All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi s’ka ardhur nga ne! Rama 'ironizon': S'kam homolog

•Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kosovë. •Kryeministri Albin Kurti refuzoi një ditë më parë ta priste në takim•Ndaj sot, Rama u prit nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë, e më pas u takua edhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier, e më pas me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. •Osmani deklaroi se bashkë me Ramën diskutuan proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s & Samitin e Procesit të Berlinit. •Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha për mediat se refuzimi nga ana e Kurtit për takimin me Ramën duhet respektuar pasi ka qenë mbledhja e dy qeverive ajo që dëmtoi marrëdhënien mes dy vendeve. •Konjufca shtoi se i kërkoi Ramës të jetë në të njëjtën linjë në qasjen që ka Serbia ndaj Kosovës. •Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet. •Edhe Rama u pyet nga gazetarët, por ai tha se nuk ka homolog ndaj nuk ka pse të dalë në konferencë për mediat. •Kurti refuzoi takimin me Ramën, duke deklaruar se e pret vetëm për t’u mbledhur dhe firmosur marrëveshjet që kishin parashikuar t’i përmbyllnin në mbledhjen e Gjakovës në 14 Qershor. •Kjo vizitë e Ramës po kryhet në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë. 

22 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Qeveria e Kosovës e konfirmon: Nënshkruhen 13 marrëveshjet me Shqipërinë

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Albin Kurti dhe Edi Rama
All - Paragraf - 1

KOSOVE- Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë kanë nënshkruar sot 13 marrëveshje. Marrëveshjet e nënshkruara janë të fushave të ndryshme. Nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se vetëm gjatë dy viteve të fundit janë nënshkruar gjithsej 41 marrëveshje me qeverinë e shtetit shqiptar. Në mëngjes, Rama njoftoi se i janë dorëzuar Qeverisë së Kosovës nënshkrimet e ministrave të Shqipërisë, për t’i finalizuar marrëveshjet, që kishin ngelur pezull nga muaji i shkuar, kur Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive.

Njoftimi i plotë nga Qeveria:

Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar ditën e sotme 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklaratë. Pas nënshkrimeve nga ministrat e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka pasuar nënshkrimi nga ana e ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve.

Gjatë dy viteve të fundit, janë mbajtur dy mbledhje të Qeverive në të cilat janë nënshkruar 41 marrëveshje qeveritare, ndërministrore e ndërinstitucionale. Kësaj radhe, edhe pse pa mbledhje të dy Qeverive, u nënshkruan 13 sosh, që mbulojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nga siguria e drejtësia deri tek arsimi dhe kultura.

Me qëllim krijimin e një hapësire të lirë për ndërveprimin e njerëzve, ideve, kapitalit dhe fushave të tjera të përbashkëta, si dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për shtetasit e dy vendeve, është nënshkruar marrëveshja për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit.

Për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, promovimin e tregtisë dhe lehtësimin e procedurave kontrolluese, është lidhur marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kontrollit të produkteve të origjinës jo-shtazore.

Një tjetër marrëveshje, në kuadër të bashkëpunimit, shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe teknologjisë, është ajo e bashkëpunimit në fushën e inspektimeve, ku parashikohet edhe dhurimi nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës, i portalit e-inspection.

Gjithashtu, Ministrat e Brendshëm të dy vendeve tona kanë nënshkruar edhe deklaratën e përbashkët të qëllimit duke u zotuar bashkërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, kryesisht duke u fokusuar në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve përmes sistemeve të Menaxhimit të Kufirit, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe avancimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e krimit.

Marrëveshjet e sotme, së bashku me ato të nënshkruara në dy mbledhjet e mbajtura në dy vitet e fundit mes qeverive, i sjellin vendet e qytetarët tanë më pranë njëri-tjetrit dhe ritheksojnë fuqizimin e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjet e ardhshme të përbashkëta, të cilat duhet të mbahen mes vendeve tona, për diskutime të frytshme e dhënie hov të punëve të mira dhe bashkëpunimit.

2 VITE ME PARE

“Është si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet”, Rama: Kurti s’më përgjigjet as në “Whatsapp”

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Albin Kurti dhe Edi Rama

KOSOVË- Si rrallë herë, kryeministri Rama ka zbuluar sot për opinionin publik se Albin Kurti e ka shmangur, e madje nuk i kthen përgjigje as në “Whatsapp”. Rama tha se i ka shkruar vazhdimisht, por kryeministri i Kosovës ia kthen përgjigjet rrallë, ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

Pjesë nga intervista

Rama: Nuk kam ardhur këtu të bëj debat me Albinin, se me Albinin debatet i bëj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon, por nuk flet.

Gazetari: Nuk ju përgjigjet?

Rama: Rrallë, nuk ka rëndësi, është çështje komunikimi. Ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

Gazetari: Dallojnë ato që flisni publikisht dhe ato private.

Rama: Jo është njëlloj si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet.

2 VITE ME PARE

Vizita në Kosovë, VOA: Rama kishte shpresë se Kurti do të konfirmojë takimin dypalësh

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron të enjten në Prishtinë në kuadër të një vizite që po i bënë rajonit për përgatitjet e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në muajin tetor në Tiranë.

Ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, por deri tani nuk ka konfirmim për ndonjë takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti një ditë më parë tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama. Ai tha se “për shkak të anulimit të paarsyeshëm të kësaj mbledhjeje po dëmtohen qytetarët e të dyja vendeve duke mos përfituar nga 13 marrëveshje që ishin planifikuar të nënshkruheshin gjatë saj”.

Kryeministri Rama tha sot para nisjes së vizitës në rajon se ka nënshkruar këto marrëveshje dhe i ka dorëzuar te autoritetet e Kosovës, duke theksuar se me nënshkrimin e Kosovës ato hyjnë menjëherë në fuqi. Ai shfaqi shpresën se kryeministri Kurti pas këtij veprimi do të konfirmojë takimin dypalësh.

Në një komunikatë për media pas takimit me kryeministrin shqiptar, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se më të ka diskutuar ndër të tjera edhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë. Ajo theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit” thuhet në njoftim, ndërsa theksohet se presidentja Osmani e vlereson “të domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë”.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, tha pas takimit me kryeministrin Rama se nuk ka një acarim të marrëdhënieve ndërmjet kryeministrave aq sa mos të takohen fare.

“Unë do ta kisha përdorur shprehjen lëndim, kur të lëndon dikush. Ne kemi qenë të lënduar prej anulimit të mbledhjes së qeverive, po jo aq të lënduar sa mos ta presim fare sepse mendoj që ne gjithmonë duhet të shohim nga këndvështrimi i interesit të kombit tonë”, tha zoti Konjufca duke shtuar se beson që “kjo çështje do të rregullohet dhe ata do të takohen së shpejti edhe nëse jo sonte”.

Partitë opozitare në Kosovë e kanë kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Kurti ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës e cilësuan refuzimin e kryeministrit Kurti për të takuar kryeministrin Rama si hipokrizi politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se diskutimet për takim ose jo të kryeministrit shqiptar janë tregues i krizës në të cilën ndodhet aktualisht Kosova në marrëdhënie me aletatët e saj.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vendimi i kryeministrit Kurti u cilësua si “skandaloz dhe i turpshëm” duke theksuar se “çdo kryeministër shqiptar cilido qoftë ai që vjen në Kosovë, vjen në shtëpinë e vet”./VOA

2 VITE ME PARE

'Krizat' mes Shqipërisë dhe Kosovës/ Konjufca: Dëmtoi ‘Ballkani i Hapur’. Draft asociacioni? S'është në interesin e Kosovës

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se raportet e kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama 'janë lënduar', por sipas tij nuk janë acaruar sa për të mos u takuar. Kryetari i Kuvendit i përmendi “krizat” që sipas tij, Kosova i ka pasur me Shqipërinë, duke përmendur mes tyre edhe nismën 'Ballkani i Hapur'.

Vetëm një moment ose 2 kanë qenë momente krizash, kur kryeministri shqiptar i ka dalë kundër presidentit ose ministrave... ne patëm një krizë në 2017-n, kur u duk se sikur për Kosovën, edhe Republika e Shqipërisë po është në anën e shkëmbimit territorial. Mendoj se kjo e dëmtuar Republikën e Kosovës. Mendoj se e ka dëmtuar edhe ideja e ‘Ballkanit të Hapur’. Sepse ky është dallim nga ajo që ka nevojë Kosova. E tash e treta është kjo që po e dëmton Republikën e Kosovës, kur ne jemi në të drejtën tonë dhe ku nuk po na kupton as Republika e Shqipërisë. Prej kësaj nuk ka gjëra pozitive, me këto pozicione Kosova mundet vetëm të dëmtohet”.

Ai u shpreh se draft-asociacioni i paraqitur nga Rama nuk është në interes të Kosovës.

“Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk na kupton as Shqipëria. Me këtë Kosova vetëm mund të dëmtohet. Rama ka ndarë elementët e asociacionit por ai pretendon se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për mua më është dukur se aty ka një autonomi të serbëve në veri'

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Konjufca: Raportet Rama-Kurti janë lënduar

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është prononcuar në një reagim për mediat pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama. 

Ai ka thënë se raportet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama janë lënduar, por në të njëjtën kohë ka zbuluar se së shpejti do të ketë një takim mes palëve. Por ai nuk tregoi një datë se kur do të zhvillohet ky takim.

“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar“, ka thënë Glauk Konjufca.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Shqipëria, që Kosovën mos ta shohin si fajtore në Veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politike si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes, sepse nuk ka faj”, tha ndër tjera Konjufca.

 

 

 

 

 

 

 

2 VITE ME PARE

Takimi me Ramën/ Ambasadori i SHBA në Kosovë: Shkëmbyem disa mendime

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Jeffrey Hovenier dhe Albin Kurti

KOSOVË- Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jefferey Hovenier ka zhvilluar sot një takim të papritur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe pse nuk ishte në axhendën e këtij të fundit në vizitën zyrtare në Kosovë. Në njoftimin zyrtar nga ambasada bëhet me dije se Hovenier pati mundësinë të shkëmbente mendime me kryeministrin Rama, por pa specifikuar për çfarë. 

“Në përputhje me praktikën diplomatike, ambasadori Hovenier takohet shpesh me një gamë të gjerë zyrtarësh qeveritarë. Ambasadori u nderua që pati mundësinë të shkëmbente mendime me kryeministrin Rama”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës Amerikane.

Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti, ndërkohë që ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

VIDEO- Rama në Prishtinë, 'thumbon' Kurtin: S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Edi Rama

KOSOVË- Pasi përfundoi takimin me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në dalje nga selia e Kuvendit të Kosovës, gazetarët pyetën kryeministrin Edi Rama nëse do të ketë një konferencë për mediat. 

“S’kam homologun, nuk bëj dot konferencë”, ishte përgjigja e Ramës.

Rama ndodhet ne Prishtinë, ku më herët është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, ndërsa ka dalë jashtë agjendës duke pasur një bashkëbisedim edhe me ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier.

Ende nuk ka një konfirmim për takimin Rama-Kurti, ndërkohë që ministrat e qeverisë së Kosovës kanë nisur të nënshkruajnë marrëveshjet që ishin parashikuar të firmoseshin në mbledhjen e anuluar të dy qeverive që do të mbahej më 14 qershor. /Dosja.al

2 VITE ME PARE

Kurti refuzoi takimin me Ramën, Konjufca: Është vendimi i tij, të respektohet

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca bëri të ditur për mediat se refuzimi nga ana e Kurtit për takimin me Ramën duhet respektuar. Ai tha se ishte mbledhja e dy qeverive ajo që dëmtoi marrëdhënien mes dy vendeve.

Konjufca i ka kërkuar Ramës të jetë në të njëjtën linjë në qasjen që ka Serbia ndaj Kosovës.

Kunjufca: Kur ne jemi në të drejtën tonë dhe kur nuk na kupton as Shqipëria. Me këtë Kosova vetëm mund të dëmtohet. Rama ka ndarë elementët e asociacionit por ai pretendon se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për mua më është dukur se aty ka një autonomi të serbëve në veri.

Pyetje: A u konsultuat me Kurtin para takimit? 

Konjufca: Asgjë nuk ndodh pa konsultimet me Kurtin. Refuzimi i Kurtit, ka qenë ide e tij dhe duhet respektuar. Marrëveshjet janë nënshkruar dhe ishte dëm i madh që nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Ramën e pritën krerët më të lartë shtetërore, nëse do të ishim kundër tij nuk do e takonim. Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situatës, Kosovës do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia. Nëse ne pajtohemi me idenë sesi është qasja e Serbisë ndaj nesh, nëse kemi dallime ne nuk i jemi duke i shërbyer qytetarëve të vendit tonë.

2 VITE ME PARE

“Ik te Vuçiçi! Me turin tënd ballkanik në turr të *****”, qytetari protestë kundër Ramës

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
qytetari ne proteste

KOSOVË- Një qytetar nga Prishtina ka protestuar sot, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Kosovë, në kuadër të turit ballkanik, ku ka shpalosur pankarta duke shprehur rebelimin e tij. I referohemi qytetarit Ragip Rugova, i cili i ka uruar "mirëseardhjen" kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. Ai ka protestuar në këtë formë para Kuvendit të Kosovës, dhe në postimin e tij në rrjetin social Facebook shkruan: "mirëseardhje" për Edi Ramën.

Në pankartat e tij qytetari shkruan, “Me turin tënd ballkanik në turr të s’ëmës - Edi Rama – jo i mirëseardhur! Edi Rama ik te Vuçiçi! Edi Rama shko në Ballkan të Hapur”.

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi

2 VITE ME PARE

Takimi në Prishtinë, Konjufca: Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën! Do takohet me Kurtin

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Glauk Konjufca

KOSOVË- Përfundon takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës. Ky i fundit, deklaroi për mediat se Rama është më i shqetësuar nga të gjithë për presionin ndërkombëtar për Kosovën. Ai tha se kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, ndërsa theksoi se presin ndihmë nga Shqipëria.  

Konjufca bëri thirrje që shtetet fqinje nuk duhet ta shohin Kosovën fajtore në lidhje situatën në Veri.

"Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj.

Rama i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej jo nga ne. Ata do të takohen së shpejti edhe pse jo sonte."- thotë Konjufca. 

Çfarë po ndodh mes Ramës dhe Kurtit?

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Deri më tani ka munguar një njoftim nëse do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti. Rama është takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Ndërkohë që paralelisht, Kurti ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbot në qeveri. Deri më tani nuk është konfirmuar asnjë takim mes Kurtit dhe Ramës.

Ky i fundit do të qëndrojë edhe në mbrëmje në Kosovë pasi ka të planifikuar në axhendë një intervistë./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Rama pret 'OK' për takimin me Kurtin, Ministrat e Kosovës nisin nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, që ishin caktuar të nënshkruheshin më 14 qershor, në mbledhjen e dy qeverive e cila më pas u anulua. Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi në Facebook bën me dije se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe homologu nga Shqipëria Ulsi Manja kanë nënshkruar “Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve”. Ministria ka treguar edhe detajet se çfarë parashikojnë këto marrëveshje.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka nënshkruar të gjitha marrëveshjet që sipas tij ishin “meraku i Kurtit”. Rama, më herët gjatë ditës njoftoi se Kosovës i janë dërguar 13 marrëveshjet të nënshkruara dhe pas kësaj, ai pret që homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, të konfirmojë takimin. 

Rama iu referua 13 marrëveshjeve që do të duhej të nënshkruheshin gjatë mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë më 14 qershor, por që u anulua nga Rama për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

Më 5 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i propozoi Ramës një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive dhe me  këtë rast të nënshkruanin marrëveshjet. 

2 VITE ME PARE

Pas Osmanit, Konjufca pret Ramën në Kuvend, asnjë përgjigjë nga Kurti deri tani

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Glauk Konjufca

KOSOVË-  Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë, numri një i qeverisë shqiptare është në pritje të konfirmimit të homologut të tij për t'u takuar. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Kosovë, në kuadër të një takimi dyditor ballkanik, që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ ‘O tradhtar’- Ja si pritet Rama në Prishtinë, kryeministri 'vëzhgon' qytetarin

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Shqipërisë Edi Rama, ka nisur vizitën në Kosovë në kuadër të një turi ballkanik. Sapo Rama zbriti nga makina e tij për tu takuar me Presidenten Osmani, një qytetar e quajti tradhtar. Rama ndaloi dhe e dëgjoi, e më pas vazhdoi në drejtim të Presidencës.

Kryeministri  Edi Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Rama u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi takimin me Ramën./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Rama pret t'i jap 'OK' për takimin/ Kurti 'injoron' vizitën e tij, takohet me ambasadorin britanik, s’jep detaje për bisedën

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Nicholas Abbot dhe Albin Kurti

KOSOVË-Kryeministri Albin Kurti sot ka pritur në takim ambasadorin britanik Nicholas Abbott në Qeveri. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë takim, por nuk ka dhënë detaje mbi bisedën e zhvilluar mes tyre. 

“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”,  thuhet në njoftim.

Ndërkohë paralelisht, kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Kosovë, ka përfunduar takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe së shpejti pritet të takohet dhe me kryeparlamentatin Glauk Konjufca. Deri atëherë, numri një i qeverisë shqiptare është në pritje të konfirmimit të homologut të tij për t'u takuar. 

2 VITE ME PARE

Osmani pas takimit me Ramën: Diskutuam për samitin e Procesit të Berlinit

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Takimi me kryeministrin Edi Rama ka përfunduar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në rrjete sociale bën me dije se në fokus të bisedimeve me kreun e Qeverisë shqiptare, Edi Ramën ishin proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, Samiti e NATO-s dhe Samiti i Procesit të Berlinit.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

Pas takimit me Osmanin, Rama do të takohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ndërkaq, ende nuk është konfirmuar takimi me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Kosovë, në kuadër të një takimi dyditor ballkanik, që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur samitin e Procesit të Berlinit. 

2 VITE ME PARE

Përfundon takimi me Osmanin, shtyhet ai me Konjufcën, Ramës 'i ndryshon' axhenda? Takim i veçantë në Kuvend me ambasadorin Hovenier

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Foto ilustruese

KOSOVË- Mediat e Kosovës raportojnë se takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidenten Vjosa Osmani ka përfunduar. Mësohet gjithashtu se kreu i qeverisë po zhvillon aktualisht një takim të veçantë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier. 

Kjo pa bërë që takimi me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca të shtyhet pas përfundimit të takimit Rama – Hovenier. 

Sakaq nuk ka ende një konfirmim nga ana e kreut të qeverisë, Albin Kurti për t'u takuar me homologun e tij. Më herët Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Ai tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin 13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. 

2 VITE ME PARE

Kurti nuk e takoi! Dalin pamjet nga takimi ‘kokë më kokë’ i Ramës me presidenten e Kosovës

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Këto janë pamjet brenda takimit të kryeministrit Edi Rama me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Ky takim është zhvilluar në kuadër në turit Ballkanik të kryeministrit.

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi

Ky takim u zhvillua në presidencë, pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi takimin me Ramën. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin 13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. 

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi

Me firmosjen e 13 marrëveshjeve sot nga qeveria shqiptare, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit!

2 VITE ME PARE

'A do takoni Ramën?'- Momenti kur Kurti del nga zyra e tij, i buzëqeshur i drejtohet gazetarëve: Mirëdita! (VIDEO)

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Albin Kurti

KOSOVË- Ky është momenti kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti largohet nga zyra e tij, pa takuar kryeministrin Edi Rama. 

Kurti është pyetur nëse do e takojë Ramën sot dhe nuk ka pranuar të përgjigjet për mediat. Ai shihet në humor të mirë, e madje nuk i kursen edhe buzëqeshjet për mediat. 

'Mirëdita'- u thotë Kurti gazetarëve që ishin në pritje të tij. 

 

2 VITE ME PARE

Rama në Kosovë- Kurti nuk e takon, largohet nga zyra, s'përgjigjet pyetjeve të gazetarëve

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Ramën. Kurti është pyetur nëse do e takojë Ramën sot dhe nuk ka pranuar të përgjigjet për mediat.

Aktualisht Rama ndodhet në takim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetren, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vizita e Ramës në Kosovë në masa 'të rrepta' sigurie, Policia bllokon disa segmente, thirrje qytetarëve: Përdorni rrugë alternative

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Policia e Kosovës

KOSOVË-  Për shkak vizitës së kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në vendin tonë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë bllokim të përkohshëm të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Po ashtu, sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj vizite policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar  “Adem Jashari” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim. 

Gjithashtu, policia thotë se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

“Po ashtu, me datë 07.07.2023, gjatë kthimi të tij nga Prishtina në drejtim të Aeroportit do të aplikohen masat e njëjta”, thuhet në njoftim.

Më datat 6 dhe 7 korrik 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një delegacion shoqërues.

2 VITE ME PARE

PAMJET- Rama pritet nga Osmani në Presidencën e Kosovës, s'mungon shtrëngimi i duarve

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka arritur në Presidencën e Kosovës ku u prit nga Presidentja Osmani. Kjo vizitë e tij në Kosovë është në kuadër të turit në vendet e Ballkanit, të cilin e nisi sot.

Nga takimi me Osmanin, mediave u lejua të marrin vetëm pamje.

Rama pas Osmanit do të takohet me kryeparlamentarin Konjufca, por ende nuk ka një konfirmim nëse do të ketë takim me homologun e tij Albin Kurti./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Turi ballkanik, Rama mbërrin në Kosovë, pritet takim me Osmanin e Konjufcën (FOTO)

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Gluk Konjufca.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga 'Dosja.al' ai është takuar me Konjufcën dhe nga anëtarët e tjerë të stafit. 

Rama në Kosovë/ Kurti refuzon ta takojë, Konjufca: Problemi

Kryeministri  Edi Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Rama u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.

turi i rames ne ballkan

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje