LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF' Fredi Beleri, dosja i kalon SPAK! Greqia informon DASH

•Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është lënë sot në masën ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Vlorës. Dosja e tij do t’i kalojë SPAK-ut, nën akuzën e blerjes së votave. •Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për  veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. •E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi. •Beleri dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal. Për këtë vepër penale, parashikohet një dënim nga një vit deri në pesë vjet burg. •Një agjent policie zbuloi të paktën rastin e blerjes së 8 votave nga Fredi Beleri, një votë 5 mijë lekë, gjithsesj 40 mijë lekë. •Reagime të shumta kishte pas ndalimit të tij, që nga opozita vendase dhe politika në Greqi, e cila kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij. •Autoritetet greke e kanë çuar në DASH lajmin për arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri. Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.

24 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

I akuzuar për blerje votash, del FOTOJA e parë e Fredi Belerit në gjykatë

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

VLORË- Pamjet që shihni tregojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Kandidati i opozitës është kapur me foto teksa ndodhej sot pas kafazit prej xhami, në gjykatën e Vlorës. Këto janë fotot e tij të para që dalin nga gjyqi, që kur Beleri për herë të parë pas arrestimit të tij, teksa priste vendimin e togave të zeza.

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U arrestua bashkë me Fredi Belerin për blerje votash, jepet MASA në QSUT për Pandeli Kakoveshin

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Policia

TIRANË- Pandeli Kokoveshi, i cili u vu në pranga bashkë me Fredi Belerin është lënë në burg. Kokoveshit i është komunikuar masa në spital ku ndodhet i shtruar pas problemeve me zemrën. Gjyqi ndaj dy të akuzuarve u zhvillua me dyer të mbyllura. Në të mori pjesë dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Më pas, Beleri është sjellë në Tiranë dhe dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Beleri u arrestua në lokalin e tij nëë Himarë dhe akuzohet për shitblerje votash. Ai vetë ka mohuar të jetë përfshirë në këtë veprimtari. Arrestimi i Belerit ka sjellë një sërë reagimesh nga Shqipëria e Greqia. Opozita e konsideron arrestim me urdhër nga Rama, ndërsa Greqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. 

3 VITE ME PARE

Fredi Beleri në burg, OMONIA: Do votojmë të dielën, do rikthejmë shpresën!

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

HIMARË- Organizata "Omonia" ka bërë një thirrje dhe ka dhënë një mesazh pas vendimit të marrë sot për kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri. Në njoftimin e bërë me dije për mediat, Omonia edhe njëherë shpreh mbështetjen për Belerin, duke premtuar votë nesër për kandidatin që tashmë ndodhet pas hekurave të burgut.  

OMONIA: Propaganta e Ramës, Goros dhe Partisë Socialiste, përhapin lajme të rreme se Fredi Beleri nuk është më kandidat. Në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, ju sigurojmë se Beleri është kandidat dhe me votën e banorëve të dielën do të jetë kryetar bashkie i Himarës! Për të çelur faqen e re të ndryshimit për Himarën! Për kthimin e plotë të pronës! Për vendosjen e plotë të dinjitetit të qytetarëve! Për të rikthyer shpresën! Të gjithë së bashku për fitoren e madhe!

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Greqia e quajti vendimi skandaloz arrestimin e Belerit, Xhaçka: S'kanë të drejtë të diskutojnë vendimin e gjykatës në vendin tonë

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pasi Ministria e Jashtme greke e konsideroi skandaloz vendimin e gjykatës së Vlorës për të lënë në burg Fredi Belerin të akuzuar për blerje votash në Himarë. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social, Olta Xhaçka shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës brenda territorit të Shqipërisë, duke shtuar më tej se duhet të jenë më të përmbajtur në deklaratat e bëra.

"Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë???? kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë,"-shkruan Xhaçka në rrjetet e saj sociale.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Fredi Belerit, edhe Pirro Dhima ka një mesazh

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Pirro Dhima

ATHINË- Rasti i arrestimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Beleri ka sjellë edhe reagimin e peshëngritësit Pirro Dhima. Me anë të një postimi, sportisti dha një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij dhe shtetin shqiptar.

"Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të përulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri,"-shkruan Dhima. 

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Gjykata la në burg Fredi Blerin, Ministria e Jashtme greke: Vendimi skandaloz, ky nuk është shtet ligjor

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Foto ilustruese

ATHINË- Ministria e Jashtme në Greqi e ka cilësuar vendim skandaloz lënien në "arrest me burg" të kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Belerin. Në një reagim të ministrisë së Jashtme thuhet se arrestimi i kandidatit dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor, ndërsa nuk kursehet gjuha e ashpër ndaj Shqipërisë.  Në reagimin zyrtar thuhet se Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane dhe se ky vendim do të ndikojë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por edhe ato dypalëshe mes dy vendeve.

“Vendimi i sotëm i gjykatës në Vlorë është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme nënkuptojnë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama flet sërish për arrestimin e Belerit: Do të ishte një skandal nëse nuk do të kishte prova

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish arrestimin e kandidatit të koalicionit 'Bashkië Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Në një intervistë për gazetarin Berat Buzhala në Nacionale, Rama tha se ky veprim e ka surprizuar pasi nuk e priste, ndërkohë që shtoi se mesa është informuar, hetimet për Belerin kanë nisur disa javë para se dyshja të përplaseshin në distancë me replika e kundërpërgjigje. Gjithsesi, kreu i qeverisë tha se nëse arrestimi i Belerit është bërë pa prova, do të jetë një skandal i madh, nisur nga ajo çfarë vetë kandidati përfaqëson. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Unë u befasova siç u befasuat dhe ju. Ky është një hetim i pavarur për të cilin nuk kemi pasur akoma mundësi të marrim imformacione. Me sa kemi mundur të mësojmë nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për një hetim që kishte filluar kohë më parë, para se të fillonte polemika ime për këtë personazh. Dhe u nxit në fakt nga një intervistë e tij për mediat greke për helenizimin e Himarës. Dhe bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do të jetë vërtet një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për të bërë këtë hetim. Bëhet fjalë për një person që është në garë dhe nëse nuk ka prova për të ndërmarrë këtë veprim, do të ishte vërtet skandaloze. Është shumë delikate, kjo do të ishte delikate në të gjitha rastet edhe sikur të bëhej fjalë për një kandidat të Opozitë në Selenicë apo Vlorë apo në Lezhë apo në Korçë, por fakti që ky është një kandidat që përfaqëson, sipas tij, edhe disa ndjenja të veçanta, elementë të veçantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, është shumë problem. Naturisht, duhet të jetë një veprimtari e provuar. 

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Më pas, Beleri është sjellë në Tiranë dhe dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Beleri u arrestua në lokalin e tij nëë Himarë dhe akuzohet për shitblerje votash. Ai vetë ka mohuar të jetë përfshirë në këtë veprimtari. Arrestimi i Belerit ka sjellë një sërë reagimesh nga Shqipëria e Greqia. Opozita e konsideron arrestim me urdhër nga Rama, ndërsa Greqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. 

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Belerit, reagimi i ashpër nga Greqia: Skandaloze! Ky vendim ndikon në marrëdhëniet e BE me Shqipërinë

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Ministria

GREQI- Me kritika të ashpra Ministria e Jashtme greke komenton vendimin e gjykatës së Vlorës në Shqipëri, që Fredi Beleri të mbetet në burg. Siç thuhet në një njoftim lidhur me këtë, “vendimi i sotëm i gjykatës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz”.

Ministria nënvizon se një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Njoftimi i plotë:

Vendimi i sotëm i gjykatës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Hemara, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri .

Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane.

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Mediat greke: Thrilleri diplomatik me arrestimin e Belerit, Rama e kërcënoi hapur

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri dhe Edi Rama

GREQI- Mediat greke e konsiderojnë një ‘thriller diplomatik’ arrestimin e Fredi Belerit në Himarë. Në një analizë të gjatë, ‘To Dhima’ ka përmbledhur të gjithë kronologjinë e ngjarjes, por nuk harron të përmendë dhe reagimet e ashpra nga Greqia. Evropa është në dijeni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar gjithashtu. Në artikull përmenden dhe deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se do të merrej personalisht me Belerin. Kjo është konsideruar një kërcënim i hapur.

Artikulli i plotë:

Në një thriller diplomatik po zhvillohet në Himarë me çështjen e arrestimit të kandidatit për kryetar të Bashkisë, Fredi Beleri. Forcat special të policisë shqiptare e kanë vënë në pranga dhe e akuzojnë për veprën penale të “blerjes së votave”. Gjyqi pritet të zhvillohet në Shqipëri

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Greqisë, ku kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të ashpër Shqipërisë, duke deklaruar se “Greqia nuk do të pranojë këtë mënyrë trajtimi të pakicës”, ndërsa e ngriti çështjen me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme me një lëvizje drejt Shqipërisë.

“Arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie, dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, përbën skandal”, nënvizoi ministri i Jashtëm, Nikos Dendias . “Unë kam informuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë, zotin Borrell, dhe Ministrin e Jashtëm suedez. Qeveria greke do ta monitorojë nga afër”, theksoi Dendias. “Nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut”, përsëriti ai.

Mesazhi i Departamentit të Shtetit

Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë ligjet dhe rregulloret.

"Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë," tha Departamenti i Shtetit në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarrës Fredi Beleri në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.

“Ne i kemi bërë vazhdimisht thirrje autoriteteve dhe partive politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po bashkëpunojnë me institucione të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin,”- tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Çfarë tha Edi Rama

Edi Rama ka shpërthyer në tone provokuese për arrestimin e kandidatit Beleri.

Kryeministri shqiptar e cilësoi arrestimin e Belerisit si “shembull të vendosmërisë së drejtësisë për të zbatuar ligjin”.

Njëkohësisht, Edi Rama kërkoi që arrestimi nga autoritetet shqiptare të “dokumentohet me prova dhe të mbrohet ligjërisht”, ndërsa u bëri thirrje disa personave që të mos nxitojnë të nxjerrin konkluzione politike dhe të lënë të paprekur punën hetimore të organeve kompetente. Akuzat që çuan në arrestimin e Belerit janë bazuar në dëshminë e një personi, i cili pretendon se ishte kontaktuar në emër të Belerit dhe i kishte premtuar 100 mijë lekë në këmbim të votës.

Rama kërkon të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve

“Tentativë për të frikësuar minoritetin grek”, kështu e cilëson kryetari i Degës Omonia këtë arrestim.

Ai thekson gjithashtu se “Rama, i cili disa muaj më parë lavdëronte Mitsotakis, tani po përpiqet të ndikojë tek mërgimtarët grekë, të ulë pjesëmarrjen e tyre dhe të ndryshojë rezultatin zgjedhor, me kërcënime, arrestime dhe shantazhe”.

Ai i bën thirrje qeverisë greke dhe institucioneve europiane t'i bëjnë të qartë qeverisë shqiptare se “respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është kusht themelor për rrugën europiane të vendit”.

Reagimet

Zemërimi dhe indinjata mbizotëron në Himarë teksa zyrtarë të diasporës flasin për veprime të qëllimshme, në mënyrë që të frikësojnë pjesëtarët e minoritetit grek që të mos vijnë të votojnë të dielën.

“Pas një jave deliri, kultivimi të urrejtjes, përçarjes dhe linçimit nga kryeministri Rama ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, me urdhër dhe urdhër të kryeministrit, forcat e policisë e vunë në pranga Belerin dhe e dërguan në komisariatin e Vlorës,”- thotë në një deklaratë kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

“Ky është një akt i pashpjegueshëm dhe i paprecedentë për sa i përket demokracisë, është një fenomen që lidhet vetëm me regjimet totalitare. I bëjmë thirrje që të lirojnë Belerin, të sigurojnë procesin zgjedhor dhe votimin, i bëjmë thirrje kryeministrit të heqë dorë nga intimidimi ndaj qytetarëve dhe nga tentativat për të ndryshuar vullnetin e popullit. Ne paralajmëruam me njoftimin tonë të djeshëm dhe dëshirojmë të ftojmë sërish mediat të jenë prezente, që të ketë transparencë në proces”.

Në një deklaratë tjetër, Unioni i Himariotëve, pasi denoncoi “praktikat e vazhdueshme të regjimit” të kryeministrit Rama kundër helenizmit të Himarës, u bën thirrje e,migrantëve “të mos i nënshtrohen frikësimit dhe të dalin në votime për të zgjedhur Fredi Belerin për kryetar bashkie”.

“Refuzojmë të ulim kokën,”- shkruan Pirros Dhima.

Pirro Dimas shprehu zemërimin e tij për arrestimin e Fredi Beleri nga autoritetet shqiptare.

“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të ulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë sundimin e ligjit,”- shkroi fituesi i medaljes së artë olimpike të peshëngritjes.

Fredi Beleri u arrestua mesnatën e së enjtes nga persona të forcave speciale të policisë shqiptare me akuzën e “blerjes së votave”. Në një video, Beleri shihet teksa flet në një rrugë kryesore me bashkëpunëtorët e tij, kur shfaqen policët e Edi Ramës, të cilët e kapin, e tërheqin zvarrë dhe i vënë prangat. Më pas ata prangosën të dy bashkëpunëtorët e tij dhe largohen në drejtim të panjohur.

Fredi Beleri kandidon në zgjedhjet lokale nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë së ish-presidentit të Republikës Ilir Meta.

Beleri është sulmuar ashpër nga një pjesë e shtypit dhe gjithashtu nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili pak orë para arrestimit ka deklaruar në një televizion se do t’i zgjidhte personalisht hesapet me të.

3 VITE ME PARE

'PENGMARRJA vazhdon'/ Beleri u la në burg, Dule: Proces i projektuar dhe i ekzekutuar nën urdhërat e Ramës!

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Vangjel Dule

VLORË- Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule e quan vendimin e gjykatës për Fredi Belerin si një proces që është projektuar nga kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh për mediat se pengmarrja e Belerit ende vijon, duke bërë që Himara të mbetet peng i Ramës.

"Dëshiroj që t'ju falenderoj për interesimin. Së bashku do t'ju drejtoj, jeni dëshimtarë të një procesi parodik, në të gjithë fazat dhe etapat e tij. është një proces i projektuar dhe i ekzekutuar nën urdhërat e Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Askush nuk duhet të ketë iluzion, ndërsa Rama vazhdon ta mbajë peng votën e Himariotëve-tha Dule.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Gjykata e dha vendimin! Policia shoqëron Fredi Belerin drejt Tiranës, të afërmit brohorasin: Do fitojmë

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Policia

VLORË- Ky është momenti kur patrulla e Policisë, shoqëron kandidatin e 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerin pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Vlorës. Mediat raportojnë se Beleri do të shoqërohet fillimisht në komisariatin e Vlorës, e më pas do të sillet drejt Tiranës. 

Ndërsa furgoni me Belerin ishin duke u nisur, të afërmit që qëndronin në pritje, brohoritën: Do fitojmë!

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Kam nevojë për ju"/ Mediat greke: Mesazhi i Belerit nga burgu

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

VLORË- Kandidati për kryetar i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, ka dërguar një mesazh nga burgu për banorët e Himarës, duke iu kërkuar atyre mbështetje, shkruajnë mediat greke.

"Kam nevojë për ju të gjithë, të më qëndroni pranë!"- ka theksuar në postimin e tij në Facebook, kandidati për kryetar të Bashkisë së Heimarrës Fredi Beleri.

MESAZHI:

"Tani eshte koha!! Më duhen të gjithë në krah!! Askush nuk duhet të humbasë votat e 14 majit!! Ne jemi të gjithë NJË dhe ju falenderoj nga zemra për mbështetjen, dashurinë dhe mbështetjen tuaj!! Të gjithë bashkë për ndryshim!! Për të ardhmen më të mirë të vendit tonë!!”.

Këtë mesazh e ka dërguar përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryetar të Bashkisë së Heimarës Fredi Beleri, i cili u arrestua nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së enjtes dhe po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, dy ditë para zgjedhjeve bashkiake./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U la në burg në fund të fushatës elektorale! DËSHMIA e Fredi Belerit brenda gjykatës: Lekët nuk i kisha për të blerë vota

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

VLORË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Fredi Beleri u la ditën e sotme nga Gjykata e Vlorës në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Në seancë, mësohet se ai është shprehur se nuk ka lidhje me paratë e gjetura. 

'Nuk kam lidhje me akuzën, isha me të afërmit e mi, lekët nuk i kisha për të blerë vota'- tha Beleri.

Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U arrestua për blerje votash në Himarë! Gjykata e Vlorës lë në burg Belerin, dosjen e kalon në SPAK

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

VLORË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.

Në orët në vijim të jepet dhe masa për Pandeli Kolaveshi, i cili ndodhet i shtruar në spital në Tiranë, pasi shfaqi probleme me zemrën pas arrestimit. Ndërkohë, në ambientet e gjykatës ishte dhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi, e cila mbërriti që në orët e para të mëngjesit.

Beleri kërkoi një masë të butë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi sipas tij vuan nga diabeti.

Beleri u arrestuar pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- Mbyllja e fushatës në Himarë, fjalën e merr vajza 17-vjeçare e Fredi Belerit: Do sjellim të ardhme më të mirë

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Vajza e Fredi Belerit

GREQI- Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, njëherësh kryetar i OMONIA, nën akuzën e blerjes së votave për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Gazeta Protothema, ka raportuar tubimin në qendër të Himarës, i planifikuar për mbylljen e fushatës zgjedhore. E në mungesë të Belerit, i cili vazhdon të mbetet në burg, fjalën e mori vajza e tij, Ermiona.

“Ne vendosim për të ardhmen më të mirë për vendin tonë. Tani ka ardhur koha për të ndryshuar gjithçka, ka ardhur koha për të sjellë të ardhmen më të mirë. Të gjithë kemi një arsye sepse Himara jemi ne”, tha vajza 17-vjeçare e Fredi Belerit.

Të pranishëm ishim familjarë dhe mbështetës të Belerit.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Ai do jetë sërish kandidat, emri i tij do jetë në fletën e votimit

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

TIRANËKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar sesi do veprohet me kandidatin e 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerin, i cili u arrestua për shitblerje votash. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, KQZ sqaron se Beleri vazhdon të jetë kandidat e se emri i tij do të mbetet në fletën e votimit.

“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike", ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.

3 VITE ME PARE

Pritet masa e sigurisë për Fredi Belerin e arrestuar për blerje votash, Dule: S'ka arsye për ta mbajtur në qeli

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Vangjel Dule

VLORË- Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokoveshin, ndërsa sot pritet të dalë në gjykatën e Vlorës. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule është shprehur për mediat në lidhje me seancën dhe arrestimin. Dule thotë se kushte një vendim i paralajmëruar dhe se për Belerin e Kokoveshin nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar.

'Pritet që të fillojë nga çasti në çast seanca, presim të gjithë vendimin. Nuk ka arsye juridike, politike dhe njerëzore që të qëndrojnë qoftë dhe një sekondë më tepër të ndaluar. E kërkon logjika nga çdo pikë qoftë ajo, që të lirohen menjëherë. Avokatët janë njohur me çështjen dhe qëndrimin do ta shprehin ata. Ky ishte vendim i paralajmëruar. Policia ekzekutoi një vendim të paralajmëruar. Kemi një proces parodi. Me qëllim për rrëmbimin e përfaqësimit politik të Himarës. Vendimet e gjykatave çdo qytetar ka të drejtë t’i kontestojë ato brenda dhe jashtë vendit. Nuk shpreh urim, shpreh atë që për të gjithë është e arsyeshme dhe logjike. I bëj thirrje të gjithëve: Logjike poltike, juridike dhe njerëzore.'- u shpreh Dule.

3 VITE ME PARE

PAMJET jashtë gjykatës së Vlorës- Në pritje të vendimit për Belerin, mbërrin edhe Vangjel Dule

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Vangjel Dule

VLORË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore që po bëhet ndaj kandidatit të 'Bashkë Fitojmë', Fredi Belerit. E pranishme në seancë do jetë edhe ambasadorja greke, e cila ka mbërritur më herët se ora kur do zhvillohet seanca.

Beleri ka kërkuar mjek në paraburgim me argumentimin që nuk është ndierë mirë nga ana shëndetësore, prej diabetit dhe sëmundje të tjera. Ndërsa, Pandeli Kokoveshi, është shtruar në QSUT prej problemeve me shëndetin, duke përmendur këtu një ndërhyrje në zemër. Pano Kokoveshi, do e mbajë masën e arrestit në QSUT në Tiranë.


Për Belerin, gjyqtare e çështjes do jetë Dorina Stroka dhe avokat Romario Meminaj./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOT- Beleri përballë drejtësisë shqiptare, ambasadorja greke mbërrin në Gjykatë, takohet me avokatin e kandidatit të 'Bashkë Fitojmë'

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Ambasadorja

VLORË- Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kakoveshin, ndërsa pritet sot të dalë në gjykatën e Vlorës.

Pa filluar seanca, Beleri ka kërkuar mjek në paraburgim me argumentimin që nuk është ndierë mirë nga ana shëndetësore, prej diabetit dhe sëmundje të tjera. Ndërsa, Pandeli Kokoveshi, është shtruar në QSUT prej problemeve me shëndetin, duke përmendur këtu një ndërhyrje në zemër. Pano Kokoveshi, do e mbajë masën e arrestit në QSUT në Tiranë.

Në ambientet e gjykatës ndodhet dhe ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi.

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'

Prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Pritet që Beleri dhe Kokaveshi të dalin para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë. E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi. Beleri dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal. Për këtë vepër penale, parashikohet një dënim nga një vit deri në pesë vjet burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pritet të njihet me masën e sigurisë, Fredi Beleri mbërrin në Gjykatën e Vlorës

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Policia

VLORË- Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Beleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Ditën e sotme, do të mbahet seanca dhe Beleri do të njihet me masën e sigurisë. 

Prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Pritet që Beleri dhe Kokaveshi të dalin para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë. E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi. Beleri dyshohet se ka konsumuar veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal. Për këtë vepër penale, parashikohet një dënim nga një vit deri në pesë vjet burg./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Kam probleme me shëndetin, vuaj nga DIABETI'/ Fredi Beleri kërkon MJEK, miku i tij shtrohet në QSUT

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, kandidat i koalicionit të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash, pritet që të dalë sot para gjykatës në Vlorë. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin dhe Pandeli Kakoveshin. Por, të dy ata kanë shprehur se kanë probleme me shëndetin.

Fredi Beleri, ka kërkuar mjekë në paraburgim, pasi ka pretenduar se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Beleri ka pretenduar se është me diabet (duke përmendur edhe disa sëmundje të tjera), dhe kërkon mjekët që të vlerësojnë nëse duhet të qëndrojë në qeli apo në spital.

Nga ana tjetër, Pandeli Kakoveshi, miku i Fredi Belerit, është shtruar në spital te QSUT në Tiranë, pasi ka pretenduar se ka probleme shëndetësore, duke përmendur se ka bërë një ndërhyrje në zemër, Bypass. Duke qenë në këto kushte, pritet që masa e sigurimit personal ndaj tij të bëhet në ambientet e spitalit të QSUT./Dosja.al

3 VITE ME PARE

PËRGJIMET/ Beleri bëri pazar për 13 vota, Kokaveshi i shkëmbeu paratë në WC-në e lokalit: Jam mik i Fredit...

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

TIRANË- Kandidati i koalicionit politik “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është vënë në pranga pasi dyshohet për shit-blerje vote. Sipas dosjes hetimore, Beleri, u premtonte para dhe euro, banorëve të zonës ku kishte hedhur kandidaturën për të qënë kryetar Bashkie në Himarë.

'Oranews' raporton se Beleri negocionte personalisht marëveshje korruptive, duke u ulur me njerëzit në kafene dhe zyrën e tij elektorale dhe fiksuar çmimet për çdo votë. Në dosjen hetimore thuhet përmes informacioneve të siguruara në rrugë operative, anëtarë të Shtabit Elektoral të kandidatit për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri, blinin vota kundrejt vlerave të ndryshme monetare në lek dhe euro.

Policia e Vlorës ka rënë në kontakt me shtetasin me inicialet A.R, i cili gjatë marjes në pyetje ka pranuar se Fredi Beleri, i kishte kërkuar personalisht blerjen e votave atij dhe grupit shoqëror dhe familjar që përfaqësonte.

Nisur nga kjo situatë, policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarit A.R, i cili ka pranuar të vihet në shërbim të policisë dhe prokurorisë. Më pas, mes qytetarit A.R është lidhur një marëveshje bashkëpunimi, dhe më pas të gjitha veprimet e tij për kryerjen e përgjimeve ambjentale, janë realizuar përmes autorizimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, Matilda Peza.

Sipas dosjes hetimore kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Alfred Beleri, mbante kontakte të personalizuara me qytetarin A.R. Beleri dhe A.R, janë takuar së bashku dhe qytetari i ka thënë:

…kam 13 njerëz në dispozicion për të votuar, por çfarë po ofron…pasi njerëzit kërkojnë diçka se janë në kushte të vështira ekonomike, s’kanë përkrahje”.

Nga tjetër Fredi Beleri, i është shprehur qytetarit A.R, se:

”… më sill listën e emrave t’i shikoj ku votojnë, dhe fillimisht të jap 100 euro…nëse dalim mirë po të jap dhe 300 euro shtesë më vonë…”.

Fredi Beleri dhe A.R, kanë rënë dakord që një votë të blihej kundrejt shumës prej 50 euro. Qytetari i ka vënë Belerit në dispozicion listën prej 13 emra të personave me votim në Himarë, që ishin të gatshëm të votonin për Fredi Belerin, nëse ky i fundit paguante.

Madje gjatë bisedës, Beleri i thotë qytetarit të infiltruar se për të marë porosinë (shumën financiare), do kontaktohej në telefon nga një miku i tij.

E gjitha biseda mes qytetarit A.R dhe kandidatit për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri, është përgjuar nga qytetari, i cili ishte i autorizuar nga prokuroria për të kryer këto veprime. Pas ndarjes mes A.R dhe Fredi Belerit, ky i fundit ka telefonuar bashkëpuntorin e tij, Pandeli Kokaveshin, duke i lënë porosi për një takim me një simpatizant.

Një ditë pas këtij takimi, A.R, telefonohet nga një numër, i cili rezulton të jetë Pandeli Kokaveshi, i cili thiret ndryshe si “Pano”.

Ky i fundit i thotë qytetarit: “…jam një miku i Fredit, më tha që t’ju jap një porosi që keni biseduar bashkë…”. A.R dhe Pandeli Kokaveshi, janë takuar së bashku në ambjentet e lokalit “Gelateria” në Himarë.

Sapo këta dy burra janë takuar me njëri-tjetrin, Kokaveshi, i ka marë telefonin A.R, dhe ja ka vendosur në ambientet e banakut të lokalit. Ky veprim është kryer prej tij, pasi i ndruhej një filmimi të mundshëm nga A.R, në momentin kur do i dorëzonte paratë.

Por Pandeli Kokaveshi, nuk ishte në dijeni se veprimet e tij përgjoheshin nga A.R dhe filmoheshin nga distanca nga forcat operacionale të Policisë së Shtetit.

Kokaveshi dhe A.R, bisedojë në një tavolinë të lokalit, ku Kokaveshi i thotë: “…e pashë listën me emra të plotë që na solle,por nga ato 13 persona, unë 5 i kam identifikuar dhe i kam paguar më parë…ndaj që porosia duhet të paguhet për 8 persona të tjerë të listës…”. Qytetari A.R, nuk ka shfaqur kundërshti duke shtuar se “…s’ka asnjë problem…”.

Pandeli Kokaveshi, i ka kërkuar qytetarit A.R, që të zhvendoseshin në ambjent e ëC-së së lokalit, në mënyrë që ti jepte prosinë prej 400 mijë lekë të vjetra, për 8 votat e mbetura nga lista me 13 emra.

Të dy burrat janë ngritur nga tavolina e lokalit dhe njëri pas tjetrit, kanë hyrë në ambientet e ëC-së, ku dhe është bërë dorëzimi i lekëve. Më pas qytetari A.R, ka marë telefonin në banakun e lokalit dhe është larguar. Sasia e 8 copëve kartëmonedhave 5000 lekëshe tashmë është sekuestruar dhe foto që shihet, tregon qartë paratë që janë përdorur për blerjen e votave në Himarë.

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'

Sot, Prokuroria e Vlorës pritet të kërkojë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për  veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Pritet që Beleri dhe Kokaveshi të dalin para gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, këtë të diel. E pranishme në seancë do të jetë edhe ambasadorja greke në vendin tonë Konstantina Kamitsi. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Greqia informon DASH për arrestimin e Belerit, Departamenti i Shtetit: U bëjmë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
DASH

SHBA- Autoritetet greke e kanë çuar në DASH lajmin për arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri. Iefimerida shkruan se duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.

"Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin” thuhet në përgjigjen e DASH.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Fredi Belerit! Sot zhvillohet gjyqi, Greqia 'e ashpër' me Shqipërinë: Lirojeni ose s'ka anëtarësim në BE

U arrestua për blerje votash! Lihet në burg kandidati i 'BF'
Fredi Beleri

TIRANË-Mesditën e sotme, sipas informacioneve të mediave greke, pritet të zhvillohet gjyqi për Fredi Belerin, kandidati për kryebashkiak të Himarës, i cili u arrestua për “blerje votash”, arrestim ky që ka shkaktuar reagime të forta nga opozita dhe nga shteti grek.

“Arrest me burg”, pritet të kërkojë prokuroria e Vlorës për kandidatin për bashkinë e Vlorës dhe bashkëpunëtorin e tij Pano Kokaveshi. Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale të “Korrupsionin aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Beleri u arrestua natën e së enjtes e për këtë arrestim, kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se “nuk do të pranojë”.

Nëse Shqipëria dëshiron t'i afrohet BE-së, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake”, ka qenë mesazhi i kryeministrit grek.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, krahas udhëzimeve që i dha qeverisë së Shqipërisë për progres, theksoi se “arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve nëse nuk ka prova të forta, përbën një skandal"

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë