LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA, por duhet ende punë për t’i hequr masat! Osmani: BE të tregojë vendosmëri ndaj Serbisë

• Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, viziton sot Kosovën, në kuadër të turi që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor.• Von der Leyen pritet të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. • Me Osmanin, Von der Leyen do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për mediat. • Ndërsa me Kurtin do të takohet në orën 11:15. • Me anë të një postimi në platformën 'X', Von Der Leyen ka thënë se presidentja e Kosovës po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës. • Ajo shton se zgjerimi i BE-së mbetet pritoritet për të. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregohet i vendosur në raport me Serbinë siç është treguar ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë. • Osmani ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet sidomos sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë. • Ajo shtoi se është fat i keq për sigurinë dhe për vetë luftën e Ukrainës që në Ballkanin Perëndimor që një shtet vazhdon të jetë një satelit i Rusisë. • Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA të Kosovës. • Von der Leyen thënë në konferencën për shtyp krah presidentes së Kosovës, Vojsa Osmani, se duhet punuar për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës. • Ajo ka shtuar se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. • Gjithashtu ajo ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe. • Von der Leyeni ka theksuar se zgjerimi do të jetë në krye të axhendës në mandatin e dytë si presidente e KE-së dhe se është e përkushtuar që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për anëtarësim në BE.• Presidentja e KE-së shtoi se Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. • Ajo tha se suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Von der Leyen takim me Kurtin: Të punojmë për të ardhmen evropiane të Kosovës

Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe
Ursula Von der Leyen dhe Albin Kurti në Prishtinë

PRISHTINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Me anë të një postimi në platformën 'X', Von der Leyen e ka falënderuar kryeministrin Kurti për pritjen që sot i bëri në Prishtinë dhe e uroi për arritjen dhe sukseset “mbresëlënëse” në ekonomi.

“Jemi krenarë që ju mbështesim. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar presidentja e KE-së.

Gjatë paradites, Von der Leyen u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën mbajti konferencë për media. Ursula Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

 

1 VITE ME PARE

Von Der Leyen në Kosovë, nis takimi me Kurtin në godinën e qeverisë

Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe
Ursula von der Leyen dhe Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Bëhet me dije se takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në godinën qeveritare në Prishtinë. 

Që nga data 23 tetor, Von der Leyen ka nisur nga Shqipëria një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu Von der Leyen ka vizituar Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Ditën e djeshme, Presidentja e Komisionit Europian ka anuluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, gjatë vizitës së saj në Beograd. Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Disa ditë më parë, Von der Leyen vizitoi dhe Tiranën ku tha se zgjerimi i Bashkimit Europian është prioritet i saj edhe në mandatin e të dytë.

 

1 VITE ME PARE

"Në Ballkanin Perëndimor një shtet vazhdon të jetë satelit i Rusisë!" Osmani në konferencë me Von der Leyen: BE të tregojë vendosmëri ndaj Serbisë

Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregohet i vendosur në raport me Serbinë siç është treguar ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë. 

Osmani ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet sidomos sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë. Ajo shtoi se është fat i keq për sigurinë dhe për vetë luftën e Ukrainës që në Ballkanin Perëndimor që një shtet vazhdon të jetë një satelit i Rusisë.

“Mezi presim që të zbatojmë reformat e planit dhe të përfitojmë sa më shumë në vijim. Kosova do të jetë përfituesja më e madhe për kokë banori dhe do të na ofrojë në vlerat e BE-së. Kosova shquhet për afrimin 100 % me politikën e sigurisë së BE-së. Kemi mbështetur Ukrainën me dërgim të armëve, e ushtrimeve ushtarake, është vetëm një shembull i përkushtimit tonë për paqen dhe stabilitetin dhe për vlerat evropiane.

Kosova ka dëshmuar se përafrimi me politikat e BE-së s’janë vetëm fjalë por vepra konkrete. Është fat i keq për sigurinë tonë dhe për vetë luftën e Ukrainës që në Ballkanin Perëndimor që një shtet vazhdon të jetë një satelit i Rusisë. Është koha e fundit që BE-ja të tregojë vendosmërinë, siç ka treguar për Rusinë, të tregojë edhe për satelitët dhe shërbyesve të Rusisë në rajon. Kjo sidomos është e rëndësishme sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktin e agresionit ndaj Kosovës, që sipas Shtëpisë së Bardhe pati synim të destabilizojë të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Osmani në konferencë.

1 VITE ME PARE

"Mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60 mln eurove!" Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA, por duhet ende punë për t’i hequr masat

Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe
Ursula von der Leyen

KOSOVA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA të Kosovës. Von der Leyen thënë në konferencën për shtyp krah presidentes së Kosovës, Vojsa Osmani, se duhet punuar për hapat e mëtejshëm që të arrihet në një pikë ku shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të binden për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ajo ka shtuar se bashkë me udhëheqësit e Kosovës janë të përkushtuar për t’i arritur këto qëllime. Gjithashtu ajo ka vlerësuar si hap pozitiv hapjen e Merdarit për kalimin e mallrave serbe.

“Është shumë e rëndësishme të punojmë së bashku, dhe ne kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe avancimin në CEFTA dhe pas kësaj duhet të punojmë për hapa të mëtejshëm që të arrijmë në një pikë ku mund të hiqen masat dhe kjo do të ndihmojë të binden shtetet anëtare – pasi siç e dini të gjitha shtetet anëtare duhet të jenë dakord për heqjen e masave. Ne të dyja jemi të përkushtuara të gjejmë hapat e nevojshëm për të arritur këto qëllime. E rëndësishme ta shohim Kosovën si partneren tonë dhe ta bëjmë të mundur rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ajo.

Von der Leyeni ka theksuar se zgjerimi do të jetë në krye të axhendës në mandatin e dytë si presidente e KE-së dhe se është e përkushtuar që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për anëtarësim në BE.

“E di që viteve të fundit Kosova ka punuar shumë për ta përforcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe dua t’iu siguroj juve dhe Kosovës se në mandatin e tim të dytë zgjerimi do të jetë në krye të agjendës. Për mua është njëra prej projekteve më të mëdha. Për këtë arsye do të punojmë bashkë që të vazhdojmë tutje sepse jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i kenë të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme që ta bëjmë këtë realitet”, ka deklaruar ajo.

Presidentja e KE-së shtoi se Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. Ajo tha se suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik. 

“Dua ta theksoj Planin e Rritjes. Plani i Rritjes është i planifikuar t’i sjellë ekonomitë e rajonit më afër tregut të përbashkët. Suksesi i madh i zgjerimit nuk janë vetëm marrëveshjet politike dhe ndarja e vlerave, por edhe prosperiteti ekonomik. Kemi hapur tashmë sektorët e tregut të përbashkët për partnerët e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që kompanitë nga Kosova përshembull mund të kenë qasje në tregun e përbashkët. Për këtë arsye na duhen reformat që të kemi nivel të barabartë të pjesëmarrjes. Këto reforma do të shoqërohen me investime shtesë evropiane. Ka kaluar një vit prej kur kemi filluar ky diskutim, shumica e shteteve e kanë Agjendën e Reformave të gatshme. Kosova ka bërë punë të shkëlqyer në këtë agjendë. Tani mund të fillojmë me parafinancimin e më shumë se 60 mln euro. Është një projekt ku e shohim Kosovën dhe marrëdhëniet me BE-në. Varet nga ne që ta bëjmë realitet”, ka thënë ajo.

1 VITE ME PARE

Vizita në Kosovë/ Von Der Leyen lëvdata për Osmanin: Po punon shumë për të ardhmen evropiane

Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe
Ursula von der Leyen dhe Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është duke zhvilluar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Me anë të një postimi në platformën 'X', Von Der Leyen ka thënë se presidentja e Kosovës po bën punë të madhe për të ardhmen evropiane të Kosovës. Ajo shton se zgjerimi i BE-së mbetet pritoritet për të.

“Zgjerimi do të mbetet një top prioritet për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së”, ka shkruar Von Der Leyen.

Më herët Von der Leyen ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.


Ditën e djeshme, Presidentja e Komisionit Europian ka anuluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, gjatë vizitës së saj në Beograd. Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Disa ditë më parë, Von der Leyen vizitoi dhe Tiranën ku tha se zgjerimi i Bashkimit Europian është prioritet i saj edhe në mandatin e të dytë.

1 VITE ME PARE

Turi në Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen vizitë zyrtare sot në Kosovë, priten takimet me Kurtin dhe Osmanin

Von der Leyen në Kosovë: Kemi mirëpritur hapjen e kufirit dhe
Ursula von der Leyen, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

KOSOVA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën, në kuadër të turi që po zhvillon në vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen pritet të ketë takime me krerët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Me Osmanin, Von der Leyen do të takohet në orën 09:45, ku pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për mediat. Ndërsa me Kurtin do të takohet në orën 11:15.

Më herët Von der Leyen ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Ditën e djeshme, Presidentja e Komisionit Europian ka anuluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç, gjatë vizitës së saj në Beograd. Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviç mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Disa ditë më parë, Von der Leyen vizitoi dhe Tiranën ku tha se zgjerimi i Bashkimit Europian është prioritet i saj edhe në mandatin e të dytë.

ursula von der leyen ne kosove

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit