Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Mësuesi 59-vjeçar Kleanth Laçi, në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. •Autori, i vetëdorëzuar në Polici është identifikuar si Alvi Gumeni. • Ai sapo është kthyer në Shqipëri, pasi e motra i kërkoi ndihmë, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi. •Vetë Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik. •Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes që i pati kërkuar e motra e tij, nxënëse e Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmise së të vëllait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht. •Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.
4 artikuj për këtë temë.

TEPELENË- Mësuesi i dhunuar brutralisht mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, Kleanth Laçi ka reaguar pas akuzave të rënda të autorit, tashmë të vetëdorëzuar në polici. Ai ka mohuar akuzat se mund të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen 13-vjeçare. Laçi thotë se është i tronditur dhe i shokuar nga akuzat që iu janë bërë.
Reagimi i plotë i mësuesit Kleanthi Laçi:
Ndihem tejet i tronditur dhe i shokuar nga kjo akuzë e tmerrshme dhe tërësisht e pavërtetë ndaj meje. Një sajesë e llahtarshme që nuk mund të jetë menduar nga një femijë, për të cilën nuk gjej dot arsyen. Deri sot kam qenë në shok total pasi nuk kuptoja se pse më ndodhi situata e djeshme dhe i vetmi mendim ishte që me siguri më kanë ngatërruar me dikë tjetër. Kjo e sotmja është e pabesueshme!
Unë kam 20 vjet në profesion dhe kurrë nuk ka ndodhur të kryej asnjë veprim apo sjellje të gabuar me asnjë person në qytet, aq më pak me një nxënëse. Familjarisht kemi marrëdhënie të mira dhe të afërta me familjen e vajzës prej vitesh dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë ndryshim apo shqetesim nga familjarët a vetë vajza.
Nuk e di arsyen e këtij trillimi të tmerrshëm për mua dhe familjen time dhe as mund ta imagjinoja që mund të ndodhte ndonjëherë një ngjarje e tillë. Nuk gjej dot shpjegim logjik për situatën, por ndoshta presioni apo ndikimi për arsye të panjohura prej meje në këto momente kanë çuar nxënësen time të bëjë një akuzë të tillë mostruoze.
TEPELENË- Mësuesi 59-vjeçar në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. Historia e dhunës ndaj mësuesit të fiskulturës, Kleanthi Laçi, ka pas një arsye të rëndë.
Autori i dhunës është Alvi Gumeni, emigrant i cili është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mesuesi.
Vetë Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik. Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes që i pati kërkuar e motra e tij, nxënëse e Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmise së të vëllait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht
Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.
TIRANË- Autori i cili dhunoi mësuesin e fiskulturës, Kleanth Laçin në Tepelenë, është vetëdorëzuar në Polici. Alvi Gumeni është autori, i cili sipas dëshmisë, e ka dhunuar Laçin pasi i kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij 13-vjeçari.
Ai është emigrant dhe është kthyer në Shqipëri pasi motra e tij i ka kërkuar ndihmë. Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.
TIRANË- Mësuesi i fiskulturës Kleanth Laçi ka rrëfyer nga shtrati i spitalit mënyrën se si u dhunua një ditë më parë në Tepelenë, nga tre persona. Me fasho në kokë dhe i masakruar në fytyrë, mësuesi thotë se tre djem i janë afruar dhe e kanë ftuar që të kosnumonin një kafe bashkë. Ai thotë se nuk i njihte djemtë, por që i kishin pëlqyer, ndaj dhe kishte hipur në makinë me ta. Më pas, ai shton se e kanë dhunuar duke e goditur në kokë e trup, por arsye nuk i ka mësuar ende.
"Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi. Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën,"- rrëfen ai.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tepelenë. Policia njoftoi se ka identifikuar tre të rinjtë, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë dhe as nuk janë arrestuar.