LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet përmes demokracisë", Rama në Milano: Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi

• Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të takimeve me diasporën, ka zhvilluar sot nbë pallatin e sportit në Milano takim me shqiptarët e Italisë. • Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar takimin e sotëm, si "vallja e dytë kuqezi në Europë". • Takimi ka nisur me perfomancën e këngëtarëve shqiptarë si Noizy, Artjola Toska, Elhaida Dani, Alban Skënderaj. • Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, disa ministra të kabinetit qeveritar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe disa kryebashkiakë të tjerë. • Kryeministri ka falenderuar, në nisje të fjalimit të tij, pjesmarrësit, ndërsa ka vlerësuar lidhjen mes popullit shqiptar dhe italian. • Ai i ka cilësuar shqiptarët e Italisë si "përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut." • Rama tha se shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshonin emrin siç bënë shqiptarët e Greqisë, gjë e cila sipas tij është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike. • Ai tha më tej se BE duhet të kuptojë se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë. • Sipas kryeministrit u desh lufta e nisur nga Rusia që unioni europian të kuptojë se duhet zgjeruar. • Rama ka folur sërish për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për pensionet, ku tha se përfitues dp të jenë rreth 421 mijë shqiptarë. • Teksa ishte në mbyllje të fjalimit të tij lajmëroi se vitin e ardhshëm në Tiranë do të vijë udhëheqja e re politike e komunitetit evropian. • Ai u bëri ftesë pjesmarrësve dhe shiqptarëve të tjerë Italisë të kthehen dhe të investojnë në atdheun e tyre. • Në takim nuk kanë munguar as incidentet. • Ndërsa brenda po fliste kryeministri Edi Rama, Lëvizja "Diaspora" ka shpalosur jashtë pallatit të sportit në Milano, banderolën "Dua të votoj 2025". • Ata janë futur brenda dhe kanë tentuar ta shpalosin banderolën, por janë përplasur ashpër me pjesmarrësit, të cilët i kanë nxjerrë jashtë.

14 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Incidenti në takimin e Ramës/ Berisha: Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës!

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
pamje nga incidenti

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas incidentit të regjistruar mes pjesmarrësve dhe aktivistëve të Lëvizjes "Diaspora" në takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Milano. 

Berisha ka shpërndarë videon në të cilën shihen disa persona që po tentojnë ti nxjerrin me dhunë të rinjtë studentë që kërkojnë të respektohet e drejta legjitime dhe kushtetuese e tyre.

"Nderim heronjve të vërtetë të emigracionit dhe diasporës!", shkruan Berisha krahasa videos. 

2 VITE ME PARE

Rama: Vitin e ardhshëm në Tiranë do të vijë udhëheqja e re politike e komunitetit evropian

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalimit në takimin me diasporën shqiptare në Milano se vitin e ardhshëm në Tiranë do të vijë udhëheqja e re politike e komunitetit evropian. Sipas Ramës, Shqipëria po behet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë.

Rama: Sot Shqipëria pret e përcjell miq, që nga miliona e miliona evropianët, që vijnë gjithnjë e më të shumtë për ta vizituar cdo vit. Shqipëria shikohet si Evropa e Ballkanit akoma të trazuar.

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikëpresë në Tiranë që të gjithë udhëheqësit e komunitetit të ri politik evropian, nga Mbretëria e Bashkuar në Ukrainë dhe Moldavi, nga Norvegjia në Turqi dhe nga Portugalia në Azerbajxhan.

Kush mund ta imagjinonte këtë Shqipëri sot në arenat evropiane që i ngjan të gjithëve ju në familjen evropiane. Por Shqipëria sot ju pret edhe ju, shqiptarëve të Italisë dhe botës. Shqipëria po behet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë.

2 VITE ME PARE

"Shumë janë larguar por më shumë janë kthyer", Rama: Largimi i 1 milion shqiptarëve, gënjeshtër

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij në pallatin e sportit në Milano ka komentuar deklarat e opozitës se 1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

Ai e cilësoi si një gënjeshtër të madhe këtë shifër. Më tej shtoi se këto 10 vite shumë shqiptarë, janë larguar, por sipas tij më shumë janë kthyer. 

"Shqipëria sot pret dhe ju si vendlindja juaj që rilind çdo ditë dhe më në fund po bëhet shtet. Shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin këto ditë që nuk duhet të vija këtu pasi nën udhëheqjen time kanë ikur 1 milionë shqiptarë. Kjo e 1 milion shqiptarëve të ikur në 10 vitet e fundit është gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme njësosh si ajo e autobësve që doli po nga ajo gojë e pistë duke ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det për të treguar dashurinë e mallin e manifestuan krenarinë e ture për shqiptarinë e Shqipërinë.

Po e vërtetë kanë ikur edhe këto 10 vite shumë shqiptarë, shumë më tepër se janë kthyer. Por Shqipëria e katandisur në 1.5 mln banorë, e mbytur në detin e korrupsionit e nuk ka as punë as shpresë është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që në ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe që prej asaj dite armiqtë më të ligë të vet i patë nga radhët e parisë së vet.", tha Rama. 

2 VITE ME PARE

Takimi në Milano/ Rama ftesë shqiptarëve në Itali: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri!

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI- Në mbyllje të fjalimit të tij në takimin me shqiptarët e Italisë, kryeministri Edi Rama iu bëri ftesë atyre të kthehen dhe të investojnë në atdheun e tyre.  Sipas Ramës, koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur, ndërsa shtoi se rreth 1 mijë të rinj e të reja studiojnë në vendin tonë. 

Rama: Ai që do kthehet më shpejt, do ketë më shumë vite në paqe, për shpirtin e ndarë në dysh. Nuk jeni të detyruar të zgjidhni o njërën o tjetrën mes të dyjave, sepse e keni mundësinë, këtu me halle andej me zemër. Por edhe me punë edhe me zemër, edhe këtu edhe atje.

Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Koha e ribashkimit përfundimtar me familjen europiane. Sot udhëheqësit vijnë në Durrës, sot në Shqipëri jetojnë 20 mijë italiane dhe numri rritet çdo javë. Afro 1 mijë të rinj e të reja studiojnë në Shqipëri, 3 mijë biznese janë italianë, shumë italianë vijnë në fundjavë.

Sa shumë është shtrenjtuar jeta juaj këtu në Itali, ndërkohë kam një ftesë për t'ju bërë, të gjithë shqiptarëve që punojnë në hoteleri turizëm, informohuni vetë, jo nga ekranet, jo nga kanalet e mbushura me vrer politikë, informohuni sa janë pagat, sa merr dikush që  punon në hoteleri dhe bëni llogarinë. Kush vjen i armatosur me dijen, është i fituar.

2 VITE ME PARE

Çfarë nuk u pa nga takimi i Ramës? Lëvizja "Diaspora" përplaset me pjesmarrësit, nuk lejohen të shpalosin banderolën "Dua të votoj 2025" (VIDEO)

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
foto nga perplasja

ITALI- Një incident është regjistruar në takimin e sotëm të organizuar në kuadër të turit me diasporën shqiptare. Ndërsa brenda po fliste kryeministri Edi Rama, Lëvizja "Diaspora" ka shpalosur jashtë pallatit të sportit në Milano, banderolën "Dua të votoj 2025". 

Ata janë futur brenda dhe kanë tentuar ta shpalosin banderolën, por janë përplasur ashpër me pjesmarrësit, të cilët i kanë nxjerrë jashtë.  Pamjet janë ndarë edhe nga aktivisti Genc Sejko. 

2 VITE ME PARE

Rama: 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve e lidhur me Italinë

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në pallatin e sportit në Milano se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur e pensioneve më Italinë. 

Sipas tij sot Shqipëria nuk është më një vend i rrezikshëm për Italinë. Ai tha se shqiptarët po ashtu janë pjesë e familjes europiane.

Rama: Afër çerek milioni prej jush jeni qytetarë italianë, 3/5 e juaja jeni përqendruar në veriun e Italisë. Janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare në shtetin italian. 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë. Ju heshtët zilen e paragjykimit të tmerrshëm, që iu shoqëroi drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë.

Edhe Shqipëria po fiton betejën e saj të drejtë në kërkim të kurorës të munguar të drejtësisë, me Zot, ligj dhe zakon në familjen e shteteve të Europës. Ju jeni pjesë e familjes europiane. Shqipëria nga një vend i rrezikshëm, sot është ndryshe. Nëse dikush ju sheh shtrembër, keni të gjitha arsyet t’i thoni nëse ka ndonjë gjë këtu. Shqiptarët janë sot krenar për Shqipërinë.

2 VITE ME PARE

Takimi në Milano/ Rama: BE të bashkohet përmes demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes burokracisë

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI - Kreu i qeverisë, Edi Rama në fjalimin e tij para shqiptarëve në Milano ka komentuar edhe zgjerimin e Basahkimit Europian përmes një "mesazhi".

Ai tha se BE duhet të kuptojë se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë. Sipas kryeministrit u desh lufta e nisur nga Rusia që unioni europian të kuptojë se duhet zgjeruar. 

Rama: Ne shqiptarët jemi të barabartë për ecurinë e fatit të atij projekti etnik, në rrugën e fateve tona të pandashme evropiane, ku shtetet Evropës demokratike, o ja dalin të gjithë në krye së bashku si evropianë pa dallim o mbetemi prapa botës të gjithë bashkë, në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.

Gjermania e quajti ribashkim dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces me kritere standarde, por edhe me lojëra politike. Ndërsa BE iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent dhe duke bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë.

2 VITE ME PARE

Mesazh për Athinën? Rama: Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi, njollë turpi në historinë e Europës demokratike

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama në takimin me diasporën në Milano tha se shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshonin emrin siç bënë shqiptarët e Greqisë. 

Sipas tij kjo është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike.

"Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike." tha Rama. 

2 VITE ME PARE

"Në 1990 ndihenin të diskriminuar", Rama: Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në takimin me shqiptarët në Milano u shpreh se shqiptarët në 1990 në Itali ndihenin të diskriminuar. 

Rama tha se gazetat lokale fajësonin të parët shqiptarët sapo ndodhet një vrasje apo një grabitje. Ndërkohë shtoi se shqiptarët edhe nën diktaturë ishin të dashurur me Italinë.

Rama:Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.

2 VITE ME PARE

"Jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut" Rama: Flamuri kuqezi dhe tringjyrëshi italian në këtë arenë dëshmojnë lidhjen mes dy popujve

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij para shqiptarëve të mbledhur në pallatin e sportit në Milano. Rama ka falenderuar pjesmarrësit, ndërsa ka vlerësuar lidhjen mes popullit shqiptar dhe italian. Rama i ka cilësuar shqiptarët e Italisë si "përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut."

Edi Rama: Përqafime nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamuri kuqezi dhe tringjyrëshi italian dëshmon lidhjen mes dy popujve. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra rrezatuese e ribashkimit me Europën. Ju jeni përbashkuesit e dy brigjeve të Adriatikut. Sot duket gjëja më e natyrshme, dje dukej më e pamundura. Dukej gjëja më e pamundur në botë kur u bëtë mbartësit e peshës tronditëse të misionit historik mbi anijet e ndryshkura të Shqipërisë komuniste.

 

2 VITE ME PARE

Takimi hapet me performancën e Noizyt dhe Artjola Toskës, Rama mbërrin në pallatin e sportit në Milano

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
artjola toska, edi rama

ITALI - Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali është hapur me performancën e këngëtarëve shqiptarë Noizy dhe Artjola Toska. Ndërkohë para pak minutash ka mbërritur në pallatin e sportit në Milano dhe kryeministri.

Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, disa ministra të kabinetit qeveritar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe disa kryebashkiakë të tjerë. Gjithashtu pas mbërritjes së Ramës është kënduar himni shqiptar dhe ai italian.

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar. 

 

2 VITE ME PARE

Rama takim me shqiptarët/ Parulla e vendosur në Milano: Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
parulla

ITALI - Kryeministri Edi Rama pritet të nisë takimin me shqiptarët e Italisë në Milano. Ndërkohë një parullë e madhe kundër tij është shfaqur ne vendin ku do zhvillohet takimi.

“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes”, është mesazhi i shkruajtur në parullën e vendosur në Bustio Arsizio.

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar. 

2 VITE ME PARE

Pak para nisjes së takimit, Rama ndan pamje nga pallati i sportit në Milano

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
pamje nga vendi i takimit

ITALI- Kryeministri Edi Rama pak minuta para nisjes së takimit me shqiptarët e Italisë ka ndarë pamje nga pallati i sportit në Milano.

Përmes videos, Rama bën me dije se ka mbërritur në vendin e takimit, të cilin më herët e ka cilësuar si "vallja e dytë kuqezi në Europë".

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar. 

2 VITE ME PARE

Turi i takimeve me diasporën, Rama mbledh sot shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë

Mesazhet për BE dhe Athinën! "Unioni të zgjerohet
edi rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të takimeve me diasporën, do të vizitojë ditën e sotme Italinë. Rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos, Rama do të zhvillojë sot takim me shqiptarët e Italisë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar takimin e sotë, si "vallja e dytë kuqezi në Europë".

"MIRËMËNGJES

dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë.", shkruan Rama në postimin e tij. 

Rama nisi më 12 maj në Athinë një turne që synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare. Anëtarësime të reja në PS dhe investime në Shqipëri janë qëllime të deklaruara të Ramës. Ndalesa të radhës pas Italisë, pritet të jenë Gjermanina dhe Mbretërinë e Bashkuar. 

Në Athinë ai u takua me mijëra emigrantë, përfaqësuesit e të cilëve thonë se kishin pritje më të mëdha prej tij, në lidhje me disa probleme me të cilat përballen. Në Shqipëri, pushteti e cilësoi takimin si të frytshëm, ndërsa opozita si “propagandë”. Gjatë takimit me emigrantët në një sallë të stadiumit “Galatsi” në kryeqytetin grek, Rama bëri thirrje për një histori të re në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

edi rama ne milano

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet