LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Turi në rajon/ Hasani: Autorët e sulmit të Banjskës të mbajnë përgjegjësi, garancia për sovranitetin e Kosovës është NATO

• Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka nisur sot turin tre ditor në rajon ku takimet e para i ka bërë në Kosovë. • Hasani ditën e sotme do të zhvillojë disa takime ndërsa u mësua se nuk do të ketë një takim më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pasi ai ndodhet në Davos për forumin ekonomik. • Ministri gjatë ditës do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë përfshirë presidenten, Vjosa Osmani dhe krerët e partive politike. • Takimin e parë e ka kryer me homologen e tij, Donika Gërvalla, ku dhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat. • Ministri i Jashtëm tha se autorët dhe organizatorët e sulmit të Banjskës duhet të mbajnë përgjegjësi. • Gjithashtu foli edhe për tensionet Kosovë-Serbi, ku u shpreh se është qesharake që në shekullin e 21 të çohet ushtria fqinjit në kufi. •Hasani shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare dhe se vendi ynë është një aleat i përjetshëm dhe i padiskutueshëm për Kosovën. • Ndërkohë Gërvalla u shpreh se në takimin me Hasanin kanë folur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe zbuloi se ka ndarë me ministrin eksperiencën e Kosovës në zhvillimin e votës së diasporës.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Osmani takim me Hasanin: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Turi në rajon/ Hasani: Autorët e sulmit të Banjskës të
Igli Hasani dhe Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasanin, ku së bashku biseduan rreth zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë, por edhe rreth nevoja për koordinimin e vazhdueshëm ndërshtetëror në politikën e jashtme.

Presidentja ka theksuar se Kosova ka nevojë edhe më tej për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sidomos në organizatat në të cilat nuk është e përfaqësuar.

“Përtej lidhjes historike e partneritetit strategjik, Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë synime të përbashkëta dhe strategji të harmonizuara në interes të dy shteteve”, mësohet të ketë thënë Osmani.

Po ashtu ajo ka thënë se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i pozicionit ndërkombëtar është synim i vazhdueshëm, i cili ka nevojë edhe për mbështetjen e Shqipërisë.

“Pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka nevojë për kontribut të vazhdueshëm të politikës së jashtme të Shqipërisë”, është Osmani duke theksuar se për Kosovën, Shqipëria është jo vetëm një partner strategjik, por edhe shtet me të cilin ka lidhje vëllazërore, kulturore e kombëtare.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për koordinimin për çështjen e njohjeve të reja, përfshirjen në Partneritetin për Paqe si një hap paraprirës i anëtarësimit në NATO, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas Osmanit, zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe veprimet armiqësore të Serbisë dhe lidershipit të saj kërkojnë angazhim dhe vëmendje të shtuar të faktorit ndërkombëtar por edhe të vendeve të rajonit në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

2 VITE ME PARE

Tensionet Kosovë-Serbi/ Hasani: Në shekullin 21 nuk i cohet ushtria fqinjit në kufi

 

Turi në rajon/ Hasani: Autorët e sulmit të Banjskës të
igli hasani

 

KOSOVË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën e përbashkët me homologen e tij, Donika Gërvalla foli për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se është qesharake që në shekullin e 21 të çohet ushtria fqinjit në kufi.

Ministri gjithashtu u shpreh se garancia më e madhe për integritein dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë.

"Kosova ka një aleat të përjetshëm, të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në çdo moment, në të mirë dhe të keqe, Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim, me vëmendje zhvillimet në rajon, në Kosovë. Bëjmë thirrje të gjitha aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shek 21, nuk i cojnë ushtrisë fqinjit më tek kufiri por askush nuk duhet ta vazhdojë më këtë lojën qesharake sepse garancia më e madhe për integritein dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë”, tha Hasani.

 

2 VITE ME PARE

“Sulmi në Banjskë, akt i rrezikshëm dhe kriminal”/ Hasani konferencë me Gërvallën: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet i qeverisë shqiptare

Turi në rajon/ Hasani: Autorët e sulmit të Banjskës të
pamje nga konferenca

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka nisur turin tre ditor në rajon, ku vizita e parë ka qenë në Kosovë. 

Pas takimit me homologen e tij ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, ku Hasani tha se autorët dhe organizatorët e sulmit të Banjskës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ai gjithashtu tha anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare.

"Ky sulm është një akt i rrezikshëm dhe kriminal. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin. Autorët dhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Me ministren pata mundësi te diskutojmë për idetë se si do e çojmë përpara agjendën e përbashkët për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ne NATO. Anëtarësimi i Kosovës në NATO eshtë prioritet për qeverinë shqiptare. Jemi te gatshëm të ndihmojmë Kosovën në procesin e integrimit.", tha ministri. 

Gërvalla u shpreh se gjatë takimit me homologun Hasani, ata folën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ku sipas saj Shqipëria do të luajë rol proaktiv në të gjithë çështjet e sigurisë me pozitat që ka në arenën ndërkombëtare. Sipas saj tentativat për destabilizimin e Kosovës do të vijojnë edhe në vitin 2024 nga krimi i organizuar dhe strukturat nga Serbia. Sakaq, ajo zbuloi se ka ndarë me ministrin Hasani eksperiencën e Kosovës në zhvillimin e votës së diasporës.

“Për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë bashkësia ndërkombëtare duhet të ndëshkojë tentativat për destabilizim. E falënderova kolegun Hasani për pjesëmarrjen në varrimin e heroit të fundit Afrim Bunjaku. Sulmi i natës së fundit ka dëshmuar se në veri çështja e sigurisë është serioze. Duhet të jemi vigjilentë pasi krimi i organizuar me strukturat e ardhura nga Serbia do vijojnë destabilizimin e vendit tonë edhe në vitin 2024. Me pozicionin e saj gjithnjë e më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare, republika e Shqipërisë do luajë rol proaktiv në të gjithë çështjet e sigurisë tonë. U pajtuam për një organizim më gjithëpërfshirës për ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në mërgim. Me ministrin Hasani kam ndarë eksperiencën e Kosovës për realizimin e zgjedhjeve jashtë shtetit që emigrantët tanë të bëhen pjesë e proceseve politike në vend”, u shpreh ajo mes të tjerash.

2 VITE ME PARE

Ministri i Jashtëm Igli Hasani viziton sot Kosovën, zbardhet axhenda, nuk ka takim me Kurtin

Turi në rajon/ Hasani: Autorët e sulmit të Banjskës të
igli hasani

KOSOVË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka nisur sot turin tre ditor në rajon, ku do të vizitojë fillimisht Kosovën.

Gjatë ditës së sotme ai do të zhvillojë takime me liderët politikë në Kosovë, përfshirë homologen e tij Donika Gërvalla, Presidenten Vjosa Osmani, dhe krerët e partive politike.

Ndërsa takimi me kryeministrin Albin Kurti nuk është i mundur pasi ai ndodhet ne Davos për forumin ekonomik

AXHENDA:

09:00 Takim me Zëvendës Kryeministren dhe Ministres e Punët të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla

10:00-Konferencë për shtyp e ministrave Hasani dhe Gërvalla

10:25 – Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

11:15- Takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Sh.T. Glauk Konjufca

14:15- Takim me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi

15:00 – Takim me Kryetarin PDK, z.Memli Krasniqi

16:00- Takim me Kryetarin e LDK, z.Lumnir Abdixhiku

16:45- Vizitë në KFOR, takim me komandantin e KFOR

17:30- Takim me Kryetarin e AAK, z.Ramush Haradinaj

18:20- Takim me Kryetarin e lëvizjes Nisma, z.Fatmir Limaj

hasani gervalla

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron