LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U dyshua për vdekje natyrale! Zbardhet krimi në Shkodër, 70-vjeçari vritet nga fqinji i tij me sëpatë, arrestohet autori

•Vdekja e 70-vjeçarit Musa Bajraktari në Shkodër nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme. •Trupi i të moshuarit u gjet një ditë më parë në një kanal. •Fillimisht u mendua se është vdekje natyrale por nga këqyrja e kufomës rezultoi se Bajraktari është vrare nga fqinji i tij i cili e goditur me sëpatë. •Autori i dyshuar Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës. Shkaku i vrasjes mendohet te jete për motive të dobëta. •Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. 

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Ishalla është gënjeshtër..."/ U godit për vdekje nga fqinji, banorët në Shkodër: Bajraktari nuk ka pasur konflikte

U dyshua për vdekje natyrale! Zbardhet krimi në Shkodër,
Fqinja

SHKODËR- Fqinjët janë të tronditur pas vrasjes së Musa Bajraktarit, i cili u godit me sopatë nga fqinji i tij. Banorët e fshatit Kullaj kanë treguar për mediat se nuk ishin në dijeni të konflikteve mes dy fqinjëve. 

Një nga banoret e zonës thotë se është informuar për vdekjen e bashkëfshatarit të saj sot nga gazetarët teksa shton se në dijeninë e saj, viktima nuk ka pasur konflikte me njeri.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetje: Ju a e keni parë gjatë ditës së djeshme policinë, a ju ka bërë përshtypje ngjarja?

Banorja: Tani që po më thonë se unë nuk di gjë vallai.

Pyetje: A ka qenë konfliktual? Si është njohur në zonë ky person?

Banorja: Jo. As alkool nuk ka pirë, kurrë. Ka shikuar familjen e vet…

Pyetje: Pra, nuk ka pasur konflikte me njeri?

Banorja: Nga ajo që unë di, jo. Tani njeri është brenda këtu dhe nuk ndjen asgjë.

Pyetje: Ju sot po e merrni vesh?

Banorja: Unë sot nga ti e mora vesh. Ishalla është gënjeshtër se nuk po di…


Fillimisht u dyshua se ishte vdekje natyrale, por u zbulua se viktima ishte goditur me sëpatë nga fqinji i tij, i cili më pas e kishte hedhur në kanal.

Autori i dyshuar, Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Banesa e autorit po ruhet me policë për shkak të frikës së dy familjeve që i kanë shtëpitë 100 metra larg njëra-tjetrës./Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTO- Trupi iu hodh në kanal, ky është 70-vjeçari që u vra me sëpatë nga fqinji në Shkodër

U dyshua për vdekje natyrale! Zbardhet krimi në Shkodër,
Musa Bajraktari

SHKODËR- Zbardhet krimi në Shkodër. 70-vjeçari, Musa Bajraktari, është vrarë me sëpatë nga fqinji i tij dhe trupi i ishte hedhur në kanal.Ngjarja ka ndodhur të enjeten në fshatin Boks, që fillimisht ngjarja u raportua se 70-vjeçari ishte gjetur i vdekur në kanal për shkaqe natyrale. Por grupi hetimor i policisë ka mundur të zbardhë se ngjarja është vrasje dhe jo vdekje për shkaqe natyrale.

Nga hetimet rezulton se 70-vjeçari ishte goditur me sëpatë nga fqinji duke i shkaktuar vdekjen. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 60-vjeçarin Xhemal Zeqiri, i akuzuar për vrasje me dashje.

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë në kokë 70-vjeçarin i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas./Dosja.al

2 VITE ME PARE

U raportua vdekje natyrale! Zbardhet KRIMI në Shkodër, 70-vjeçari u vra me sëpatë nga fqinji dhe u hodh në kanal

U dyshua për vdekje natyrale! Zbardhet krimi në Shkodër,
Ambulance

SHKODËR- Ngjarja e një dite më parë në Shkodër nuk ishte vdekje aksidentale, por krim. U raportua për një trup të pajetë, i cili u gjet në fshatin Boks në një kanal. Fillimisht u mendua se ishte vdekje natyrale, por nga këqyrja e kufomës rezultoi se shtetasi Musa Bajraktari është vrarë nga fqinji i tij, i cili e goditur me sëpatë.

Autori i dyshuar, shtetasi Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës. Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plote te ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Boks, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç. Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta. Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi: -Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

musa bajraktari shkoder

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës