Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, tre shqiptarët që u dhunuan nga disa persoan në Malin e Zi janë kthyer në orët e para të mëngujesit të sotëm në Shqipëri. • Pasi kanë mbërritur në vendin tonë ato kanë kryer kontrolle mjekësore në urjgencën e Shkodrës. • Një nga mjekët, Astrit Lahi tha se dy prej të dhunuarve mbërritën në orën 6:00 të mëngjesit në spital me dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe trup. • Pasi janë kryer të gjitha kontrollet, janë larguar nga spitali rreth orës 9:00 pasi nuk kanë shfaqur probleme që mund t’u rrezikohej jeta. • Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e njerit prej të dhunuar, konkretisht, Klodian Meajt i cili ka treguar se si ka nisur e gjithë ngjarja. • Ai ka rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin. • Në një moment që janë ndaluar prej një defekti të makinës, kanë ardhur një grup personash dhe ju kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. • Sipas tij dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri, pasi nga ana e tre shqiptarëve nuk k apasur asnjë provokim. • Policia malazeze ka identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik, ndërkohë që vijon puna për arrestimin e tyre. • Gjithashtu vazhdojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
7 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit, një prej të rinjve të dhunuar në Malin e Zi, ka mbërritur në familjen e tij këtë pasdite.
Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e tyre drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.
Kopaci tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai ka marrë dy goditje në trup dhe me pas është shmangur. Ai shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mal të Zi ku u dhunuan tre shqiptarë, për të cilën thotë se ka motive etnike nga grupe kriminale.
Teksa i uron shërim të shpejtë tre të rinjve, Berisha kërkon që autoritetet e vendit fqinj t’i vendosin para ligjit autorët dhe organizatorët e sulmit. Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie në lidhje me dosjen ‘Partizani’.
Postimi i plotë i Berishës:
Një akt kriminal racist i rëndë!
Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me uniformë paramilitare ultranacionaliste, përbën një akt të verbër racizmi primitiv të rëndë dhe të dënueshëm.
Kjo dhunë nuk është një rast i izoluar mbasi vjen pas dhunës shtetërore që policë në pikëkalimi kufitar ushtruan ndaj profesorit të nderuar Petraq Milo. Këto akte të nxitura nga ultranacionalistët e Beogradit vjinë në kundërshtim të hapur me projektet serioze për marrëdhënie miqësore dhe vlerën e këtyre marrëdhënieve midis vendeve fqinje.
Duke i uruar shërim të shpjete viktimave dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe autorët e kësaj dhune shtazore, kërkoj nga autoritetet e vendit fqinj, të cilët kanë arrestuar pesë prej banditëve, t’i vendosin para ligjit, sponsorët, organizatorët dhe autorët e këtij akti të shëmtuar.
SHKODËR- Mjeku i Urgjencës në spitalin Rajonal të Shkodrës Astrit Lahi ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre shqiptarëve të cilët u dhunuan një ditë më parë në Malin e Zi. Sipas mjekut djemtë kishin dëmtime në kokë, trup dhe në fytyrë. Gjendja e tyre shtoi mjeku tashmë paraqitet e stabilizuar.
‘Janë paraqitur rreth orës 6 të mëngjesit. Në ekzaminimet e para vihej re se kishin dëmtime, në kokë në trup, në fytyrë. U filluan ekzaminimet përkatëse që u takonin. Kanë qëndruar për disa orë ën spitalin rajonal në Shkodër. Kishte prezencë të policisë. Në përgjithësi ishin në të njëjtën situatë nuk paraqisnin probleme neurologjike. Koshiencë të qartë njëri kishte dëmtim te syri. Nga konsulta që u bë me okulistin pa probleme madhor ka dalë me mjekim. Gjendja shyqyr ishte relativisht e mirë. Me grushte ishte referimi i tyre. Këtu kanë qëndruar rreth 4 orë. Këtu ishin për ri kontroll, pasi kanë marrë mjekim edhe në Malin e Zi", tha mjeku.
SHKODËR- Klodian Meaj një nga shqiptarë e dhunuar në Malin e Zi ka dhënë një dëshmi në policinë shqiptare, ku ka treguar disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin.
Sipas tij dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.
“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare. Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falenderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falenderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falenderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë”, tha deklaruar Meaj.
SHKODËR- Menjëherë pasi kanë mbërritur në Shqipëri, tre shqiptarët që u dhunuan në Malin e Zi u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës. Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.
Mjeku i urgjencës Astrit Lahi tha se dy prej të dhunuarve mbërritën në orën 6:00 të mëngjesit në spital me dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe trup. Pasi janë kryer të gjitha kontrollet, janë larguar nga spitali rreth orës 9:00 pasi nuk kanë shfaqur probleme që mund t’u rrezikohej jeta.
“Njëri prej të dëmtuarve ka një plagë të sy ka një traumë por është ekzaminuar nga okulisti dhe nuk rezulton me dëmtime të thella që mund të rrezikojnë shikimin”, u shpreh mjeku Lahi.
Dy prej tre personave të dhunuar shoqëroheshin nga familjarë dhe të afërm gjatë qëndrimit të spital por edhe forca policie derisa janë larguar duke mos pasur probleme të rënda shëndetësore.
Efektivët e policisë malazeze kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik, ndërkohë që vijon puna për arrestimin e tyre. Gjithashtu vazhdojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
TIRANË- Tre shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi janë kthyer në Shqipëri me dëshirën e tyre. Ata kanë dhënë deklaratatat e tyre para autoriteteve malazeze, dhe pas përfundimit të këtyre të shoqëruar nga policia e Malit të Zi, rreth 5 të mëngjesit kanë mbërritur në doganën e Muriqanit.
Efektivët e policisë malazeze kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik, ndërkohë që vijon puna për arrestimin e tyre.
Gjithashtu vazhdojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të informacionit për tre shtetasit shqiptarë të dhunuar në Mal të Zi, ju informojmë se:
Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimave të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri.
Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjes policie, deri në kufi.
Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.
Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se:
Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë.
Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes.
Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin ligjor të rastit.
Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
MAL I ZI- Policia malazeze ka identifikuar tre persona të cilët dyshohet se sulmuan tre shqiptarët në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës në Mal të Zi.
Drejtoria e Policisë ka bërë të ditur se sipas informacioneve të deritanishme, shkak i ngjarjes ka qenë një incident në rrugë, sipas Vijesti.
“Sot në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur. Policia efektivët janë dërguar në vendngjarje ku kanë konstatuar tre persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur lëndime të dukshme, të cilët më pas janë drejtuar për të kërkuar ndihmë mjekësore.Policët kanë ndërmarrë veprime në kuadër të juridiksionit të tyre për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat persona të lënduar, dhe për të ndriçuar ngjarjen.Përveç pamjeve video nga kamerat e vëzhgimit nga objektet pranë ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Shtohet se efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve ende nuk është publikuar.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent, i cili do të deklarojë kualifikimin e tij ligjor pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve të mëtejshme të urdhëruara në lidhje me këta persona, por edhe për identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm, për të cilët publiku do të njoftohet me kohë. Ju lutemi vini re se personat e sulmuar ndodheshin gjatë periudhës kritike janë gjetur në një automjet pa targa të Republikës së Shqipërisë dhe sipas informacioneve të deritanishme, d.m.th. ngjarja ka qenë një ngjarje e situatës në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.