më tani nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku kandidati republikan Donald Trump është në avantazh me votat, ka reaguar dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Me anë të një postimi në platformën 'X', Orban thotë se ky është rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve. Ai shton se një fitore ishte shumë e nevojshme për botën.

"Rikthimi më i madh në historinë politike të SHBA-ve! Urime Presidentit Donald Trump në fitoren e tij të madhe. Një fitore shumë e nevojshme për Botën", shkruan Orban.

1 MUAJ ME PARE

Trump në avantazh, Këlliçi: Sot e "pamundura", u bë e mundur! Rikthim kundër të gjitha parashikimeve

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për
Këlliçi

SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve në SHBA ndërsa Donald Trump është në avantazh. Këlliçi në një reagim në "Facebook" shkruan se sot e pamundura u bë e mundur. 

Më tej ai shkruan se ky është një rikthim i jashtëzakonshëm ndërsa shtoi se Trump shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve. Këlliçi theksoi se fitorja e Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore dhe për shqiptarët. Në fund ai shtoi që fitorja e Trump të jetë një shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit.

Postimi i plotë:

Sot e ‘pamundura’, u bë e mundur! Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave.
Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!


Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin! Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kerkojnë elitat dhe establishmenti. Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit.

Trump zgjidhet si President i 47-të në SHBA/ Rama: Urime për

 

zgjedhjet ne shba fitorja e donald trump

Sondazh

Poll

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare

"Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës"/ Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë