LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit! KM letër presidencës: Caktoni datën për zgjedhjet e pjesshme

• KQZ ka vendosur të shpallë të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. • Ky i fundit la ambientetet e burgut dhe ishte gjithashtu i pranishëm në seancë. • Beleri tha në nisje të fjalë së tij se mungon baza ligjore në KQZ për shqyrtimin e mandatit, ku shtoi se "dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së." • Ai u shpreh se ashtu siç erdhi për këtë seancë mund të ishte lejuar edhe për kryerjen e betimit të tij si kryebashkiak në Himarë. • Beleri tha se fillimisht duhet lejuar të betohet dhe më pas kryeministri Edi Rama ta shkarkojë nga detyra si kryebashkiak. • Celibashi para shpalljes së vendimit tha se vendimi i KQZ nuk u nxit sipas tij nga askush përveçse nga ligji dhe Kushtetuta. • Ai tha po ashtu se ishte në kompetencën e plotë dhe të rregullt shqyrtimi i mandatit të Belerit.  • Pas përfundimit të seancës në KQZ, kreu i PDIU, Vangjel Dule tha se do të apelojnë vendimin e sotëm ndërsa shtoi se autori i të gjithë këtij procesi ishte kryeministri Edi Rama, që sipas tij arrit të përdorë dhe KQZ-në. • Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. • Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë dhe e Dytë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. • Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.• Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, Këshilli i Ministrave i ka dërguar letër presidentit Bajram Begaj ku kërkohet caktimi i datës për zgjedhjet në Himarë. • Letra është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi. • Lidhur me këtë, Presidenti Bajram Begaj ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin.

12 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Data e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës, Begaj thërret në takim Celibashin

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
Fredi Beleri

TIRANA- Presidenti Bajram Begaj, ka thirrur në një takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashin. Kjo kërkesë për këtë takim vjen pasi institucioni që Celibashi drejton i hoqi mandatin Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë.

Pak më parë, Këshilli i Ministrave iu drejtua me një shkresë Presidentit duke i kërkuar të caktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit "Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

2 VITE ME PARE

KQZ i hoqi mandatin Belerit/ Kryeministria letër presidencës: Caktoni datën për zgjedhjet e pjesshme në Himarë

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
Fredi Beleri

TIRANË- Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, Këshilli i Ministrave i ka dërguar letër presidentit Bajram Begaj ku kërkohet caktimi i datës për zgjedhjet në Himarë. Letra është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin sot që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandati të zotit Fredis Dhionisis Beleri, e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 30 ditëve. Ky vendim do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

2 VITE ME PARE

BIRN: KQZ konstaton pavlefshmërinë e mandatit të Belerit, Bashkia Himarë do të shkojë në zgjedhje

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
fredi beleri

TIRANË- Komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ ka tagrin ligjor për të këtë vendimmarrje, pavarësisht pretendimeve të Belerit – i pranishëm në sallë i shoqëruar nga forca të shumta policie, avokates së tij dhe përfaqësuesve të opozitës,

“Me bindje të plotë tej çdo komenti që çdokush mund të bëjë, unë mendoj se jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë,” u shpreh Celibashi, duke argumentuar se ligji i dekriminalizimit është i qartë dhe ndalon jo vetëm kandidimin e personave në konflikt me ligjin, por më shumë të atyre që janë të zgjedhur.

“Shpall të pavlefshëm mandatin,” theksoi ai, ndërsa shtoi se “kundër këtij mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve”.

Beleri pohoi se ishte i vetëdijshëm që e kishte humbur mandatin dhe të drejtën për të qeverisur qytetarët e Himarës, por kërkoi që procedura për pavlefshmërinë e mandatit të tij të mos ishte politike, siç e konsideroi ai, por juridike dhe e drejtë. Ai theksoi se dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së.

“Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar,” tha Beleri, ndërsa shtoi ai fillimisht duhet të betohet e më pas të shkarkohet.

“Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që t'i bëjnë votimet në gusht,” shtoi ai.

Ndërkohë avokatja e tij, Klodiana Gjyzari, pohoi se KQZ nuk e ka tagrin ligjor për të shqyrtuar këtë çështje. Sipas saj, nuk është kompetencë e KQZ që të verifikojë mandatin e Belerit në kushtet kur ai është zgjedhur, por nuk është betuar.

“S'ka asnjë depozitë të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtë që në këtë fazë që është procesi i Belerit nga ana e KQZ të merren iniciativa të tilla. KQZ mund të kryejë verifikim të tillë vetëm bazuar në të dhënat e formularit të dekriminalizimit asnjë e dhënë jashtë formuarit s'mund të merret në verifikim nga KQZ, procedura është e pavlefshme, keni kaluar kompetencat që u parashikon ligji, kërkojmë pushimin e procedurës”, shtoi ajo.

Të njëjtën qasje pati dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso, i cili kërkoi që procedura për shkarkimin e Belerit të ndiqej nga Këshilli i Ministrave.

“Beleri është një person i zgjedhur, nuk ka ushtruar mandatin, është i dënuar, por nuk aplikohet ligji për dekriminalizimin, por ai për qeverisjen vendore. Pra në rastin konkret duhet që Qeveria ta shkarkojë Fredi Belerin dhe mos e trajtojë si patate të nxehtë çështjen. Edi Rama të marrë përgjegjësinë, të thotë se Fredi Beleri është dënuar me vendim të formës së prerë dhe ta shkarkojë”, pohoi Kaso.

Ndërsa për përfaqesuesin ligjor të Partisë Socialiste, Eridian Salianji, çështja ishte shumë e qartë dhe Beleri e humb mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

“Nëse do të ishte bërë betimi dhe do kishte nisur detyrën, atëherë Rama mund të bënte shkarkimin”, tha ai.

Pavarësisht vendimit të komisionerit Celibashi, Beleri ka 30 ditë kohë për të ankimuar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve vendimin dhe Vangjel Dule në përfundim të seancës deklaroi ndjekjen e çdo hapi ligjor “për të vendosur të drejtën në vend”.

Në përfundim të të gjitha procedurave ankimuese, Presidenti i Republikës duhet të shprehet me dekret për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës./Reporter.al

2 VITE ME PARE

"Dënimi i tij nxiti fërkime mes Greqisë dhe Shqipërisë", REL: KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
fredi beleri

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.

Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i fitoi zgjedhjet e majit 2023 si kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës - qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë.

Por, ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash dhe u dënua me dy vjet burgim në mars. Apeli e konfirmoi dënimin e tij në qershor.

Beleri ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të premten. Ai u përcoll nga forcat e policisë nga burgu i Fierit, ku po e vuan dënimin. Ai bëri thirrje që çështja e vlefshmërisë së mandatit të tij të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

"Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t'i bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg", tha Beleri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shqyrtojë vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, pas një kërkese të dorëzuar nga kryetari i forumit të të rinjve socialistë të Himarës.

Ekipi mbrojtës i Belerit ka një muaj kohë për t’u ankuar ndaj vendimit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Beleri nuk u betua asnjëherë si kryetar i Himarës, pasi ndodhej në paraburgim dhe më pas u dënua, për akuzat që ai dhe ekipi i tij i kanë hedhur poshtë si "politike dhe të pabazuara".

Dënimi i tij nxiti fërkime mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministria e Jashtme e Greqisë tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj atë kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh deputet.

Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika - si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë.

Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë./REL

2 VITE ME PARE

Vendimi për mandatin/ Protothema: Larguan Fredi Belerin si kryebashkiaku i Himarës, lëvizja e re provokuese u bë nga KQZ

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
fredi beleri

GREQI- Mediat greke kanë shkruar lidhur me vendimin e KQZ për shpalljen të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Himaerës, Fredi Belerit.

Protothema shkruan se KQZ bëri lëvizjen e re "provokuese" sot lidhur me mandatin e Belerit. Më poshtë në artikull janë cituar fjaën e Belerit i cili ishte po ashtu i pranishëm në sallë, ku tha "siç më lanë të vij sot këtu, mund të më linin të shkoja të bëja betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës, por nuk e bënë.” 

"Autoritetet në Shqipëri kanë proceduar me shkarkimin e Fredi Belerit nga posti i kryebashkiakut të Himarës. Lëvizja e re provokuese është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten lidhur me mandatin e Fredi Belerit.

Jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u lejua të merrte pjesë, eurodeputeti tashmë i zgjedhur Fredi Beleri deklaroi se “siç më lanë të vij sot këtu, mund të më linin të shkoja të bëja betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës, por nuk e bënë.”

Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Himarës më 14 maj, por dy ditë para rezultateve u arrestua. Fredi Beleri u zgjodh në 14 maj 2023 në krye të bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultateve u arrestua për blerje votash, një akuzë e pavërtetë në gjykatë, e cila megjithatë e shpalli fajtor.", shkruhet në artikullin e medias greke. 

2 VITE ME PARE

Belerit i hiqet mandati, Dule: KQZ u përdor nga Rama, do ta apelojmë vendimin

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
vangjel dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. 

Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama si autor i "vjedhjes së bashkisë së Himarës", ndërsa tha se edhe KQZ u përdor nga ai ashtu si policia e Himarës. Ai lajmëroi se do të apelojnë vendimin, që sipas tij mos të ndodhë e njëjta gjë edhe në qytetet e tjera. 

Dule: Autori i rrëmbimit të bashkisë të Himarës dhe përvetësimit të pronave, kryeministri Edi Rama përdori insitucione që nuk duhet të kishin rënë pre e tij. Përdori policinë e Himarës, dhe sot përdori edhe KQZ. Fakti i sotëm e bën më të rënde kalvarin e shkeljeve se KQZ duhet të jetë garanti i votës së lirë. Zotit Beleri nuk iu dha e drejta të zgjedhë, në kundërshtim me gjithë të burgosurit e tjerë, nuk iu dha e drejta e votës. U shkel e drejta e komunitetit himariot për të zgjedhur. Himara drejtohet nga një kryetar pa legjitimitet drejtues.  Do ta apelojmë edhe pse e dimë fundin. Qëllimi nuk është më Fredi Bleri dhe Himara, ajo që ndodhi me ta është jetike mos të ndodhë me qytete tjera. Sepse është precedent i rrezikshëm.

2 VITE ME PARE

KQZ i heq mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
ilirjan celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor i ka hequr mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se mandati është i pavlefshëm dhe se ankimimi për këtë vendim që hyn në fuqi menjëherë, mund të bëhet brenda 30 ditëve.

Celibashi po ashtu tha se vendimi i KQZ nuk u nxit sipas tij nga askush përveçse nga ligji dhe Kushtetuta. Ai tha po ashtu se ishte në kompetencën e plotë dhe të rregullt shqyrtimi i mandatit të Belerit. 

Celibashi: Nuk është çështja e KQZ ca bëjnë institucionet e tjera, qeveria, kryeministri. Është përgjegjësia e tyre. Vendimmarrja e KQZ nuk është e kondicionuar nga se çfarë bëjnë institucionet e tjera, vendimmarrja e KQZ përcaktohet në këtë rast nga ligji për dekriminalzimin. Kemi një kryetar bashkie të zgjedhur që nuk e ka ushtruar detyrën. Për KQZ, kjo s’ka rëndësi në kuptim të ligjit. Mund të ishte edhe në kushtet kur ushtronte detyrën. Kur verifikohet që ka kryer një vepër penale a e ka kompetencën KQZ për ta zhvlerësuar këtë mandat? Po, e ka të drejtë dhe këtij ligji i nënshtrohen më shumë akoma ata të cilët e kanë marrë ata detyrë. Ty ligji të ndalon të mos kandidosh në disa kushte dhe ta ushtrosh kur verifikohen kushtet e ndalimit. Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat. Mund të bëhet ankimi i këtij vendimi brenda 30 ditëve. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në faqen elektronike të internetit të KQZ

2 VITE ME PARE

"Duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e KQZ", Beleri: Siç erdha sot këtu mund të kisha kryer edhe betimin në Himarë

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
fredi beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka mbajtur fjalën e tij në seancën në KQZ ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij. 

Beleri tha në nisje të fjalë së tij se mungon baza ligjore në KQZ për shqyrtimin e mandatit, ku shtoi se "dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së." 

Ai u shpreh se ashtu siç erdhi për këtë seancë mund të ishte lejuar edhe për kryerjen e betimit të tij si kryebashkiak në Himarë.  Beleri tha se fillimisht duhet lejuar të betohet dhe më pas kryeministri Edi Rama ta shkarkojë nga detyra si kryebashkiak.

Beleri: Duket qartë që nuk ka bazë ligjore për shqyrtimin. Dikush do të nxjerrë gështenja nga zjarri me duart e KQZ-së. Institucioni që ju drejtoni ka ruajtur nderin e këtij shtetit, të gjitha institucionet e tjera janë bërë pjesë e paligjshmërisë për mua dhe banorëve të Himarës që më votuan për të drejtuar.

Sic erdha këtu mund të kisha vajtur dy orë në Himarë për tu betuar. Vullnet politik ishte sot, përvec dashamirësisë dhe kërkesës tuaj. Drejtoria e burgjeve në varësi të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë më dha lejen. Këtë fare thjesht mund ta mirrja për të bërë betimin. Ata që vendosën rrëmbimin e bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Unë duhet të betohem e të më shkarkojnë.

Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar por duket qartë arroganca e tyre që ti bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ ti bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg. Drejtoju Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë. 

 

2 VITE ME PARE

Ivi Kaso: Mazhoranca përmes KQZ ka dashur t'ja bëjë dhuratë Ramës për 60 vjetor heqjen e mandatit të Belerit

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
pamje nga seanca

TIRANË- Në KQZ po zhvillohet seanca e shqyrtimit të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha se shkarkimin e Belerit duhet ta bënte kryeministri Edi Rama. Kaso tha se mazhoranca do t'ja bëjë dhuratë Ramës për ditëlindjen shkarkimin e Belerit përmes KQZ. 

Kaso: Rama do të shmangë shkarkimin ose maxhoranca ka dashur tja bëjë dhuratë Ramës për 60 vjetor heqjen e mandatit përmes jush" tha Kaso.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, nga ana tjetër, tregoi se kur do të ishte kompetencë e Ramës shkarkimi i kryebashkiakut të Himarës.

Salianji: Nëse do të ishte bërë betimi dhe do kishte nisur detyrën, atëherë Rama mund të bënte shkarkimin.

 

2 VITE ME PARE

Avokatja e Belerit-KQZ: Kërkojmë pushimin e procedurës, keni kaluar kompetencat

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
fredi beleri

TIRANË- Avokatja e Fredi Belerit ka mbajtuyr fjalën e para në seancë ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. 

Ajo u shpreh se është e paqartë mënyrë sesi KQZ është vendosur në lëvizje, pasi sipas saj rezulton se ka qenë kërkesa e një personi të vetëm.

Avokatja shtoi më tej se janë organe të tjera që vendosin për mandatin e Belerit, pasi sipas saj KQZ nuk e ka këtë kompetencë. 

Avokatja: Procedura e ndjekur nga KQZ konfuze. Nuk ka qartësi, jeni vendosur në lëvizje kryesisht, apo nga një individ. Sipas projektvendimit rezulton te jetë në lëvizje nga shtetasi Eugen Likaj. Nuk ka asnjë të dhënë ku banon, me çfarë cilësie i drejtohet KQZ, mosha, s’ka as kartë identiteti. Firmat e zgjedhësve të tjerë që ti drejtohet KQZ. Pr.vendimi s’ka dispozita të caktuara që të na jepet mundësia të kuptojmë. KQZ vendoset në lëvizje nga një shtetas vetëm ne periudhë zgjedhore, nuk jemi. S’ka asnjë depozitë të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtë që në këtë fazë që është procesi i Belerit nga ana e KQZ të merren iniciativa të tilla. KQZ mund të kryejë verifikim të tillë vetëm bazuar në të dhënat e formularit të dekriminalizimit asnjë e dhënë jashtë formuarit s’mund të merret në verifikim nga KQZ, procedura është e pavlefshme, keni kaluar kompetencat që u parashikon ligji, kërkojmë pushimin e procedurës' tha avokatja. 

Celibashi: Pra ju po thoni se i mungon shkaku që KQZ të vendosë në lidhje me mandatin, kështu?

Avokatja: Janë organe të tjera që vendosin, ju keni kaluar procedurat.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Merr pjesë në seancën e shqyrtimit të vlefshmërisë së mandatit, dalin pamjet e Belerit brenda sallës në KQZ

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
fredi beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri do të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e sotme të KQZ ku do të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij. Beleri mbërriti në KQZ para disa minutash, i shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar.

Ndërkohë kanë dale edhe pamjet e tij brenda sallës ku do të mbahet mbledhja dhe kryebashkiaku do të mbajë po ashtu fjalën e tij. Pranë tij shihen edhe 4 efektivë policie. 

 

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë dhe e Dytë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

2 VITE ME PARE

Shqyrtohet sot vlefshmëria e mandatit/ Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga efektivë, Fredi Beleri mbërrin në KQZ

U dënua me 2 vjet burg për blerje votash, KQZ i heq mandatin
fredi beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjehdur i Himarës, Fredi Beleri nën masa sigurie, ka mbërritur në ambientet e KQZ, pasi do të marrë pjesë në seancën ku do të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij. 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi dje që shqyrtimi i mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit të zhvillohej ditën e sotme. Vendimi u mor, sepse avokatja e Belerit kërkoi që ai të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj Beleri nuk është njoftuar për këtë procedurë. 

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Më vonë ai u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë dhe e Dytë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Aktualisht Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet i partisë Demokracia e Re e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

kqz mandati i fredi belerit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet